Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: qerpiket

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e komelee
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    banore e te ardhmes
    Postime
    4

    qerpiket

    I ferkoi syte mire e mire ne ujin e rrjedhshem, sa qerpiket filluan te lundronin ne pellgun e krijuar ne fund te lavamanit. Cuditerisht, shikimi ju permisua ndonse piklat e ujit kishin mbushur rezervuaret e kapakeve . Shikonte veten ne pasqyre dhe po bindej me teper ne mashtrimin se syte kishin filluar te rrum-bu-lla-ko-seshin . Syte e tij “kinez,” kishin humbur permasat tipike por kjo nuk shfaqte ndonje shqetesim . I kishin thene, se vetvetiu ndryshimet e ambjentit do te jepnin resultate te pashpjegueshme. Sidoqofte kjo nuk duhej te krijonte alarmime te panevojshme. Dhe ne te vertete, nuk kishte as kohen e as durimin te humbiste ne kerkime te “panevojshme.”
    Dhe ato pak qerpike qe vareshin ne kapaqet ,qe tashme e kish te veshtire ti komandonte, I shkuli me dore si te ishin barishte ne nje shkretetire. Kishin rrenje te thella dhe te holla qe degezoheshin si damare te thare .Nje qeshje e ngrire i mbiu ne buze si me force dhe dhembet e bardhe vezulluan si perla ne qafen e nje madame te vjeter. Njekohesisht, buzet u rrudhosen me hidherim .Rrudhosjet e qafes qe disa momente me pare ishin te ngrira filluan te paloseshin dhe te krupsulleshin me njera tjetern sa perlat u humben diku ne thellesi.
    Qeshja u fundos ne fyt dhe ai ndjeu nje psheretime te ngjitej nga gurrmazi . Gropesiti . U kollit dy , tri here, me dhune qe te nxirrte kete hale nga gryka por ishte e pamundur. E ndjente tek perplasej ne muret e mushkrinjve, me nje inat te madh sa dhe kraharori mezi e mbante te mbyllur ne kafaz. Por ajri nuk I dilte nga goja , vetem nje fishkellim e imet degjohej. Te gjitha kollitjet e tija kishin qene te kota. Diku lekura ish shpuar, se nuk kish mundesi. Mbase kish e kish prere me brisk tek po rruante ato pak qime qe kishin mbire mbi mollzat e faqeve. I hodhi nje sy pasqyres sa per tu siguruar qe kjo nuk mund te kish ndodhur ne te vertete. Nuk kish asnje shenje gjaku e as prerje. Mosmarrveshja me dyshimet e mendjes e beri te hiqte dore nga kjo cmenduri.
    Kishte pershtypjen, se diku ne bark ishte ende qeshja shpotitese e cila kish filluar te tallej me ankthin e tij. Qendroi ne medyshje nese ja vlente te humbiste kohen te peshkonte kete qeshje mizerje. E ndjente lekuren e fytyres -I thonte se ishte e afte te pillte madje edhe nje buzeqeshje tjeter. U mundua te tendoste buzet ne forme vezorje me qellim qe te bente nje te qeshur tjeter , pa e ditur as vete se kujt ja dretoi ate: vetvetes apo asaj qe I kishte ikur per shoqerim. Por ajo ne te formuar, e la perseri ne meshiren e ankthit : tani kishte dy qeshje qe I ishin fundosur ne fund . Dhe ai me siguri nuk do ta kish bere kete , nese e dinte se dicka mizorisht e papritur do te ndodhte.
    Mjaft. Nuk kish kohe per marrezi te tilla. Po mundohej ti shpjegonte vetes duke e ditur mjaft mire qe nuk e kishte ai ne dore. Madje ai nuk kishte duar fare. Nuk ishte gjithesesi e vertete. Nuk mund te mohonte se ne vendin kraheve kish ca flete . Syte nuk I genjenin edhe pse mund ta mashtronin shume kollaj. I ngriti fletet dhe u gezua qe te pakten nuk ishin me pupla. Ishin krahe peshku.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    "Rrubmullak strumbullak" kur e prek te ben me gjak...

    E rrumbullakte, me pelqeu.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e komelee
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    banore e te ardhmes
    Postime
    4
    ja ngula thiken mire ne thellesine e mishit po nuk nxorri gjak.
    nje uje i trubulluar dilte qe andej dhe permbyti boten e pergjakur.




    This is the way the world ends

    This is the way the world ends

    This is the way the world ends

    Not with a bang but a whimper.
    ts.Elliot

Tema tė Ngjashme

  1. Pėr qerpikėt pėrdor....
    Nga showgirl nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 20:54
  2. Koço Kosta
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2003, 17:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •