Emri:  permbytje-640x423.gif

Shikime: 235

Madhësia:  167.9 KB

Rajoni i Shkupit dje pasdite është përfshirë nga reshje të fuqishme dhe erëra të forta që për pasojë, kane shkaktuar përmbytje në disa zona të kryeqendrës.

Mediat vendase duke cituar burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se të paktën 22 persona kanë humbur jetën nga vërshimi i ujërave, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të humbur.

Emri:  pamje.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  44.2 KB

10 nga viktimat reaportohet se janë me shtetësi shqiptare. Qeveria ka shpallur të hënën ditën zie në nder të viktimave si dhe gjendjen e jashtëzakonshme për 15 ditë.

Në pamjet e fundit që janë regjistruar në Shkup, shihen rrugët dhe lagjet e përmbytura me ujë, madje në disa zona uji ka arritur deri në 2 metra kështu duke fundosur plotësisht makinat e shumë qytetarëve dhe shtëpitë e tyre.

Emri:  pamje1.jpg

Shikime: 242

Madhësia:  49.8 KB

Mësohet se lagjet e goditura më shumë nga përmbytjet si pasojë e motit të keq janë Hasanbeg e Shkupit dhe fshatrat e rrethinës së Shkupit; Harçinë dhe Stajkovc si dhe lagjja Çair.

Emri:  pamje2.jpg

Shikime: 150

Madhësia:  51.1 KB

Gjatë natës së kaluar, por edhe sot, ekipet e Shtabit për Siguri dhe Shpëtim të qytetit të Shkupit po ndërhyjnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut.

Shqip