Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    "Vandalizem", shtremberimi i Historise

    perSHENDETje
    Me kete teme miqt e mi dua me nje pershkrim te shkurter te shpjegoj historine e nje populli teutonik , i cili kishte "jete te shkurter" dhe histori madheshtore. Behet fjale per popullin (ose fisin) Vandal , emri i te cilit per fat te keq eshte keqperdoruar per shkak te diskriminimit qe i eshte bere ketij populli nga shkrimtaret romak te asaj kohe te cilet nuk mund te imagjinonin se nje fuqi "barbare" mund te zevendesonte ate romake. Per fat te keq termi Vandalizem (qe lidhet me Vandalet) sot do te thote shkatrim, shkatrim i veprave te artit etj, kjo si pasoje e shtremberimit te historise te vertet te ketij populli.

    Vertet, kush ishin Vandalet;
    Vandalet ishin nje popull teutonik (ose gjerman) qe ndaheshin ne dy degezime , ne Astinget dhe Silinget dhe kishin prej'ardhje nga zona jugore e gadishullit Skandinav. Ne shek e 2 e.s Astinget ishin vendosur ne zonen e lumit Tisa (sot Hungari) kurse Silinget shfaqen ne zonen e Silesise. Ne shekullin e 4 mbas trazirave te shumta te kohes si shkak i vershimit te Got'theve , Vandalet u nisen fillimisht drejt Dakise dhe pastaj moren drejtim per ne Perendim (te Europes). Ne vershimin e tyre drejt Perendimit u bashkuan me Suibet (fis teutonik dhe ky) dhe duke shfrytezuar luftrat midis Romes dhe Alarikut (mbreti i Visigot'theve) kaluan alpet e Frances dhe dolen ne gadishullin Iberik (Spanje). Brenda pak vitesh erdhen ne perleshje me aleatet e tyre , Suibet, gjithashtu dhe me Ualin ( mbreti i ri i Visigot'theve) i cili gati shfarosi njerin fis vandal, Silinget. Posht rrezikut visigot'th Vandalet Asting bashk me Alanet (nje fis aziatik qe kishte kaluar ne Spanje) u detyruan ne vitin 429 te kalojne Gjilblartarin dhe te vendosen ne Afriken e Veriut. Mbreti me i shquar i Vandalve ishte Gunxeriku i cili pushtoi shume zona te Afrikes veriore dhe ne vitin 435 pushtoi Kartagjenen (qe kishte rendesi te jashtzakonshme per ekonomine romake)dhe e beri kryeqytet, ne te njejten kohe ai krijoi nje flote detare te fuqishme e cila kaloi aftesite e flotave te tjera te kohes dhe ariti te mbikqyr Detin Mesdhe. Ne kete periudhe Vandalet organizuan sulme detare kundra bregdeteve te Mesdheut dhe pushtuan Siceline, Korsiken, Sardenjen dhe ishujt Balearid ndersa ne vitin 455 Gunxeriku pushtoi Romen (kryeqytetin e Perandorise) dhe e plackiti per 10 dite. Vandalet u mahniten nga bukurite e Romes dhe donin qe me zbukurimet e saj (statujat, idhujt, bustet etj.) te zbukuronin kryeqytetin e tyre dhe keshtu mblodhen shume vepra arti per t'i cuar ne Kartagjene por anijet e tyre u mbyten dhe keshtu keto vepra nuk ariten kurre atje. Qe atehere per Vandalet u shkruajt sikur ishin armiq te artit nderkohe qe ndodhte krejt e kunderta. Gjithashtu Vandalet nuk ishin as te paret as te fundit qe bene nje gje te tille, 1 shekull para tyre Konstandini i Madh e cveshi Romen dhe gati gjith Greqine e lasht nga veprat mahnitese per te zbukuruar kryeqytetin e ri ,Konztandinopojen , dhe nuk u shfaq termi "konstandinizem" sic ndodhi me termin "vandalizem".

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    vashdimi i historise

    Mbas pushtimeve ne Perendim, Gunxeriku i'u drejtua Lindjes ku qendronte Bizanti i cili shikonte mbreterine vandale si nje kercenim te madh. Ne vitin 468 Leonti i Pare (perandori bizantin) ndermori nje sulm kunder Vandalve i cili ishte i pasukses'shem. Mbas kesaj Leonti beri marveshje paqeje me Vandalet ne vitin 471.
    Ne vitin 477 Gunxeriku, mbas 39 vjetesh ne pushtet, vdes dhe "perandoria tij" dobesohet nga luftrat e perbrendshme per kuroren. Perfundimisht mbreteria e Vandalve do mbikqyret nga Justiniani i Madh i cili ne vitin 532 organizon nje sulm te madh me ushtarak Belisarin, dhe pushton Kartagjenen dhe gati gjith Afriken e Veriut. Justiniani ariti brenda pak viteve te shkateroi disa mbreteri "barbare" (ose gjermane) dhe tokat e tyre te vijne nen fuqine e Bizantit, i cili tani mė mbizoteronte ne Mesdhe.
    Vandalet i perkisnin Krishterimit Arian. Ne Afriken e Veriut ata u bashkuan me popujt e meparshem te cilet ishin latinofoles, kishin qytetrim romak, dhe brenda pak vitesh Vandalet ishin kthyer ne qytetar te bute dhe nuk kishin te benin mė me luftetaret e eger gjerman , gje qe i beri "me te lehte" perball armiqve te tyre.falemiNDERit

Tema tė Ngjashme

  1. Riretushimi i historisė
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-11-2011, 17:34
  2. Shtrembrimi i Historise
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 16:10
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Librat e historisė sė Kosovės heqin mitet kombėtare
    Nga iliria e para nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 14:57
  5. Ndodhitė nė Maqedoni
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •