Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Edhe lekët për barin e miut i lypa në rrugë

    "Fatkeqësisht mjekët më shpëtuan, por, kur të dal nga spitali, mund të pi prapë bar miu. Nuk kam asgjë pse të rroj. Nuk i duhem askujt dhe askush nuk kujtohet për mua"

    FIER/ Hanko Laze: Dy fëmijë më braktisën, i treti është në çmendinë. Nuk kam shtëpi e as njeri

    E vethelmuara: Pse doja të vdisja
    "Edhe lekët për barin e miut i lypa në rrugë"



    Aurora Damini

    FIER

    Vetëhelmohet para Bashkisë së Fierit një grua e braktisur. Një grua 37-vjeçare nga fshati Ndremie i Roskovecit, Hanko Laze, ka pirë bar miu, dje në orën 12.00, por tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burri i kishte vdekur para 6 vjetësh, ndërsa fëmijët e kishin braktisur. Prej tre vjetësh jetonte në një dhomë me qira, në Patos, por dje i zoti i saj e kishte nxjerrë, pasi nuk kishte lekë të paguante qiranë. 37-vjeçarja Laze ka treguar për Gazetën arsyet që e kanë shtyrë drejt vetëflijimit. Madje për bariun e miut edhe lekët i kishte marrë borxh.

    Prej sa vitesh jetoni në Patos?
    Prej tre vitesh jetoj në një dhomë të marrë me qira. Kam jetuar me vajzën Fatbardhën, 15 vjeçe dhe djalin e madh Adrianin, 18 vjeç, i cili qëndroi me ne disa kohë dhe më pas shkoi te halla e vet në Lushnjë.

    Pse vendose t'i jepje fund jetës?
    Isha fare e pashpresë. Tre fëmijët që kam i kam të shpërndarë, pasi nuk kam strehë. Vetë nuk i mbaj dot, nuk kam lekë. Djalin e vogël, Nexhipin, 12 vjeç, e kam me të meta mendore dhe është në spitalin e Beratit. Vajza, e cila ishte me mua, shkoi te xhaxhai në fshatin Ndremie. Djali i madh, në Lushnjë, pra, fëmijët thuajse më kanë braktisur. Sot në mëngjes i zoti i shtëpisë më nxori nga dhoma, pasi nuk kisha lekë të paguaja qiranë. Vajza prej disa ditësh ishte mysafire te xhaxhai në Ndremie. Shkova sot në mëngjes ta merrja, por kunati, Mane Laze, nuk ma la, madje e kishin mësuar që të pohonte se nuk donte të vinte me mua. Djali i madh gjithashtu nuk do të jetojë në varfëri, siç jetoj unë. Siç nuk më erdhi vajza, i hipa furgonit dhe nukdija nga të shkoja. Në Fier më sollën këmbët. Nuk kisha as lekë për barin e miut. Ato pak lekë ia lypa dikujt.

    Ku e morët barin e miut?
    Në rrugën kryesore në Fier te një tregtar në trotuar. E bleva dhe doja të ulesha diku që ta pija rehat. Doja me gjithë shpirt të ikja nga kjo botë. Nuk i duhem askujt dhe askush nuk kujtohet për mua. Në momentin që e piva, një grua erdhi me të shpejtë e më goditi në këmbë. Thërriti një polic dhe unë doja të largohesha me vrap, që të mos më kuronin mjekët. U gjenda në spital dhe, për fat të keq, shpëtova.

    Pse e pive barin e miut para Bashkisë?
    Të them të drejtën kam pak inat me bashkitë. Kam shkuar disa herë te kryetari i Bashkisë në Patos, Andon Bida, i cili asnjëherë nuk e ka vënë dorën në zemër për mua. Unë kam punuar në Komunale në Patos, derisa më nxorën në asistencë. Më pas Bida nuk më dha asnjë lloj përkrahje. Kështu përfundova në një person që jeton me lëmoshën e njerëzve të Patosit ose me borxhe.

    Po njerëzit tu pse nuk të ndihmojnë?
    Unë jam nga Radostina, i kam të këputur dhe nuk bëjnë gjë për mua.

    Ç'do të bëni kur të dilni nga spitali?
    Nuk e di, mund të pi prapë mar miu. Nuk kam asgjë pse të rroj.


    VETEHELMIMET GJATE KETIJ VITI NE FIER

    2 janar 2003, Miranda Mato, nënë e 3 fëmijëve, nga fshati Marinëz, 36 vjeçe, ka pirë fostoksinë nga varfëria

    29 janar, në spitalin e Lushnjës ka vdekur nga fostoskina 75-vjeçarja Fize Këcuku, banuese në fshatin Zhamë

    29 janar, një 15-vjeçare nga Fieri, E.S., nga lagjja "Apolonia", ka tentuar vetëhelmimin

    30 janar, Sabire Dyrmishi, banuese në fshatin Velmish të Rroskovecit në Fier, 46 vjeçe, nënë e 4 fëmijëve, ka tentuar vetëhelmimin

    16 shkurt, 40-vjeçarja Mahmude Minimi, banuese në fshatin Shtyllas në Fier, ka tentuar vetëhelmimin

    17 shkurt, ka vdekur në spitalin e Lushnjës 57-vjeçarja Razie Qosja, banuese në fshatin Gjenas të komunës Bubullimë

    22 shkurt, vdes nga fostoksina në spitalin e Fierit 18-vjeçarja Elisabeta Crraga, banuese në fshatin Kallm të Fierit

    22 shkurt, një 18-vjeçare, E.F. nga Rroskoveci, tenton vetëhelmimin për shkak të divorcit të saj me burrin

    25 shkurt, një 59-vjeçare, Esma Kuliçi, nga fshati Grizë e Patosit, pi fostoksinë për shkaqe të krizës familjare

    13 mars, vetëhelmohet me fostoksinë 30-vjeçarja Rajmonda Gjonaj nga fshati Gjynaqar i Fierit

    15 mars, pi test për enë dhe ha nga 2 kuti kokat e shkrepëseve, 55-vjeçarja Dylbere Buzi, nga fshati Kallm i Fierit, për shkaqe të grindjes familjare

    10 prill, një 18-vjeçare, Eli Buzi, nga fshati Kallm i Fierit, pi fostoksinë për motive që ende nuk dihen

    17 prill, ka tentuar vetëhelmimin një 23-vjeçare nga fshati Strum i Roskovecit, pas grindjes me të shoqin.
    ------------------------------
    ----------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Jane kushtet e "MIRA" qe ka krijuar PS-ja me Fatos Nanon!
    Bravo.....Bravoooo
    Edhe BAR do te pime dhe idealet nuk i ndrojmeeeeeee

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja c'thote gruaja:

    """"Prej tre vjetësh jetonte në një dhomë me qira, në Patos, por dje i zoti i saj e kishte nxjerrë, pasi nuk kishte lekë të paguante qiranë.
    Pse e pive barin e miut para Bashkisë?

    Të them të drejtën kam pak inat me bashkitë. Kam shkuar disa herë te kryetari i Bashkisë në Patos, Andon Bida, i cili asnjëherë nuk e ka vënë dorën në zemër për mua. Unë kam punuar në Komunale në Patos, derisa më nxorën në asistencë. Më pas Bida nuk më dha asnjë lloj përkrahje. Kështu përfundova në një person që jeton me lëmoshën e njerëzve të Patosit ose me borxhe.""""


    Ky eshte populli.
    Ktu e solli popullin (pjesen qe nuk vret, qe nuk mashtron, qe nuk grabit, qe nuk ka miq ne ministri e bashki) Rregjimet Ramiziane-Berishiane e Nano-jane.

    Qeverite Shqiptare qe nga Ramiz Aliu e Yll Bufajt e tek Meks-Tritanat e Sali Berishat e deri tek Nano-Gjinush Metat.. dine ti bejne yzmet vetem K2-shave te Koco Kokdhimave e Marsel Skendove..

    Kusuri jane pa qeveri..
    Ju kemi sjelle fotoksin Importi ...thone kto qeveri..c'doni me nga ne..

    Hajt mos na cani by... se sju a kemi ngene..



    ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •