Sot po e ha supën me pirun
Pikërisht dua ti hap vetes punë
Ndihem si shiu ne shkretëtirë
jam ëmbelsirë me shije të pështirë
Ndihem si kremi kundra diellit,kur bie shi
Fika zjarrin,po ngrohem ne hi
Gjëndem lakuriq në mes te dimrit
kam forca ti qesh zemërimit
Veshur xhyben e fukarait
ulur ne kolltukun e mbretit
me petullat në ujë, ne vend te vajit
shijoj sharjet e miletit
Si mushama në kohë me diell
si dhi shterpë,që veç kakërdhi pjell
E marrtë dreqi,qënka e kotë
A ndihet dikush,si unë sot?
Më vjen te fus gishtat ne gojë
ta nxjerr vrerin që kam ne shpirt
të marri fund kjo lojë
si dikur të ndihesha sërisht
Krijoni Kontakt