Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Kë përfaqëson Ambasadorja Vlahutin? Presidenca e BE-së nuk pranon të komentojë Ambasadoren

    Emri:  IMG_7319.jpg

Shikime: 133

Madhësia:  49.0 KB

    Kë përfaqëson Ambasadorja Vlahutin? Presidenca e BE-së nuk pranon të komentojë Ambasadoren
    10 orë përpara
    Kë përfaqëson Ambasadorja Vlahutin? Presidenca e BE-së nuk pranon të komentojë Ambasadoren

    Javën e shkuar, Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, në një intervistë me gazetarin Sokol Balla, foli rreth zgjerimit të BE-së dhe hapjes së mundshme të negociatave me Shqipërinë.

    Pavarësisht se Këshilli i Ministrave i BE-së kishte vendosur, dy ditë më herët, pesë prioritete kyçe që duhen përmbushur përpara se të hapen negociatat me Shqipërinë, Ambasadorja Vllahutin i shpërfilli këto prioritete duke ulur rëndësinë e tyre.

    Madje, ajo i shpërfilli krejtësisht përfundimet e Këshillit Evropian—institucionit vendim-marrës për hapjen e negociatave—dhe vazhdoi t’i referohej raportit të Komisionit Evropian—burokracisë teknike të Brukselit:

    Komisioni ka publikuar rekomandimin e tij pozitiv, por ka një rekomandim, një kusht, i cili është ligji i vetingut dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me pesë prioritetet kyçe. […] Me qëllim që të hapen negociatat, është e rëndësishme që të kalohet ligji i vetingut.
    Në përgjigje të pyetjeve të mëtejshme të Sokol Ballës në lidhje me përfundimet e Këshillit Europian, Vlahutin vazhdoi të mohojë kushtet e BE-së:

    Pesë prioritet do të vazhdojnë të mbeten me ne deri në fund [të negociatave]. […] Prandaj duhet të bëhet përparim, pak por qartësisht. Në lidhje me zgjedhjet, kjo gjë ka të bëjë me demokracinë. Nuk është kusht në vetvete, por ne e marrim të mirëqenë. Sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme kanë të bëjnë me vlerat demokratike të një vendi.
    Të nesërmen e intervistës së Vlahutin, Kryeministri Rama—i cili mohon kategorikisht çdo lloj kushti nga Brukseli veç atij të vetingut—i postoi pohimet e Vlahutinit në faqen e tij në Facebook, duke i paraqitur ato si provë të pakundërshtueshme që ka vetëm një kusht për Shqipërinë: miratimi i ligjit të vetingut.

    Veprimi i Kryeministrit erdhi disa ditë pasi ai kishte censuruar në faqen e tij në Facebook, deklaratën e Kancelares Merkel para takimit me të, duke hequr nga fjala e saj pjesën kur ajo fliste për luftën kundër korrupsionit, krimit e drogës dhe për domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si kusht për negociatat.

    Por nëse qëndrimi i Kryeministrit Rama është i vetëkuptueshëm, komentet e Ambasadores Vlahutin bien haptasi ndesh me përfundimet e Këshillit të Ministrave të BE-së, në të cilat zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR në kodin zgjedhor përmenden qartë si një nga pesë kushtet kyçe.

    Për më tepër, përfundimet e Këshillit Evropian janë të qarta që nuk i referohen një “përparimi të vogël, por të qartë”, sikurse pohon Vlahutin, por “përparimi duhet të jetë “i qëndrueshëm, i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës”.

    Qëndrimi i Zyrës së Shtypit të Presidencës së BE-së

    Në përgjigje të pyetjeve nga Exit në lidhje me kushtet e hapjes së negociatave për anëtarësim, zyrtari i Zyrës së Shtypit për Zgjerimin i BE-së Evi Liaskou u shpreh se ai nuk dëshironte të komentonte deklaratat e Ambasadores Vlahutin, por theksoi se “siç janë shprehur në përfundimet e Presidencës, mendoj se ato [kushtet] janë shumë të qarta”.

    Për të sqaruar kushtet, ai i ka bashkangjitur përgjigjes dokumentin e përfundimeve të Këshillit të BE-së ku ka nënvizuar me të verdhë pjesët ku referohen kushtet që ka vendosur BE:
    Emri:  IMG_7318.jpg

Shikime: 58

Madhësia:  24.0 KB
    Pavarësisht, përparimit që Shqipëria ka bërë deri më tani, të pesë prioritetet kyçe—të cilat Ambasadorja Vllahutin dhe Kryeminsitri Rama i kanë mohuar me këmbëngulje që të jenë “kushte”—duhet të zbatohen plotësisht përpara se të hapen negociatat e anëtarësimit.

    Pra, hapja e negociatave është kushtëzuar me zbatimin e të pesë prioriteteve, çka logjikisht, i bën ato kushte.

    Kjo gjë ngre një pyetje problematike: kë përfaqëson Ambasadorja Vlahutin? BE-në apo qeverinë shqiptare?

    Si mund të jetë në interes të BE-së që Ambasadorja e saj në Tiranë të keqinterpretojë përfundimet e Këshillit të Ministrave të BE-së për ta keqinformuar popullin shqiptar që ta bëjë të besojë se negociatat e anëtarësimit janë shumë afër dhe do fillojnë mjaft të votohet ligji i vetingut?

    Ka patur shumë ngatërresa në median shqiptare në lidhje me ndryshimin e saktë mes fjalëve “prioritete” dhe “kushte”, edhe për shkak të faktit se Delegacioni i BE-së në Tiranë ka kontribuar vetë për krijimin e kësaj ngatërrese.

    Ndërkohë që është pikërisht kjo ngatërresë e qëllimshme që i lejon qeverisë shqiptare të fajësojë këdo tjetër veç vetes për shtyrjen për një afat të papërcaktuar të hapjes së negociatave me BE-në.

    Duhet të jetë detyra e Ambasadores së BE-së t’i vërë në dukje qartësisht qeverisë shqiptare se, krahas miratimit të ligjit të vetingut, qeveria duhet të ndërmarrë hapa të qarta dhe të bëjë përparim “të qëndrueshëm, të gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës” në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe çlirimin e politikës nga kriminelët—të gjitha çështje për të cilat, në mënyrë të pashpjegueshme, Vlahutin ka qenë memece deri më tani.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2

    Për: Kë përfaqëson Ambasadorja Vlahutin? Presidenca e BE-së nuk pranon të komentojë Ambasadoren

    Ky eshte lajm i Klan apo i Abc news?!
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kë përfaqëson Ambasadorja Vlahutin? Presidenca e BE-së nuk pranon të komentojë Ambasadoren

    Klani i ka sherbyer dhe vazhdon t'i sherbeje partise kryesore ne pushtet, ndaj s'e kam perdorur kurre per reference.

    Artikulli eshte marre nga Exit.al, por mund te ishte edhe marre nga peçikllazi-pikë-zhp. Rendesi ka analiza e kesaj amatores Vlahutin e jo burimi i informacionit..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kë përfaqëson Ambasadorja Vlahutin? Presidenca e BE-së nuk pranon të komentojë Ambasadoren

    Ju tregoj ‘shoqërinë civile’ të Vlahutin, në shërbim të qeverisë

    Nga Erion Kristo - 20/12/2016
    1. Para pak ditësh një grup organizatash të shoqërisë civile u mblodhën dhe dolën para kamerave për t'i përcjellë një mesazh Gjykatës Kushtetuese që ajo të mos vonohet me Vettingun, se na vonohet integrimi. Ndoshta për fajin tim, nuk i njihja ata persona. Sepse ka dy shoqëri civile: një që jeton në projekte dhe një që jeton në kauza. S`dua të paragjykoj askënd, po nuk e di nëse ata kishin tagër t'i kërkonin Gjykatës Kushtetuese të shpejtonte procedurat. Më tepër mua mu duk si presion politik i veshur në mënyre civile. Do tu besoja nëse ata do të kishin protestuar kundër PS katër vite me parë, për bllokim të procesit të integrimit. Po jam i gatshëm të tërhiqem nga kjo ide nëse do të kem evidenca të tjera.

    2. Para pak ditësh Ambasadorja e BE doli dhe tha se BE do të mbështesë shoqërinë civile në Shqipëri. Se shoqëria civile është e rëndësishme. Tani pyetja ime është shumë e thjeshtë: kë shoqëri civile do mbështesë madama? Këta të projekteve apo ata të kauzave? Këta që u grinë duke marrë lekë nëpër institucione, që janë thjesht të punësuar të politikës? Apo dikë që është përpjekur të jetë i pavarur? Për mendimin tim, BE nuk e ka seriozisht. Gjatë gjithë këtyre viteve vetëm disa njerëz kanë marrë para nga BE. Ata nuk kanë qullosur gjë. Po jam i gatshëm të tërhiqem nga kjo ide. nëse do të kem evidenca të tjera.

    3. Para pak ditësh dhashë dorëheqjen time publikisht nga shoqëria civile, më tepër nga organizimi i protestave apo kauzave që kam menduar se janë të drejta, qytetare, jopartiake, etj. Këtë e bëra sepse e kuptoj se nuk gjej mbështetje as nga kombëtarët as nga ndërkombëtarët. Me një llaf, rrah ujë në havan. Lekët e dinë se ku shkojnë, po asnjëherë atje ku duhet. Edhe mbështetja bashkë me to. Nuk doja të riktheja këtë gjest në vëmendje, sepse në të vërtetë ishte një tallje e madhe e menderes, duke luajtur me përgjegjësitë që unë në fakt nuk i mbart. Ajo që dua të them është kjo: nuk ka rëndësi nëse unë bëhem qesharak apo jo në sytë e njerëzve; nëse unë dështoj apo jo; nëse unë përfitoj apo jo. Ajo që ka rëndësi është se ustallarët morën edhe një konfirmim tjetër të faktit që ne skemi asnjë dëshirë për të ndryshuar jetën tonë. Ndaj ata do të vazhdojnë të na shkelin me këmbë. Kur nuk erdhet në protestë, ua konfirmuat këtë. Megjithatë, jam i gatshëm të tërhiqem nga kjo ide nëse do të kem evidenca të tjera.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •