Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Mbetjet, BE nxjerr zbuluar qeverinė shqiptare (Dokumenti)

    Ajo qė mendon e mbi tė gjitha standardet qė ndjek Bashkimi Evropian nė lidhje me mbetjet, kanė qenė nė qendėr tė tė dy palėve kėto ditė: kryeministrit Edi Rama qė mbron importin e mbetjeve dhe atyre qė e kundėrshtojnė atė.

    “Historia Ime” ka mundur tė lexojė transkriptet dhe rekomandimet e njė konference me temė “Seleksionimi i mbetjeve nė kontekstin e njė ekonomie qarkulluese nė Evropė” tė mbajtur mė 29 janar 2016 nga Komisioni Evropian (Municipal Waste Europe dhe EUROCITIES).

    Menjėherė tė bie nė sy njė element i rėndėsishėm i kėsaj pakete qė ėshtė nevoja qė vetė Bashkimi Evropian ia njeh vetes pėr rishikimin e ligjeve tė BE-sė pėr mbetjet duke e vėnė theksin tek riciklimi dhe ripėrdorimi i mbetjeve urbane. Pėr tė arritur kėtė, Komisioni Evropian ka sugjeruar si domosdoshmėri ndryshimin e mėnyrės sė mbledhjes sė mbeturinave nga familjet nė vendet e Bashkimit Evropian.

    Debati kryesor gjatė Konferencės ishte si tė lehtėsohet zbatimi i praktikės sė seleksionimit tė mbetjeve. Ndryshe nga si e ka paraqitur qeveria shqiptare, diferencimi i mbetjeve nuk e bėn riciklimin domosdoshmėrish njė proces mė tė kushtueshėm, thuhet nė paketėn e sugjeruar nga Komisioni Evropian. Sipas BE, ėshtė mė e kushtueshme nė rast se mbetjet nuk seleksionohen qė nė burim (madje qė nė kuzhinat e familjeve), njė fakt ky qė rrėzon argumentin e qeverisė shqiptare sipas sė cilės “ky proces ėshtė i shtrenjtė”.

    KE ka shpjeguar gjithashtu se diferencimi nuk ėshtė as i papranueshėm nga publiku. Nėse jepen stimujt e duhur financiar, ndėrgjegjėsues etj, shembujt pozitivė tė qyteteve kanė treguar se qytetarėt e kanė pranuar sistemin dhe kanė bashkėpunuar. Nuk ėshtė i vėrtetė as fakti se kjo praktikė mund tė funksionojė vetėm nė qytete tė vogla apo tė mesme. Praktika e kryeqyteteve evropiane ka treguar tė kundėrtėn, sipas dokumentit me rekomandime nga kjo konferencė qė Historia Ime e zbardhi tė plotė nga faqja zyrtare e Bashkimit Europian.

    Gjatė konferencės, ekspertė tė ndryshėm kanė theksuar se riciklimi duhet tė jetė me patjetėr njė proces ku qytetari tė luajė rol kyē. Qytetet e vogla dhe tė mesme shpesh kanė rezultate mė tė mira se kryeqytetet pėr shkak tė afėrsisė dhe impaktit qė kanė tek qytetarėt. Pra riciklimi dhe procesi i seleksionimit ėshtė shumė mė i suksesshėm nė nivel lokal pasi ka pėrfshirje mė tė madhe.

    Ajo qė sugjeron Komisioni Evropian ėshtė nė kundėrshtim me atė qė po propozon qeveria shqiptare. Sugjerohet t’i jepet prioritet procesit tė riciklimit nė nivel lokal dhe forcimit tė marrėdhėnies bashki – qytetar dhe jo ndėrmarrja e politikave pėr importimin e mbetjeve jashtė kufijve.

    KE-ja sugjeron qė mbeturinat tė mos lėvizen, pra tė mos eksportohen apo importohen, por tė riciklohen aty ku janė, mundėsisht nė qytetet apo qytezat ku prodhohen. Ndėrsa ajo qė na sugjeron qeveria shqiptare ėshtė importi i plehrave tė huaja, qė sipas saj do t’i hapte rrugė fuqizimit tė industrisė ricikluese.

    Paketa e propozuar nga Komisioni Evropian pėrfshin tre kėrkesa tė cilat vendi ynė i sheh ende nga larg (pėr tė mos thėnė se po ecen nė drejtim tė kundėrt):

    Grumbullim i diferencuar (seleksionim) i mbetjeve urbane
    Pakėsim sa mė i madh i landfilleve deri nė mbyllje tė tyre pėr mbetjet e seleksionuara
    Kthimi i kulturės sė riciklimit dhe ripėrdorimit nė njė objektiv kryesor
    Shteti me performancėn mė tė lartė tė riciklimit dhe ripėrdorimit tė mbetjeve ėshtė Gjermania me 64% dhe me performancė mė tė ulėt Rumania me vetėm 3% – ndėrkohė qė pjesa tjetėr shkon nėpėr landfille. Ndėrkohė kryeqytetet me performancė mė tė mirė janė cilėsuar Ljubjana nė Slloveni dhe Talin nė Estoni. Shembulli i kėtyre dy qyteteve rrėzon edhe mitin paragjykues se Evropa e veriut ėshtė e suksesshme nė kėtė proces nė krahasim me jugun apo vendet qė dikur i pėrkisnin ish bllokut komunist.

    Nė Shqipėri ende nuk kemi ndėrgjegjėsim pėr praktikėn e koshave tė ndarė (plastikė, metal, letėr, qelq), e aq mė pak zbatim tė teknikave pėr shtimin e mbetjeve tė ricikluara.

    Pėr letrėn dhe metalin, teknikat mė frytdhėnėse nė Evropė janė ato tė grumbullimit derė mė derė e ndėrsa pėr produktet e qelqit mbledhja nė pikat e grumbullimit. Gjithashtu shumė qytete aplikojnė edhe formėn “pay-as-you-throw”, (paguhesh sapo i hedh mbeturinat) duke i shpėrblyer financiarisht qytetarėt qė diferencojnė mbetjet e tyre. Sipas propozimit tė KE-sė, komunikimi i mirė me qytetarėt ėshtė gjithmonė ēelėsi pėr njė proces tė suksesshėm.

    Vendet qė duan tė kontribuojnė nė zhvillimin e ekonomisė qarkulluese dhe riciklimit, duhet patjetėr tė adopotojnė sistemin e diferencimit tė mbetjeve.
    Lexoni tė plotė kėtė dokument tė Bashkimit Europian qė nxjerr zbuluar qeverinė shqiptare nė lidhje me argumentet qė ka pėrdorur kėto kohė pėr ligjin e mbetjeve.
    /historia ime/
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: Mbetjet, BE nxjerr zbuluar qeverinė shqiptare (Dokumenti)

    Mbetjet nuk nxjerrin zbuluar asgje sepse nuk eshte problem riciklimi o bisnes industrial eshte thjesht trafik kriminal.

    Per ta shpeguar si popull fenomen qe jemi duhet perdorur gjuha zyrtare : " Nan sacciu,nan vidi,nan c'eru e si c'eru,durmivu". Nuk e di,nuk e pashe,nuk isha dhe se isha,flija.

    Mbase nga ana politike ka ndonje kuptim qe tregon diferencen e madhe qe ka Rama me Saliun o PS me PD . Plerat,si argument-praktik vetem per kete mundet te sherbejne per te shpeguar qe Gramoz Ruci eshte me i djadhte se shoku Sali.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Mbetjet, BE nxjerr zbuluar qeverinė shqiptare (Dokumenti)

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Mbetjet nuk nxjerrin zbuluar asgje sepse nuk eshte problem riciklimi o bisnes industrial eshte thjesht trafik kriminal.

    Per ta shpeguar si popull fenomen qe jemi duhet perdorur gjuha zyrtare : " Nan sacciu,nan vidi,nan c'eru e si c'eru,durmivu". Nuk e di,nuk e pashe,nuk isha dhe se isha,flija.

    Mbase nga ana politike ka ndonje kuptim qe tregon diferencen e madhe qe ka Rama me Saliun o PS me PD . Plerat,si argument-praktik vetem per kete mundet te sherbejne per te shpeguar qe Gramoz Ruci eshte me i djadhte se shoku Sali.
    Serafimo, besoj jemi te dy dakort me faktin se ndryshimi vjen vetem nga populli. Nqs ne 2011-en, ky ligj u zmbraps nga revolta popullore (pavaresisht se e nxitur nga qarqet qe sot po e mbrojne), nevojitet edhe sot nje solidarizim akoma me i gjere per kete kauze. Nese ky sistem merr 2 shuplaka mbrenda nje kohe te shkurter, do i druhet se 3-es dhe sigurisht qe ne te ardhmen do operoje me i kujdesshem e i kufizuar per ēeshtje te tilla delikate!

    PS: Vlen per tu pare sesa nerv i ka mbetur akoma ketij populli...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Duke_Of_Arberia : 28-09-2016 mė 09:07
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Mbetjet, BE nxjerr zbuluar qeverinė shqiptare (Dokumenti)

    SKEMA E FAVOREVE- SI E BLEU EDI RAMA BIZNESMENIN NIKOLIN JAKA


    Nė kulmin e debateve mbi ligjin e importit tė plehrave dhe kanabisin, kreu i Dhomės sė Tregėtisė, z.Nikolin Jaka, doli me njė qėndrim publik tė bujshėm disa ditė mė parė.
    Ai tha se kanabisi duhej legalizuar dhe se mbjelljet ishin diēka normale, mė pas tha se edhe po tė legalizohej prostitucioni nuk do ishte keq, duke dalė mė pas dhe tek pika nevralgjike…Nikolin Jaka deklaroi publikisht se parlamenti duhej qė ta miratonte sa mė shpejt ligjin pėr importin e plehrave dhe riciklimin.
    Ky qėndrim i kreut tė Dhomės sė Tregtisė, kishte njė rėndėsi tė dorės sė parė. Ishte qėndrimi i shoqatės mė tė madhe tė biznesit, nė lidhje me njė nismė problematike, tė dyshimtė dhe me shumė tė panjohura si ajo e importit tė plehrave.
    Por ishte njėkohėsisht dhe njė sinjal solidarizimi me qeverinė Rama edhe pėr ēėshtjen e kanabisit nga nr.1 i biznesit nė vend.
    Por gjasat janė qė shtysat e Nikolin Jakės tė mos jenė dhe aq parimore apo ‘teknike’ siē ai pretendon.
    Pasi pikėrisht nė momentin kur Nikolin Jaka i kėrkoi Kuvendit qė tė miratonte ligjin e riciklimit, komisionet e Kuvendit po shqyrtonin paralelisht dhe njė tjetėr projektligj, i cili lidhet drejtpėrdrejt me interesat e z.Jaka.

    Emri:  Relacioni-i-projektligjit-pe5r-dhomat-e-tregtise-300x136.jpg

Shikime: 283

Madhėsia:  11.9 KB

    Bėhet fjalė pėr njė nismė qė zyrtarisht i ėshtė dėrguar Kuvendit nga ministri Arben Ahmetaj, e qė synon imponimin pėr tė gjitha bizneset, qė tė paguajnė njė kuotė vjetore pėr Dhomėn e Tregtisė.
    Sipas kėtij projektligji, nėse regjistron firmėn tėnde nė QKR, atėherė je i detyruar automatikisht tė paguash dhe njė kuotizacion pėr Dhomėn e Tregtisė qė e drejton z.Jaka.
    Ky ėshtė njė favor i rėndėsishėm qė i bėhet z.Jaka dhe Dhomės qė ai drejton, pasi i krijon atij kapacitete tė forta financiare, tė garantuara me ligj.
    Ndaj dhe deklaratat e z.Jaka pėr riciklimin/kanabisin/prostitucionin kanė qenė minimalisht pretendime tė dhėna nė kushtet e njė konflikti interesi arbitrar, pretendime tė dhėna nė njė kontekst ku kryeministri dhe qeveria favorizon shoqata biznesi me ligj, pėr tė marrė nė kėmbim heshtjen e biznesit ndaj aktiviteteve tė dyshimta ose kriminale. / HashtagAL
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Mbetjet, BE nxjerr zbuluar qeverinė shqiptare (Dokumenti)

    Skandali: 83% e mbetjeve shqiptare nuk riciklohen, pse duhet importi i tė tjerave?!

    Nga Artur Zheji

    Kjo qeveri po shpenzon dhjetėra milion euro, pėr fasada dhe infrastrukturė, pėrse nuk investon nė mbledhjen e mbetjeve shqiptare dhe tė shpėtojė nga falimentimi, industrinė e riciklimet?

    Financiarisht, ekziston njė rrezik qė duhet marrė parasysh, rreziku i tregut, sepse tregu ėshtė i pakontrollueshėm nga qeveria dhe shteti dhe do tė priret tė sjellė sa mė shumė mbetje dhe plehra me cmim sa mė tė lirė!

    Tė gjitha avantazhet e pėrmendura nė relacionin e projekt ligjit, lidhur me rrjetin e eksporteve dhe tė vendeve tė punės rrezikohen nėse ricikluesit nuk kanė kontrata solide me kompanitė qė blejnė produktet e tyre.

    Deri mė tani nga tė dhėnat rezulton se nė Shqipėri gjenerohen 387,728,650 kg mbetje nė vit, nga tė cilat vetėm 17% e tyre riciklohet.

    Dhe ky ėshtė njė realcion zyrtar, i qeverisė shqiptare.

    Kjo tregon qė 83% e mbetjeve ėshtė ende nė treg i paprekur nga kompanitė e riciklimit.

    Ēfarė nevoje ka pra Qeveria Rama, tė pėrkushtohet pėr tė miratuar ligjin e rrezikshėm tė Plehrave, kur 83% e lėndės sė parė ndodhet nė Shqipėri?

    Dhe Shqipėria pastrohet, si vend pisanjos qė ka mbetur, por me prirje tė mrekullueshme turistike, ku pastėrtia ėshtė parakusht i njė turizmi tė shėndetshėm!

    Por dukshėm kryeministri, qė na akuzon ne analistėve dhe mediat qė jemi tė painformuar, duket se, nė rastin mė tė mirė, ėshtė ai vetė i painformuar.

    Ose, nė rastin mė tė keq, gjė qė mė vjen keq ta besoj, kryeministri akuzonjės, mbetet llogjikisht i pandehur fajtor, i vetėdijshėm pėrmes kėtij ligji, do tė kemi njė pėrmbytje tė rrezikshme plehrash.

    Madje pėrmes fallsifikimeve tė njohura tė letrave doganore, do tė inkurajohej edhe depėrtimi i mbetjeve tė rrezikshme radioaktive dhe kimike, kancerogjene dhe me pasoja katastrofike pėr ambientin e shqiptarėve.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Mbetjet, BE nxjerr zbuluar qeverinė shqiptare (Dokumenti)

    Firmosni te gjithe kete peticionin ketu poshte:

    https://www.change.org/p/populli-shq...fb_ref=Default
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: Mbetjet, BE nxjerr zbuluar qeverinė shqiptare (Dokumenti)

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Serafimo, besoj jem te dy dakort me faktin se ndryshimi vjen vetem nga populli. Nqs ne 2011-en, ky ligj u zmbraps nga revolta popullore (pavaresisht se e nxitur nga qarqet qe sot po e mbrojne), nevojitet edhe sot nje solidarizim akoma me i gjere per kete kauze. Nese ky sistem merr 2 shuplaka mbrenda nje kohe te shkurter, do i druhet se 3-es dhe sigurisht qe ne te ardhmen do operoje me i kujdesshem e i kufizuar per ēeshtje te tilla delikate!

    PS: Vlen per tu pare sesa nerv i ka mbetur akoma ketij populli...
    Problemi i vertete o Duke eshte mos egzistenca e popullit,nuk egziston asnje element edhe imagjinar qe ta vertetoje te pakten si teori. Populli tek eshte shfarosur,nuk eshte me as specie qe shkon drejt zhdukjes se eshte zhdukur. Ka shume e me shume si propabilitet shpresa tek nje Mesi,Alien,hero mitologjik etj etj sesa tek termi popull qe as si abstraktizem praktikisht nuk egziston. Ne edhe individ si specie umane nuk jemi realisht brenda realitetit,kush ka qene pro plerave tani eshte kunder ndersa kush ka qene kunder tani eshte pro,ndersa pjesa qe mbetet nuk jane as kunder e as pro.

    Po te egzistonim si kumunitet se si popull nuk e kemi ate shanc duhet ta kishim varur Ramen qe kur donte te fuste armet o plerat kimike siriane.

  8. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Mbetjet, BE nxjerr zbuluar qeverinė shqiptare (Dokumenti)

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Nqs ne 2011-en, ky ligj u zmbraps nga revolta popullore (pavaresisht se e nxitur nga qarqet qe sot po e mbrojne), nevojitet edhe sot nje solidarizim akoma me i gjere per kete kauze..
    Kėtu qėndron edhe problemi. Saliu nuk ėshtė kundra importit tė plehrave se e ka marrė qokėn qė atėhere. Edit nuk ja dhanė qokėn atėhere dhe ky mblodhi popullin e nuk i la tė sillnin plehrat. Tani janė dakord tė dyja palėt... dhe... bujrum plehrave. Sa pėr popullin, eh populli. Jemi i vetmi vėnd nė botėn perendimore qė nuk gjen asnjė lloj sindikate qė pėrkrah popullin. Kėtu ke sindikata biznesesh po.
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Wordless pėr postimin:

    skender76 (28-09-2016)

  10. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Mbetjet, BE nxjerr zbuluar qeverinė shqiptare (Dokumenti)

    Roli i Ramės dhe roli i palaēos


    Muē Nano, i cili e ka depozituar tashmė nė arkivėn e historisė politike togfjalėshin e famshėm tė “aleancės sė qelbėsirave”, ka qėlluar pėrsėri nė shenjė. Ai e ka cilėsuar kryeministrin Edi Rama, njė palaēo politik, pas paturpėsisė sė kėtij tė fundit pėr tė miratuar tė njėjtin ligj, pėr rrėzimin e tė cilit, ishte pėrbetuar dhe kishte vepruar tri vite mė parė.

    Termi palaēo, ndoshta ėshtė mė i godituri pėr tė definuar njė politikan, i cili jo thjesht nuk mban premtimet, jo vetėm gėnjen e manipulon, jo vetėm shkatėrron arsyen humane me argumenta qesharakė pėr tė justifikuar abuzimin dhe korrupsionin, por qė nuk ka njė thelb tė vetin, njė bosht, njė filozofi ku beson, njė parim qė respekton, njė linjė qė ndjek. Kryeministri, ashtu si edhe personazhi i palaēos, ka njėqind fytyra, luan njėqind role, bėn njėqind skena, pa qenė asnjėherė vetvetja. E pėr rrjedhojė, edhe ata qė janė tė detyruar tė ndjekin (pėr tė mbėshtetur apo kritikuar) politikat e tij, po e kanė gjithnjė e mė shumė njė mision tė pamundur. Nė cirkun e kryeministrit, gjykimi nuk ka mė asnjė vlerė.

    Ligji i plehrave ishte njė kulm i kėtij palaēollėku, qė provokoi edhe reagimin e fortė tė Muē Nanos e shumė tė tjerėve. Sepse Rama, me dendėsinė e manipulimeve tė tij, nuk zhvlerėson vetėm kritikėn, por heq ēdo mundėsi mbėshtetjeje, tė paktėn pėr njė prej politikave tė tij. Nėse e mbėshtet pėr njė gjė sot, nesėr mbetesh si gallof kur sheh tė ndodhė e kundėrta. Sepse politikat e kryeministrit nuk i drejton njė program i caktuar, por interesat e lėvizshme tė atyre qė e komandojnė atė. Pėr kėtė arsye Fatos Lubonja e ka quajtur maskė, pėr kėtė arsye Muē Nano e konsideron palaēo politik.

    Si mund tė ketė vlerė, pėr shembull, tė vlerėsosh njė kryeministėr tė majtė, qė vjen nė pushtet duke ulėritur kundėr koncensioneve dhe, jo vetėm i lejon ato, por bėn kėrdinė duke u dhėnė qindra milion euro, nė emėr tė partneritetit publiko- privat, njė eufemizėm ky i rilindjes pėr koncesionet, rrethit tė njerėzve tė tij pėr shėrbime fantazėm.

    A ka kuptim tė mbėshtesėsh idetė e njė lideri pėr shėndetėsi falas dhe reformė tė sistemit shėndetėsor, kur sapo vjen nė pushtet nėnshkruan mbi gjysėm miliardė euro pėr sterilizime e check- up, ndėrsa ndodhin vdekje nė spitale pėr shkak tė mungesave elementare.
    Mund tė entuziasmohesh me Lazaratin, por menjėherė tė bien si kovė me akull nga qielli avionėt e drogės, tė cilėt transportojnė kanabisin mbarėpopullor me bekim policor.

    I ngriti peshė disa shembja e pallatit tė Lul Bashės, por ka kohė qė kanė ulur kokėn para pallateve e betonizimit qė po lulėzojnė nga veriu nė jug.

    Lista mund tė jetė e gjatė, pėr tė mbėrritur deri tek akti i fundit, ai miratimit tė ligjit pėr importin e mbetjeve. Kėtu, pėrfundimisht, bėhet e pamundur jo ta mbėshtesėsh, por edhe ta gjykosh apo kritikosh. Kėtu, argumenti dhe vlerėsimi, bėhen zero. Edi Rama vėrtet tė le pa tekst. Ēfarė mund t’i thuash mė parė? Qė pse bėri fushatė me ambientalistėt dhe kėrkoi referendum 5 vjet mė parė? Pse ishte me Adrian Klosin 12 vjet mė parė? Pse e rrėzoi ligjin e Berishės tri vite mė parė? Tė kuptosh pse bėn fushatė, takime me grupe interesi, ballafaqime nė facebook, shpjegime nė tv, kur ligji ka kaluar dhe nuk i bėn pėrpara se ta votojė? Apo t’i japėsh shpjegim se si i njėjti Edi Ramė qė 50 ditė mė parė e kundėrshtonte kėtė projektligj, si pa leverdi ekonomike tė garantuar dhe me rrezik shndėrrimin e vendit nė depo plehrash, tani e quan progres dhe e krahason importin e mbetjeve me atė tė grurit pėr bukė?

    Edi Rama nuk mund tė shpjegohet, gjykohet, vlerėsohet, kritikohet apo mbėshtetet, sepse ai nuk ėshtė Edi Rama. Eshtė dikush qė pėrpiqet tė bėjė sikur po bėn rolin e kryeministrit. Eshtė njė personazh qė luan njė personazh tjetėr, qė nuk ka identitet tė tijin, pra njė palaēo. Me tė mund tė argėtohesh, tė hutohesh, tė provokohesh, por ėshtė e kotė tė investosh gjykimin dhe arsyen. Ai ėshtė i aftė tė t’i zhvlerėsojė ato ēdo ditė. pėr sa kohė nuk ka njė mision tė vetin, njė bindje, njė program, njė parim. Tė cilat edhe mund tė mos i arrijė pėr arsye tė ndryshme, por tek tė cilat do tė besonte. Tek besimi i dikujt mund tė investosh mbėshtetjen apo kritikėn, por Edi Rama nuk ka njė identitet politik tė vetin. Ndoshta jo vetėm.

    Shfaqjet e tij pėr mbi katėr orė nė ditė live nėpėr ekrane, fotot dhe komentet nė rrjete sociale, “gallatat” nė ndarjet e tapive, batutat me gratė e botės, ekspozitat artistike nė moshė tė thyer, xhirot nė bllok me pantallona tė shkurtra, kravatat me lule e lulet nė qendrat e qyteteve, janė cirku ku kryeministri luan ēdo ditė. Por ku fatkeqėsisht, edhe ne, jemi tė detyruar tė marrim njė biletė. /mapo/
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  11. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Mbetjet, BE nxjerr zbuluar qeverinė shqiptare (Dokumenti)

    Gallatė/Tė gjitha lajthitjet e Ramės pėr plehrat

    Do e bej Shqipėrinė mė tė pastėr duke sjellė plehra nga jashtė.



    Kur plehrat i sjell Saliu shkaktojnė kancer, kur i sjell unė tė pastrojnė mushkritė.



    Unė organizoj referendum pėr tu zgjedhur vetė, por ndaloj referendumin qytetar kundėr importit tė plehrave.



    Qeveritė qė importojnė plehrat janė tė kapura nga mafia, unė do sjell plehra nė Shqipėri pėr tė luftuar mafian.



    Doganat e mia me skaner i kapin mbetjet radioaktive, por hashashi u shpėton se ėshtė bar.



    Nė fillim i quajta plehra nuk deshėn, pastaj mbeturina nuk e pranuan, e zbuta dhe mė, i quajta lėndė e parė, pastaj e modernizova akoma: mall nė bursė, por kur s’paranauan asnjė u thash po sjell grurė pėr tė bėrė bukė.



    Kam thėnė para pesė vitesh: “Tė kėrkosh plehra nga jashtė ėshtė tradhėtia mė e madhe kombėtare nė kushtet kur vendi ka 1 milionė ton plehra rrugėve”, por tani kam kuptuar se ėshtė patriotizėm.



    Dikur kam thėnė: “Vetėm kur tė mbysin plehrat mund ta trajtosh popullin tėnd si budalla”, tani unė po i sjell plehrat, por janė sharlatanėt e mediave qė i trajtojnė njerėzit si budallej.



    Nuk po ju sjell helm qė t i’u sėmur, por grurė qė t i’u ushqej.



    Besojeni Rilindjen, ėshtė riciklim mashtruesish.



    Ilir Meta nuk ėshtė hajduti me bllok nė dorė, por lėndė e parė pas riciklimit qė i bėra si plehrė e Saliut.



    Kishte tė drejtė Shalsi kur tha do vjedhim ndryshe. Ne plehrat i quajmė mbetje. Trafikun riciklim. (Lapsi.al)
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •