Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Reshjet e shiut kanë përmbytur çdo cep të Tiranës gjatë ditës së sotme. Kryebashkiaku i Tiranës pasi dha një mesazh ditën e djeshme, sot ka humbur. Edhe bashkia e Tiranës që çdo ditë njofton për arritjet e saj, sot nuk ka thënë ende asnjë fjalë.

    Shkrimtarja dhe botuesja Flutura Açka ka sjellë disa pamje nga Tirana, duke i shoqëruar edhe me një mesazh.

    “Kështu është kur në 25 vjet nuk bën një pusetë, por vetë beton dhe bojatisje...

    Kini minimumin e moralit sot, mos dilni në televizor të na thoni se "po ju bie bretku" dhe s'po ju zë gjumi për Tiranën tonë. Prisni sa të bjerë të paktën uji”, shkruan Flutura Açka në profilin e saj në Facebook.

    Emri:  IMG_7158.jpg

Shikime: 1217

Madhësia:  48.0 KB
    Emri:  IMG_7159.jpg

Shikime: 1060

Madhësia:  35.4 KB
    Emri:  IMG_7160.jpg

Shikime: 1043

Madhësia:  47.7 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Emri:  IMG_7161.jpg

Shikime: 285

Madhësia:  46.8 KB

    VIDEO/ Reshjet sjellin përmbytje në autostradën Tiranë-Durrës, Lezha drejt paralizimit total

    08:08, 08/11/2016
    Kanë nisur problemet e para të përmbytjeve në Shqipëri. Në Durrës dhe në autostradën drejt Tiranës ka zona që janë përfshirë nga përmbytjet. Në një video të mbërritur në redaksinë e SYRI.net, duken edhe pasojat e para.

    Ndërkaq në Lezhë, gjysma e zonës është pa energji elektrike, ndërsa mësohet se në shumë lagje të qytetit është bllokuar lëvizja, pasi katet e para janë të mbushura me ujë.

    http://www.dailymotion.com/video/x51...ne-durres_news
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    FOTO EKSKLUZIVE/ Një furgon mbulohet nga uji në autostradën Tiranë-Durrës

    08:26, 08/11/2016
    Një furgon është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në nënkalimin ku shkohet për në CityPark dhe më pas drejt zonës së Vorës.

    Në fotot e mbërritura në redaksinë e SYRI.net duket furgoni që është i mbuluar i gjithi nga uji, ndërsa nuk dihet nëse ka njerëz të dëmtuar apo jo. /SYRI.net

    Skedarët e Bashkëngjitur 171906
    Skedarët e Bashkëngjitur 171907
    Skedarët e Bashkëngjitur 171908
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Përmbytje të shumta, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës. Ja rruga që duhet të ndiqni

    08:46, 08/11/2016
    Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar dhe asnjë makinë nuk mund të lëvizë, kjo për shkak të reshjeve të shumta të shiut.

    “Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës, ku ka prezence të madhe uji nga Brunes deri te mbikalimi Kashar”, bëjnë të ditur burime zyrtare të policisë.

    Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë për në jug të Shqipërisë të shfrytëzojnë rrugën e vjetër nga Ndroqi.

    Skedarët e Bashkëngjitur 171909
    Skedarët e Bashkëngjitur 171910
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 08-11-2016 më 06:12
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    VIDEO-EKSKLUZIVE/ Përmbytje në Tiranë, një grua për pak nuk humb jetën tek 9-katëshet, ra në një pusetë

    08:54, 08/11/2016
    Përmbytje të mëdha janë duke ndodhur në të gjithë Shqipërinë, ndërsa Tirana është paralizuar.

    Bashkia e kryeqytetit është mjaftuar vetëm me paralajmërime, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për të shmangur këto probleme apo për tu ardhur në ndihmë banorëve.

    Në redaksinë e SYRI.net ka mbërritur një video nga përmbytjet e ndodhur në kryeqytet. Video dërguesi tregon se pamjet janë filmuar tek 9-katëshet në Tiranë. Ai tregon se një grua për pak sa nuk ka humbur jetën, pasi ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë.

    Po ashtu në vend nuk ka pasur asnjë ndihmë, as polici dhe as punonjës bashkie. Kanë qenë shoferët dhe kalimtarët që i kanë dhënë ndihmën asaj, që të shpëtonte. /SYRI.net

    http://www.dailymotion.com/video/x51...-probleme_news
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    VIDEO/ Tiranës i shtohet edhe lumi Selita. Pamjet janë vërtetë të frikshme

    10:00, 08/11/2016
    Kryeqyteti i Shqipërisë është në ditët e tij më të këqija. Braktisja nga institucionet dhe vëmendja vetëm në disa punë në qendër të Tiranës ka bërë që shumë zona të jenë të bllokuara totalisht.

    Kryeqytetit i është shtuar edhe një lum i ri, ai i Selitës. Siç edhe duket në pamjet që janë bërë publike në rrjetet sociale, zona e periferisë së Tiranës është përmbytur dhe një lum i vërtetë po rrjedh nëpër rrugë.

    http://www.dailymotion.com/video/x51...um-tjeter_news
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    VIDEO/ Pamje të frikshme, disa banorë të fshatit Kasallë majë makinave për ti shpëtuar vdekjes

    10:51, 08/11/2016
    Reshjet e dendura të shiut dhe mos marrja e masave është duke rrezikuar jetën e dhjetëra banorëve në të gjithë Shqipërinë.

    Pamjet që shikoni më poshtë vijnë nga Tirana, në fshatin Kasallë disa banorë janë në rrezik për jetën. Ata kanë mbetur të bllokuar dhe për ti shpëtuar mbytjes kanë hipur në çatinë e makinave. Nuk dihet nëse dikush ka shkuar në ndihmë të tyre. /SYRI.net
    http://www.dailymotion.com/video/x51...t-kasalle_news
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Na u permyt dhe katuni !
    Edhe se me thon te drejten ngjan me bukur i permbytur sesa ne normalitet. Problem vetem eshte nje do rim dy-tre dit pa pare Veliajn ne fotografi. Do na ngelin katunaret pa pa kryekatunarin ne resme.

  9. #9
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    "Fajin e ka Saliu!!" - do gerthitshin sucialistat...

    Qe e ka nje faj e ka..., por do ua thom njeher qater...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    "Fajin e ka Saliu!!" - do gerthitshin sucialistat...

    Qe e ka nje faj e ka..., por do ua thom njeher qater...
    Ndonje faj te madh nuk ka dhe Saliu !

    Ka vetem nje faj te vogel,ate te vendosjeve te kjoskave mu ne qender te Tiranes qe u mor si mase,si shkalle,si shembull-praktik qe ne ate vend nuk ka asgje qe nuk mund te mos; zaptohet,degradohet,shkaterrohet dhe vidhet.

    Perveç,shembullit praktik te katerve fjaleve te fundit nuk eshte se ka ndonje faj te madh.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •