Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11

    Për: Manuali i mbijetesës për një orthodhoks që jeton në Itali

    Detyrat e të krishterit!

    Detyrat e të krishterit!



    1)Ç’do i krishterë duhet të dojë Perëndinë.
    2)Ç’do i krishterë ka për detyrë të dojë të afërmin,vëllain e tij.
    3)Të krishterët nuk duhet të kenë konflikte ose të ndiejnë urrejtje ndaj vëllezërve të tyre, por edhe nëse debatojnë,kanë për detyrë të pajtohen sa më shpejt.
    4)Të krishterët nuk duhet të shohin me kurreshtje dhe lakmi.
    5)Të krishterët nuk duhet të betohen as në të vërtetë as për gënjeshtër.
    6)Të krishterët nuk duhet të jenë hakmarrës,as ta shpërblejnë të keqen me të keqe.
    7)Të krishterët nuk duhet të shkojnë nëpër gjyqe për të zgjidhur çështjet e tyre.Por
    nëse është nevoja,le të zgjedhin një njeri të Kishës për të sqaruar problemin që kanë,sesa të shkojnë nëpër gjykata.
    8)Të krishterët kanë për detyrë të mos mbajnë nëpër gojë të tjerët.
    9)Nëse të krishterët nuk falin fajet e vëllezërve të tyre,as Perëndia nuk do i fali mëkatet e tyre.Nëse ju falni gabimet e të tjerëve,atëherë dhe Ati ynë qiellor do fali mëkatet tuaja.
    10)Të krishterët duhet të bëjnë bamirësi,por edhe të luten dhe të mbajnë kreshëm,por jo me hipokrizi që t’i lavdërojnë njerëzit por vetëm Perëndia.
    11)Të krishterët duhet të përpiqen jo për fitimin e thesareve tokësorë por të atyre qiellor.Të mos duan gjërat botërore por të kërkojnë qielloret dhe të përjetëshmet.
    12)Të krishterët nuk duhet të jenë kryelart,por të jenë të përulur dhe të duan me përulësi.
    13)Të krishterët duhet të përballojnë me durim gjithë trishtimet që ndeshin në jetë.
    14)Të krishterët duhet të jenë gjithmon në gadishmëri shpirtërore duke pritur orën e vdekjes dhe të gjykimit të Perëndisë.
    15)Të krishterët duhet të pendohen vazhdimisht nga thellësia e shpirtit.
    16)Të krishterët,nëse nuk kalojnë në veprime të mira të drejtët e Dhjatës së Vjetër,nuk hyjnë në Mbretërinë e Qiejve.Dhe nëse mëkatojnë,do të dënohen më rëndë se ata që nuk besojnë.


    Shën Nikodhimi i Malit të Shenjtë
    Përkthyer nga M. Vasili



    Burimi: Nga faqa e internetit
    Orthodhoksiaebashkuar.al
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  2. #12

    Për: Manuali i mbijetesës për një orthodhoks që jeton në Itali

    Nga blogu i një murgu që shkruan një listë me dyzet justifikime për të mos u bërë i krishterë orthodhoks,
    së bashku me përgjigjet përkatëse, të cilat, megjithëse shpesh ironike, nuk janë aspak qesharake: në fakt,
    ato shprehin thellësinë e besimit tonë, i cili është themeli i jetës sonë.

    Burimi: www.ortodossiatorino.net


    Dyzet justifikime për mos anëtarësimin në Kishën Orthodhokse, shtrohen në një vend ku popullata është si shumicë katoliko romane ose protestante, por fare mirë mund edhe të shtrohen ku ka besime të tjera.....

    1-'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse kam lindur Katolik / Protestant'.

    (Jo, nuk është e vërtetë. Ju keni lindur pagan, si të gjithë ne. Më vonë u kushtëzuat dhe u manipuluat nga një sërë vlerash kulturore etnocentrike. Shikoni apostujt: Ata kanë lindur hebrenj, kështu që ndryshuan lirisht duke zgjedhur krishterimin orthodhoks. .).

    2- 'Unë nuk mund të bëhem orthodhoks, sepse ju nuk keni në krye një "papë".'

    (Ju nuk keni nevojë për një papë; Krishti është kreu i Kishës)

    3- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse ju nuk keni filioque' në Besoren.

    (As Dhiata e Re nuk e ka ... shih Joan 15.26 ose Veprat 2.33).

    4- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse nuk keni purgatorin'

    (Ungjilli nuk e përmend kurrë këtë fjalë latine, e cila u përdor për herë të parë në fund të shekullit të dymbëdhjetë).

    5- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse është një sekt fetar'.

    (Për rreth dy mijë vjet, miliarda njerëz nuk e kanë menduar kështu.
    A jeni kaq shumë më i zgjuar se të gjithë këta njerëz?).

    6- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhks, sepse ju keni ( kultin ) shenjtorë.'

    (Sa keq, por vetëm ju humbni. A nuk doni të njihni miqtë e Krishtit?).

    7- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse mënyra juaj e marrjes së kungatës është kaq jo-higjenike.'

    (Po pse atëherë nuk janë Orthodhoksët të gjithë vazhdimisht të sëmurë?).

    8- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, pasi ju puthni ikonat'.

    (A nuk e puthni familjen tuaj? A nuk e doni Krishtin dhe të dashurit e tij? A nuk jeni pjesë e familjes së Krishtit? Apo jeni viktimë e shkencizmit protestant?).

    9- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse më duhet të rrëfehem.'

    (Do të thuash që nuk ke mëkate për të rrëfyer? Atëherë më jep fotografinë tënde, dhe unë do ta vendos në këndin tim të ikonave)

    10- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse Orthodhoksët janë mëkatarë dhe grinden me njëri-tjetrin.'

    (Po, ne e dimë që jemi mëkatarë. Ne gjithashtu mendojmë se Besimi ynë është i rëndësishëm
    - kjo është arsyeja pse ne argumentojmë, pse nuk jemi të vakët dhe indiferentë.
    Dhe kjo është arsyeja pse ne shkojmë në kishë, shkojmë të rrëfehemi dhe të kungohemi,
    bëjmë pendim, lexojmë jetët e shenjtorëve.)

    11- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse ju nuk i këndoni himnet tona.'

    (Pse të këndojmë banalitete romantike, kur mund të kesh një thellësi shpirtërore nga lashtësia?).

    12- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse kori këndon keq'.

    (Pastaj eja dhe këndo vetë dhe ndihmo në përmirësimin e tij).

    13- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse funksionet janë gjithmonë të njëjtat.'

    (Do të thuash që nuk ke qenë kurrë në më shumë se një lloj të vetëm funksioni orthodhoks?).

    14- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse nuk mund të marr pjesë në shërbimet.'

    (Do të thuash që nuk ke provuar kurrë të lutesh?).

    15- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse nuk do të jem më i lirë të ndryshoj besimin tim dhe të marr atë që dua prej tij.'

    (Ju nuk vini në kishë për të ndryshuar besimin orthodhoks, ju vini në kishë për tu ndryshuar prej besimit orthodhoks.
    Apo mendoni se nuk keni nevojë të ndryshoheni?).

    16-'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse mund të lutem ku të dua, pa rituale'.

    (Me të vërtetë? Nëse mund të jetoni pa rituale, atëherë pse keni një rutinë të përditëshme?).

    17- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse nuk ka asnjë ndryshim me fenë time sot'.

    (Pra, pse të hezitojmë atëherë?).

    18- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse kjo nuk do të më ndihmojë.'

    (Kjo është e drejtë. Asgjë nuk do t'ju ndihmojë nëse nuk bëni përpjekje për të përmirësuar veten më parë).

    19- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse ju nuk keni të njëjtin kalendar.'

    (Jo, jeni ju që nuk keni të njëjtin kalendar).

    20- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse Orthodhoksia nuk është Perëndimore, është Lindore.'

    (Atëherë Ajo është si Krishti. Ai erdhi nga Lindja e Mesme, dhe as Ai nuk ishte perëndimor apo i sekularizuar.)

    21- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse kam lindur në këtë vend.'

    (As Krishti nuk lindi në këtë vend.
    Pastaj, unë nuk e dija se 'ky vend' qënka një fe.)

    22- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse ka të huaj në kishë.'

    (Kjo gjë është sa racizëm aq edhe ksenofobe.
    Siç thashë, Krishti ishte gjithashtu 'i huaj').

    23- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse ju jeni kaq ndryshe nga ne.'

    (Kjo është arsyeja pse ne nuk jemi monotonë).

    24- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse të tjerët janë ndryshe nga unë'.

    (A jeni antisocial? Edhe ju jeni ndryshe nga të tjerët, dhe ata ju pranojnë).

    25- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse klerikët mbajnë mjekër'.

    (Edhe Krishti kishte mjekërr.
    Një tjetër viktimë e paragjykimeve kulturore).

    26- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse gratë nuk mund të veshin pantallona në kishë dhe duhet të mbulojnë kokën. Si në Islam '.

    (Ashtu si Nëna e Zotit? Apo mendoni se edhe ajo ishte myslimane? Apo mendoni se nuk keni asnjë sens modestie?)

    27- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse burrat nuk mund të shkojnë në kishë me pantallona të shkurtra.'

    (As apostujt dhe shenjtorët edhe vetë paraardhësit tuaj nuk shkuan me pantallona të shkurtra në kishë.
    Pse duhet të shkëputni të tjerët nga lutja duke u veshur pa modesti?).

    28- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse shërbimet janë shumë të gjata'.

    (A do të thotë kjo se jeni dembel?).

    29- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse shërbimet fillojnë shumë herët dhe mbarojnë shumë vonë.'
    (Shiko lart).

    30- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse nuk më intereson.'

    (Shikoni më lart, por faleminderit për sinqeritetin tuaj).

    31- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse ne nuk do të jemi më në gjendje të jetojmë së bashku si të fejuar'.

    (Po, ju mund të bëheni: ju do të merrni vetëm një bekim hyjnor, bashkimi juaj do të bëhet shpirtëror, por edhe fizik, dhe nga të fejuar ju do të bëheni bashkëshortë të ligjshëm, në vend se bashkëpunëtorë të mëkatit).

    32- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse duhet të agjërosh.'

    (A do të dëshironit të refuzonit sakrificën që bëri Krishti duke agjëruar në shkretëtirë dhe udhëzimet e tij të ungjillit për të çliruar veten nga demonët me lutje dhe agjërim?)

    33- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse nuk mund të ha mish çdo të Dielë për drekë.'

    (A mendoni se pasioni për mishin është gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj?).

    34- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse nuk mund të dal të shtunave në darkë e të pij alkol'

    (A doni të thoni që jeni shumë i dobët për të hequr dorë nga arratisjet alkoolike?).

    35- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse prifti thotë që duhet të përpiqem ta lë duhanin.'

    (A mendoni se pasionet tuaja janë më të forta se besimi juaj?).

    36- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse nuk besoj në Zot.'

    (Unë ju kuptoj. Po si e dini ju këtë?
    Kur ishit nën stres, ju dëgjova duke thirrur emrin e Zotit.
    Po të filloni të kërkoni tani, do të gjeni Besimin dhe do të jeni në gjendje të bëheni Orthodhoks. Kërkoni, dhe ju do të gjeni).

    37- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse familja ime do të më përbuzë.

    (Unë ju kuptoj. Por a jeni i sigurt? Në çdo rast, Krishti nuk do t'ju përbuzë ).

    38- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse nuk jetoj pranë një kishe Orthodhokse.'

    (Unë ju kuptoj. Mundohuni të ndryshoni jetën tuaj në mënyrë që përparësitë tuaja të bazohen në Kishë).

    39- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse nuk kuptoj asgjë në lidhje me të.'

    (Nëse doni të kuptoni diçka, filloni të luteni për të kuptuar.)

    40- 'Unë nuk mund të bëhem Orthodhoks, sepse më duhet të qëndroj në këmbë dhe të lutem.'

    (Do të thotë që nuk ju intereson. Të paktën ky nuk është justifikim, por është puro sinqeritet).
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  3. #13

    Për: Manuali i mbijetesës për një orthodhoks që jeton në Itali

    Nacionalizmi nuk është i krishterë!


    - nga At Theodore Bobosh
    Orthochristian.com, 9 Shkurt 2021

    Kur krishterimi u shfaq për herë të parë në Perandorinë Romake rreth 2,000 vjet më parë, ai nuk u mirëprit nga shumica e hebrenjve, edhe pse krishterimi pretendonte të ishte një përmbushje e premtimeve dhe profecive të Zotit për Izraelin.
    Dhe sapo Perandoria Romake u bë e vetëdijshme për Krishterimin, ajo gjithashtu kërkoi të dëbojë fenë e sapolindur si të rrezikshme, imorale dhe joshëse.
    Kështu Kisha lindi në një botë ku fuqitë e vendosura ishin armiqësore ndaj saj.
    Sidoqoftë, pas disa shekujve denigrim dhe përndjekje, Krishterimi pushtoi Perandorinë dhe u bë feja e institucioneve dhe kjo i detyroi të krishterët të rimendonin se çfarë ishte marrëdhënia e tyre me pushtetin dhe qeverinë.
    Në fillim, të krishterët dukej se supozonin se ata do të ishin gjithmonë një fe e pakicës jashtë korridoreve të pushtetit. Ata besonin se Mbretëria e Zotit do të vinte para se bota ta eleminonte Krishterimin ose t'i nënshtrohej atij.
    Pra, ata nuk kishin asnjë shqetësim real për t'u bërë forca politike e botës.
    Ata nuk kishin idenë se perandori mund të bëhej i krishterë dhe nuk planifikuan se çfarë do të ndodhte nëse ata vinin në pushtet.
    Ata kishin një numër mësimesh nga Krishti që dukeshin mjaft të qarta për të krishterët që ishin një pakicë ose një grup i përndjekur në Perandori.
    Por me pranimin e perandorit Konstantin të krishterimit, atyre tani iu desh të orvateshin midis pyetjesh si pushteti apo mësimet e Krishtit.
    Pavarësisht nëse krishterimi është fe shumicë apo pakicë në një vend dhe pavarësisht statusit të tij si fe institucionale apo jo, ai duhet përsëri të bjerë në ujdi me mënyrën e mishërimit ose përmbushjes së mësimeve të Zotit tonë Jisu Krisht, të cilat Ai nuk kishte treguar asnjë interes për fuqitë e kësaj bote.
    Mësimet e Krishtit mbeten të njëjtat, është statusi i të krishterëve në botë që ndryshon.
    Kur u pyet nga Ponti Pilat nëse ai pretendonte të ishte mbret ...
    Jesui u përgjigj, "Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; nëse mbretëria ime do të ishte e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të kishin luftuar për të mos lejuar që unë t'u dorëzohesha Judenjve; por mbretëria ime nuk është nga këtu poshtë" (Jov. 18:36) .

    Para Pontit Pilat, Jisui duket i gatshëm të pranojë titullin e "mbretit" për veten e tij, por ai e sheh qartë se mbretëria e tij nuk vjen nga kjo botë dhe as që nuk janë të kësaj bote.
    Ai nuk është një mbret në kuptimin si Herodi ishte një mbret apo Cezari ishte një perandor.
    Mbretëria e Krishtit nuk është vetëm një nga shumë mbretëritë e kësaj bote dhe nuk mund të krahasohet me mbretëritë e botës sepse ajo është një mbretëri shpirtërore dhe hyjnore, jo tokësore.
    Nënkuptimi duket i qartë: Krishti dhe pasuesit e tij nuk po luftojnë për pushtet politik në këtë botë: ata po pretendojnë shtetësinë në një mbretëri disi ndryshe nga mbretëritë e botës. Në të vërtetë, në Ungjillin e Lukës na jepet ideja se të gjitha mbretëritë e kësaj bote i përkasin Satanait dhe prandaj nuk janë aspak pjesë e Mbretërisë së Zotit; në fakt, ata nuk mund të jenë pjesë e Mbretërisë së Zotit sepse të gjithë përfaqësojnë fuqi dhe vlera të kundërta me ato qiellore.
    Djalli e ngriti Jisuin, i tregoi në një moment të gjitha mbretëritë e botës dhe i tha: "Unë do të të jap tërë këtë fuqi dhe lavdinë e këtyre mbretërive, sepse më është dhënë mua dhe unë po ia jap këdo që dua. Vetëm më adhuro, dhe do të jenë të gjitha tuat ". Jisui u përgjigj: "është shkruar: Adhuroni Zotin, Perëndinë tuaj, dhe vetëm atij i bëni adhurimin tuaj". (Lk 4: 5-8)
    Krishti i tregoi qartë Satanait se nuk kishte interes të bëhej një mbret tokësor (shih gjithashtu Jov 6:15).
    Satanai, nëse duam ta besojmë, pretendon të jetë zot i të gjitha mbretërive të botës - një pretendim që Krishti nuk e konteston.
    Jisui paralajmëron të mos mbështetesh te fuqitë tokësore siç janë armët për të arritur qëllimin e dikujt. Me arrestimin e tij, një nga dishepujt e Jisuit nxjerr një shpatë për të mbrojtur Krishtin, por Jisui i thotë dishepullit të tij:
    "Vendosni përsëri shpatën tuaj në vendin e saj, sepse të gjithë ata që rrokin shpatën do të vdesin nga shpata. A mendoni se nuk mund t'i lutesha Atit tim që do të më dërgonte më shumë se dymbëdhjetë legjione engjëjsh në këtë moment?" (Mt 26: 52-53)
    Pavli duket se ka një ide të ngjashme në mendje kur thotë për armiqtë e kryqit të Krishtit se mendjet e tyre janë të përqendruara në gjërat tokësore:
    Fundi i tyre është shkatërrimi; perëndia e tyre është barku dhe lavdia e tyre është në atë që kthehet në turpin e tyre; njerëz që kanë shpirtin për gjërat e tokës. Sa për ne, shtetësia jonë është në parajsë, nga ku ne gjithashtu presim Shpëtimtarin, Jisu Krishtin, Zotin, i cili do të transformojë trupin e poshtërimit tonë duke e bërë atë të përshtatet me trupin e lavdisë së tij, përmes fuqisë që ai ka të nënshtrojë çdo send. (Fil 3: 19-21)
    Edhe Shën Pavli nuk parashikon një mbretëri tokësore për të krishterët, por ndoshta një shtetësi të dyfishtë: njëra në bashkësinë qiellore dhe tjetra në një mbretëri tokësore. Sidoqoftë, ne nuk po punojmë për të krijuar një mbretëri tokësore edhe pse duhet të jetojmë në një nga kombet në tokë. Ne jetojmë në botë që të jemi kripë dhe dritë për botën. (Mt 5: 13-16)
    Ne duhet të kemi ndikimin tonë në botë, por ndikimi ynë është të tërheqim vëmendjen tek Ati ynë qiellor, jo të pretendojmë pushtet mbi të tjerët në botë.
    Krishti shkëlqyeshëm bën një dallim midis kësaj bote dhe sundimtarëve të saj dhe Zotit dhe mbretërisë së tij:
    Atëherë Jisui u tha atyre: "Ktheni Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë". (Mk 12:17)
    Ekziston një ndryshim midis Cezarit dhe Zotit dhe midis asaj që i përket secilit!
    Zoti dhe një perandor i kësaj bote nuk janë e njëjta gjë dhe duhet të dihet ndryshimi midis të dyve dhe t'i jepet "Cezarit" vetëm gjërat që i përkasin Cezarit. Prandaj, nëse duam ta duam Perëndinë me gjithë shpirtin, zemrën, mendjen dhe forcën tonë (Mk 12:30), nuk duhet ta duam "Cezarin" në të njëjtën mënyrë. Ne mund t'i japim vetëm një dashuri dhe besnikëri kaq totale njërit ose tjetrit.
    Kombet dhe qeveritë mund të dëshirojnë që ne ta duam Perëndinë dhe vendin, por të krishterët duhet të kenë kujdes që Krishti të na thotë se nuk është e mundur t'u shërbejmë dy zotërve. Besnikëritë tona do të bien ndesh. Kjo nuk do të thotë që kombi ose vendi është gjithmonë në gabim, është vetëm se ne duhet t'i japim përparësi dashurive tona dhe të pranojmë që ndonjëherë dashuria ndaj Zotit do të na vërë në konflikt me kombin, nënshtetësinë e të cilit kemi.
    Do të thotë që kombi nuk mund të jetë kurrë një vlerë absolute: ai mund të luajë vetëm një rol relativ në jetën tonë dhe duhet t'i nënshtrohet gjithmonë dashurisë sonë për ungjillin. Dhe ne duhet të pranojmë që kombi mund të kërkojë disa detyrime ose besnikëri që ne të krishterët mund t'i japim vetëm Zotit.Ne nuk njohim asnjë komb apo perandori botërore si një vlerë absolute - vetëm Zoti, Zoti është vlera jonë përfundimtare. Meqenëse shtetësia jonë është në qiell, ne jemi banorë dhe të huaj në kombin tonë. Si dokumenti i hershëm i krishterë, Letra drejtuar Diognetusit thotë për të krishterët
    ... Ata jetojnë në vendet e tyre, por vetëm si alienë;
    ata marrin pjesë në gjithçka si qytetarë dhe mbajnë gjithçka si të huaj.
    Çdo vend i huaj është atdheu i tij dhe çdo atdhe është i huaj ...
    Ata jetojnë në tokë, por shtetësia e tyre është në qiej.
    Ata u binden ligjeve të vendosura; në të vërtetë në jetën e tyre private ata i kapërcejnë ligjet.
    Ata i duan të gjithë dhe persekutohen nga të gjithë.
    Të krishterët duhet të jenë qytetarë të mirë në vendet në të cilat jetojnë, por ata gjithmonë duhet të njohin vlerën absolute vetëm të Zotit dhe Mbretërinë e Zotit dhe vlerën relative të kombit. Si qytetarë të mirë, ata mund të jenë patriotë, të luten dhe të mbështesin qeverinë, por kurrë nuk duhet të jenë nacionalistë. Nacionalizmi e vendos shtetin si një vlerë absolute që bie ndesh me mësimet e Krishtit.
    Por nëse të krishterët jetojnë në një botë armiqësore dhe kërcënuese për ta, a kanë ata të drejtën e vetëmbrojtjes ose armatimit për të parandaluar sulmet ose luftërat?
    Këtu hyjmë në atë që është sigurisht pjesa e vështirë për të qenë dishepull i Krishtit, i cili thotë se mbretëria e tij nuk është e kësaj bote. Kah fundi i jetës së tij, sipas Lk 22: 36-38, meqenëse ai e di se arrestimi dhe kryqëzimi i tij janë të afërt, Jisui u thotë dishepujve të tij:
    "Por tani, kush ka një çantë, ta marrë; po ashtu një thes; dhe kush nuk ka shpatë, të shesë mantelin e tij dhe të blejë një. Sepse unë po ju them se ajo që është shkruar në mua duhet të përmbushet: Ai është konsideruar ndër keqbërësit. Në fakt, gjërat që më referohen mua do të përmbushen "
    Duket sikur Krishti po u jep miratim të heshtur dishepujve që marrin armët, megjithatë, kur ata i sjellin Jisuit vetëm dy shpata, ai u thotë atyre se janë mjaft - nuk nevojiten më shumë se dy shpata.
    Dhe ata thanë: "Zotëri, këtu janë dy shpata!" Por ai u tha atyre: "Mjaft!"
    Harroni armët dhe armët moderne. Jisui e bëri të qartë se dishepujt e tij duhej të donin fqinjët, të huajt dhe madje edhe armiqtë. Vlerat e Mbretërisë së Qiellit duhet të jenë të pranishme në jetën tonë në tokë. Ne nuk duhet të jetojmë më sipas vlerave të një kombi ose të një "Cezari": armë, ushtri, pushtet, luftë. Ne duhet të jetojmë për të bërë vullnetin e Zotit në tokë si dhe në qiell. Ne duhet të qeverisim jetën tonë me dashurinë me të cilën Krishti na do (Jon 13: 34-35). Ne gjithashtu mund të kujtojmë atë që shkruan Shën Jakobi: a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi ndaj Zotit? Kështu që kushdo që dëshiron të jetë një mik i botës, e bën veten një armik të Zotit (Jkb4: 4).
    Kështu, ata që ndërthurin krishterimin dhe nacionalizmin së bashku, mohojnë Krishtin dhe Ungjillin. Ne të krishterët nuk po përpiqemi të shpëtojmë nga toka dhe të shpëtojmë shpirtrat tanë. Përkundrazi ne po përpiqemi të vendosim Mbretërinë e Qiellit në zemrat tona ndërsa jemi ende duke jetuar në tokë. Ne jemi në botë por jo prej saj. Ne duhet të kuptojmë se si t'i jetojmë vlerat e Mbretërisë ndërsa jemi akoma në këtë botë të cilës nuk i përkasim. Ne duhet të jemi drita për botën - ne të krishterët duhet t'i zbulojmë ungjillin botës, të zbulojmë Krishtin, të zbulojmë dashurinë e Zotit, t'i zbulojmë mbretërinë e Zotit pjesës tjetër të botës.
    Unë nuk jam më në botë; por ata janë në botë, dhe unë vij te ti. At i Shenjtë, mbaji ata që më ke dhënë në emrin tënd, në mënyrë që ata të jenë një, si ne. Kur isha me ta, mbaja në emrin tënd ata që më ke dhënë dhe i kam mbajtur; asnjë prej tyre nuk ka humbur, përveç birit të humbjes, që Shkrimi të përmbushej. Por tani unë vij tek ju dhe i them këto gjëra ndërsa jam akoma në botë, në mënyrë që ato të kenë në vetvete plotësinë e gëzimit tim. Unë u dhashë atyre fjalën tuaj dhe bota i urrente sepse nuk janë të botës, ashtu siç nuk jam unë i botës. Unë nuk kërkoj që t’i marrësh nga bota, por t’i ruash nga e keqja. Ata nuk janë nga bota, pasi unë nuk jam nga bota. (Jov. 17: 11-16)
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •