Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Omnix Albania: Tërhiqemi nga investimi $450M për resortin turistik, pasiguria në kulm

    Per sa kohe ne pushtet do jene zagaret e Ramiz Alise ky vend nuk do te mare fryme...Ne Shqiperi duhet nje rizgjim,duhet nje force e re atdhetare. Nuk ka shprese me Bashe,Rame,Mete e Muter te ripordhjes...

  2. #12
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Omnix Albania: Tërhiqemi nga investimi $450M për resortin turistik, pasiguria në kulm

    Shteti shqiptar nuk ka nevoje per idiote investitore qe vijne me qindra miliona dollaresh. Ne kemi nevoje vetem per vrases , prostituta dhe trafikante droge.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar angmokio për postimin:

    skender76 (22-09-2016)

  4. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Omnix Albania: Tërhiqemi nga investimi $450M për resortin turistik, pasiguria në kulm

    Largimi i ‘Omnix’, prokuroria sekuestron pronën tek Gjiri i Lalzit: U fitua me falsifikim

    Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pronën prej 45 mijë metra katrorë në Gjirin e Lalzit, ku ishte planifikuar të realizohej një investim prej 450 mln dollarësh me ndërtimin e një resorti luksoz turistik.

    Sekuestrimi i këtij trualli nga ana e prokurorisë vjen pa vendimeve të dyshimta të gjykatës së Durrësit, që besohet se është bërë edhe shkaku i dhunimit të biznesmenit libanez dhe si rezultat, tërheqjes së tij nga investimi në Shqipëri.

    Sipas prokurorisë, ka dyshime se shtetasi Pal Selçuni e ka përfituar pronën me një vendim gjykate në korrik të këtij viti përmes akteve të falsifikuara

    Sipas Prokurorisë, në vitin 2014, shtetasi Pal Selçuni ka bërë një padi për pushtim toke kundër shtetasit libanezo-amerikan, Fadi Mitri, administrator i kompanise “Omnix Albania”.

    Edhe në atë kohë, Prokuroria e Durrësit vendosi mosfillimin e procedimit penal, për shkak se “Omnix Albania”, shpk, ka një kontratë qiraje me shtetin shqiptar për shfrytëzimin e kësaj sipërfaqeje toke.

    Për të paktën këto dy raste, Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime të arsyeshme se, në procesin gjyqësor civil për njohjen e pronës, paditësi Pal Selçuni ka paraqitur dokumente të falsifikuara, duke pretenduar se e ka poseduar pronën pa shqetësim për një periudhë 20-vjeçare.

    Në këtë gjykim, sipas Prokurorisë, kanë qenë si palë ndërgjyqëse Bashkia Durrës dhe Avokatura e Shtetit. Rezulton se në seancën përfundimtare kanë munguar Bashkia e Durrësit dhe Avokatura e Shtetit. Në këto kushte, ku palët e interesuara nuk kanë ngritur pretendime (për shkak të mungesës së tyre), gjykata e Durrësit, me vendimin nr. 457, datë 25. 03. 2016, ka vendosur të njohë shtetasin Pal Selçuni si pronar të pronës, objekt shqyrtimi. Gjithashtu, rezulton se kundër këtij vendimi nuk është bërë ankim nga palët ndërgjyqëse dhe vendimi ka marrë formë të prerë më datë 19.04.2016.

    Në veprimet e mëtejshme hetimore, Prokuroria e Durrësit do të shqyrtojë arsyet e mungesës së palëve ndërgjyqëse dhe mungesën e ankimit mbi vendimin e njohjes së pronës në emër të shtetasit Selçuni.


    Shqip

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •