Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Jetimet ne Shqiperi

    GSH

    ---------

    Faqja 10 - SPECIALE Prill 18, 2003


    Flet Ilir Ēumani, kreu i Insitutit tė Jetimėve tė Shqipėrisė: Mos bėni mėkat me fėmijėt

    "Trafik me birėsimet e jetimėve"
    "Ja si funksiononte mekanizmi qė nga koha e Enverit"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi

    Birėsimet e jetimėve nga tė huajt kanė nisur pas vitit 1990. Me ta ėshtė bėrė njė masakėr e vėrtetė". Kėshtu shprehet drejtori i Institutit tė Integrimit tė Jetimėve, Ilir Ēumani, i cili nėnvizon se shumė prej fėmijėve tė birėsuar jashtė shtetit tani rezultojnė tė humbur. "Mos luani me jetėn e bonjakėve, sepse asgjė nuk do tė mund jua lajė mėkatin ndaj tyre", thekson ai.

    Si realizohen birėsimet nė Shqipėri?
    Dikur nė epokėn e komunizmit ligji lejonte birėsimet pėr shtetasit vendas, por i ndalonte pėr tė huajt. Mbaj mend se nė vitin 1982 njė ēift intelektualėsh suedezė erdhėn nė Shqipėri dhe gjatė vizitės sė tyre rastėsisht shprehėn dėshirėn qė tė birėsonin njė fėmijė tė befotrofit. Por pėrgjigjja e zyrtarėve tanė ishte e ashpėr. Mbaj mend se ish-byroisti, Manush Myftiu, u kish thėnė: "Nuk mund tė pranojmė, sepse nuk duam qė fėmijėt shqiptarė tė vuajnė nė botėn kapitaliste". Nė atė kohė kėtė gjė e tregonim si barcaletė, por, pas miratimit tė kėtij ligji, njė ditė nga Anglia erdhi njė lajm tronditės.

    Ēishte ky lajm?
    Ishte viti 1991, kur njė fėmijė shqiptar me mbiemrin "Struga", i birėsuar nga njė ēift londinezėsh, nuk iu pėrgjigj mė nė telefon nėnės sė tij shqiptare nė Tiranė. Atėherė nėna dėrgoi njerėz nė Londėr, tė cilėt sollėn lajmin e keq qė ky fėmijė 10-vjeēar nuk jetonte mė me kėta prindėr, por "ishte larguar". Mė saktė, e kishin zhdukur. Pėrveē kėsaj, ndodhėn disa skandale, ndėrsa njė prokuror i asaj kohe u dėnua. Nė atė kohė nė shtypin shqiptar doli edhe njė artikull i Anastas Kondos, qė fliste pėr shfrytėzimin e fėmijėve shqiptarė dhe trafikun e organeve. Pėr kėtė arsye ne, pėrfaqėsuesit legjitimė tė jetimėve, shkuam nė zyrėn e ish-presidentit Ramiz Alia dhe kėrkuam bllokimin e kėtij ligji.

    Si reagoi ish-presidenti Alia?
    Nė fillim nuk reagoi pozitivisht, por ne si shoqatė jetimėsh i thamė se do tė hynim nė grevė urie. Pastaj i treguam faktet.

    Ēfarė faktesh?
    I thamė se brenda njė periudhe shumė tė shkurtėr vetėm nė Amerikė kishte 5 raste birėsimi, nė Francė 7 raste, nė Itali 15 raste, nė Greqi mė shumė se 20 raste, nė Zvicėr 2 raste. Shpesh herė kėtu bėheshin ndėrmjetės edhe shqiptarė nga diaspora, tė cilėt merrnin pėrqindjet. Ndėrsa shumė intelektualė vendas hynė nė kėtė valle pėr tė fituar 30 mijė lekė tė vjetra. Por nuk e kuptonin se ēfarė krimi dhe mėkati po bėnin karshi jetimėve. Pas bisedės sonė brenda dy ditėsh Ramizi nxori njė dekret ku pezulloheshin birėsimet. Ndėrsa mė vonė, nė qeverinė e PD-sė, u krijua njė komitet i posaēėm nė kryeministri vetėm pėr tė specifikuar birėsimet. Nė atė kohė ky komitet drejtohej nga Ilmie Mara.

    Cilat janė pasojat qė mund tė lindin nga shkaku i ligjit tė biirėsimeve?
    Pasojat janė nė shumė raste tepėr fatale pėr jetimėt. Qė nga shfrytėzimi i fėmijėve e deri te transplantimi i organeve. Mjafton tė them se njė fėmijė me mbiemrin "Tusha", nė Elbasan, ėshtė rrėmbyer dhe zhdukur nga trafikantė tė rrezikshėm. Ndėrkohė qė nė dhjetė raste qė kam mundur t'i verifikoj, mė rezultojnė se fėmijėt e birėsuar janė zhdukur. Ndėrsa nė tre raste mė rezulton qė tė huajt kanė falsifikuar certifikatat e tyre dhe kanė ardhur kėtu me emra tė rremė. Sepse emrat e tyre nuk gjenden nė adresat qė kanė lėnė. Nė kėto adresa na kanė thėnė se nuk kanė ekzistuar kurrė ata njerėz tė cilėt janė paraqitur kėtu si bamirės. Unė kėrkimet i kam bėrė edhe gjatė vizitave tė mia jashtė shtetit, por edhe nėpėrmjet internetit.

    Ju jeni kundėr birėsimeve te tė huajt?
    Unė jam pėr njė proces tė kontrolluar, ku tė bėhen verifikime tė rrepta dhe ku shteti tė ketė mundėsinė e kontakteve pėr tė mos i lėnė nė rrugė tė madhe jetimėt.


    Ē'thotė neni 54 i Kushtetutės

    "Ēdo fėmijė ka tė drejtė tė jetė i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi shfrytėzimi dhe pėrdorimi pėr punė e veēanėrisht nėn moshėn minimale pėr punėn e fėmijėve, qė mund t'ua dėmtojnė shėndetin, moralin ose t'ia rrezikojė jetėn a zhvillimin e tij normal". Kėshtu shkruhet nė nenin 54 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, ku gjithashtu theksohet se: "fėmijėt e lindur jashtė martese kanė tė drejta tė barabarta me tė lindurit nga martesa". Nė Kushtetutėn e vendit nė njė pikė tė veēantė tė kėtij neni thuhet: "Fėmijėt kanė tė drejtėn e njė mbrojtjeje tė veēantė nga shteti". Kėshtu, tė gjitha kėrkesat e sotme qė synojnė mė shumė vėmendje ndaj fėmijėve tė pambrojtur dhe tė keqtrajtuar, burojnė nga parimet-bazė tė kėsaj kushtetute.

    ----------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Korrieri

    ..........

    Trafik femijesh me firme ministri


    Thellohet skandali i trafikut te 30 adoleshenteve drejt Italise, kapur ne Portin e Durresit. Per vizat e turneut te ekipit "Adriatik" te futbollit ne Hollande, ka firmosur edhe ministrja e Kultures Rinise dhe Sporteve, Dade. Pyetet nga policia, numri 2 i FSHF, Starova dhe shefi i Liges Amatore, Hyka. Shkoi ne 8 numri i te arrestuarve. Kerkohet edhe ish trajneri i "Beses", Artan Lilamani

    Per paisjen me viza te rregullta udhetimi drejt Holandes, te 30 adoleshenteve kavajas dhe stafit drejtues, te inkuadruar ne ekipin e futbollit "Adriatik", ka firmosur edhe ministrja e Kultures Rinise dhe Sporteve, Arta Dade. Lajmi eshte konfirmuar per "Korrieri" nga Sekretari i Federates Shqiptare te Futbollit, Sulejman Starova. Ai vete dhe Presidenti i Liges Amatore te Futbollit, Skender Hyka, kane dhene shpjegime per 4 ore me rradhe ne ambjentet e Drejtorise se Policise se Durresit, ne kuader te hetimeve te gjera qe po realizohen per skandalin e trafikut drejt Italise, te 30 femijeve nga Kavaja. Dje jane arrestuar edhe 4 persona te tjere, te akuzuar si te perfshire ne rrjetin e trafikut, duke e cuar ne 8 numrin e te prangosurve. Nderkohe qe eshte shpallur kerkimi per nje tjeter, i dyshuar si organizatori dhe njeriu qe dyshohet se po pergatiste njetjeter "ekip futbollit", per te udhetuar jashte shtetit. Hetimet pritet te thellohen ne oret ne vazhdim, kur pritet te merren ne pyetje, edhe punonjes te zyres konsullore te Ambasades Hollandeze ne Tirane.

    Pika kulmore e hetimeve eshte arritur dje, kur perballe hetuesve te skandalit jane vendosur, numri 2 i futbollit shqiptar Sulejman Starova dhe numri nje i futbollit amator, skender Hyka. Starova ka mberritur dje pasdite ne aeroportin e Rinasit, pas nje udhetimi nga Italia, kur eshte shoqeruar drejt policise se Durresit, ku prej afro 3 ditesh, po hetohet per rrjetin e nje trafiku femijesh. Ata u ndaluan ne ambjentet e Portit Detar te ketij qyteti, ne momentin kur ishin nisur me viza te rregullta, drejt Hollandes, me pretekstin e pjesemarrjes ne nje turne futbolli te moshave. Por, pas hetimeve, ka rezultuar se minorenet kane paguar nga 2000 euro paraprakisht, pasi ne perfundit te turneut, rruges se kthimit, ata do te qendronin ilegalisht ne Itali, ku i prisnin te afermit e tyre.

    Mbreme, pas perfundimit te seances se pyetjes per te, Starova i tha "Korrierit" se procedura qe eshte ndjekur ne kete rast per pajisjen me viza te rregullta ne kete rast, ka qene e tille: "Liga amatore ka miratuar ne Komitetin Ekzekutiv Lokal Sportiv,- ku ka edhe nje Asamble,- nje skuader, e cila mund te shkoje jashte shtetit per nje aktivitet futbollistik". Sipas sekretarit te FSHF, "ky aprovim behet kur pergjegjesi i zones lokale paraqet listen e futbollisteve dhe ftesen qe konfirmon aktivitetin (ne kete rast, ftesen nga Holanda). Pasi kjo firmoset, kjo liste vjen ne Federate, e cila ka per detyre te vetme te konfirmoje se ky ekip ekziston dhe figuron i regjistruar zyrtarisht. Pasi firmoset nga FSHF,- vazhdon Starova,- kjo liste i shkon Ministrise se Kulutes Rinise dhe Sporteve, ku merret nota zyrtare. Pas kesaj, dokumentat dorezohen ne ambasade. E cila, nese ka dyshime, mund t'i drejtohet Federates",- perfundon Starova, duke saktesuar se per rastin e ekipit "Adriatik" te Kavajes, shkresa mbante edhe firmen e ministres Dade. Burimet e ministrise se Rendit Publik, i thane 'Korrieri" se hetimet per kete rast do te vazhdojne te thellohet, deri ne zbulimin dhe arrestimin ete gjithe te implikuarve, perfshi edhe zyrtaret me te larte te institucioneve pergjegjese. Hetimet e deritanishme kane nxjerre ne drite fakte, sipas te cilave, metoda e perdorur ne kete rast per trafik, nuk eshte hera e pare qe eshte aplikuar.



    ------- Korrieri --------

  3. #3
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Sa shume skandale!
    Cfare behet me ate shtet aty!
    kur do mbarojne ndonej here keto fraktura te shoqerise!
    ky vend ka nevoje per revolucion dhe nje nderrim te platformes se shtetit!
    Vetem athere mun te kete nje fare shprese se shqiperia te ndryshoje dhe te zhvillohet!
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

Tema tė Ngjashme

  1. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •