Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Për ndërtimin e autostradave dhe linjave hekurudhore që kalojnë nëpër territorin e Kosovës, Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi pa e marrë pëlqimin e Qeverisë së Kosovës. Një veprim i tillë i palës shqiptare lë të kuptohet, të paktën nga pala serbe, si njohje e sovranitetit serb mbi Republikën e Kosovës, prandaj po kundërshtohet nga zyrtarët shtetërorë të Kosovës.

    Për autostradat dhe linjat hekurudhore që nisen nga Serbia dhe të cilat kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës për të dalë në Shqipëri zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, Brunilda Paskali, dhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Tregtisë së Serbisë, Stevan Nikçeviq, kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi pa e marrë pëlqimin e Qeverisë, që udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

    Ky veprim i palës shqiptare lë të kuptohet, të paktën nga pala serbe, si njohje e sovranitetit serb mbi Republikën e Kosovës.

    Sipas dokumenteve zyrtare, që ka arritur t’i sigurojë gazeta “Zëri”, dy përfaqësuesit e qeverive, ajo e Shqipërisë dhe e Serbisë, Paskali dhe Nikçeviq, më 15-16 prill 2015, kishin negociuar Protokollin e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me ç’rast ishin dakorduar që të paraqesin projekte të veçanta të cilat do të prezantohen pranë institucioneve të Bashkimit Evropian, me qëllim mundësimin e financimit të tyre nga fondet e kësaj të fundit.

    Pak muaj pasi ka nënshkruar protokollin si kryesuese e delegacionit shqiptar, Paskali ka marrë detyrë të re, atë të zëvendëskryetares së Bashkisë së Tiranës. /express/

    Emri:  IMG_7118.jpg

Shikime: 1054

Madhësia:  29.5 KB
    Emri:  IMG_7119.JPG

Shikime: 1311

Madhësia:  66.6 KB
    Emri:  IMG_7120.JPG

Shikime: 1379

Madhësia:  63.1 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Citim Postuar më parë nga Oketa Lexo Postimin
    Ah qen bir qeni , e cove kete vend ne derexhe

    Pse kshu??
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Shumë probleme me fqinjët, zero probleme me Vuçiç!

    Nga Çim Peka


    Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 duke kopjuar sloganin e Ahmet Davutoglu, ish-ministër i Jashtëm dhe kryeministër i Turqisë për “Zero Probleme me fqinjët’. Ndërsa sot, si për ironi, avionët turq bombardojnë brenda territorit të dy shteteve fqinje, Irakut dhe Sirisë, ndërkohë që marrëdhëniet e qeverisë socialiste me fqinjët janë në pikën e tyre më të ulët që nga koha e Enver Hoxhës.

    Në verën e vitit 2013, kur Edi Rama sapo kishte fituar zgjedhjet, por nuk e kishte marrë akoma detyrën e Kryeministrit, së bashku me disa prej ministrave të ardhshëm filloi një tur ndërkombëtar, ku në sy ranë veçanërisht vizita në Itali, Turqi dhe Greqi. Pritja zyrtare që iu rezervua në këto shtete ishte e paprecedentë dhe sigurisht mbarte me vete shpresat e mëdha se raportet e qeverisë së re me fqinjët do të njihnin një periudhë të artë. Jo se raportet e paraardhësit ishin të këqija, por kishte elementë që në një mënyrë ose tjetër, kishin nevojë për një perspektivë më ndryshe. Prandaj, ardhja e Edi Ramës në pushtet u pa si mundësi e mirë për përmirësimin e tyre, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e Ramës për “Zero Probleme”.

    Që në fillim u pa një retorikë boshe në raport me Greqinë, dhe “armiqësia” midis Partisë Socialiste dhe Greqisë për shkak të kundërshtimit të marrëveshjes së detit, kërkonte një qasje të re nga ana e Ramës. Nuk ndodhi. Jo vetëm kaq, por ai qartazi tregoi se prioritet kishte marrëdhëniet me Italinë, ndoshta edhe për shkak të raporteve të tij personale me Kryeministrin Italian Matteo Renzi.

    Rama e rrethoi veten me miq dhe bashkëpunëtorë që ishin vokal kundër Greqisë dhe miqësor me Italianë. Historikisht ka patur një konkurrencë herë të hapur herë të kamufluar midis Italisë dhe Greqisë për influencë në Shqipëri, veçanërisht pas rënies së komunizmit. Qeveri të ndryshme shqiptare janë munduar të notojnë midis këtyre dy ujërave duke ruajtur një balancë në interes të vet. Sot, falë Edi Ramës, kjo balancë është prishur, në kurriz të marrëdhënieve me Greqinë. Nga ana tjetër, nuk është se marrëdhëniet e ngrohta politike me qeverinë italiane kanë sjellë ndonjë rezultat në fushën e ekonomisë, investimeve direkte italiane apo në atë të tregtisë.

    Kryeministri italian përballet me dy kriza të brendshme, atë financiare dhe referendumin për ndryshimet kushtetuese me 4 dhjetor. Gjasat janë, që Renzi nuk do të shtyjë më shumë se disa muaj në krye të qeverisë italiane, dhe si rrjedhojë askush nuk është në gjendje të parashikojë kush do të jenë marrëdhëniet me Italinë më pas. I vetmi përfitim deri tani në këto marrëdhënie është mbyllja e syve dhe heshtja e palës italiane në lidhje me lumin e drogës që ka vërshuar nga kjo anë e Adriatikut. Edhe kjo duket se po ndryshon, pasi situata e trafikut të drogës ka arritur në përmasa dramatike, dhe heshtja e mëtejshme do të kthehet në një problem politik edhe për vetë Italinë.

    Që me pavarësimin e Maqedonisë nga ish-Jugosllavia, faktori politik shqiptar atje ka patur vetëm dy pika reference: Uashingtonin dhe Tiranën. Që nga pranvera e vitit 2015 Tirana ka rënë si pike reference. Edi Rama është kryeministri i vetëm shqiptar që nuk ka asnjë lloj influence mbi faktorin politik shqiptar në Maqedoni. Kur në pranverë të vitit 2015 ndodhi kriza politike në Maqedoni, dhe incidenti i armatosur në Kumanovë, Edi Rama nën influencën e partive të majta të Europës Juglindore (të njëjtat parti që bekuan marrëveshjen e 1 prillit), zgjodhi të mbështesë liderin e opozitës Zoran Zaev, duke anashkaluar tërësisht faktorin politik shqiptar atje, si dhe dinamikat politike të brendshme në Shkup e Tetovë.

    Jo vetëm kaq, por në kundërshtim me linjën politike të mbajtur nga çdo qeveri e mëparshme shqiptare dhe përkundër qëndrimeve amerikane, Edi Rama kërcënoi me veto anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Si pasojë, kur Edi Rama thirri në Pogradec në takim lidershipin politik shqiptar të Maqedonisë, ata e refuzuan. Nga ai moment, Edi Rama e zeroi veten dhe qeverinë e tij në raport me Maqedoninë.

    Për shkak të raporteve personale të Edi Ramës me ish-kryeministrin Hashim Thaçi, por edhe raportit negative historik të Partisë Socialiste me Kosovën, pritej që marrëdhëniet e qeverisë socialiste me Kosovën të njihnin një periudhë pranvere. E kundërta ndodhi. Për arsyet që vetëm Edi Rama i di, dhe ne vetëm mund të hamendësojmë, në vend të Prishtinës ai zgjodhi Beogradin.

    Marrëdhëniet e mira me Serbinë janë në interes të Shqipërisë, të Kosovës dhe të vetë rajonit. Por jo, kur ato përdoren për axhendë politike individuale të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçic. Aq më tepër në kurriz të Kosovës. Edi Rama i dha vetes një rol që nuk i takonte dhe që shkon në dëm të interesave kombëtare shqiptare në Ballkan. Ai u përpoq ta kthente veten ne interlokutorin e vetëm shqiptar në raport me Serbinë duke anashkaluar autoritetet legjitime të Prishtinës. E që të arrihej koj, Rama duhej të kthehej ne liderin shqiptar mbarë kombëtar, duke përdorur kartën nacionaliste.

    Për këtë i erdhi në ndihmë Vuçiç. Në tetor të vitit 2014, u gjet rasti i artë duke përdorur hedhjen e një droni në stadium, me një flamur të zi, qe as sot nuk dihet me saktësi se si u fut në stadium. Mediat e Beogradit caktuan vëllanë e kryeministrit si autorin e lëshimit të dronit.

    Vala e nacionalizmit që kaptoi shqiptarët duhej sipas planit të transmetohej tek Rama, si udhëheqësi nacionalist i gjithë shqiptarëve. Terreni ishte përgatitur tashmë për vizitën e Ramës në Beograd, i cili së bashku me Vuçiç luajtën një teatër me mjeshtëri në konferencën për shtyp.

    Fatkeqësisht për Ramen, qytetaret e Kosovës nuk e blenë këtë shfaqje, sado të mirëorganizuar. Që këtu filluan problemet e Ramës me Kosovën dhe opinionin e saj publik. Shqiptarët e Kosovës nuk e pranuan, ndërsa ata të Shqipërisë e injoruan.

    Vizita e tij e fundit në Beograd është vetëm epilogu i kësaj qasje të pamend. Reagimi i politikës në Prishtinë, mediave dhe opinionit publik ishte brutal, i patakt dhe i dëmshëm për marrëdhëniet midis dy shteteve tona. Sikur politika në Kosovë ta kishte ndaluar Ramën me herët, dëmi nuk do ishte ky. Edi Rama tashmë e ka humbur Kosovën. Por kjo nuk është e keqja më e madhe. Që sot e tutje, raportet politike midis Prishtinës dhe Tiranës nuk janë më të njëjta dhe do të duhet shumë kohë dhe vullnet që pas ikjes së Ramës ato të kthehen në normalitet.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet



    “Shpërthen” Milaim Zeka
    17:37 / E mërkure, 19 Tetor 2016


    Gazetari, Milaim Zeka, përmes një statusi në llogarinë e tij në “facebook”, ka sharë se ata që e kritikojnë guximin e Edi Ramës, në Beograd.

    Ky është shkrimi i plotë i Zekës:
    “Per Edi Ramen dhe punen e sharjes

    Kish pas qene nje njeri, qe pas vetes e merrte nje njeri si puna ime, qe me raste te caktuara edhe shante. Pas kritikave, ai betohet se nuk do shante, vetem qe te shkonte neper tubime si me thane me nje kryetar te komunes.
    Nje dite, kryetari, duke debatu me njerin, po i thote: Une nuk e kam zakon te shaje, po pernime po lypshe qi nanen! Personi qe kishte zakon te shaje, po i thote: Mos shaje bre kryetar! Ky po i thote: Po ky po e lypka bre. Ai ia ktheu: Une kryetar, e shaje vetem ate qe e lyp! E pra kurr mos ja ndale, i tha kryetari.
    Edhe une kam pas thane mos me sha, ama keta qe po e kritikojne guximin e Edi Rames ne Beograd, shum bre po lypin qi nanen. Po kur nuk flet Tirana per ne, kush leshin don me fole?!” shkruan Zeka.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Llapi për postimin:


  6. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    “Shpërthen” Milaim Zeka
    17:37 / E mërkure, 19 Tetor 2016


    Gazetari, Milaim Zeka, përmes një statusi në llogarinë e tij në “facebook”, ka sharë se ata që e kritikojnë guximin e Edi Ramës, në Beograd.

    Ky është shkrimi i plotë i Zekës:
    “Per Edi Ramen dhe punen e sharjes

    Kish pas qene nje njeri, qe pas vetes e merrte nje njeri si puna ime, qe me raste te caktuara edhe shante. Pas kritikave, ai betohet se nuk do shante, vetem qe te shkonte neper tubime si me thane me nje kryetar te komunes.
    Nje dite, kryetari, duke debatu me njerin, po i thote: Une nuk e kam zakon te shaje, po pernime po lypshe qi nanen! Personi qe kishte zakon te shaje, po i thote: Mos shaje bre kryetar! Ky po i thote: Po ky po e lypka bre. Ai ia ktheu: Une kryetar, e shaje vetem ate qe e lyp! E pra kurr mos ja ndale, i tha kryetari.
    Edhe une kam pas thane mos me sha, ama keta qe po e kritikojne guximin e Edi Rames ne Beograd, shum bre po lypin qi nanen. Po kur nuk flet Tirana per ne, kush leshin don me fole?!” shkruan Zeka.
    Milaimi ishte nder te rrallet shqiptar nga Kosova, qe Ramizi dhe Enveri e lejonin te hynte ne Shqiperi gjate viteve te komunizmit.
    Madje ne ate emisionin e vete i ka bere nja 3-4 intervista shokut Ramiz, ku nuk e fshinte dot lumturine qe ndodhej perballe diktatorit te fundit ne Ballkan.

    Kush ka dy miligram tru ne koke, gajaset me te tilla debilleqe. Kush ka fije bari ne vend te trurit, e merr seriozisht!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,758

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Asnji nuk e prek problemin e vertete ;sa "kapacitet" ka qeveria e Kosoves te trajtoje ne emer te vet çeshtjet me Serbine ? Po kthehet ne debat koti; a ka te drejte Rama dhe sa te drejta ka.

  8. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    I vetmi qe e kapi qellimin e vizites se Rames ishte Meta te enjten e kaluar ne parlament ku deklaroi qe 'te tilla vizita ne mos per te hequr vemendjen nga aktualiteti, sherbejne si marketing dhe permiresim personal imazhi'. Dhe ne fakt ka te drejte, pasi te mbrosh Trepçen dhe pavaresine e Kosoves kur importon mbi 60% te produkteve te para bujqesore nga serbia, je vetem nje patriot alla Haxhi Qamilist


    PS: per pjesen e marketingut e besoj, sepse nder te tjera, Naltgjatesia gjeti kohen te promovonte Kurbanin ne serbisht dhe te hapte 2-3 galeri skicash...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 19-10-2016 më 14:42
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,758

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Meta ka 10 vjet qe ben politiken e brendshme se politik te jashtme ne ate vend asnje nuk mund te beje. Nuk kemi as edhe nje roje ministrie qe te mos jete i korruptuar dhe i shantazhuar. Ka ardhur koha qe Metes ti njihet kjo merite.

  10. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Asnji nuk e prek problemin e vertete ;sa "kapacitet" ka qeveria e Kosoves te trajtoje ne emer te vet çeshtjet me Serbine ?
    Ne parim ne jemi nje shtet me i konsoliduar se Kosova. Por kjo mbetet ne parim, sepse samiti i fundit i Vjenes deshmoi te kunderten.
    Nga 24 projekte te BE-se, Shqiperia mori me pak se te gjitha vendet e tjera: 1! Kurse Kosova mori 3!
    Nuk mund ta dime arsyen e vertete perse kaq pak. Mirepo fakti qe Rama ne 2014-en u mbeshtet nga Merkel me rolin kryesor ne samitin e Ballkanit dhe nje vit me mbrapa (2015-en) nuk e ftuan as ne konferencen permbyllese, eshte nje domethenie se nuk i kemi bere aspak detyrat qe jane kushte per tu anetaresuar ne BE. Mogherini kerkoi nga shteti shqiptar qe te jete aktiv ne luften kundra korrupsionit dhe se fundmi Kukan ka reaguar i shqetesuar per çeshtjen e droges qe eshte kthyer ne nje problem madhor!
    Ja pra ku i kemi dy arsye te evidentuara perse BE nuk na merr seriozisht, qofte edhe ne çeshtjet me karakter diplomatik.
    Keshtu qe Rama perpara sesa te luaj ping-pong me Vuçiçin me retorike nacionaliste boshe, te konsultohet fillimisht me perfaqesuesit e shtetit kosovar. Se jo per gje por kemi organizuar 4-5 mbledhje qeveritare vellazerore bashkepunimi Shqiperi-Kosove dhe ne rastin me te pare, kuptojme se nuk jemi aspak ne unison!!!
    Edhe kosovaret kete po i kerkojne Rames, qe ta lere menjane shown sepse po anashkalohet prezenca e Kosoves..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 19-10-2016 më 18:23
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,758

    Për: Zbulohet dokumenti/ Shqipëria dhe Serbia nuk e llogaritën Kosovën si shtet

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ne parim ne jemi nje shtet me i konsoliduar se Kosova. Por kjo mbetet ne parim, sepse samiti i fundit i Vjenes deshmoi te kunderten.
    Nga 24 projekte te BE-se, Shqiperia mori me pak se te gjitha vendet e tjera: 1! Kurse Kosova mori 3!
    Nuk mund ta dime arsyen e vertete perse kaq pak. Mirepo fakti qe Rama ne 2014-en u mbeshtet nga Merkel me rolin kryesor ne samitin e Ballkanit dhe nje vit me mbrapa (2015-en) nuk e ftuan as ne konferencen permbyllese, eshte nje domethenie se nuk i kemi bere aspak detyrat qe jane kushte per tu anetaresuar ne BE. Mogherini kerkoi nga shteti shqiptar qe te jete aktiv ne luften kundra korrupsionit dhe se fundmi Kukan ka reaguar i shqetesuar per çeshtjen e droges qe eshte kthyer ne nje problem madhor!
    Ja pra ku i kemi dy arsye te evidentuara perse BE nuk na merr seriozisht, qofte edhe ne çeshtjet me karakter diplomatik.
    Keshtu qe Rama perpara sesa te luaj ping-pong me Vuçiçin me retorike nacionaliste boshe, te konsultohet fillimisht me perfaqesuesit e shtetit kosovar. Se jo per gje por kemi organizuar 4-5 mbledhje qeveritare vellazerore bashkepunimi Shqiperi-Kosove dhe ne rastin me te pare, kuptojme se nuk jemi aspak ne unison!!!
    Edhe kosovaret kete po i kerkojne Rames, qe ta lere menjane shown sepse po anashkalohet prezenca e Kosoves..


    DUKE,nuk desha me ju fut ketij diskutimi por problemi i vertete eshte "Kosova" nuk eshte "Shqiperia",dhe po ta shpegoj ,per aq sa vlen,dhe pse :

    Eshte dobesia e Kosoves problemi,sepse ne nuk jemi shtet i konsoliduar,nuk kemi shtet qe nga koha e mbreterise se Zogut. Mbas tije kemi patur parti-shtet por jo shtet.Dhe keto 25 vjet morali dhe llogjika e partis-shtet nuk ka ndryshuar. Si krijohet e zhvillohet nje shtet ? Thjeshte duke vene kuadrot me te zote e te ndershem ne qeveri dhe sidomos neper ministri dhe institucione.Gje qe deri sot per aq sa ishte e mundur e ka bere vetem Zogu. Mjafton te shikosh emrat e pushtetareve o nepunsve ne kohen e tije dhe te besh nje krahasim me kohen e Enverit dhe ne kohen e sotme. Kjo nuk sjell vetem ngritjen e shtetit por sjell edhe ngritjen e opozites o te kundershtarve,edhe ata ne ate kohe ishin njerez me kualitet. Plus qe pa pasur nje politik te nje mirqenie progresive te brendshme. Nuk mundet te keshe nje politik te jashtme po mungoi e brendeshmja,se mungon baza e politikes qe eshte morali i votuesit a i shtetasit.
    Pse problemi eshte Kosova ? Sepse ishte Kosova qe duhet ta terhiqte Shqiperine ne berjen e shtetit,jo e kunderta. Sepse ata dolen nga nje lufte qe e kishin enderruar,nje çlirim i ri qe duhet te sillte nje moral te ri,njefar barazie e drejtesie. Pra Kosova nuk ka asnje ndryshim me Shqiperine,ka dhe atje vetem korrupsion,varferi dhe njerez qe kerkojne te ikin. Pra ky eshte problemi i vertete ,Kosova, qe atje nuk kane as nje ide politike dhe as nje moral gjithashtu mbi berjen e shtetit.
    Eshte e kote te shtoj se 45 vjetet e Enverit egzistonte vetem ideja e shtetit,qe ishte frika,dhe nuk egzistonte nje minimum patriotizmi. Keto 25 vjet nuk egzistojn te treja o me sakt nuk egziston as shteti dhe as frika dhe na ka mbetur vetem patriotizmi kot. Pra pyetja e vertete eshte;mos valle patriotizmi i Kosoves eshte akoma me kot se i Shqiperise ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 19-10-2016 më 20:24

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •