Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Pergezime Dikea, per poezine.
    Deti Bajri, ka thene shume nga ato qe une i kisha ne mendje. Nuk po i perseris.
    Poezi eshte cdo gje qe te zgjon emocione ne shpirt. Nuk eshte e nevojshe fare ta veshim me prazmore dhe me shpate, ose te vendosim mina ne te.
    Poezia jote troket ne shpirtin e cdokujt eshte e ndjere dhe eshte poezi e vertete.
    Ji Vetvetja!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    ...

    Z. Ilirian, nese quhesh Ilirian,

    Qe ne krye ke bere nje gabim, qe nuk duhet te te lejoj ta besh me. Emrin tim nuk duhet ta shenosh ne thonjeza, sepse une ashtu quhem.

    Per t'u siguruar me ke po "polemizoj", shfletova faqet e ketij forumi, dhe pash se Iliriani kishte me shume polemika se sa "poezi", te cilat nuk kam ndermend ti komentoj.

    Zoteri,
    Piksepari, per te qene i sinqerte me ty deri ne fund, dhe sigurisht per te mos hyre ne hak te askujt, mendoj se nuk kemi asnje arsye per te thene "jo po ti, jo po une". Ne nuk e njohim njeri tjetrin. Ti nuk e ke idene me te vogel se kush jam une, as une per ty, megjithse duhet te jesh me i madh se une ne moshe, perseri nuk te njoh, sepse ketu ke nje emer qe nuk thote asgje. Apriori nuk gjykohet. Por do te te thosha vetem nje gje. Leksione nuk do pranoj prej nje Iliriani, kushdo qofte ai. Mua vertet per leksione te tilla me mjaftojne Homeri dhe Lorka, pa dashur te permend emra te tjere.
    Do te te lutesha qe te shfletosh ne faqet e ketij forumi, dhe aty do gjesh dicka te shkruar nga une. Nese nuk arrine ta besh kete gje, do te te jap une kete ndihme, ne nje post tjeter.

    Pershendetje

    Hydajet Bajri
    Shtepia e vjeter

  3. #23
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    z. Hydajet Bajri,

    1. nuk futa nen thojza per nencmim, por se ishe nofke

    2. nese mund ta nanlizosh shkrimin tim mesiper, mire, ne te kunderten nuk ke nevoje te siellesh rrotull kazase...

    3. ti nxorre nje strofe poezie nga ai shkrim dhe une tu gjegja...

    mirmbetsh!

  4. #24
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    po ta sielli perseri te fresket shkrimin, e fol rreth tij e jo rreth emrave - doni?

    Postuar mė parė nga illiriani
    eh Homer e Dante, Lorke e Nerude....me ngadale 'deti bajri' se po thehesh e perdredhesh...dije ti edhe macja edhe gjithkushi qe vetem pakez ka ere ne poetike, se edhe ne cdo skice gazetareske
    ka disa vargje poezie, por nuk do te thote, se eshte nje poezi...shumehere, tek gazetaret e forte, edhepse bejne skica, reportazhe te zhanrit gazetaresk - mund te kete poezi ne to (brenda fokusit edhe gazetaresk) me shume do te thoja se sa disa vellime te 'poeteve', qe botuan me moton 'une ty, ti mua' dhe mund te nxierresh ndonje strofe poezie nga cdo shenim i thuket edhe gazetaresk...por jo, nuk eshte poezi! Mu per ate edhe shume vepra, vellime ''poetike'' te shume authoreve tane, sot i hane minjte dollapeve... Vetem kujtoni: sa strofa e vargje te shume poeteve tane, sot mbahen mend ne kujtesen e lexuesve? Sikurse
    ato poezite e rilindasve ''mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqyptarit asht shqyptaria'' (Vaso Shkodrani)etj...... Po e permendi vetem nje thenie te Kadarese: ''poet eshte ai, qe krijon nje trendafil dhe brenda tij nje mine...'' Kujtoni se me shume poezi ka ne prozen e Teki Dervishit (psh) ''Pyrgu i larte'', se sa ne shume vellime ''poetike'' te shume poeteve hip-hop...e une do te thoja se poezia eshte nje minim ndjenjash, nje fushe ndjenjash e minuar - fushe me mina... qe te shperthejne parasyve papritpakujtuar...e jo vetem deskriptivizem, poezi pershkruese te nje ngjarjeje...E keshtu, duke ia lemuar bishtat njeritjetrit edhe mbeti ''poezia socialiste 50 vjecare'' aty ku eshte, e jo qe kane sot ''problem me shqisat e ndjeshmerise'' disa (sepse ndjenja nuk ka shqisa, se eshte ndjenje e perendjenje - ndie e perndie), por, nuk kan kry' per poezi...poezia eshte krijim, e jo vetem pershkrim, poezia eshte mjeshtri, ('' ve ishtin afer syrit, e shikoj ne dritare, gishti im e ze nje bote...'' PN)........

    ndadale se po perdredhi...

  5. #25
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    dije ti edhe macja edhe gjithkushi qe vetem pakez ka ere ne poetike, se edhe ne cdo skice gazetareske

    Ma perkthe paksa kete fjalin qeke shkru vete!!!!


    O illirian, e nuk e kupton se po kruhesh pak si shume???? Po na merzit trunin me der verr, thu se vetem ti je poet dhe vetem ti e ditke cka eshte poezia.
    D\Nese ti ke ardh ne forum me na tregu ne se c'eshte poezia, mos harxho kohe.... merru me gjuhesi... a noj gje tjeter. Nese ke ardh ne forum me ba karrier , bej karrier pa na sha ne ... e pa na u mburr, nese ke ardh ne forum me ba qejf(na le edhe ne te bejme qejf)
    Ti qe merrke vesh nga poezia me shume se kerkush , ja ku po ta them une , se me gjithe ato vite e ato shkolla qe ke, nuk te bind aspak me shume se nje 17 vjecar me nje fije talent. Mos na bej te themi ato qe nuk duam ti themi. ndihmoj njerezite ne mos mos te heshtin te mos behen si ti (te keqinj)
    Ja ku po ta them , se ne te gjitha shkencat e tua, politikem, patriotike, poetike apo linguistike ) je vetem i hallakatur i rremujshem , dhe askerkund ne asnje prej tyre nuk ndrit as si thjesht mesues gjimnazi.... jo po vjen me na ba literature ne ketu..
    Tash po bahesh ma keq se i merzitshem.
    I kam neveri njerezit qe vuajne nga deliri i madheshtise, pa mundur te bejne asnje gje te madherishme ne jeten e tyre.
    (tek e fundit te gjithe jemi me te ri se ty, dhe po heshtim se po na meson noj gje, po ne fakt jo vetem qe nuk na meson asgje te re, po na persembrpsh edukon...)
    se cpoezi shkrujme ne eshte hesapi yne e nuk do te marrim doren ty , apo nuk te japim shansin te na i redaktosh apo te na i quash poezi apo jo.... Poezia nuk eshte fat e kete fat te na e rrefesh ti si filxhanin. Per secilin prej nesh ka nje domethenie te ndryshme poezia.
    Ti shkrun poezi.... po jo me te bukura se anetaret e frumit, ti shkrun poezi po kurre ma te bukura se ato librat qe ty zotrote po ti hane minjt.... ti shkrun poezi..... dhe e vetmja metafore e jotja eshte gjuha metaforike-folklorike qe perdor... dhe qe tingellon pak si e vecante , pak si e bukur, o kurre nuk e ke mjeshtrine e dikeas (me faj ose pa faj) le ma po te shkoj deri ke podrimja..... qe ti me behesh i padukshem krejt. Mos ia humb shansin vetes per te te lexuar prap....
    Jam kurioze te di.... pse e ke gjithe kete mllef....?????Dhe pse me te gjithe e ne te gjithe forumet?
    na lodhe o burre, na lodhe!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    ooppsss Fole shqip - Fiori

  7. #27
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Elinda te lumte!

    Besoj ke folur per shume njerez qe marrin pjese ne kete forum.





    dije ti edhe macja edhe gjithkushi qe vetem pakez ka ere ne poetike, se edhe ne cdo skice gazetareske

    Ma perkthe paksa kete fjalin qeke shkru vete!!!!


    O illirian, e nuk e kupton se po kruhesh pak si shume???? Po na q...trunin me der verr, thu se vetem ti je poet dhe vetem ti e ditke cka eshte poezia.
    D\Nese ti ke ardh ne forum me na tregu ne se c'eshte poezia, mos harxho kohe.... merru me gjuhesi... a noj gje tjeter. Nese ke ardh ne forum me ba karrier , bej karrier pa na sha ne ... e pa na u mburr, nese ke ardh ne forum me ba qejf(na le edhe ne te bejme qejf)
    Ti qe merrke vesh nga poezia me shume se kerkush , ja ku po ta them une , se me gjithe ato vite e ato shkolla qe ke, nuk te bind aspak me shume se nje 17 vjecar me nje fije talent. Mos na bej te themi ato qe nuk duam ti themi. ndihmoj njerezite ne mos mos te heshtin te mos behen si ti (te keqinj)
    Ja ku po ta them , se ne te gjitha shkencat e tua, politikem, patriotike, poetike apo linguistike ) je vetem i hallakatur i rremujshem , dhe askerkund ne asnje prej tyre nuk ndrit as si thjesht mesues gjimnazi.... jo po vjen me na ba literature ne ketu..
    Tash po bahesh ma keq se i merzitshem.
    I kam neveri njerezit qe vuajne nga deliri i madheshtise, pa mundur te bejne asnje gje te madherishme ne jeten e tyre.
    (tek e fundit te gjithe jemi me te ri se ty, dhe po heshtim se po na meson noj gje, po ne fakt jo vetem qe nuk na meson asgje te re, po na persembrpsh edukon...)
    se cpoezi shkrujme ne eshte hesapi yne e nuk do te marrim doren ty , apo nuk te japim shansin te na i redaktosh apo te na i quash poezi apo jo.... Poezia nuk eshte fat e kete fat te na e rrefesh ti si filxhanin. Per secilin prej nesh ka nje domethenie te ndryshme poezia.
    Ti shkrun poezi.... po jo me te bukura se anetaret e frumit, ti shkrun poezi po kurre ma te bukura se ato librat qe ty zotrote po ti hane minjt.... ti shkrun poezi..... dhe e vetmja metafore e jotja eshte gjuha metaforike-folklorike qe perdor... dhe qe tingellon pak si e vecante , pak si e bukur, o kurre nuk e ke mjeshtrine e dikeas (me faj ose pa faj) le ma po te shkoj deri ke podrimja..... qe ti me behesh i padukshem krejt. Mos ia humb shansin vetes per te te lexuar prap....
    Jam kurioze te di.... pse e ke gjithe kete mllef....?????Dhe pse me te gjithe e ne te gjithe forumet?
    na lodhe o burre, na lodhe!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    !!!!!!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    ...

    Perseri gabim illirian, sepse mua vertet me quajn Hydajet Bajri ose Deti Bajri. Deti me kane thirrur prinderit e mi qe i vogel, dhe mua me pelqen shume ne fakt. Tingellon bukur apo jo? Por do mjaftonte mbiemri BAJRI besoj. Po pse duhet te lodhem me keto gjera une? Me mire, qe te te ndihmoj ty per ta kuptuar se kush eshte Deti Bajri, po te nis disa nga poezite e mia ketu. Shpresoj t'i lexosh drejt z. illirian.
    Une nuk perdridhem ilirian, madje asnjehere se kam dredhur me njerzit, qofshin te njohur apo te panjohur. Nuk arrij te kuptoj sensin e fjaleve te tua zoteria pa emer te pervecem, dhe cuditem ku e gjene gjithe kete frymezim te mbrapshte...
    Nga une nuk do te kete me polemika, sepse me duket se po i bej ne ere, me nje njeri qe nuk e njoh, keshtu qe nuk ia vlen apo jo.




    DIGJI MEKATET



    O Dielli im, ti digji mekatet,
    Ne indin e duarve, ne thonjte e gjuhes,
    Shkterro guaskat, mermerin e “ndershem”
    O Dielli im rrezebucites!

    O Diell bablok pa rrudhe ne balle
    Flaki dorezat, flake kapelen,
    I zjarrte, i qeshur takoi majmunet,
    Ne kete fundshekull dhe puthi ne faqe.

    O Dielli im, po rrjedh agimi
    Si lume nga Qielli i lare ne mekate,
    Homerin dhe Lorken i kane vare per qafe.

    O Dielli im, ti digji mekatet,
    Eshte mbarsur agimi me re dhe shtrengata,
    Po i varin poetet ne shtyllat e gjata.

    1989


    NJE NATE E KOHEVE MODERNE


    T’i vras sonte gishtat me keta rrjeshta,
    Qe rrokullisen ne theqafje shpateve te shpirtit,
    Apo te pres se mos heshte shtrengata
    Qe ka shperthyer tash e mijra vjet?

    Te pres nuk mundem: ajo s’ka per te heshtur,
    Se a s’eshte i vranet qielli si menxyra,
    Apo s’i shikoni si po thahen gonxhet
    E njeriut, qe mijera vjet luftoi me SELEKSIONIN?

    Nata qe e erret; une pash qiellin,
    Sa menxyre dhe tmerr! Po rrihen yjte,
    Atje larg te Kashte e Kumtrit me njeri – tjetrin.


    Une vendosa! Do te shkruaj nje kronike te kesaj nate ne fletore,
    Se plage te bukura happen ne duart e mia.

    Vlore, 1986

    TRETJA NE DETE


    Tani po tretem I teri ne diten e hirte,
    E hurte si pluhuri I trashe ne diten e nxehte,
    Duke shkruar kronika dora po tretet ngadale,
    Vec mjegulles, hapesia e tera eshte mbushur me fjale,
    Me fjale fyryfycka, te trasha, sa spata s’I pret
    Dhe dora, dora ime e dashur, e tera m’u tret.

    Pa dore te mbetem, s’e di; c’do behet me mua?
    Pa shkruar kronika, s’e di, a rrohet pa zjarr?
    Pa zjarrin e mire bubulak; po tretet kjo dore,
    Ngadal venitet ngadal si bora ne Maj,
    O zot! Ky pluhur i trashe si tallash po me mbyt,
    Vec kockat kane mbetur ne dore, ne koke kane mbetur syte.

    Nuk rroj pa shkruar kronika, kronika ne diten e zymte,
    Kam linur i teri si prove, dhe sot po tretem,
    Te tretem nuk dua, nuk dua, vec eshtrat ne dore i kam,
    Fosfori po bie nga palca, e gishtat fyej m’u bene,
    Skaj detit po tretem ngadale, i lidhur nga vala e kalter,
    Fyejt e gishtave kercasin ne reren e ashper.

    Skaj detit kam lindur dikur i vogel si lemsh,
    Si lemsh i vogel drite jam rritur me shprese,
    Tani po tretem i teri, filli po iken ngadale,
    Hapsira eshte mbushur me mjegull, deti eshte mbushur me zjarre,
    Kroniken e fundit ne rere e keni te shkruar,
    Ndresa une trtetem ngadale, nga rera kockat mbuluar…

    Tirane, 1991

    MURTAJA

    Tymi i mbushur me farmak
    I ra malit nė kėtė muzg.
    Nė agim nė asnjė varg
    S’kishte mbetur asnjė lule…

    DISKU

    Ah si sillet rrotull bota,
    Si nje disk i madh muzike.
    Si nuk behet copa-copa
    Nga acar i kesaj dite.

    Oh si fryne kjo ere e ftohte,
    Neper sy e neper zemra,
    Na ka thare, na ka bere kocke
    Sy pa gjak, e gjak pa endra.

    Po do te vije nje dite PENDIMI
    Ne mekate do te jete bota,
    Si nje disk i keq muzike
    Do te behet copa-copa!

    Si feniksi do te rritet
    Nga germadhat serish bota
    Le te vije pra ai mengjes
    Kur do behemi copa-copa...

    Murtaja ne Qytet



    Pastaj nje dite do vije me duart plot me gjemba
    Do qeshet e ngerrdheshet ne logun e qytetit...
    Me syte bebeqorruar do nisi te vajtoj

    Do bredh neper rruge si leck e menderosur
    Nga hici kinseterr, ne hic do katandiset...
    Lumenjte do ecin rruges, e dielli lart do ngrihet.

    Do bredh si gje e lig...sic bredh murtaj e zeze
    Ne qosh, ne grope te thelle do zhytet perseri
    E erret do jete nata, as hene s’do kete, as yje

    E dielli ne mengjes do ngrihet perseri,
    Te djeg gjithe mongolieret*) qe kohen e kane ngrene
    Qytetit t’i beje drite, dhe lulet ti harlise…



    ______________
    *) mongolier- Mongol –Mongolia= mongolier

    Bluza me shqiponje Postimi #68

    Sonte ke veshur shqiponjen, ajo te ben roje,
    Me syte e rralle pertueshem me shikon
    Sa nure qe ke ne ball o bir, pse rri mendueshem
    Dhe gjoksin bula-vese zjarrmia ta mundon...

    Po koke e verdh me temthat pse rrahe me kaq furi
    Cfare peshperite me vete buza e zhuritur?
    Mbi lodrat e mundimit une po hedh veshtrimin
    Te gjitha tok jane mbledhur; vrerosur prej trishtimit

    Une ulem pak te luaj, dhe lodrat t'i ngushlloi
    Se neser Jupiteri me ju do jete ngarkuar...
    Me topin prej verteti do bej nje gol te bukur,
    E ju "oleeeeeeeee" do beni mengjesin e bekuar...

    Eh, bluza me shqiponje eshte shtrire ne gjoksin tend
    Ashtu, e zeze - e kuqe dridhet si nje re...
    Ndersa ne syte e rralle une shoh nje drite te vogel
    E ruaj...dhe e ruaj, se jeta eshte ne te...


    ©Deti BAJRI

    Shpresoj se do te te mbetet ne mendje ndonje varg nga keto poezi. Ka edhe te tjera. Ta merr mendja se une perdridhem? Kurseji fjalet o burre i dheut, sepse sapo ke filluar te me njohesh. Jam shume kureshtar te di se si quhesh illirian.


    Edhe njehere pershendetje,
    Shtepia e vjeter

  9. #29
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ''ku e lam e ku na mbeti...'', nuk keni faj, ju disa qe s'dini te shkruani, por fajet i ka poezia e realizmit socialist 50 vjecar...dhe e keni shume te veshtire te dilni nga gezhoja e vese politiko-poetike...sikur t'i thonit dikujt qe nuk njeh poezine shqiptare, ate mesuesen e juaj, qe sot rri e strukur e pluherosur ne dollape, mund te nxirreni diqysh, po jo me neve, se kemi lexuar cdo varg te atyre kompleteve me ballina te arta, e te argjenta edhe ato ne leter te dobet edhe ato shkronjat e Gutenbergut edhe ata lotet per nenen parti, me gaz zori... Po nuk mundnim t'i lexonim vargjet e atyre te internuarve, qe priteshin thike si vrushkuj te rij... Ju disa ketu te mesipermit, tregoni dikujt tjeter, po jo mua!
    Ju i keni shkallmuar poetet rus me lexime, po sikur nuk e pasket lexuar Gorkun: ''Mbi letersine e kulturen'', analiza e letrave te poeteve te rij, drejtuar Gorkut...dhe rrefimin e tij, si e kishte lexuar vepren e Gustav Flloberit, ''Zemra e thjeshte''...ju thash, fajet i kane mesuesit e realizmit socialist 50 vjecar...ju nuk keni faj pse jeni vetem deskriptiv (pershkrues)... ashtu sikur shkruan Hydajet Bajri - ''skaj detit u linda si nje lemsh i vogel''... nuk e din kuptimin e lemshit...kujtoni se poezia shkruhet vetem duke pershkruar? Ta shkruash nje varg te ri poetik, duhet ta shtrydhesh trurin fooort, e jovetem vargje deskriptive, mbush hambarin... njihet poezia qe shkruhet me zor, e dihet ajo qe lindet natyrshem...po jo duke u zhgrehur ne fjale, si ēokalle mulliri
    si macja, qe nga 20 poezite e saj, nuk mund te dalin as 10 vargje te reja...merrni analizoni vetiu...se lere me Diten trumpetare...

    1. mace moj, po ishe ti ajo macja_blu, qe flisje per mua tek POEMA, paske nderruar fytyren paksa, e qenke bere dyftyreshe...lexonie cfare shkruan macia tek POEMA ime, e cfare sot ketu...! Je ti ajo macja, apo ke nderruar lekuren? kur ta kanda te behesh trumpetare, mbaje trumpeten! ne kemi fole edhe ne tel. e te kam thene - me fal! Siurisht, te shkelen kuajt e bardhe...
    mos rri nen sofer, po del e merr ajer te paster poetik nga natyra, e nuk te ka faj kush, pse ti lodhesh duke mbajte trumpeten...e rrudhu pak... Ti sikur je verbuar paksa macja_blu, nuk din ti te lexosh shqip, e duhet ta perkthej ty? - se ne cdo skice reportazhi gazetareske, ka disa vargje poezie, e mund t'i nxierresh, po nuk eshte skica poezi, por skice reportazhi...perseri rrudhu macje!

    2. Hydajet Bajri, nuk kishje nevoje te postosh poezi ketu ne kethe theme, se mos po na del edhe ti 'se je bere modern'. Sinqerisht ta them, se ato poezi jane vetem deskriptive, shterzime per diellin, qe duhet te matesh shume, kur shkruan nje varg... nxierri vet vargjet tuaja te reja, prej te gjitha atyre poezive
    e shihe vetveten poetike...Kjo nuk do te thote, se nuk mund te shkruash...por lypset shume mund i madh...kujtoj disa vargje te izet Sarajliut: ''mos u ngut te behesh poet, mundohu te qendrosh sa me gjate djalosh i ri, e kur nuk mund te qendrosh me, do te lindet vetiu poezia''...''vashe, mos u nut te behesh nuse, se do te behesh vejushke e ushtarit te vone''...Mu kujtuan dy vargje te Azem Shkrelit: ''ne jeten time aq shume me deshten kafshet, sa malle e pata te shoh fytyra te njerzve'' (keto vargje as i dua, as i urrej), le te mbeten si ato te Din Mehmetit: 'as nuk vdes, as nuk jeton'' per vrasjen e Mehmetpashe Maxharrit, ne Gjakove...

    Kujtoni nje gje: me veshtire eshte te botoni ketu ne forum veiut, pa ndonje redakture perkatese, se sa ne nje reviste letrare me renome. Mos e merrni, hajt se eshte forum mė, e futja fjale...kritika konstruktive eshte e vlershme, te persose, te kalite, te shtyen te behesh me i madh...Kujtoni profesorin e Balzakut, kur iu shkroi prinderve te tij, posa botoi librin e pare:''ju lutemi sinqerisht, me gjithcka mund te merret biri juaj, por vetem me letersine - kurre!'' Po, si u be tevona Balzaku se...studjohet 4 vjet ne france nga studentet... Balzak! e ju kceni si zorra ne prush, kur dikush iu thote vetem dy fjalegoje? Nuk duhet shikuar vetem anetaret e forumit, se shihet posa te prekesh (lexoni shkrime e reja ne forum)... shkrime 'fjale pa dogane', po kujtoni se ketu lexojne shume personalitete te forta tjera... ''bota ka nevoje per poet, perderisa do te kete nevoje per bukuri...''

    Meso te behesh zot i jetes, e jo skllav i saj, tha Uitmani...

  10. #30
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kete teme po e mbyll ketu. Me vjen keq qe ne keto momente nuk kam kohe te lexoj te gjitha replikat, megjithate e shikoj te arsyeshme mbylljen e kesaj bisede.

    Illirian tregohu me praktik dhe njerzor kur shkruan ne forum. Te gjithe jane njerez dhe vriten nga fjalet. Kur nis fjale qe vrasin mos prit qe biseduesit te kuptojne cfare po kerkon te thuash e te te kthehen qete (ashtu si pretendon se shkruan ti).

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Femrat moderne preferojnė njė mashkull pėr shtėpi
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 18-05-2007, 04:29
  2. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  3. Besa, nderi, burrnia a janė moderne?
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 09:11
  4. Pėr njė Shqipėri moderne dhe tė integruar
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2004, 05:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •