Sepse jam bere moderne, e dashur nena ime
Pertoj te flas me ty. E ēmund te flas me ty?
Te njejtat porosi, te njejtat pretendime
Per dhimbje mesi, kockash. Per katarakt ne sy
Ah, lodhem shpejt, dhe shpejt te them:Kij kujdes veten
Dhe flas per tjera gjera, te forta dhe pikante
I ftohti vjen pa zhurme dhe akullon krejt telin
Dhe zerat mpihen, treten ne funde oqeanesh.
Pertoj te flas me ty. E ēmund te flas me ty?
E gjora nena ime - Jam kaq e lodhur fjalesh
Vizione te cuditshme me regetijne ne sy
Te vdekur qe me flasin me nje logjike te gjallesh
Ky pyll mi mbylli rruget, muziken shurdhoi era
Por ngaqe jam moderne, e dashur nena ime
Sapo e gjej nje shteg une bej sikur sshikoj
Sesi ne fund te tij dhembet kercet humnera.
Pse, vallė, mendoj perzishem, kur zerin tend degjoj?..
Krijoni Kontakt