* * *
Ikje
Koka ime
ne shteg te ballit
Ka nje porte te fshehte
Ku hyne e dalin
miza-blete mendimet
Nektar lulesh
ne mendje vajzash
Thumbojne diten
.....edhe ditet
Miza bletet e mia
Dhe larg kur ikin
s'harrojne te kthehen
Po sot cka ndodhur
Ku ne koke_kosheren time
ka mbetur dylle i ftohte
...............
Me ka ikur bleta
* * *
Ca pika shiu rane mbi qelq
...........
Te gjithe te dashuruarit jane te marre
Kete mendim askush dot se ndreq
Nder ta une ndihem i pare
Kam imunitet
Kete post.
Asnje komisjon parlametar
Dot s'ma heq
Kjo poezi e Kadarese
Sec mu kujtua sot per dreq
Bashkohuni me mua ju
te "marret" e kesaj bote
Lerini te zgjuarit te rrine vec
* * *
Bardhe e zi
Mos me fol per San Valentine
Bukuroshja ime e fjetur
Letra e bardhe
e laps i zi
Dhe fjalet pa ngjyre
Ketu asgje ska tjeter
Nga c'kontinent dashurie
Mbine keto lule
Petalet shlyera
Si zjarre te shuara
Kontrast i cuditshem
Si dite te vetmuara
Me thuaj.....
Ti qe me shume se asgje ne bote do veten
UNe te desha ty
Ti deshe TY
Keshtu dashuria zgjat tre dite
patjeter
Mos me fol per San Valentine
As ketu as ne boten tjeter
Fjalet qe si thua kurre ne shpirt
Si shkruan dot as ne leter.
* * *
Nuk e di
Me thuaj e dashur
Si ishte ajo dashuri..?
Te dashuruar
su dashuruam
( deri me sot)
Te ndare
s'ndahemi dot
* * *
Te desha
Aq shume
te desha sa
Nga puthejt e tua u deha
Nga perkedheljet e tua
u llastova
Mbi prehrin tend
gjoksin tend
Ndihesha i vogel
Se si me vrasin ato kujtime
Kam ikur
Vitet kaluan
per te me bere te madh
Pa ty
Sjam as i vogel
* * *
Jetojme te sotshmen
Kujtojme te djeshmen
E nesermja???
Mbetet enigme
Keshtu ishte dje
Eshte edhe sot
Neser?
Pa ty
Jam si tel i pa'akorduar kitarre
Rrezohem si gjethe e trishtua vjeshte
Hesht si shirit i paincizuar kasete
Thyhem si xhami mbi kokeforcine e pritjes
Krijoni Kontakt