Pare ne kendveshtrimin e politikes se jashtme, mendoj se Trumpit ne nje fare menyre i ra fitorja nga qielli. Deshtimi 8-vjeçar i Obames dhe Hillary Clinton ne luften kundra terrorizmit, legjitimoi fundin e tyre ne politike. Nuk mundet te pranosh donacione per fondacionin Clinton nga Katari dhe Arabia Saudite, pa i shkelur syrin financimit te tyre te ISIS-it! Ajo qe mua me surprizoi ishin exit-poll-et dhe propaganda e mediave me te fuqishme boterore ne favor te Hillary Clinton. Nje vit te tere rrjeshte dezinformuan me sondazhe qe rezultuan te paverteta. Gjykoj se eshte e pafalshme per establishmentin amerikan qe nje europian te kerkonte te verteten e situates se zgjedhjeve jo tek CNN por tek Russia TV apo Al Jazeera ne version anglisht!
Persa i perket politikave te mbrendshme, ndonese shume prej nesh ketu mund t'i referohen statistikave te mediave, duhet te na thone forumistet qe jetojne ne Amerike se çfare beri mire apo keq Obama-Clinton qe zgjedhjet t'i fitonte Trump...
Krijoni Kontakt