Çfarë thonë prifti Don Lush Gjergji për shenjtërimin e Nënës Terezë?
KUSH DO T’I LUTET NËNËS TEREZË NË KOSOVË?
Vatikani ka vendosur që me 4 shtator Nëna Terezë të bëhet e shenjtë. Kjo nënkupton që Nëna Terezë tashmë sipas fesë katolike do të jetë një ndër personat e shenjtë të cilës njerëzit mund t’i luten dhe të kësisoj të garantohet se kjo lutje apo falënderim i transmetohet Zotit.
Personat e shenjtë janë të njohur në konceptet e gati të gjitha religjioneve por vetëm feja katolike e ka ruajtur dhe specifikuar shenjtërinë, si një person që ka bërë mrekulli shëruese.
Në Kosovë, lajmi për shenjtërimin e Nënës Terezë është parë si një nga lajmet më të rëndësishme për imazhin e shqiptarëve në botë.
Krenari dhe nderë, vendimin e Vatikanit e kanë cilësuar edhe liderët shtetëror dhe personalitete të rëndësishme të jetës akademike, politike e kulturore në Kosovë.
Zyrtarisht Kosova me Kushtetutë është vend laik. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2012, në Kosovë janë 1 milionë e 739 mijë e 825 banorë. Fiks 1 milionë e 660 mijë 598 kosovarë apo 96 për qind e të regjistruarve janë deklaruar mysliman, 2.2 për qind katolik dhe 1.5 për qind ortodoksë.
Në formularët e regjistrimit të popullsisë ishte edhe mundësia që të mos deklarohet fare feja apo edhe të mohohej ajo. Kësisoj 1 mijë e 209 kosovarë të Kosovës janë deklaruar se nuk i përkasin asnjë feje, ndërsa 7 mijë e 77 persona nuk janë përgjigjur fare pyetjes se cilës fe i takojnë.
Çfarë thonë prifti Don Lush Gjergji, për shenjtërimin e Nënës Terezë?
Sipas fesë katolike: “Është diçka e jashtëzakonshme, dekreti përfundimtar për caktimin e ditës kur do të ngjajë mesha e shenjtërimit të Nënës Terezë. Është caktuar dita e diel e 4 shtatorit si dita kur do të bëhet shenjtërimi i saj. Kjo lidhet me datën e rëndësishme sepse pikërisht të dielën e 5 shtatorit 1997, Nëna Terezë kaloj në amshim apo siç thoshte ajo ‘po i kthehet të Atit’. Tashmë me shenjtërimin e saj, Nëna Terezë e cila sa i ishte gjallë na përfaqësoj denjësisht, do të jetë avokati apo ndërmjetësi i njerëzve tek Zoti. Tash çdo shqiptar mund t’i lutet dhe ta falënderoj Zotin nëpërmjet Nënës Terezë. Ta lusim dhe ta falënderojmë Zotin nëpërmjet Nënës Terezë dhe ajo do t’ia përcjellë atit tonë”, ka thënë Don Lush Gjergji për televizionin publik, transmeton Insajderi.com.
Ne i themi ketij don Lush karleones, se jo çdo Shqiptar do t'i lutët një të vdekurit, një statuje apo nje fotografije,... por çdo katolik shqiptar, qe dmth, 2.2% e popullesis Shqiptare do t'i lutet ne shenje idhujtarie !
Krijoni Kontakt