Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte kjo arsyeja perse une kam qene kunder anetaresimit kapitullues te Shqiperise ne BE, pasi anetaresimi ne gjendjen aktuale qe eshte Shqiperia behet sa per sy e per faqe dhe per te kenaqur jo shqiptaret por interesat e atyre vendeve europiane qe asnjehere nuk e kane fshehur antipatine e tyre ndaj shqiptareve.

    Nuk duhet harxhuar koha me integrimet kapitulluese por duhen fokusuar vemendja dhe energjia ne rikthimin e Shqiperise ne legjitimitet dhe sa me afer standarteve europiane. Vetem atehere Shqiperia mund te kerkoje anetaresim ne BE dhe vetem atehere Shqiperia do te perfitoje maksimumin nga ky anetaresim.

    Por ne nje vend ku politika ka deshtuar te sjelli ndryshim, antesimi ne BE u shitet shqiptareve si "shpetimi i Shqiperise", kur ne fakt nuk eshte aspak ashtu.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #12
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Cfare kerkon ne te vertete Greqia?
    ??????cfare ???? cfare???? Cfare i ka ngele pa mare Greqise nga Shqiperia ????cfare????cfare???asgje ,asge i ka mare te gjitha pa perjashtim. Ajo eshte edhe zagari (bashke me zagaret tane) edhe gjuetari,kurse ne jemi lepuri qe bredhim ne nje koder te zhveshur,te djegur nga rrezet e diellit.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e REG_KRAY
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    66
    Cfare kerkon me te vertete GREQIA ???????

    Nje politike e re u formua ne vitin 1991 kundrejt Shqiperise kur Kryeministri Grek i atehershem Micotaqis i kerkoi Ramiz Alise vendosjen e Kryepeshkopit Janullatos ne krye te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare , permirsimin e te drejtave te minoritetit grek ne jug te shqiperise dhe pergatitjen e nje neni te vecante ne ligjin elektoral ne zgjedhjet e para pluraliste ne Shqiperi te vitit 1991 , ku minoriteti grek duhej te perfaqsohej politikisht nga organizata Omonia si dhe nje lloj presioni nga qeveria e Tiranes per te shtyre mijra shqiptare te kalonin kufirin shqiptaro - grek ilegalisht duke realizuar ne kete menyre endrren e madhe Greke per asimilim me ane te nderrimit te emrave dhe fese me ane te pagezimit te shqiptareve emigrante qe do te futeshin ne territorin grek per arsye politike dhe ekonomike .
    Te gjitha kerkesat e kushtezuara te bera nga kreu i qeverise greke u realizuan ne kohe rekord nga Ramiz Alia dhe qeveria komuniste ne Shqiperi qe po kalonte ditet e fundit te saj.
    Keshtu kryepeshkopi Janullatos pavaresisht bujes se madhe qe beri dhe kerkeses per mospranim te mijra shqiptareve brenda dhe jashte vendit u pranua te drejtonte Kishen Ortodokse Shqiptare duke shkelur ne kete menyre vendimin marre nga patriotet shqiptare dhe vecanerisht Fan Noli dhe mbreti Zog per ndarjen e kishes Autoqefale Ortodokse shqiptare nga patriarkana .
    Qe ne kohen e pranimit te tij e deri sot kleri i huaj ortodoks ne shqiperi ka qene armiku me i madh i vendit dhe agjentura me e forte ne territorin shqiptare qe ka punuar dhe luftuar per helenizimin e jugut te shqiperise dhe rrenjesimin e politikes ekspansioniste greke ne vendin tone duke kanalizuar gjithshka nen ombrellen e Kishes Ortodokse Greke. Gjithashtu ne ligjin elektoral te vitit 1991 dhe me pas ate te vitit 1993 u vendos nje nen i vecante per perfaqesimin e politikes se minoritetit grek ne shqiperi qe u be precedenti me i rrezikshem ne marrdheniet shqiperi-greqi si dhe baza kyce pas se ciles jane fshehur gjithe projektet dhe planet greke per asimilimin e shqiperise se jugut . Ne kete menyre minoriteti grek ne shqiperi jo vetem qe iu la hapesire e madhe veprimi politik ne te gjitha instancat e qeverisjes se vendit dhe administratesn shteterore , por gjithashtu iu plotesuan kerkesat per arsimin ne gjuhen e tij ametere , si dhe u identifikua perfundimisht me emrin komunitet etnik. Keshtu duke u treguar inferiore ndaj perendimit dhe kerkesave te tij per te drejtat e njeriut shqiperia nuk beri as percapjen me te vogel per te njohur arvanitesit ne greqi qe jane autoktone , si dhe te drejtat e cameve te pervuajtur dhe te masakruar nga antartet grek . Emigracioni i shqiptareve ne greqi eshte shtyre dhe toleruar nga vete qeveria greke qe nga viti 1991 per 3 arsye . e para: per te asimiluar me kollaj nje pjese te konsiderueshme shqiptaresh duke bere te mundur pagezimin e tyre ne kishat greke dhe nderrimin e emrave nga shqiptare ne grek . e dyta : per te rimekembur industrine e rende greke dhe ate pjese te ekonomise greke te cilat kishin mbetur pas dore ne Greqi , pa te cilat ekonomia greke nuk mund te ngrinte nivelin e saj ne stadin e vendeve te tjera te Bashkimit Europian . e treta: me ane te pranimit te mijra emigranteve shqiptare ne greqi ajo donte te tregonte se bente bamiresi duke mbrojtur , ushqyer dhe punesuar shqiptaret e pervuajtur nga diktatura komuniste dhe ne kete menyre mund te perfitonte te ardhura te konsiderushme nga Bashkimi Europian.
    Pasi arriti qellimin e saj me ane te kerkesave te siperpermendura , Greqia filloi te dilte me kerkesa te tjera ne lidhje me pronesine e minoritetit ,dhe futjes se agjentures greke ne cdo sektor te shoqerise shqipetare.
    Per realizimin e ketij qellimi , nje rol te rendesishem luajti dhe lobi grek ne Amerikei cili ka investuar mjaft ne perfshirjen e intelektualeve nacionalist grek ne administraten Amerikane dhe ekonomine e vendit me te fuqishem ne bote . Ne kete menyre duke perfituar nga mungesa e nje strategjire te mirfillte ne Ballkan te politikes se Jashteme Amerikane , nga perqendrimi i vemendjes Amerikane dhe te perendimit drejt marreveshjes se Daytonit ne Bosnjen e pasluftes , nga hapesira qe iu la Milloshevicit ne Kosove pas lufets se Bosnjes dhe ngritjen e ndergjegjes kombetare te faktorit Shqiptar ne Kosove dhe Maqedoni , si dhe nga renia e skemave piramidale ne Shqiperi politika greke ndaj Shqiperise filloj riaktivizimin ne terren dhe ndehyrjen aktive dhe pikerisht arriti finalen e saj ne fund te vitit 1996 dhe fillimin 1997 .
    Duke hulumtuar shtypin dhe median greke gjate diteve te nxehta te vitit 1997 , si dhe duke analizuar faktet e shumta qe hedhin ne drite vete shtypi dhe media greke , i ashtuajturi "REVOLUCION I VONUAR I VITIT 1997 NE SHQIPERI " mund te perifrazohet edhe si "PUSHTIMI GREK-KOMUNIST I SHQIPERISE" Quhet pushtim per arsye se qe nga ai moment shqiperia u pushtua politikisht dhe ushtarakisht nga greqia dhe se per kete pushtim qarqe te caktuara greke perdoren cdo mjet dhe menyre per te aneksuar shqiperine duke financuar dhe investuar gjithashtu edhe politikanet me ekstremiste te majte te shqiperise te cilet sot drejtojne vendin dhe mundohen te crrenjosin ndjenjen kombetare tek shqiptaret duke lujtur politiken me antishqiptare qe ka pasur ndonjehere historia shume shekullore e vendit toneper interesat e tyre meskine dhe per llogari te padroneve te tyre financues ne Greqi , kunder strategjise te aleateve tane ne bote.
    Keto fakte tregojne mesemiri shkakun kryesor te trazirave ne Shqiperi , aktivizimin e te gjithe segmenteve greke , qeveritare dhe joqeveritare si dhe fillimin e plote te aneksimit te jugut te Shqiperise nga Greqia .

    Albanian pride
    God Bless

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e REG_KRAY
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    66
    *
    God Bless

  5. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Greqia kerkon ate qe ka kerkuar tere jeten. Eshte pjese e te qenit grek. Ashtu si pretendimi i Camerise dhe i Kosoves nga ana jone shte pjese e te qenit shqiptar.

    Fokusimi juaj eshte teper i gabur, sidomos ne menyren se si e perceptoni luften kundra Grekut, lufte morale dhe paditese, qe nuk rregullon asgje. Ne emer te synimeve anti-shqiptare greke sot ne jemi gati te urrjeme njeri tjetrin e ta padisim ate si tradhetar. E ku ka me mire se kjo situate per Grekun?

    Konflikti i brendshem shqiptar eshte arritja me e madhe qe Greku ka kurorezuar ndaj nesh. A keni degjuar ndonjehere qe Greku ti thote grekut, Shqiptar ne forme akuze per tradheti?? Kurre, sepse vet te qenit Grek per ta eshte gje e shenjte, kurse ne e bejme shqiptarin grek, serb e armik pa na u dridhur buza. Thame se shpetuam nga keto mentalitete kur rra komunzmi, por nuk doli ashtu.

    Ne genjejme veten duke meduar se greku mundet duke eleminuar ne emer te idealit kombetar, te gjithe ata qe gjejne sot nje interes ekonomik tek marrdheniet me grekun, por kjo eshte ne fakt jo vetem genjeshtra me e madhe por edhe fatkeqesia me e madhe qe ne sot perjetojme.
    Armiku me i keq i shqiptarit ne fakt nuk eshte Greku, as Serbi e askush tjeter qe synon te na beje keq, armiku yne me i madh eshte mjerimi dhe paaftesia per tu civilizuar ne ato nivele ku te shpalosim kompaktesi dhe mire-funksionim si shoqeri edhe kur diferencat e brendeshme ideologjike jane te medhaja. Paaftesia pra per te krijuar nje shoqeri ku komunisti te bashkjetoje me ballistin, socialisti me demokratin etj etj pa degjeneruar ne krize sociale. Kur ne te krijojme shoqerine vlerave dhe aftesive e jo te llafeve apo denglave boshe per shqiptarizem, Greku do kete nje kundershtar dinjitoz per te luftuar.

    Liberalizimi i shoqerise shqiptare i shoqeruar me stabilitet, rregull, dhe qetesi eshte nje nga perparesite me te forta qe mund te siguroje populi shqiptar per te qene i suksesshem ne synimet e tij kombetare. Historikisht, shoqerite me kompakte, me te qendrueshme, me solide dhe me te perparuara kane qene dhe jane ato me liberalet me ne krye ameriken, ku djegia e flamurit mbrohet me kushtetute.

    Influenca e Greku ne shqiperi nuk luftohet me inat e me llafe te bukura. Ajo luftohet me pune me djerse, me merita dhe duke aftesuar veten, ne ate nivel qe Greku mos te beje dot pa ne.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Pėr tė qenė tė lumtur
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 17:36
  3. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  4. Kriza e botės bashkėkohore
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 12:44
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •