Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dueli MILO - GJINUSHI

    KJ

    --------

    MILO: KAM FAKTE TRONDITESE PER GJINUSHIN

    Edlira Prenga

    "Kam fakte dhe argumente tronditese per zotin Gjinushi, por do t'i them ne nje moment tjeter, pasi tashme vemendja ime eshte e perqendruar per te sjelle frymen ndryshe ne parti". Keshtu ju pergjigj dje Paskal Milo, pyetjes se "cilat jane lidhjet e Gjinushit me skafistet", akuze e bere vetem para pak kohesh prej tij. Sipas Milos, nuk eshte momenti dhe koha per te folur per lidhjet e Gjinushit me krimin e organizuar, por per te, eshte me e rendesishme, marrja me pune konkrete, pasi zgjedhjet lokale po afrojne.

    Anetari i kryesise se PSD-se, Paskal Milo, tashme i shpallur rivali politik i kryetarit te kesaj partie, Gjinushi, brenda forces politike qe perfaqesojne, ka perseritur edhe nje here akuzat ne drejtim te disa drejtuesve te kesaj partie. Sekretatari i Pergjithshem, Engjell Bejtaj, per Milon, mbetet nje sherbetor dhe servil i kryetarit te partise "njeriu pa identitet dhe pa ngjyre sic eshte zoti Bejtaj, i cili per fatin e tij te keq vazhdon me perulesine qe e karakterizion te behet sufler i partise".

    Sipas Milos, Bejtaj ne akuzat qe ndermerr, perdor fjalor provincial. "Por jo vetem atij, po dhe gjithe te tjereve mbi te dhe nen te, qe mendojne se levizja qe une kam marre, eshte levizje personale, do te binden shpejt qe eshte nje gabim dhe do ta kafshojne gjuhen tre here", u shpreh Milo dje per "KJ". Sipas tij, levizja qe ka ndermarre brenda rradheve te partise, ne te gjitha strukturat e saj, po gjen mbeshtetje te madhe ne bazen e partise, e cila ka per qellim per ta shpetuar PSD-ne dhe idealin socialdemokrat nga "vampiret e politikes qe nuk po i shqiten Shqiperise".

    Ne kete menyre socialdemokratet ne kete prag riafrimi me PS-ne dhe afrimin e zgjedhjeve lokale, kane brenda tyre nje levizje ndryshe. Sipas Milos, kjo levizje eshte me permbajtje te thelle brenda se majtes shqiptare, e cila kanje platforme te qarte, e cila do t'u paraqitet "ketyre te ashtuquajturve drejtuese politike me influence ne PSD, qe nuk shkojne me reputacionin e tyre as larg deres se tyre te shtepise.

    Nga ana tjeter ai e vlereson inisiativen e marre nga kryetari i PSD-se, Gjinushi per riafrimin e kesaj partie me PS-ne. "Une kam qene njeriu qe i kam kerkuar zotit Gjinushi, jo per t'u bere, apo per te mbetur zv/kryeminister ne kabinetet socialiste, por per te ruajtur aleancen e se majtes shqiptare. Duhet qe ky afrim te mos behet atehere kur u konsumuan te gjitha shpresat e zotit Gjinushi dhe e zoterinjve qe e pasojne, per nje vdekje politike, apo per krize te gjithanshme qeverisese", theksoi Milo lidhur me keto problem, duke pranuar keshtu se qeveria Nano eshte ne nje moment krize dhe se Gjinushi po perfiton nga situata te tilla. Sipas tij, Gjinushi ju rikthye aleances me PS-ne, atehere kur u pa perfundimisht qe mbeti me gisht ne goje dhe se nuk mund te ishte me askush tjeter, vecse nje bashkepunetor i Berishes ne kritikat ndaj PS-se. "Ku vajti gjithe ajo kritike, gjithe ajo opozite "socialdemokrate" ndaj qeverisjes socialiste ne kete periudhe dhe cfare ndryshoi qe e detyroi zotin Gjinushi te beje kthesen 180 gradeshe?" Ky ka qene dhe reagimi i tij lidhur me pyetjen se perse Gjinushi tashme nuk eshte kritik ndaj qeverise dhe se kerkon rifrim me PS-ne.

    Ndersa kryetari i PSD-se, Skender Gjinushi u shpreh dje se qendrimi me i fundit i anetarit te kryesise, Paskal Milo do te gjeje pergjigje ne forumet drejtuese te saj. "Deri sa ne ishim pjese e koalicionit qeverises, nuk kishte qejfmbetje, kur u larguam, Milo doli kunder nesh", u shpreh Gjinushi, duke vene theksin ne faktin se Milo kerkon te jete ne kabinetin qeverises, nese do kete ndryshime te pritshme. Por sipas Gjinushit, nese kjo eshte ide e Milos, per "ne nuk eshte e rendesishme, kjo pasi treguam se jemi ketu ku jemi tani, pas qene pjese e qeverise".


    --------

    GJINUSHI: NE PRILL, NE QEVERI

    "Ne tani jemi duke hartuar nje draft qe te sherbeje si platforme per bisedimet mes PSD-se dhe PS-se nga ku do do te percaktohen se kush do te jene ceshtejet kryesore qe do te negociohen dhe si do te shprehen ato ne aktet perfundimtare". Keshtu u shpreh dje kryetari i PSD-se, Skender Gjinushi ne nje prononcim per shtyp perpara mediave, lidhur me bashkepunimin e shumepritur me PS-ne. Sipas tij, muaji prill do te mjaftoje per te perfunduar marreveshjen e re te riafrimit te kesaj force politike me PS-ne. "Jemi ne procesin e negociatave dhe mendoj se ato do te shkojne ashtu sic duhet, bazuar kjo mbi marreveshje te qarte", theksoi kryetari socialdemokrat. Ajo qe vuri ne dukje dje Gjinushi eshte fakti i daljes se te majtes me kandidatura te perbashketa ne zgjedhjet e pushtetit lokal te ketij viti. "Ne zgjedhje te do te hyjme me synimin qe e majta do te fitoje, PS dhe PSD te mbshtesin njera- tjetren si parti, dhe kjo con pastaj ne ate daljen me kandidate te perbashket", theksoi ai. Kjo taktike sipas kryetarit te PSD-se, eshte dhe taktika me e preferuar. Duke u ndalur ne marreveshjen me PS-ne qe pritet te perfundoje brenda ketij muaji, Gjinushi vuri theksin ne faktin se PSD-ja do te jete pjese e qeverisjes. "Marreveshja ka ne themel dhe bashkeqeverisjen, qe do te thote dhe ndarje pergjegjesish, gje qe do te thote qe PSD-ja ne nje te ardhme, te ndodhet perseri e perfaqesuar ne qeverisjen qendrore", u shpreh ai. Ne kete menyre kryetari i PSD-se nuk perjashtoi mundesine e ndryshimeve ne qeverine e kryeministrit socialist, Fatos Nano. Por sipas tij, keto ndryshime do te behen kur te ndihen te domosdoshme nga kryeministri dhe pikerisht ne kete kohe, PSD-ja, do te kerkoje dhe perfshirjen e saj ne qeveri. "Ne rastin me te pare qe do te ndihet dhe nevoja e permiresimeve ne qeveri, do te jete momenti ku te perfshihet dhe PSD-ja", vuri ne dukje kryetari Gjinushi. Riafrimi i kesaj partie me mazhorancen dhe firmosja e nje marreveshje te re, mbetet dhe mundesia me e mire e ndryshimeve ne kabinetin Nano.

    Marredheniet mes PS-se dhe PSD-se u ngrine pas marreveshjes Nano-Berisha, nga ku doli dhe presidenti konsensual, Alfred Moisiu. Gjinushi ishte pjese e kesaj tryeze, por asnjehere nuk e perkrahu ate. Madje ai vete dje theksoi edhe nje here se "marreveshja nuk funksionoi dhe ne keta 8 muaj, nxori vetem komisione hetimore qe degraduan jeten parlamentare". Prishja e kesaj marreveshje dhe mundesia per t'u bere pjese e qeverisjes, i afron edhe nje here socialdemokratet me PS-ne. Nga ana e saj PS-ja ka afruar vullnetin e saj politik per te negociar me PSD-ne. Sekretari i Marredhenieve me publikun, Bardhyl Agasi u shpreh dje per "KJ", se "PSD-ja i ka dyert e hapura per te negociuar me PS-ne dhe do te mbeshtesim nje marreveshje riafrimi te kesaj partie".

    h


    ---------

    Komisionet hetimore e degradokan jeten parlamentare ...thote Gjinushi..

    Me nje fjale.."c'eshte ki parlament mo qe nuku na i le rehat te vjedhin shoket tane Ed Vlonjatin e nuku le te vrasi rehat Shokun tone Tos Klosi..
    Ku jemi ketu mo..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Athua po flet apo jo ky fare qen bir qeni P.Milo se te fliste do kishte bere mire!Gjinushi eshte nje nga figurat me te erreta te politikes sone ne keto vite e nese nga inati grekofili Milo do fliste do kishte bere mire por kam frike se vetem kerkon te rrise pazarin e vet me kete deklerate!Sepse ka mundesi pastaj edhe Gjinushi te tregoje te tjera per Milon e keshtu do hapej vallja...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shekulli shkruan:

    -------

    Socialdemokratėt drejt ēarjes sė radhės.

    Gjinushi: Milo, tellal i keq i Berishės.

    PSD, Milo pėrgatit partinė e re

    TIRANĖ – Socialdemokratėt po shkojnė drejt pėrēarjes sė plotė. Njė nga figurat e PSD-sė, Paskal Milo, qė ėshtė edhe njė nga anėtarėt e kryesisė sė kėsaj partie, ka deklaruar dje se po pėrgatitet tė krijojė njė parti tjetėr me njė pjesė tė anėtarėsisė sė PSD-sė. Siē ka deklaruar ai ėshtė duke reflektuar “sė bashku me shumė shokė tė tjerė tė partisė pėr tė shpalosur njė alternativė tė re”. Ai beson se kjo do tė vijė duke u konsoliduar gjatė ditėve dhe javėve tė ardhshme. Kjo deklaratė e Milos ka ardhur pas disa takimeve qė ai ka bėrė nė bazėn e partisė, sidomos me njė pjesė tė socialdemokratėve vlonjatė, ku shpalli pėr herė tė parė publikisht ndarjen nga pjesa e partisė qė drejton Gjinushi. Milo e ka akuzuar Gjinushin edhe pėr lidhje me segmente tė dyshimta nė Vlorė apo me segmente tė ndryshme tė politikės shqiptare. “Tė jetė i sigurt qė nė debatin dhe konfliktin politik brenda PSD-sė, unė nuk dua tė ngatėrroj dhe as nuk dua tė shfrytėzoj qėndrimet apo ēėshtjet e ndryshme qė ai ka patur me segmente tė ndryshme tė politikės shqiptare apo edhe me segmente tė ndryshme tė dyshimta tė Vlorės”, -ka deklaruar Milo.
    Ndėrsa kryetari i PSD-sė Skėnder Gjinushi, pėrballė deklaratės sė Milos u shpreh se “ēdo lėvizje nė tė kundėrt me idenė e bashkimit tė sė majtės dhe shuarjes sė konflikteve brenda partive tė majta i shėrben vetėm tė djathtės”. Sipas Gjinushit, “Milo vazhdon pėr inertėsi tė bėjė njė lojė qė e nisi Berisha dhe PD-ja nė gusht, pra lojėn e goditjes sė tė majtės, lojėn pėr tė ēarė PS-nė e PSD-nė dhe loja pėr tė dobėsuar PSD-nė”. Sipas Gjinushit, duket se gjithēka ka nisur nė kohėn kur PSD-ja refuzoi tė merrte pjesė nė qeveri. “Milo ka vetėm njė qėndrim servil ndaj tė mėdhenjve nė njė moment kur kujtoi se kjo marrėveshje do tė triumfonte dhe dikush do tė monopolizonte politikėn shqiptare. Dhe kjo lojė dėshtoi, ai mbeti jashtė loje”, -u shpreh Gjinushi. Ndėrsa lidhur me akuzat e Milos nė adresė tė tij, Gjinushi tha se “tė tilla akuza, vetė Berisha i ka bėrė nė momente dėshpėrimi. Nuk ka guxuar t’i bėjė nė momente tė tjera dhe e ka marrė pėrgjigjen e merituar dhe pikėrisht njė nga pjesėt e lojės ishte edhe trafiqet, pas marrėveshjes sė qershorit, t’i faturoheshin tė tjerėve qė ishte PSD-ja”. “Pra edhe kėtu Paskali ėshtė i vonuar shumė, sepse ai nuk bėhet gjė tjetėr, veēse njė tellall i keq i Berishės”, -nėnvizoi Gjinushi.

    D.Tanushi

    Gaz. Shekulli

    -------------


    Pak muhabet...

    Historiani Milo i kujton Gjinushit Histori nga e kaluara e afert.

    Ai thote:

    “Tė jetė i sigurt qė nė debatin dhe konfliktin politik brenda PSD-sė, unė nuk dua tė ngatėrroj dhe as nuk dua tė shfrytėzoj qėndrimet apo ēėshtjet e ndryshme qė ai ka patur me segmente tė ndryshme tė politikės shqiptare apo edhe me segmente tė ndryshme tė dyshimta tė Vlorės”, -ka deklaruar Milo.


    Pra thote Milo une o Keno nuku ti nxjerr ato sekretet..

    Po per cfare eshte fjala qe Milua ja kujton por dhe e siguron se si do qe te vije puna nuku do t'ja nxjerr horlleqet.

    Populli heroik Librazhdas ka te drejte kur thote:

    ujku dhelpren e sulmon por me dhembe nuk e copton..


    Perse ruajne sekrete keta dy bandille te PSD-se..

    Sigurisht qe eshte fjala per te famshmin "revolucion te vonuar demokratik" te Vlores ose revolucionin e tre gishterinjve.

    Kaq gjera te tmerrshme di Milua per rolin e Xinxos ne ate revolucion "popullor" ose asfalor..??

    Mjafton kjo "llafe" e Milos per te kuptuar se ai revolucion eshte nje faqe e zeze qe revolucionaret nuk guxojne as tja festojne datat e as ti permendin meritat njeri tjetrit.

    Mirpo Vlora me Varrezat e saje te trefishuara gjate dhe pas atij revolucioni eshte Deshmitare e Gjalle e asaj epopeje te turpshme.

    ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 09-04-2003 mė 15:41

  4. #4

    Ditė tė vėshtira pėr Gjinushin

    Dr.Luan Malltezi

    Nė politikėn shqiptare, pėr Gjinushin, kreun aktual tė PSD-sė, mund tė thuhet se ka qenė i suksesshėm, nė kuptimin qė ka ditur t'i pėrshtatet tė gjithė liderėve tė partive kryesore tė vendit dhe njėherėsh, t'i tradhtojė ato njėrin pas tjetrit, duke rrėmbyer poste tė larta pėr shėrbimet e kryera. Rasti mė i suksesshėm ėshtė sigurisht me PS-nė, ku nė kuadrin e "Aleancės pėr Shtetin" arriti tė bėhej zėvėndėskryeministėr dhe ministėr i Punėve Sociale.

    E vėrteta ėshtė se kėto poste, Gjinushi i fitoi vetė nė zjarrin e luftės nė Vlorė mė shkurt‑mars'97, si njė nga protagonistėt kryesore qė ndezi rininė dhe popullin e Vlorės nė ngjarjet e pėrgjakshme tė atij viti. Sipas kronikave dhe dėshmive tė atyre ngjarjeve, Gjinushi ishte ai qė gjeti parrullėn e kohės:

    O djem rrėmbeni pushkėt,

    ja vdekje ja liri!

    Ishte njė parullė pėr tė rrėzuar "tiraninė" e presidentit Berisha, "grabitėsin e parave tė shqiptarėve nė firmat piramidale", siē u pėrhap nė popull nga njerėz dhe shėrbime tė caktuara. Koha tregoi se presidenti, (me gjithė gabimin historik, siē ka pranuar vetė qė toleroi firmat piramidale), nuk kishte gisht nė grabitjen fatale tė shqiptarėve. Pėr fat tė keq tė Gjinushit, pėr tė nuk ekziston madje as edhe njė dokument kompromentues financiar pėr ēėshtje tė tjera, gjatė periudhės sė tij si president i Republikės. Pėrpjekjet e bėra, shfletimi i dokumenteve nga Gjinushi dhe miqtė e tij nė pushtet, dėshtuan nė kėtė pikė. Nė kėtė pikė, pėr ish-presidentin Berisha nuk kanė mė dyshim tashmė as edhe kundėrshtarėt e tij mė tė mėdhenj, si psh z.Braēe, qė mbush ēdo ditė kundėr tij artikuj tė pafund nė "ZP".

    Po kėshtu, dėshtuan edhe pėrpjekjet e Gjinushit me shokė pėr tė provuar se ish-presidenti deshi ta mbysė nė gjak Vlorėn dhe jugun e Shqipėrisė. E vėrteta ėshtė se presidenti kishte treguar nė fakt, qė nė ngjarjet e Lushnjės dhe mė pas tė Vlorės, se i mungonte njė vullnet tillė i mbrapshtė, pėr arsyen e thjeshtė se nuk mund tė vriste popullin e tij tė zemėruar me tė drejtė, pėr shkak tė humbjes sė parave nė firmat piramidale. Kjo shpjegon, sipas nesh, faktin pėrse presidenti urdhėroi policinė tė dėrgonte nė Vlorė, pėr ruajtjen e rendit nė ato ditė fatale, policė tė paarmatosur, tė cilėt siē dihet, u keqtrajtuan nga populli i zemėruar dhe i eksituar nga Gjinushi me shokė.

    Kohėrat tashmė kanė bėrė tė vetėn nė kėtė drejtim. Koha ka provuar gjithashtu, se ngjarjet e '97-ės, (ditėt e LIRISE sė Vlorės, siē shkruan Frrok Ēupi nė ato ditė tė rėnda), ishin njė mynxyrė tragjike pėr Shqipėrinė. Pak rėndėsi ka, se ra nga pushteti presidenti Berisha dhe qeveria e tij. Rėndėsi ka se nga nė kėto ngjarje tragjike, Shqipėrisė iu thye disa herė shtylla kurrizore, duke venė ne dyshim tė plotė tė ardhmen e saj. Tashmė cilido e kupton se, korrupsioni i frikshėm qė ka pėrfshirė tė gjithė administratėn, pėrfshirė edhe njerėz tė politikės dhe tė shtetit, i ka rrėnjėt pikėrisht nė ngjarjet e '97, rrezimin total dhe tė menjėhershėm tė shtetit, tė shkatėrrimit tė zyrave tė doganave dhe tatimeve, kapjen e tyre dhe tė pikave tė tjera kyēe tė ekonomisė, nga njerėz qė kėrkonin tė pasuroheshin me shpejtėsi, duke grabitur me njė babėzi tė jashtėzakonshme kriminale tė ardhurat e shtetit, tė ardhurat e shqiptarėve tė varfėr. Koha ka provuar se kjo skotė e neveritshme u pasurua dhe u pasurua shumė, por nė njė kohė qė u varfėruan gjithė tė tjerėt, qytetarėt e thjeshtė. Kjo babėzi nė dogana, tatime, pėr fat tė keq vazhdon edhe nė ditėt tona. Kontrolli i Shtetit, kreu i tij Kėrēuku, deklaroi kėto ditė nė parlament se, shteti ėshtė vjedhur me 2 miliardė e 400 milionė lekė pėr vitin 2002, kryesisht nga doganat, tatimet, etj. Vjedhja sigurisht ėshtė mė e madhe, sepse z.Kėrēuku nuk kontrollon mė shumė se 2% tė administratės. Kjo hata e zezė qė shqetėson prej vitesh ndėrkombėtarėt, FMN, ambasadorin Xhejms Xhefri, etj, po pėrsėritet nga viti nė vit pa shprese se do tė marrė fund. Dhe rrėnjėt janė pėrsėri tek ngjarjet e '97-ės. Tė mos flasim pastaj pėr investimet e huaja, sepse kushdo e kupton se nuk ka tė marrė nė Europė tė investojė kapitale nė Shqipėri, pas mynxyrės sė vitit '97, djegies dhe shkatėrrimeve tė investimeve tė huaja qė shkojnė nė miliarda lekė dhe instalimit tė njė administrate qė kėrkon tė zhvasė.

    Mė tragjikja nga gjithė kjo histori e tmerrshme, e dhimbshme, qė nuk ka njohur asnjė shtet nė historinė e tij, ėshtė sė pasojat mė tė renda i pėsoi vetė Vlora, qyteti ynė me historinė mė tė lavdishme, bijtė dhe djemtė e saj, tė cilėt u vranė dhe u copėtuan midis tyre nė kushtet e njė shpartallimit total tė shtetit, tė mposhtur nga njerėz tė frikshėm e tė dhunshėm, si Zani Ēaushi me shokė, tashmė edhe ato thuajse tė vrarė midis tyre.

    Por nga kjo katrahurė qė pėsoi vendi, pati edhe tė fituar. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr shumė liderė tė majtė qė nuk patėn gisht nė kėtė shkatėrrim kombėtar dhe qė erdhėn natyrshėm nė pushtet pas kėsaj krize tė rendė politike, si psh z.Fino me shokė. Fatkeqėsia ėshtė se bashkė mė to, pėrfituan edhe shumė zjarrvėnės tė vendit dhe midis tyre, njeriu qė pėrfitoi mė shumė ishte Gjinushi. Debati qė ka shpėrthyer aktualisht midis tij dhe ish-ministrit tė Jashtėm z.Milo, provon se nuk ėshtė fjala se z.Gjinushi u bė zv/ kryeminisitėr dhe ministėr. Pėrkundrazi! Zoti Milo, ish-njeri i tij i afėrt qė nga vitet 90, bėn tė ditur kėto ditė nė intervistat e tij, lidhjet mafioze tė Gjinushit me qėllim pasurimi me skafistė dhe kriminelė, njė akuzė kjo e bėrė vite me radhė edhe nga shefi i opozitės, qė duket se ka pasur edhe ai burime tė sigurta informacioni nga Vlora.

    Njė njeri qė ngrihet nė majat e politikės nėpėrmjet tragjedisė qė i ka shkaktuar popullit tė Vlorės dhe tė gjithė Shqipėrisė, duke e nxitur atė nė momente zemėrimi tė rrėmbente armėt, e ka tė vėshtirė tė gjejė qetėsi. Kjo pėr njė arsye tė thjeshtė, se njerėzit e thjeshtė, turmat e mashtruara, siē mund t'i quajė Gjinushi njerėzit, pas njė farė kohe reflektojnė, bėjnė bilancin e tragjedisė sė tyre. Nga ky bilanc, njerėzve tė thjeshtė u rezulton se njeriu qė pėrfitoi nėpėrmjet kėtij krimi tė rėndė kombėtar ėshtė Gjinushi. Dhe kėtė, mė parė se kėto njerėz, e kupton vetė Gjinushi dhe kjo siggurisht nuk mund tė mos jetė tronditėse.

    Gjithsesi, ajo qė mendon njė njeri i thjeshtė pas kėsaj ėshtė kjo: Vete, vallė, sot ky njeri nė Vlorė?

    Historia ka provuar se njerėz tė tillė mund tė jetojnė vetėm kur kanė pushtet, ndryshe ato janė tė rrezikuar. Kėtė pėrsėri e kupton fare qartė Gjinushi dhe kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore pėrse Gjinushi insiston tė investohet me ēdo kusht me pushtet nga Nano me tė cilin, siē dihet, ėshtė prishur pėr shkak tė egoizmit dhe kapriēove tė tij tė papranueshme. Ky shqetėsim pėr tė pasur patjetėr pushtet, shpjegon gjithashtu pėrse Gjinushi ėshtė aq pa skrupuj "sa tė lėpijė atė qė ka pėshtyrė dje" me Nanon, siē shkruan pėr tė tashmė kundėrshtari i tij nė parti z.Milo.("Dita", 7 prill).

    Mirėpo problemi ėshtė se, megjithėse kėrkon "tė lėpijė atė qė ka pėrshtyrė", kėsaj radhe e ka tė vėshtirė ta kalojė lumin me Nanon dhe kjo pėr njė arsye tė thjeshtė: ai nuk pėrfaqėson asgjė pėr Nanon dhe PS-nė. Kėtu nuk ėshtė fjala thjesht se PSD, siē shkruan me tė drejtė M.Gjana, nuk ka "elektorat dhe anėtarėsi tė qėndrueshme" ("Dita", 11 prill), ndėrkohė qė ka pretendime tė medha pėr pushtet! Shkaku themelor qėndron nė atė qė Gjinushi nuk ėshtė mė i efektshėm kundėr kreut tė opozitės, pėr shkak tė diskreditimit publik qė kreu demokrat i ka bėrė nė vijimėsi nė seanca palamentare, pėr lidhje me skafistėt dhe njerėz tė botės sė krimit ‑ akuza kėto qė Gjinushi nuk ka qenė nė gjendje t'i kundėrshtojė dot. Fakti qė Nano, siē shkruan edhe analistja E.Prenga ka "braktisur tashmė Gjinushin pėr Milon ("Koha Jonė", 11 prill) shpjegon edhe kundėrvėnien dhe aksionin e hapur tė z.Milo, pėr t'i marrė Gjinushit partinė.

    Sipas thėnieve tė z.Milo, (thėnie qė meritojnė tė merren nė konsideratė, pėr shkak tė njohjes nga afėrt tė tij me Gjinushin) Gjinushi pėrfaqėson njė kalbėsirė qė duhet hedhur tej. Sipas Milos, njė gjė e tillė nuk ėshtė e veshtirė, sepse "Gjinushi nuk ėshte i fortė nė parti, ai ėshtė i fortė nė manovra dhe manipulime tė karakterit mafioz". Problemi pėr ta larguar, sipas z.Milo ėshtė i lehtė, sepse kreu aktual i PSD-sė nuk ka rreth vetės "pėrveē njė klani tė bindur, qė ėshtė i lidhur me afera tė dyshimta". ("Dita",7 prill).

    Lojėn e nisur tashmė, sigurisht do tė fitojė z.Milo, por kėtė do ta fitojė jo aq pėr mbėshtetjen qė do tė gjejė nė degė dhe seksione tė paqėna tė PSD-sė, siē shprehet nė intervistat e tij. Nė kėtė pikė, ne do tė pėrsėrisnim bashkė mė z.Gjana (tė cituar mė lart), se sallat e mbledhjeve tė kryesisė sė kėsaj partie dhe tė Kėshillit Kombėtar (tė vetmet struktura tė padyshimta tė kėsaj partie) "mbushen me anėtarė dhe simpatizantė tė partive tė tjera" dhe mė konkretisht tė PS-sė, njė praktikė e njohur kjo edhe pėr Partinė Agrare dhe tė gjithė partitė e vogla tė majta dhe tė djathta nė Shqipėri. ("Dita", 11 prill)

    Z.Milo do tė fitojė lojėn mė Gjinushin dhe do tė bėhet kryetar i partisė sė re PSD, sepse kėshtu ka vendosur Nano dhe lidershipi i PS, i mėrzitur nga pretendimet e medha tė Gjinushit pėr pushtet dhe kapriēot imponuese tė tij. Pikėrisht tek kjo mbeshtetje nga e majta, mund tė kuptohet sulmi i dhunshėm dhe i pamėshirshėm i ndėrmarė nga z.Milo kundėr Gjinushit, siē ėshtė pėrsėritja nė shumė intervista e lidhjeve dhe aferave tė dyshimta kriminale tė Gjinushit me skafistė dhe njerėz tė botės sė krimit, madje edhe pėrmendja nga z.Milo edhe i dosjeve tė gatshme qė paska prokuroria pėr z.Gjinushi, dosje kėto qė e kalbkan atė nė burg, etj.

    Kėtyre akuzave tė renda, z.Gjinushi deri tani nuk ka guxuar t'i kundėrvihet dhe as ka guxuar tė hedhė tė tilla kundėr z.Milo. Shumė-shumė ai ka belbėzuar se Milo bėn lojėn e Berishės qė ngrihet kundėr tij, se kėrkon tė pėrēajė tė majtėn nė dobi tė sė djathtės, por kėto nuk i gėlltit asnjė nė Shqipėri dhe jo mė z.Nano, sepse nė kėtė pikė, z.Milo njihet po aq sa Gjinushi si kundėrshtar i Berishės, dhe njeri i Nanos. Pėr kėtė ėshtė i vetėdijshėm edhe vetė z.Gjinushi, politikani mė i suksesshėm deri tani i viteve tė tranzicionit shqiptar nė kapjen e posteve tė larta shtetėrore, duke mbėshtetur sipas rastit, pa skrupuj moralė, nė tė djathėn dhe tė majtėn shqiptare, PD‑PS-nė dhe liderėt e tyre.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Keto dite ka dalė nje keng e re andej na Progonati.

    Milua kur na u martua
    Muarr gjinushnė per grua
    Kur erdh dita per tu ndare
    Skenderin e la duke qarė
    Me kė do me lėc o mavri
    Qante Kenua me oi
    Kam Nanon nashti
    Thosh Milo Paskaliii


    ...............

    KJ

    ..............

    MILO SOT KRIJON PARTINE E RE

    Edlira Prenga

    Paskal Milo sot do shpalose platformen e partise sw dale nga PSD-ja e Gjinushit! Pas nje turi te gjate ne te gjitha vendet e Shqiperise dhe zhvillimit te aktiveve nepwr rrethe, Milos tashme nuk i ka mbetur gje tjeter vecse te formalizoje partine e re. Tashme eshte krijuar statuti i saj, sigla dhe i gjithe dokumentacioni i nevojshem per krijimin e Partise "Demokracia Sociale". Nevoja per krijimin e kesaj partie lindi si pasoje e konflikteve te thelluara mes kryetarit te PSD-se, Skender Gjinushi dhe anetarit te kryesise se kesaj partie, Paskal Milo. Qekurse u ftohen marredheniet me PS-ne, Milo shprehu mendimin ndryshe ne parti, i cili u kundershtua kohe pas kohe nga Gjinushi. Konflikti arriti kulmin ne zgjedhjet qe u bene per kryetar partie ne rrethin e Vlores. Gjinushi me perkrahesit e tij nuk lejuan qe kryetari i zgjedhur te ushtronte detyren e tij ne degen e partise ne kete rreth, duke e konsideruar si anti statuore zgjedhjen e tij. Nga ana e tij, vete kryetari Thanas Laluci se bashku me perkrahesit e Milos, firmosen nje peticion, ku kerkonin nga kryesia ne qender qe te kthehej mbrapsht ky vendim. Kjo shenoi dhe kulmin e konfliktit duke kaluar ne sulme personale. Ndwrsa, Gjinushi e akuzonte Milon se po bente partine e njerezve te vet, Milo e akuzoi Gjinushin si njeriun e perfshire ne trafikun e skafeve ne Vlore. Qe nga ajo kohe, Milo ndermori levizjen brenda partise, per krijimin e politikes ndryshe. Milo ka gjetur perkrahjen e pjeses me te madhe te bazes, duke i dhene atij perkrahjen per krijimin e partise se re. Por kjo fushate e Milos neper rrethe, me qellimin e vetem per te marre partine e Gjinushit, ka nje perkrahje te madhe nga kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano. Burime kofidenciale prane kryeministrit shqiptar, bejne te ditur se eshte vete ai qe po perkrah Milon ne kete inisiative te tij. Vec saj kjo ide e nisur nga ish-ministri i Jashtem, Milo, po afron rreth vetes te ikurit ne vite te kesaj partie. Afrimi i tyre ne kete menyre prane Milos do te thote fuqizim te tyre dhe dalje me kandidate ne zgjedhjet per pushtetin vendor. Keta kandidate do te gjejne perkrahje nga vete kryeministri Nano ne fushaten elektorale per zgjedhjet e pushtetit vendor me qellim eleminimin e Gjinushit nga partia.

    Milos i bashkohen te ikurit nga Gjinushi

    Krijimi i partise se re nga ana e Paskal Milos, po gjen perkrahje dhe nga njerezit qe deri tani kane qene ne funksione drejtuese ne PSD-ne e rretheve. Keshtu Partise Socialdemokrate te Skender Gjinushit, po i ikin nga radhet e saj cdo dite njerez ne funksione drejtuese te saj. Keshtu, kryetaret, nenkryetaret dhe anetaret e kryesise se degeve te ndryshme po i largohen ne menyre permanente Gjinushit, duke iu bashkuar partise se re te Milos. Anetaret e keshillit drejtues te deges se PSD-se Diber kane vendosur t'i bashkohen partise se Milos, ne respektim te mendimit ndryshe brenda partise. Keshtu me 33 vota pro, 0 kunder dhe pa asnje abstenim,kryesia e kesaj partie ne Diber ka vendosur te mebshtese platformene paraqitur nga Milo per krijimin e Partise "Demokracia Sociale" e Shqiperise. E njejte paraqitet situata dhe ne Kucove. Gati te gjithe anetaret e kesaj dege kane paraqitur shkeputjen nga PSD-ja duke iu bashkuar alternatives se re. Ndersa, shkodranet socialdemokrate ne deklaraten e tyre te shkeputjes nga partie e Gjinushit shprehen se "per shkak te manipulimit te partise dhe shkeljeve te vazhdueshme statuore nga ana e kryetarit te saj Skender Gjinushi, deklarojme largimin tone te pakthyeshem nga kjo parti dhe bashkohemi me alternativen e re politike "Demokracia Sociale"". Po e njejte eshte situata dhe ne degen e PSD-se te qytetit te Pogradecit. Keshtu 15 te larguarit me te fundit jane ata kryesise se kesaj partie ne qytetin e Pogradecit. Me ane te nje deklarate pogradecaret socialdemokrate kane dhene doreheqjen perfundimtare duke u bashkuar me Milon. Keta jane nenkryetari dhe anetaret e kesaj kryesie. Ne kete menyre edhe pse PSD-ja e Gjinushit po rinegocion me PS-ne per afrimin e saj ne koaliciin, nga ana e tij Milo, po i merr cdo dite njerezit e tij. Keshtu partise se Gjinushit po i ikin cdo dite njerezit e tij, duke u bashkuar me alternativen e re te afruar nga Milo. Shperndarja gjeografike e perkrahjes se Milos eshte ne te gjithe Shqiperine nga veriu ne jug, duke i thene stop partise se Gjinushit dhe drejtimit te tyre nga ai.

    KJ
    .............................


    Partise se Gjinushit do i ngelin nashti vetem organizata partise ne Skele me dyqint e ca Skafista lule...lol.

Tema tė Ngjashme

  1. Edvinit i plas sherri me tė dy erionėt, por edhe Gjinushi po mban inat
    Nga POKO nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 04:30
  2. Gjinushi: Zgjidhja e vetme e krizes politike jane zgjedhjet e parakohshme
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 03:22
  3. Ligji i ri: Ndjekje penale pėr ata qė nuk denoncojnė krimin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 14:01
  4. Gjinushi: Berisha fitoi, e majta duhet tė pastrohet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-07-2005, 00:51
  5. Gjinushi leshon Alarmin
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 07:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •