-
i/e larguar
Nje Poezi
SEVDA ALLAH-ALLAH!*
Po iken me muzgun edhe nje tjeter dite me shi
Njezet e kater ore te humbura pa dashuruar
Me kafene pasdite rrufis - nje xhezveplot!- nostalgji
Me shket nder funde filxhanesh imazhi yt i harruar.
Do te nis si dikur dasmore me gerrneta e dajre
Gratacela e qerpice, ti zgjoj me tambur e bori
Ne ste gjetshin, ama, dervishet e mi askerkund nen re
Emrin tend, zerin tend, syte e tu, do braktis perjetsisht.
Fluturojn me diellin, plot nete te tjera pafjetur
Me telefon, me e-mail, me padurim e pres nje lajm
Lajmetaret ditezinj, dreqin ku do te kene mbetur!?
Thuam' aman, fallxhor mjeker-rregjur, ne do qesh a do qaj!
*Kete poezi e kam postuar njehere tek forumi i vjeter. Ju lutem te me falin per perseritjen ata qe e kane lexuar.
-
-
ben
une nuk e kisha lexuar. flm qe e postove prap.
te lutem me lejo te them ate qe tingellon jo shqip
Ne titull i ke te tria fjalet jo shqipe, ndonese perdoren ne shqip shume e shpesh....
Bej nje gje qe te mos duket kaq turqisht...
Flm... dhe urime...
-
-
i/e larguar
...
Titulli eshte pjeserisht turqisht dhe pjeserisht arabisht. Natyrisht e kam vene me qellim, jo per mungese fjalesh te fjalorit tone. Titulli eshte pjese e vjershes dhe ndonese nuk ndjek ritmin e vargjeve te saj, eshte ne sintoni me idene.
Pershendetje
B.
-
-
Po me Papen cpate.
Ben ...poezia ishte interesante por pamfleti per bunkeret dhe ato heshtat e ndryshkura mbi cdo shtyll betoni vreshtash ishte shum i bukur. Ne nje faqe interneti shikoni disa foto nga bregu(riviera)
http://www.tirana.purespace.de/himara/MEDIUM/005_0A.JPG
http://www.tirana-online.de/panorama-a.html
Tek ajo foto ku duket nji mal shkembor buz detit ku dallohet vrima gjigande e nji Tyneli betoni.
Ai tynel fillon ne Det e futet thelle nen mal dhe sherben si vend strehimi per anijet ushtarake.
Ai tynel i sherben natyrisht mbrojtjes se vendit dhe cdo shtet ben e harxhon per mbrojtjen por ne Shqiperine Staliniste keto lloj punimesh u ndertuan me djers e gjak.
Ata qe e ndertuan ishin bij nenash por jo nga familjet bllokmene por nga te ashtuquajturit "te deklasuar".
Shum ushtare "xhenjere" (skllever) i lane kockat ne ate sketerre.
Ben pse e permend Papen? Ne se e ke per respekt ,mire por ne se ironizon nuk eshte mire.
Papa eshte njeri i mrekullueshem dhe ne Shqiptaret duhet ta duam per shum arsye.
Mace, mos u merzit qe e bera shum politike kte postim.
Agim, flmn per poezine pershendetese.
Tashme per forumin sic thot dhe macja kane ardhur Agime te reja me ardhjen tuaj mes nesh.
Suksese mik i nderuar.
-
-
i/e larguar
Asgje kunder... :-)
Besoj shume nga banoret e asaj pjese te fillimit te rruges se Durresit ne Tirane e mbajne mend qe kubanet mbanin ne legate nje qen qe lihte shume fort.
Kubanet iken kur timoni jone ideologjik nderroi kend dhe vendin e tyre ne te njejten godine e zuri ambasadori i Vatikanit.
Ashtu si permendja ketu e fatit te qenit, absolutisht pa asnje para apo prapamendim, edhe permendja e legateve te Papes eshte thjesht nje detaj faktik, qe per mua simbolizon ndryshimin.
Nuk e kam pare akoma foton por me duket se ai tuneli eshte prane Kalase se Ali Pashes. Deti eshte i shkelqyer, bregdeti me shkembej, nendeti gjithashtu shume i pasur.
Do zoti behemi mbare ti shikojme sa me shpejt.
Pershendetje
BenAlbani
-
-
ben
do zoti behemi mbar ti shikojme sa me shpjet.
po te ndodhe kjo do te doja te shikonim edhe njeri tjetrin.
une per vete do te vija.... biles po e the edhe nje here ika se aq shume me ka zene malli
sa me vjen te zihem me te gjithe..... per fajin e te gjitheve dhe te askujt.
duke dashur te te pershendes, me lejo te te nis ca vargje....
... qe i kam shkruar nje dite e merzitur me mallin dhe e urryer me pamundesine e kthimit...
(kete po ta nis jo per te te thene se une shkruaj... por se me ka marre malli dhe te me shohesh si jam kur jam e permallur, pra eshte miqesisht)
***
Askush nuk e do veten me pak se ne
Askend nuk e do fati me pak se ne.
Me ke te zihem???
Dua teluftoj sonte me te gjithe kundra te gjitheve
sidomos me veten kundra vetes
Te ikesh e te vish ketu ku kam ardhur une
dhe si kam ardhur une
do te thote te vdesesh pergjysem.
(o edhe vdekjen nuk ma japin te teren)
Ndjej sa jam duke ikur edhe prej vetes
Jam bere e gjitha dhimbje per te gjitha
cfare lashe atje...
edhe per ato qe nuk munda
ti le.
QE i mora me vete , se me ndoqen
sic hija me ndjek
si rete me ndjekin jo rralle
si dielli ndonjehere.
oh...
e prap askush nuk e do veten me pak se ne
askend nuk e do fati me pak se ne.
perqafime...ben, nga macia
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt