Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345

    Historia 2300 vjeçare e një mozaiku

    Prej me shume se 20 vjetesh mozaiku i famshem, i njohur me emrin "Bukuroshja e Durresit" eshte instaluar ne hyrje te Muzeut Historik Kombetar ne Tirane. Mozaiku terheq vemendjen per bukurine, elegancen, freskine dhe thjeshtesine e vijave, ndersa fytyra e gruas ne qender te tij, te grish me embelsine e saj. Por jane te paket njerezit qe e dine vendin ne te cilin u zbulua mozaiku 2.300-vjecar, i cili tashme identifikohet me emrin e qytetit me te vjeter te Adriatikut lindor. Sic ka ndodhur me shume monumente te tjere te qytetit antik, edhe "Bukuroshja e Durresit" eshte "zgjuar" nga krismat e armeve. Bashkepuntori i vjeter shkencor, Vangjel Toci, ne nje nga shkrimet e tij deshmon se, ne mars te vitit 1918 nje njesi xhenjere e ushtrise austro-hungareze, e cila ndertonte nje strehim kunderajror ne Durres gjate Luftes se Pare Boterore, hasi ne nje shtrese mozaiku. Monumentin e pa arkeologu Praschniker, i cili sherbente ne ushtri per qellime shkencore. Ne vitin 1920 Prascniker botoi pershtypjet dhe vleresimet e veta per disa monumente ne librin e tij "Muzakhia und Malakastra". Per me shume se 30 vjet, perpjekjet per zbulimin e monumentit nuk paten asnje rezultat, pasi arkeologu austriak nuk kishte shkruar as adresen dhe as koordinatat e vendndodhjes se mozaikut te Durresit. Zbulimi i ketij monumenti te mrekullueshem ne korrik te vitit 1959 i detyrohet hetimeve dhe kerkimeve te panderprera te punonjesve te Muzeut Arkeologjik te Durresit, te drejtuar nga arkeologu Vangjel Toci. Monumenti, i cili tashme eshte transferuar ne Muzeun Historik Kombetar eshte zbuluar vetem 130 metra ne veri te Pallatit te kultures "Aleksander Moisiu" te qytetit bregdetar. Ai ndodhej ne nje thellesi 4.70 metra ne oborrin e nje banese ne rrugen "Dalip Tabaku". Arkeologu Vangjel Toci shkruan se, mozaiku me siperfaqe mbi 15 metra katrore, ka trajten e elipsit me diameter te madh veri-jug 5.10 metra, ndersa diametri i vogel eshte 3 metra. Ai perbehet nga gure te vegjel zalli shumengjyresh, te vendosur ne nje shtrese porcelani ne menyre artistike nga mjeshtrat vendas. Sfondi i mozaikut eshte i zi. Ne qender shquan nje koke e hijshme gruaje, me qendrim monumental, dhe me lartesi 1.20 metra. Ajo i ka floket te lidhura gershet-gershet si kurore dhe te shternguar me nje kordele te kuqe, me ane te bardha. Fytyra e saj vezore eshte e celur dhe kombinimet e gureve portokalli, te kuq e boje hiri krijojne nje figure mjaft te kendeshme. Pjesa tjeter e mozaikut eshte e mbushur me motive floreale, ku dallohen lule dredhezat, rozeta, lotusi dhe lule kembora. Dekoracioni vijon pa nderprerje, duke vazhduar me pas edhe me motive gjeometrike. Duke gjykuar edhe nga vendndodhja arkeologet thone se mozaiku duhet te kete qene pjese e nje baseni te nje banjoje luksoze. Vetem 100 metra me larg, poshte pallatit te kultures, ndodhen edhe termat e mevonshme publike dhe ndoshta, mes dy monumenteve antike, ka nje lidhje funksionale. Arkeologu Toci shkruan se, duke gjykuar nga teknikat e ndertimit me gur te vegjel zalli, mozaiku eshte ndertuar ne mbarimin e shekullit te IV ose fillimin e shekullit te III para lindjes se Krishtit.

  2. #2
    Miss. Congeniality
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    fenomenale!
    Kur te vete ne tirane nuk do ta le pa e pare!
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-05-2004
    Postime
    17
    më knaqet me këto shkrime! Zoti u knaqt¨!!!

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Prej ketij mozaiku desha te behesha arkeologe kur isha 7 vjec. Kishin bere nje si histori per te ne nje liber historie per femijet. Per mua ishte frymezuese kur e kam pare per here te pare.

    Nje foto e dobet e saj:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 20-01-2005 më 03:01
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  4. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •