Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Postuar më parë nga Albo
    Dodon, shqiptaret ne FYROM po i fitojne te drejtat, Xhaferi largohet pasi nuk eshte ai qe po negocion keto te drejta per palen shqiptare.

    Nje realitet i ri politik ka lindur ne FYROM per shqiptaret me zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ky realitet e nxorri Xhaferin nga skena politike. Xhaferi mbrojti "status quo" ne FYROM dhe levizja ushtarake e shqiptareve e gjeti ne koalicionin sllavo-bullgar qeverises.

    Arber Xhaferi beri shume per Arber Xhaferin, por shume pak per shqiptaret qe jetojne ne FYROM.
    Arbër Xhaferri ka bërë shumë për kombin e kështu edhe për veten e vet, se vetëm kështu mund të bësh edhe për veten e vet.
    Fakti se ka marrë pjesë në koalicion, nuk do të thotë asgjë të keqe sepse shqiptarët e kanë pranuar dhe pranojnë këtë shtet, kështu që pjesëmarrja në qeverisje të këtij shteti është më e mirë se mospjesëmarrja.
    Shqiptarët fakt që janë duke marrë disa të drejta , por ende nuk kanë marrë të drejtat që u takojnë me marrëveshjen e Ohrit, vetëm zbatimi i shpejtë dhe i plotë i kësaj marrëveshje mund ta shpëtoj Maqedoninë nga ndarja (gjë që është shumë në interes tonin për momentin), dhe zvarritja e moszbatimi i saj patjetër që do të çojnë deri në ndarjen e Maqedonisë dhe krijimin e shteteve etnike siç e thotë edhe vet Xhaferri.
    Unë për vete personalisht mendoj se i duhet dhënë edhe një shans realizimit të shpejt dhe të plotë të marrëveshjes së Ohrit.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22
    Kryetari dhe nënkryetari i PDSH-së japin dorëheqje të parevokueshme PDSH ngrin aktivitetin e saj politik pa afat

    Xhaferi e Thaçi japin dorëheqjen, ngrin PDSH

    Xhaferi: ?Jam për shtet etnik, programi i partisë është kundër bindjeve të mia?


    Nga korrespondenti ynë në Tetovë
    Ylber Lili
    TETOVE - Ndoshta për herë të parë Arbën Xhaferi dhe Menduh Thaçi e kanë ndier veten të vetmuar, në momentin kur dorëheqja e tyre jo vetëm që nuk u përkrah nga anëtarët e kryesisë qendrore të PDSH-së, por madje u kundërshtua me shumë zhurmë..Truri dhe guximi politik i shqiptarëve të Maqedonisë, Arbën Xhaferi dhe Menduh Thaçi - kështu i personifikuan dje anëtarët e kuvendit qendror të PDSH-së si dhe qindra qytetarë të cilët qëndronin prapa grilave të punimeve të kuvendit dhanë dorëheqje të parevokueshme, nga funksioni i lidershipit. Në një atmosferë të ndezur, të 61 anëtarët e kuvendit qendror të PDSH-së, kundërshtuan vendimin e Xhaferit dhe Thaçit, por këta të fundit ishin të vendosur në vendimmarrjen e tyre.

    Xhaferi- Thaçi: Ja pse tërhiqemi

    ?Ndërrimi i kursit politik i PDSH-së është i rrezikshëm ngaqë do t?i vijë ndesh kursit global politik që e ndjek faktori ndërkombëtar. Nga ana tjetër, ky kurs që përkufizohet si mbështetje pa alternativë e shteteve multietnike vjen ndesh tendencës determinuese historike që deritash i shkërmoqi formacionet multienike shoqërore dhe i afirmoi ato etnike?, - tha dje para kuvendarëve Arbën Xhaferi, duke motivuar dorëheqjen e tij. Në mes të dilemës, të zgjedhjes së kursit politik të faktorit përcaktues ndërkombëtar dhe tendencës determinuese historike, Xhaferi i sugjeroi kuvendit qendror të partisë të ndjekë të parin që nënkupton nevojën e pashmangshme të ndërrimit të lidershipit. Pra, zhvillimet historike të menjëhershme dhe sidomos të dhjetëvjeçarit të fundit dëshmuan jofunksionalitetin e rrezikshëm të shoqërive heterogjene konfliktuale. ?Bindjet e mia politike dhe intelektuale janë në përputhje me tendencën historike. Mendoj se çdo politikë duhet të burojë nga bindjet, sidomos tek ata që kanë marrë përsipër të prijnë. Bindjet e mia aktuale janë në kundërshtim me programin e partisë në hartimin e të cilit aktivisht kam punuar në kohën kur ende kishte shpresë. Duke mos dashur që të punoj kundër bindjeve të mia, duke mos dashur që të vë partinë në konfrontim me faktorin ndërkombëtar, shoh vetëm një rrugëdalje: të tërhiqem nga pozicioni i udhëheqësit të partisë, për t?u hapur shtegun planeve dhe vizioneve të reja?, -u shpreh Xhaferi. Në të njëjten fryme iu drejtua kuvendarëve edhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Xhaferit, nënkryetari Menduh Thaçi, i cili mes të tjerash u shpreh se ideja e kryetarit është e përbashkët dhe unë sigurisht që do të ndjek rrugën e tij duke ofruar kështu dhe ai dorëheqje të parevokueshme.

    Kuvendi

    Punimet e Kuvendit kanë zgjatur për afro 5 orë dhe megjithë argumentet që solli lidershipi i kësaj partie për motivet që e detyrojnë të japin dorëheqje, anëtarësia ishte këmbëngulëse në kundërshtimin e dorëheqjes. Ndërkaq në sallë mbizotëronte një frymë unike, pjesëmarrësit në diskutime dhanë shenja se mund të ndodhnin të tjera të papritura. Së pari pas këmbënguljes së Xhaferit dhe Thaçit, të cilët ishin të palëkundur në vendimin e tyre, gjasat për dorëheqje kolektive ishin të mundshme. Së dyti, anëtarët në diskutimet e tyre shkuan gjer aty saqë pajtoheshin të ndërrohet programi politik i PDSH-së. Së treti, refuzimi i dorëheqjes së krerëve partiakë ishte unik nga anëtarësia. Kështu, pas shumë debateve dhe diskutimeve mes lidershipit dhe anetarësisë në Kuvend u soll moratoriumi. Ky nocion kryen aktivitetin politik të partisë deri në një kohë ende të papërcaktuar, përfshirë këtu edhe grupin parlamentar. Në këtë faze të ngrirjes së aktiviteteve, Kuvendi e pa të arsyeshme që të formojë një grup i cili u pagëzua nga të gjithë si grupi i kontaktit. Çfarë përmban moratoriumi? Në bazë të nenit 41 dhe 66 të statutit të PDSH-së, Kuvendi Qendror i PDSH-së në mbledhjen e djeshme miratoi një vendim. Së pari nuk miratohen dorëheqjet e ofruara nga kryetari Arben Xhaferi dhe nënkryetari Menduh Thaçi. Së dyti shpallet Moratorium i aktivitetit politik të PDSH-së në kohë të pacaktuar. Së treti, formohet një Grup i Kontaktit për të kryer funksionet minimale të partisë gjatë kohës së Moratoriumit dhe do të autorizojë përfaqësues të PDSH-së për kontakte me faktorin e brendshëm dhe të jashtëm.

    Grupi i Kontaktit

    Anëtarët e Grupit të Kontaktit janë: 1.Zamir Dika 2.Ruzhdi Matoshi 3.Iljaz Halimi 4.Muharem Nexhipi 5.Demush Bajrami 1. Konform Moratoriumit të shpallur deputetët e PDSH-së pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në punën e Parlamentit të Maqedonisë si dhe në mënyrë adekuate të informojnë Parlamentin për vendimin e marrë. 2. Duke respektuar votën e qytetarëve në zgjedhjet lokale 2000 obligohen Kryetarët e Komunave dhe Këshillat që të vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre vetëm në kuadër të kompetencave të parapara me ligjin për vetëqeverisjen lokale. 3. Ky vendim hyn në fuqi prej ditës së miratimit të tij dhe do të vlejë deri sa Kuvendi Qendror vendos ndryshe.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22
    Beqari, ndrushimet pozitive nuk kane arritur ende ne rruget e komunitetit shqiptar ne FYROM, por mos harro, qe shqiptaret me luften dhe mbeshtetjen perendimore qe paten ne FYROM fituan futjen e te drejtave te tyre ne axhenden politike te forcareve politike sllave dhe bullgare qe perbejne maxhorance. Keta para 1 viti nuk donin te njihnin as egzistencen e shqiptareve ne FYROM, e jo me te drejtat e tyre legjitime. Mareveshja e Ohrit beri qe procesi i njohjes se te drejtave te shqiptareve te kaloje nga nje konflikt ushtarak ne nje proces politik.

    Mbajtja e zgjedhjeve dhe 20% i BDI beri qe sot bullgaret dhe sllavet te bashkepunojne me qeveri me nje fare Ali Ahmeti qe para 1 vit e etiketonin me te madhe si "terrorist". Vete sllavet dhe bullgaret filluan te flisnin per "ndarjen e Maqedonise" si zgjidhje e konfliktit, dhe ky ishte vetem hapi i pare i vrasjes se ndjenjes se unitetit te Maqedonise si shtet inegzistent.

    Realiteti i FYROM eshte i tille qe asnje nga fqinjet e tij, pervec Serbise, nuk eshte i interesuar qe nje shtet i tille te egistoje. Te gjitha shtetet e tjera ballkanike kane kerkesat e tyre territoriale ndaj FYROM. Shperberja e FYROM eshte dicka e pashmangshme ne te ardhmen pasi FYROM sot eshte nje "mini-jugosllavi".

    Perendimi, ka ndjekur politiken e shperberjes graduale ne kuadrin e shperberjes se Jugosllavise. Pavaresia e Kosoves do te jete nje ndryshim i madh ne rajon qe do te zgjoje ethet e pavaresise edhe ne Mal te zi, edhe ne FYROM. Argumenti qe keto vende do ti bejne Perendimit do te jete, kur Kosova fitoi pavaresine e saj mbi nje identitet ethnik, perse jo bullgaret, greket e shqiptaret brenda Maqedonise te mos ndjekin te njejten rruge?

    Kjo eshte arsyeja kryesore qe Perendimi po heziton te firmosi ate pavaresi qe shqiptaret ne Kosove po jetojne prej 3 vjetesh. Nuk eshte akti i njohjes se pavaresise, eshte ndikimi qe kjo pavaresi do te kete ne rajonin e trazuar.

    Shqiptaret do te rrethojne FYROM nga Veriu dhe Perendimi, kurse nga lindja do te jete e rrethuar nga shteti me i madh Ballkanik, Bullgaria. Cilat jane gjasat qe FYROM te egzistoje?!

    Ajo qe Perendimi po pret te shohi ne FYROM eshte bindja e te gjitha etnive qe bashkejetesa nuk eshte me e mundshme, humbja e besimit ne nje shtet maqedonas. Vetem ne kete menyre, shperberja e Maqedonise do te behet pa lufte, ne kuadrin e "rishikimit te kufijve ne Ballkan".
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte shume interesante "koincidenca" e nismes se Thacit ne Kosove, dhe ajo e Arber Xhaferit ne FYROM. Te dyja nismat kane lene shume shqiptare me goje hapur, pasi Thaci, nga nje luftetar per pavaresi eshte kthyer ne nje politikan i gatshem qe ta shtyje pavaresine e Kosoves per nje kohe te pacaktuar, kur Xhaferi, nga nje "politikan i moderuar", na eshte kthyer nje nje politikan nacionalist qe beson ne nje "shtet ethnik" sic e quan ai. A eshte ky i njejti Arber Xhaferi qe Perendimi e dergonte ne Shqiperi e Kosove sa here qe politikanet e atjeshem benin kokefortin perballe Perendimit? Pra Xhaferi nuk eshte me "moderator" por "reformator", ose te pakten kete imazh te ri po mundohet ti krijoje vetes.

    Arsyeja qe Xhaferi jep me lart te mbyt teksa perpiqesh ta pertypesh: "nuk ndaj te njejtat interesa me ate te PDSH-se". Po si mund ta thote kete Arber Xhaferi kur ai ka qene kryetar i kesaj partie per nje kohe te gjate, dhe kjo parti eshte fale imazhit qe i ka krijuar Xhaferi?! Me nje parti ku Xhaferi nuk njeh kurrfare oponence apo rivalesh, doreheqja eshte me shume nje manover per show politik se sa nje qendrim i paepur i Xhaferrit.

    Eshte menyra qe Xhaferi ka zgjedhur qe ti paraprije zerave per ndryshime pas humbjes se turpshme ne zgjedhje. Nuk besoj se Xhaferri e ka seriozisht doreheqjen e tij, megjithate koha do ta tregoje kete.

    Pas atyre qe Xhaferi shkruan me lart, ai ose do te krijoje nje parti te re per te qendruar ne politike, ose do ti ndryshoje kursin dhe imazhin partise ne nje menyre spektakulare, duke i kercenuar te tijet me nje bllof doreheqjeje.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Jeni duke e keqinterpretuar veprimin e Xhaferrit, Albo, ai ka dhënë dorëheqjen për arsyet e lartpërmendura nga vet ai dhe jo nga humbja në zgjidhje e partisë së tij.
    Partia e tij gjatë gjithë kohës e ka përkrahur luftën atje, dhe poashtu i ka ofruar edhe pjesëmarrje anëtarëve të BDI haa pa bërë këtë partinë e re, dhe poashtu do të pajtohej edhe me udhëheqjen e Ahmetit të partisë po të ishte nevoja, edhe pse mendoj dhe poashtu është një gjë që shihet qartë nga të gjithë pa dashur të nënçmoj aftësitë dhe dijenitë e Ahmetit, se Xhaferri është larg nga Ahmeti për kah shkalla e aftësisë politike e diplomatike të tija, dhe në çdo aspekt tjetër dhe atë jo vetëm në krahasim me Ahmetin por me çdo politikan tjetër në Maqedoni në daç shqiptar e në daç të etnive tjera.
    Arbër Xhaferri është një nga politikanët më të mirë shqiptar i kohërave moderne.
    Sa për punën e Maqedonisë, atje kemi një popullsi shqiptaro-maqedonse diku rreth 40 përqind dhe një popullsi sllavo-maqedone që shumica e tyre janë shqiptar të sllavizuar dhunshëm, atje ne në një të ardhme shumë të afërt do të jemi shumicë dhe do tia bashkangjesim Shqipërisë pas bashkimit me Dardaninë, prandaj edhe është më se në interes toni jeta e këtij shteti deri në këtë moment dhe poashtu edhe në interes të ndërkombëtarëve dhe të gjithëve duke pasur parasysh faktin se kjo është zgjidhja më e lehtë dhe më e arritshme me më pak probleme dhe që siguron stabilitet,paqe dhe qëndrueshmëri afatgjate , por kjo duhet të bëhet me zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Ohrit që u siguron të drejtat e plota kombëtare shqiptarëve atje, gjë e cila duhet të bëhet sa më shpejt sepse mund të sjell kriza të reja me pasoja për gjithë rajonin, dhe gjithë Europën gjë që nuk është në interes të askujt hiç fare.
    Prandaj edhe Xhaferri dhe të tjerët mendoj se kështu duhet parë problemin e Maqedonisë, dhe të rishikoj vendimin e tij.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    EDHE PSE JAP DORËHEQJE, NUK HEQ DORË NGA KAUZA E SHENJTË KOMBËTARE



    I nderuar Kryetar, E nderuara kryesi e Partisë Demokratike Shqiptare

    Bindjet politike të gjeneratës sime, pra edhe të miat u formuan gjatë viteve ‘ 80-të, në kohën e represionit të egër të pushtetit sllavo-komunist kundër shqiptarëve, atëherë në të gjitha hapësirat shqiptare formohej një gjeneratë, e cila e kishte të qartë që Jugosllavia në mënyrë të pandalshmme po e merr tatëpjetën dhe se duhej të organizohemi politikisht dhe ushtarakisht që të mos e pësojmë fatin e viktimës si herëve të tjera. Mirëpo, në atë kohë dolën të tjerë që përhapnin idetë se me procedura demokratike do të zgjidhet çështja kombëtare. Unë i takoja atij grupi të veprimtarëve politikë që kishin qartësinë mendore se çështja kombëtare nuk zgjidhet me procedura demokratike e sidomos jo me durim përulës. Mirëpo, në emër të unitetit kombëtar duhej të gëlltitnim këtë dozë të konfuzionit që i dërrmoi potencialet tona kombëtare. Koha tregoi se ne kishim të drejtë dhe u pa qartë se lufta ishte e pashmangshme, ngaqë në paqen represive humbnim si territoret ashtu edhe të drejtat dhe dinjitetin kombëtar.

    Në vijë të këtyre bindjeve mora pjesë si në luftën e Kosovës, ashtu edhe në atë të Maqedonisë, me dedikim të qartë se çështja shqiptare do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Në kohën e zhvillimit të luftimeve në Maqedon,i trimëria e luftëtarëve dhe qëndresa e banorëve të zonave të luftimeve ishte e motivuar nga këto bindje të thella, se jemi të angazhuar për ta sjellë lirinë dhe të jemi zot të vetvetes. Mirëpo, shumë shpejt u pa se drejtuesit e luftës e përbaltën këtë përcaktim parësor, që na shtyu të hyjmë në luftë për ideale të larta. Këto ideale sublime, ata i zëvendësuan me interesa personale, lirinë kombëtare me lirinë individuale. Sot të gjithë të mençurit e kombit nuk mund të japin një përgjigje valide të bindshme: Pse luftuam në Maqedoni?! Përgjigjja për këtë pyetje në Kosovë është e lehtë, ngaqë ata u liruan nga zgjedha, ndërkaq te ne, zgjedha e drunjtë është zëvendësuar me atë të hekurt. Kështu që:

    -Marëveshja e Ohrit nuk zbatohet;
    -Ligji për amnisti nëpërkëmbet sipas qejfit të politikucëve dhe prokurorucëve, ndërkaq luftëtarët e UÇK-së janë bërë pengje të vullneteve të tyre dhe të shtrënguar të ngujohen në ambiente që janë tash për tash të sigurta. Ata, gjithsesi do të duronin këtë gjendje sikur kombi shqiptar t’i gëzonte frytet e lirisë, por të gjithë e dinë se prej Tanushe e deri në Prespë, liria jo që është vonuar, por s’ka as shenja fillestare se do të vijë, pos për ata mumje politike që vehten dhe idealin i kanë ngrysur në fotelet e pushtetit. Në PDSH kam hyrë që të kem mundësinë e zgjimit të këtyre mumjeve të fjetura, mirëpo edhe partia ime nuk krijon atë hapësirë goditëse, sipas bindjeve të mia kundër pushtetit, sidomos kundër atyre, të cilët përfituan nga mundi dhe sakrifica ime dhe e bashkëluftëtarëve të mi, të cilët përfituan nga gjymtyrët e trupave të invalidëve të luftës dhe përfundimisht kundër atyre që përfituan nga gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe nga familjet e tyre, kundër atyre të cilët janë shndërruar në funksionarë maqedonas. Ndihem i zhgënjyer nga këto procese stagnuese nga bartësit vendorë dhe vëzhguesit apatik ndërkombëtaër, që në mënyrë të rrezikshme riciklojnë forma të vjetëra të armiqësisë.

    I nderuari Kryetar ! Duke patur konsiderata të larta për Ju dhe për partinë që Ju drejtoni, dhe të njëjtën kohë duke patur parasysh presionet e mëdha globale që bëhen mbi Ju dhe partinë, më lejoni t’ju informoj se dorëheqja ime nga posti i Kryetarit të Degës së PDSH-së në Tetovë është punë e kryer, për ta hequr kështu nga vetja përgjegjësinë për regresin historik të krijuar falë dalldisjes pas pushtetit të budistëve të BDI-së, që e ka katandisur popullin shqiptar në Maqedoni.

    Me këtë dorëheqje paralajmëroj tërheqjen time nga një proces që është duke devijuar kombëtarisht, që nuk e kontrolloj vetë, por, kursesi nuk do të heq dorë nga kauza e shenjtë kombëtare.

    DAUT REXHEPI - LEKA
    Kryetar i PDSH-së, Dega Tetovë

    Tetovë, 17.04.2003
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Botuar: E diel, 20 prill 2003 - 18:37 CET

    Ali Ahmeti u përgjigjet akuzave




    Ahmeti: Qeveria do të nxjerrë një raport të punës


    Opozita shqiptare në Maqedoni ka akuzuar koalicionin qeverisës se nuk po e vë në jetë Marrëveshjen kornizë të Ohrit.

    Kjo ka qenë arsyeja pse krerët e PDSH-së, Arben Xhaferi e Menduh Thaçi, dhanë dorëheqjen të shtunën në punimet e kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, dorëheqje kjo që nuk u pranua.

    Seladin Xhezairi bisedoi me kryetarin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim që bën pjesë në koalicionin qeveritar, zotin Ali Ahmeti dhe fillimisht e pyeti se si i komenton ai akuzat për moszbatim e marrëveshjes së Ohrit.

    Z.Ahmeti: Vështirësi ka, por këto nuk janë të patejkalueshme. Ne po bëjmë punën dhe pas përfundimit të të gjitha punëve që i kemi në axhendë, atëherë do të dalim me një material të përpunuar në detaje si për anëtarësinë e Bashkimit Demokratik për Integrim ashtu edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ku do të shihen rezultatet konkrete të arritura nga BDI edhe koalicioni qeverisës.

    BBC: Në këtë rafsh a mund të komentoni idenë e riafirmuar të ish kryeministrit maqedonas, numrit një të partisë maqedonase në opozitë,VMRO DPMNE, për ndarjen e Maqedonisë ?

    Z.Ahmeti: Më vjen keq, po kur zoti Georgievski ka qënë në pushtet shqiptarët i ka dashur si argatë, në rastin e luftës, zoti Georgievski përmes Akademisë së Shkencave doli me teorinë për ndarjen e Maqedonisë, platformë e cila nuk u pranua nga Ushtria Çlirirmtare Kombëtare. Kështu që me humbjen politike asokohe dhe me humbjen e zgjedhjeve të lira në vitin që lamë, zotit Georgievski sërish iu ngjall oreksi i tij, mirëpo ai duhet të reflektojë sa s'është vonë, sepse kjo ka pasoja jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për qytetarët e saj dhe më gjerë për vetë rajnonin. Marrëveshja e Ohrit është marrëveshje e pajtimit midis dy komuniteteve më të mëdha, marrëveshje të cilën e garantojnë tre qendra më të fuqishme; Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO. Këto mekanizma ndërkombëtare nuk do të lejojnë që ne të luajmë me fatet qoftë të popullit këtu qoftë të popujve të rajonit.

    BBC: Kur është fjala për dokumentin e paqes nga Ohri, ai po has në sfida të reja si nga pala maqedonase, përmenden zoti Goergievksi, ashtu edhe nga pala shqiptare. Tani po del në skenë organizata që veten e quan AKSH. A mundet të gjendet Maqedonia përpara një sprove të re?

    Z.Ahmeti: Ne mendojmë që këto prova janë tejkaluar me nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001. Platforma apo ide, të cilat dalin dhe propagandohen në media të ndryhme, nuk i ndihmojnë jo vetëm shqiptarët në Maqedoni, por as shqiptarët në përgjithësi, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Nuk mund të ketë zgjidhje me ngritje të kufijve të rinj apo me vendosjen e mureve të reja brenda rajonit këtu. Ne jemi përcaktuar për integrime. Të krijojmë vlera dhe standarte brenda Maqedonisë me çka e përshpejtojmë rrugën drejt synimeve tona për integrimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në strukturat e NATO-s.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    Si kjo deklarate e Daut Rexhepit, ashtu dhe akti i doreheqjes se Xhaferrit dhe Thacit nuk kane shume kuptim ne situaten e tanishme. Gjithmone po te nisemi nga cfare kane deklaruar ata.

    Xhaferri deshtoi keq ne zgjedhjet e fundit dhe u pa qe populli i dha me mbeshtetje Ali Ahmetit qe ishte ne nje fare menyre nje nga udheheqesit e revoltes shqiptare ne FYROM.

    Personalisht mendoj qe kjo eshte nje manover politike e Xhaferrit per te fituar kredibilitetin e humbur. Duke filluar sulmet ndaj pushteti maqedon, ai mendon se populli do te heqe vemendjen nga Ali Ahmeti i cili ne nje fare mase po bashkepunon ne qeveri.

    E keqja e politikaneve shqiptare ne FYROM eshte se ata ne shumicen e rasteve kane qene konfuze dhe jo ne nje linje me problemet e mprehta nderetnike. Pra dhe duke mos e dashur mbi supe pushtetin dhe dhunen sllavomaqedone jane bere pjese e tij duke marre pjese ne qeverisje dhe drejtimin e atij shteti.

    Nuk mund ti vesh faj per kete absolutisht, pasi ashtu eshte politika dhe konjukturat e saj, por kjo nuk dmth qe te mbyllim syte kur kerkojne te bejne manovra politike per te fituar kredon e humbur.

    Ne rast se Xhaferri jep doreheqjen per arsyet qe ai permendi, pra mosrespektim i Marreveshjes se Ohrit etj etj, po lideret e partive te tjera shqiptare cfare mendimi kane??

    Ceshtja e shqiptareve ne FYROM pare ne planin e pergjithshem, duhet te lidhet me ceshtjen e shqiptareve ne Kosove.
    Pa u qartesuar ujrat atje, nuk duhet te ndermerren veprime radikale si kjo e Xhaferrit, pasi japin nje imazh te gabuar ne bote dhe ne qarqet perendimore.

    Xhaferri nuk besoj se ka qene kaq naiv sa te besonte verberisht ne respektimin e Marreveshjes se Ohrit. Kur behet fjale per Ceshtjen Kombetare, politikanet shqiptare duhet te jene ne nje njejtin mendim, packa se alternativat per zgjidhjen e saj mund te jene te ndryshme.

    Ne Kosove vihet re nje rryme e forte propagandistike kundra LDK-se dhe liderit te saj Rugoves, duke i akuzuar jo pak here si bashkepunotere me serbin dhe tejet te moderuar.
    Madje ka organizata si AKSH psh, te cilat nuk i binden vullnetit politik te lidereve te partive me te medha shqiptare, po kerkojne ti japin zgjidhje ketyre situatave teper te komplikuara me koken e vete pa degjuar asnje.

    AKSH, ishte e para ajo qe denoncoi Marreveshjen e Ohrit dhe i quajti politikanet shqiptare qe e firmosen si tradhtare te Kombit. Madje ne disa raste shkoi dhe me larg duke denuar me vdekje lidere si Berisha apo Nano.
    Behet fjale per kohen kur UCK-ja FYROM luftonte dhe kishte arritur ne dyert e Shkupit gje qe i shtyu pushtetaret maqedonas te bejne koncesione ne lidhje me te drejtat e shqiptareve atje.

    Eshte dhe disi e mjegullt lidhja UCK-AKSH, pasi ne disa raste sipas shtypit, AKSH-ja arriti deri atje sa te sulmonte disa reparte te UCK-se, megjithese ne shumicen e rasteve te dyja ketu organizata kane deklaruar qe jane ne nje linje.

    Po ndersa tani lideri i UCK-se ne FYROM, Ali Ahmeti pranoi te merrte pjese ne qeverine e atij vendi, veprimtaria e AKSH-se u spostua ne Kosove, megjithese aktivitetin fillestar e pati ne FYROM.

    Ata arriten deri aty sa te hidhnin nje ure ne ere me arsyen se Mitrovica veriore po i bashkangjitet Serbise dhe kerkojne nje ndarje te Kosoves, ne nje kohe qe ne FYROM, situata eshte shume me keq, pasi shqiptaret atje jetojne si shqiptaret e Kosoves ne pushtimin serb.

    Atehere lind pyetja? Perse AKSH fillon te veproje ne Kosove e cila i ka punet shume me mire se FYROM?

    Perse Xhaferri jep doreheqjen duke denoncuar mosrepektimin e Marreveshjes se Ohrit ne nje kohe qe opononti i tij Ahmeti nuk e ben nje gje te tille? Perse i jep te drejte AKSH-se kur deklaronte qe ajo ishte nje Marreveshje sa per sy e faqe dhe qe kurre nuk do te respektohej?

    Procesi i Bashkimit te Trojeve Etnike Shqiptare eshte teper i gjate dhe i mundimshem. Eshte nje proces e duhet te kaloje neper disa faza dhe te prishe konjukturat e forta qe ekzitojne prej shekujsh.
    Keshtu qe as Xhaferri dhe askush tjeter si puna e ketij Daut Rexhepit te mos mendoje qe do te arrihet tani sa hap e mbyll syte, vetem sepse duan ata.

    Se pari duhet te perfundoje procesi i Pavaresise se Kosoves qe eshte me i rendesishmi dhe me akuti me momentin.
    Se dyti, duhet te ekzistoje bashkepunimi i ngushte ndermjet lidereve shqiptare dhe jo ku secili te veproje me koken e vete duke mbeshtetur vetem alternativat e veta.

    Neser, pasneser, pas disa vitesh, mund te ndodhe ajo qe ka ndodhur gjithmone keto vite. Perseri zgjedhje, dhe kete rradhe humb Ahmeti dhe rifiton Xhaferri. Dhe punet do te jene perseri ne gjendjen fillestare.

    Doreheqja e Arben Xhaferrit, per mendimin tim eshte nje manover politike per te fituar kredibilietin e humbur ne popull.

  9. #19
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    ARBËR XHAFERRI VENDOS TË HYJË NË POLITIKË



    Duket si paradoksal ky titull sepse Arbër Xhaferri me Partinë e tij kanë qenë në qendër të zhurmave piolitike për shumë vite me radhë, madje me një imazh disi të veçantë. Por në fakt më e saktë është të thuhet se Arbër Xhaferri dhe partia e tij vetëm tani mund të hyjnë në politikën serioze shqiptare, pas vendimit që morën në kongres që të bëjnë moratoriumin, që dashka të thotë se tëhiqen nga parlamenti, nga veprimtaritë pushtetore në Maqedoni, ndrrrojnë rrënjësisht orientimin e botëkuptimin politik lidhur me detyrat që u takojnë në politikën shqiptare e ndaj çështjes shqiptare. Me një fjalë Arbër Xhaferri e partia e tij bëjnë hasha atë që kanë bërë deri tani dhe vendosin të bëjnë të kundërtën e saj. Pranojnë se kanë harxhuat energji kot dhe zbulojnë se duhet të bëjnë diçka krejt tjetër. Kjo është të hysh në politikë. Deri tani ata kanë qenë aktivë në panairin politik shqiptar e ballkanik dhe jo në sferën e politikës shqiptare.Është ende shpejt për të vlerësuar si duhet e mjaftueshëm tërë kuptimin, shkaqet dhe rrjedhojat që do të ketë ajo që bënë Arbër Xhaferri dhe partia e tij.

    Janë shumë të kufizuara e të paqarta reagimet e para në shtypin e Tiranës një ditë pas Kongresit të PDSH ku nuk u miratua dorëheqja e Arbër Xhaferrit dhe zëvendësit të tij, Menduh Thaçi, por u mbështet kthesa e tyre. Ka patur një reagim të parë nervoz në gazetën “Koha Jonë” nga Aleksandër Çipa nëpërmjet shkrimit të titulluar “Largimi keqndjellës i Arbër Xhaferrit”. Ky titull shpreh më shumë se përmbajtja konfuze e shkrimit, më një gjuhë që për nga pakuptueshmëria mund të konkurojë edhe me atë të Fatos Nanos. Ndonëse në titull “largimi” është i i cilësuar “ndjellakeq” në r tekst ai cilësohet edhe dëshpërues, pra jo “i dëshpëruar”. Kjo do të thotë se vendimi i Xhaferrit qysh në fillim, pa u analizuar mirë është dëshpërues për disa. Ende nuk kemi mundësi e arsye të shprehemi nëse vendimi i Xhaferrit është vendim nga dëshpërimi, apo vendim nga një pjekuri politike që fitoi Xhafferi dhe partia që u bashkua me të në qëndrimin e ri, apo një shenjë se faktorë të tjerë më të fuqishën që veprojnë nga prapaskena kanë urdhëruar një veprim të tillë.

    Por sidoqoftë mund të themi se ky veprim edhe me kaq sa u bë ka më shumë brendi e mesazhe për politikën shqiptare në kuadër të çështjes shqiptare se gjithçka që ka bërë deri tani Arbër Xhaferri me partinë e tij. Në këtë vështrim ky veprim është shenjë e mirë dhe jo keqndjellëse. Ky veprim mund të jetë i keq vetëm për ata që kanë luftuar kundër kristalizmit në jetën politike të shqiptarëve të një mendimi politik e sjelljeje politike që vendosin në fokus çështjen kombëtare shqiptare. Pavarësisht se nga është nisur Xhaferri, se si do të vazhdojë ai më tej edhe me kaq sa bëri duhet pranuar se solli diçka pozitive. Prandaj kemi të drejtë të themi se Arbër Xhafferi vendosi të hyjë në politikë dhe mund të hyjë në politikën reale e të dalë me njëfarë nderi nderi nga ajo politika fiktive shqiptare që bënte deri tani nëse ndjek me konseguencë atë logjikë që përmban në vetvete hapi i tij dhe motivet që dha për këtë ndryshim të fortë në qëndrimet e tij. Heqja dorë nga orientimi për shtet multietnik dhe pranimi i shtetit etnik shqiptar si detyrë e politikës shqiptare është veprim ndjellamirë që gjithsesi duhet përshëndetur e inkurajuar.

    Në shkurt të vitit 1999 në një seminar në Tiranë mbi çështjen shqiptare, ku merrnin pjesë mjaft të huaj, Arbër Xhaferrit i është drejtuar pyetja : cili është misioni i politikës së shqipatëve në Maqedoni e në përgjithësi të mendojnë për krijim e forcim të shtetit sllav apo shtetit shqiptar?” Ai nuk ka dhënë përgjigje atëherë. Besojmë se lëvizja e tanishme është përgjigje se detyra e shqipatëve kudo ku janë është që në qendër të mendimt e të veprimit politik të vendosin krijimin e shtetit shqiptar. Arbër Xhaferri ka pohuar se mbi të ka rënduar shumë presioni i faktorit ndërkombëtar gjatë këtyre viteve për të mos mbërritur në pozita ku del tani. Mbetet për të parë se sa ai dhe partia e tij do të çlirohen nga trashëgimia e dëmshme që ka lënë ky presion.

    Veprimi i Arbër Xhaferrit dhe PDSH dha provën më të qartë se ka dështuar marrëveshja e Ohrit, se ka dështuar demagogjia e shoqërive multietnike në Ballkan, se kanë marrë një goditje të rëndë protagonistët e këtyre teorive absurde midis shqiptarëve, se në Maqedopni shqiptarët nuk janë pranuar si të barabartë as në pushtet as në opozitë. Kishte një lajm këto ditë se fshatarët e Tanushës, ku nisi lufta që i dha pushtet fiktiv partisë së Ali Ahmetit, ankohen se trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Po ç’prisnin ata? Si qytetarë të dorës së dytë në Maqedoni trajtohen gjithë shqiptarët, duke përfshitë edhe ata që janë në qeveri e në parlament, si pjesë zbukuruese e pushtetit real maqedonas, edhe ata që ishin si lulkë shqiptare e opozitës. Këtë e vëteton fakti që PDSH nuk mundi ta durojë më këtë pozitë. Kjo dëshmon se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë terren për veprimtari politike të njëmentë, por janë vetëm fasadë mashtruese e pushtetit unitarist sllavomaqedonas. Atëherë përse duhet të jenë shqiptarët në këto pozita? Sa për të gënjyer veten? Dikur ne kemi shkruar se shqiptarët nuk kishte përse të dilnin në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, sidomos në turin e dytë, për të zgejdhur presidentin e maqedonasve, po t’ua linin atyre barrën e kacafytjes zgjedhore. Në atë kohë Arbër Xhaferri dhe PDSH kishin asrytetim e veprim krejt të kundërt dhe u bënë mbështjetja për fitoren e Trajkovskit. Tani vet PDSH pranon se as në opozitë nuk ka kuptim të qëndrosh në Maqedoni.

    Zhvillmet do të na tregojnë edhe shumë gjëra.



    20.04.2003 Abdi Baleta
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22
    Pas deklaratave të kreut të PDSH-së dhe ish-kryeministrit reagon përfaqësuesi i Brukselit në Shkup, Aleksis Bruns

    BE kundër Xhaferit dhe Gjeorgjevskit

    “Mund të kemi një krizë politike. Skenarë alternativë, mendime alternative nuk do të pranohen”

    SHKUP- Hapi i parë i Maqedonisë drejt BE-së është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit", -thotë përfaqësuesi i BE-së në Shkup. Bashkimi Evropian në Maqedoni ka kritikuar kryetarin e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, ish-kryeministrin Ljubço Gjeorgjevski, i cili sugjeroi se për mbijetesën e Maqedonisë si shtet "duhet të ketë ndarje dhe shkëmbime teritoresh mes shqiptarëve dhe maqedonasve". I dërguari i posaçëm i BE-së në Maqedoni, Aleksis Bruns, në një intervistë për BBC-në thotë se "këto komente janë negative". Bruns kritikoi edhe Partinë Demokratike Shqiptare, e cila shpalli moratorium, sepse siç tha, "nuk ështe e kënaqur me procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit". Ai thotë se moratoriumi është në kundërshtim me parimet demokratike të funksionimit të një shteti. Bruns thotë se në Maqedoni ka krizë politike, por se ajo duhet të mbesë brenda politikës.


    Zoti Bruns, si i sheh BE komentet e Ljubço Gjeorgjevskit që sugjeronin ndarje të reja etnike?

    Bruns: Sigurisht që komentet e mia për këtë janë negative. Marrëveshja kornizë erdhi si zgjidhje e konfliktit të vitit 2001. Marrëveshja e Ohrit i dha një hartë Maqedonisë se si ta gjejë rrugën për t'u afruar në BE. Në artikullin e zotit Gjeorgjevski ka paradoks. Ai në një anë prezanton parime që janë të kundërta me ato që ndiqen në BE dhe nga ana tjetër, ai kërkon integrimin e Maqedonisë në BE. Kjo është kontradiktë sepse nuk mund të mos respektosh Marrëveshjen e Ohrit dhe të mos plotësosh ato që quhen kushte politike për të hyrë në BE, e nga ana tjetër, të kërkosh anëtarësim në BE. Kjo thjesht nuk është e mundur. Do të doja të theksoja parimet për anëtarësim në BE. Një, respektimi i kufijve aktualë. Dy, shmangia e dhunës, që do të thotë se do të duhet të përdoren mjetet demokratike për të shprehur kënaqësinë ose pakënaqësinë për proceset. Dhe tre, bashkekzistenca shumetnike. Këto janë themelet e afrimit të Maqedonisë në BE.

    BBC: Cili është mesazhi juaj për zotin Gjeorgjevski?

    Bruns: Do të theksoj rëndësinë e tre parimeve që përmenda më lart, nevojën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Dhe mendoj se do të theksoj atë se nëse ai është i sinqertë në deklaratat e tij, që vendi të integrohet në BE, atëherë nuk duhet të harrojë se është personalisht përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, që e nënshkroi si kryeministër. Ai është personalisht përgjegjës për kontribut në zbatimin me sukses të saj dhe prandaj ai është përgjegjës për rrugën e integrimit të Maqedonisë në BE.

    BBC: Si e komentoni ndërkohë shpalljen e moratoriumit nga ana e PDSH-së, partia shqiptare më e madhe opozitare?

    Bruns: Në një vend demokratik nuk është normale që një parti, nuk është një drejtim i mirë që të konsiderojë se nuk ka interes për të përdorur mjetet tradicionale demokratike për të shprehur pikëpamjet. Në këtë vend ka zgjedhje të lira, ka parti politike, ka Parlament ku ka komisione, ka shtyp, të gjitha këto duhet të përdoren nga partitë politike për të shprehur pikëpamjet e tyre. Moratoriumi është në kundërshtim me këto parime. E kuptoj se ka pakënaqësi në PDSH për intensitetin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, por dua të theksoj se 2003 do të ishte një vit i ndjeshëm, i vështirë, gjë që e dinim të tërë. Sepse 2003 është viti kur fillojnë reforma komplekse ekonomike dhe gjyqësore.
    Të jem i sinqertë, nuk mund të presim që këto reforma të japin frytet në afat të shkurtër. Tani të gjithë duhet të investojnë në të ardhmen e këtij vendi, që do të thotë përmirësim i situatës politike dhe ekonomike, dhe të gjyqësorit, me një fjalë standardin ekonomiko-kulturor të të gjitha komuniteteve, të të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

    BBC: Ju shpreheni kritik ndaj deklaratave të udhëheqësve të dy partive opozitare, a do të thoni se deklaratat e tyre janë të papërgjegjshme?

    Bruns: Nuk jam këtu të kritikoj ndonjë parti ose të jem në favor të ndonjë tjetre. Unë nuk jam këtu as të përkrah qeverinë, unë jam këtu të përkrah rrugën e këtij vendi drejt BE-së. Mund ta përsëris vazhdimisht se hapi i parë për të realizuar këtë qëllim është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Jam në favor të zbatimit, dhe përkrah të gjithë, zyrtarë dhe jozyrtarë, që punojnë në këtë drejtim.

    BBC: A mendoni atëherë se me këto zhvillime politike në fundjavë është dëmtuar procesi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit?

    Bruns: Shpresoj se jo, sepse është i vetmi opsion, e vetmja rrugë për këtë vend që të gjejë zgjidhje përfundimtare për problemet e të kaluarës. Mendoj se të gjithë, në nivel zyrtar ose privat, duhet ta kuptojnë se si asnjëherë më parë duhet të ketë një mobilizim të përgjithshëm për të vazhduar dhe përkrahur zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Këto janë kushtet politike për t’u afruar në BE.

    BBC: Është thënë se pas lëvizjeve politike të PDSH-së dhe deklaratave të kreut të VMRO-DPMNE-së, z. Gjeorgjevski, do të ketë pasoja politike. Sa të thella mendoni se do të jenë ato?

    Bruns: Maqedonia ka marrë rrugë të drejtë. Dhe nëse e krahasoni situatën tani me atë një ose dy viteve më parë ka përmirësime dramatike. Prandaj mendoj se duhet të përkrahim të gjithë ata që punojnë në këtë drejtim.
    Mund të kemi një krizë politike, një debat politik, por i cili duhet të mbesë vetëm në kuadër të politikës.
    Dua ta bëj të qartë se skenare alternative, mendime alternative, se ç'mund tjetër të bëhet, nuk do të pranohen. E bëjmë të qartë se ata që përkrahin skenare alternative nuk punojnë në favor të qytetarëve të këtij vendi, por përkundrazi ata punojnë për të vonuar progresin politik dhe ekonomik që çon drejt BE-së. Kjo duhet të jetë shumë e qartë, që të mos ketë paqartësi dhe që përpjekjet që janë duke u zhvilluar për të çuar vendin më pranë BE-së, të vazhdojnë.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Xhaferi ka biseduar me Georgievskin për ndarje të Maqedonisë
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 28-04-2012, 17:02
  2. Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 14-10-2008, 10:40
  3. Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 21:55
  4. Krizë në Maqedoni: Kryeministri jep dorëheqjen
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 01:40
  5. Jep dorëheqjen avokati i fushatës së Bushit
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2004, 22:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •