Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Zhuliana Jorganxhi

    Zhuliana Jorganxhi

    Lindi ne qytetin e Korēes me 1946, ne nje familje me tradita muzikore. Eshte nje nga kater femijet e kengetarit veteran "Artistit te Merituar" Gaqo Jorganxhi, qe per 65 vjet kendoi pa rreshtur si solist dhe ne grupin e mirenjohur te kengeve karakteristike korēare "LIRA".
    Mesimet e para dhe ato te mesme i mbaroi ne qytetin e lindjes me 1964. Me vone ndoqi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes ,ne fakultetin Histori-Filologji dhe krahas tij ndoqi prane Fakultetit te Shkencave Juridike, kursin dyvjeēar te gazetarise, duke u diplomuar njekohesisht si mesuese e gjuhes dhe letersise shqipe per shkollen e mesme dhe si gazetare.
    Me njehere mbas mbarimit te studimeve ka punuar per gjashte vjet si gazetare ne revisten "Shqiptarja e Re" dhe nga viti 1975 si redaktore letrare dhe poete e kenges ne redaksine e krijimtarise dhe inēizimeve muzikore prane Radiotelevizionit shqiptar.
    Aktivitetin e saj letrar e ka filluar ne moshe te njome dhe qe prej moshes 17 vjeēare, poezite e saj shohin driten e botimit ne gazeta dhe revista si "Drita", "Zeri i Rinise", "Nentori" dhe "Les lettres albanaise" etj.
    Ka botuar libra me poezi si "Net provimesh"(1969), "Rritje"(1971) ,"Lule ne pemen e lirise" (1982) dhe vellimin me tregime per femije "Femijet e teto Nastes"(1975).
    Ka marre pjese ne konkurse letrare kombetare dhe ka fituar dy here ēmimin e dyte dhe te trete per poemat e saj.
    Por, aktivitetin e saj me te madh, krahas poezise dhe tregimit, e ka zhvilluar mbas vitit 1974 ne gjinine e tekstit poetik te kenges.
    Eshte autore e qindra teksteve poetike neper festivalet e kenges ne Rtvsh dhe rrethet e Shqiperise, ne anketat dhe koncertet e Rtvsh si ai "Kur vjen pranvera", "Kenget e stines", dekadat e Majit dhe ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe rrethe te ndryshme te Shqiperise.
    Eshte fituese e gjashte ēmimeve te para dhe shume te tjera.
    Poezite e saj jane botuar ne Greqi, Rumani,Hollande,Kosove,Slloveni dhe Japoni.
    Ne vitin 1996 iu dha Disku i Arte i Festivalit, kurse per 40 vjetorin e Festivalit te kenges ne Rtvsh me 2001, ju dha CMIMI I KARRIERES.
    Nder tekstet poetike te kenges mund te permendim: "Jon", "Se kenduam Let it bi", "Jeto dhe jeten time","Bashkemoshataret", "Ne duart e nenes", "Jemi emri i vet jetes", "Kthehu per vete, per mua!" , "Ne, bijte e lirise" ( me kete te fundit, ne dhjetor te ' 90-tes, hapeshin dhe mbylleshin manifestimet e studenteve ne sheshin, sot te quajtur "Demokracia").
    Sot Zhuliana Jorganxhi jeton jashte Atdheut ne qytetin e Triestes te Italise, por asnje ēast nuk ka nderprere lidhjet e saj artistike me vendin e saj.Ajo ka marre pjese me tekstet e saj poetike ne Festivalin e kenges triestine , si dhe bashkepunon me kompozitoret dhe kengetaret e vendit te saj neper festivale dhe per albumet e tyre muzikore.

    ETERIT

    Etėrit na ikėn...
    Nė ditėvite tė ndryshme.
    Me vdekje tė thjeshta,
    si jeta e tyre.

    Na ikėn...
    Cdo ditė e mė shumė
    ua numėrojmė tė mirat...
    Ku ishim mė parė
    ne bijtė, ne bijat?!

    Tani, qė s'i kemi,
    ah, dhe njė ēast t'i kthenim!
    Tė bėjmė ca rrugė
    andej nga Liqeni,
    t'iu japim njė kafe,
    qė s'ua dhamė te "Rinia"
    dhe tutje mė shumė
    t'iu bėjė pleqeria...
    Rradhėve mos t'i lodhim
    nė asnjė lloj dyqani,
    Mbrėmja mos heshtojė
    me sy tek ekrani.
    Tė nisim udhė bisedash
    pėr botėn anembanė,
    njė gotė, ēdo mbrėmje
    ta pimė me etėrit tanė...

    Cfarė s'japim,
    t'iu jepnim,
    ato, qė dot s'ua dhamė!
    Tė urtėve,
    tė pafjalėve,
    tė mirėve,
    etėrve tanė!
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kosovari_78_Ca pėr postimin:

    Prudence (16-11-2014)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    INTERVISTA/ Flet poetja e veēantė e femrave shqiptare Zhuljana Jorganxhi: Nė Festivalin e 16-tė, mė hoqėn kėngėn e Agim Krajkės


    - 28 qershor 1964, mbrėmja e maturės dhe botimi i poezive nė gazetėn “Drita”

    - Im at’, Gaqo Jorganxhi “Artist i Merituar”, ka qenė solist i grupit “Lira”

    - Kam punuar si gazetare shtatė vjet nė ish- revistėn “Shqiptarja e re”

    - Nė vitin 1967, nė fakultet, pėr letėrsi kineze, kam dhėnė nė provim veprėn e 4-t tė Mao Ce Dunit

    - Nė komunizėm nuk lejoheshin mė shumė se dy kėngė dashurie nė festival

    -“Jetėn dashuro!”, tė kėnduar nga motrat Libohova ma hoqėn

    -Dikur ka pasur dhe "inkuizitorė" tė artit

    -Nė socializėm, kisha shumė qejf pantallonat alla kauboj

    -Ishte muzika ajo qė mė ēoi tek poezia.

    -Poezia e parė njė vjershė dashurie, nuk ia kam kushtuar askujt

    -Nė festivalet e RTSH kam marrė 7 ēmime tė para

    “Ti jo, mos u gėzo, kur unė dėshpėrohem!
    Ti, mos u pasuro, kur un’ varfėrohem!”


    Miqtė e shkollės dhe tė jetės

    Natasha Lako, tė ndriturin Faik Ballanca, Pandeli Koēi, Shefqet Tigani, Kiēo Blushi, Zija Ēela, Emine Sadiku, Hatixhe Reka, Ludmilla Pajo, Arshin Xhezo, Shaqir Rexhvelaj, Ahmet Shqarri, Vladimir Grillo, Ylli Pepo, Petro Lati, Shyqyri Skėnderi, Sherif Merdani, Sedat Brahja, Xhevat Mustafa, Kujtim Gjonaj, shkrimtari Shefqet Tigani.

    Nga Albert Zholi

    Njė grua fisnike, plot elegancė dhe mjaft komunikuese. Fjala e mirė ėshtė nė fillesėn e ēdo fjalie tė saj. Ajo mbetet njė nga emrat mė tė njohura tė poezisė shqiptare, Pėr shumė vite nė Itali lidhjet e mia me tė janė nėpėrmjet e-mail-it. Zhuljana nė kėtė ditė bisede, u paraqit denjėsisht, ashtu si e kanė njohur nė vite shqiptarėt nė ekran, radio, intervista, apo nė krijimtari, e thjeshtė, elegante, krenare, e sinqertė, pa teprime, njė grua e vėrtetė shqiptare, nga ajo raca e rrallė e pastėr e gjakut tė Teutės, qė aq shumė i mungojnė Shqipėrisė nė kėtė kohė tė mjegullt me qiell gri.

    Cila ėshtė ngjarja mė e hidhur qė ke pėrjetuar kohėt e fundit?

    Para pesė muajsh mė 9 qershor tė kėtij viti pėrjetova dhe po pėrjetoj njė dhimbje tė madhe, se humbėm pėr gjithmonė kunatin tim tė ndritur Kostandin Leka, qė pėr 30 vjet ka qenė pedagog i parė nė UT., njė nga krijuesit e apasionuar dhe drejtuesit e konkurseve tė para shkencore nė RTVSH, njė bashkėpunėtor i hershėm dhe i vazhdueshėm plot sukses nė emisionet e Rado- Tiranės dhe emisioneve tė para shkencore nė Tv. Ai ka botuar njė novelė fantastiko- shkencore pėr fėmijė "Udhėtim nė zemėr tė hidrocentralit", njė roman fantastiko -shkencor "Si u bėra i padukshėm" (kėtė e botoi italisht dhe kėtu nė Itali), njė libėr me ese dhe artikuj shkencorė popullorė "RRĖFIME SHPIRTI" dhe njė libėr tė fundit, qė e botoi nė maj dhe do tė paraqitet nga shtėpia OMSCA nė Panairin e librit "Njė jetė nė shtjelljet e krijimtarisė". Ka shkruar shumė artikuj shkencorė popullorė qysh nė vitet '50 dhe deri kohėt e fundit. Pra ishte njė personalitet i shkencės dhe i masmedias. Pėr mua ishte njė udhėheqės shpirtėror nė gjithė krijimtarinė time. Humba njė vėlla tė madh tė vyer.

    Cili ėshtė botimi juaj i fundit?

    Mė 2009 botova njė vėllim me tregime "...edhe ata pinin ēaj" tregime qė flinin pėr vite tė tėra brenda meje.

    Zhuljana dhe jeta shkollore?

    Ndoshta do veēoj dy vitet e gjimnazit: tė parin dhe tė fundit, maturėn. I pari, sepse ėshtė ai kalim nga adoleshenca nė rininė e hershme dhe ajo se di pse nė kujtesėn e saj ai vit ka mbetur si njė stinė pranvere. Viti i fundit i gjimnazit ėshtė ndoshta ai kur njeriu e ndjen se ka lėnė prapa fėmijėrinė, adoleshencėn dhe hyn nė njė moshė plot vrulle dhe pasione, siē ėshtė rinia. Atė vit filloi tė shkruaj poezi dhe nuk e harroj qė botimi i poezive tė para nė gazetėn “Drita” ka koinēiduar me mbrėmjen e maturės, 28 qershor 1964. Njė mbrėmje karakteristike mbushur plot imagjinatė.

    Ėndrrat nė shkollė dhe ambientet televizive?

    Ėndrrat e mia gjatė viteve tė shkollės kanė qenė: e para, ta mbaroja atė me rezultate sa mė tė mira, tė mė jepej e drejta e studimit nė degėn qė unė dėshiroja dhe kjo degė ishte gjuhė-letėrsi. Kam studiuar gati dhjetė vjet piano, sepse jam rritur nė njė familje me tradita tė hershme muzikore, qė nga stėrgjyshi, im at Gaqo Jorganxhi “Artist i Merituar”, solist i grupit “Lira” pėr 65 vjet me rradhė, vėllai i madh Rikardi, i cili ėshtė dirigjent orkestre simfonike dhe kompozitor, motra Rozmari, dirigjentja e parė shqiptare dhe mexosoprano qė kėndoi pėr 30 vjet nė TOB. E rritur pra nė kėtė ambient muzikor, ku edhe vėllai i vogėl Edmondi studioi gjashtė vjet violinė, u zhvilluan prirjet e mia pėr muzikėn. Ishte muzika ajo qė mė ēoi tek poezia. Kur unė isha nė shkollėn e mesme nė Korēė, ende nė qytetin tim nuk kishte njė stacion televiziv, kur dihet qė dhe ai i Tvsh-sė, ishte ende njė stacion eksperimental, kėshtu qė nuk kam pasur fatin qė tė kem qenė nė ndonjė ambient televiziv nė vitet e shkollės.

    Studente dhe ėndrrat pėr jetėn…

    Vitet studentore kanė qenė vite tė bukura, me gjithė mungesat qė ka pasur brezi im i viteve ‘60. Ato vite mė kanė dhėnė shumė mikesha dhe miq. Kam ende njė miken time tė shtrenjtė tė atyre viteve dhe miqėsinė me tė e kam po aq tė shtrenjtė. Ajo quhet Madalena (Ujka) Baci, nga Shkodra. Gjithashtu, ato vite mė kanė dhėnė miq, shumė nga tė cilėt sot janė poetė, shkrimtarė, kritikė, gazetarė, kėngėtarė tė njohur si: Natasha Lako, tė ndriturin Faik Ballanca, Pandeli Koēi, Shefqet Tigani, Kiēo Blushi, Zija Ēela, Emine Sadiku, Hatixhe Reka, Ludmilla Pajo, Arshin Xhezo, Shaqir Rexhvelaj, Ahmet Shqarri, Vladimir Grillo, Ylli Pepo, Petro Lati, Shyqyri Skėnderi,Sherif Merdani, Sedat Brahja, Xhevat Mustafa, Lulėzim Veisiu, tė ndjerin Viktor Qurku, Qemal Sakajeva, Kujtim Gjonaj, shkrimtari Shefqet Tigani, etj.. Kur filluam studimet asnjė prej nesh nuk e mendonte, se do tė “mbeteshin” nė Tiranė, por atėherė kishte nevojė pėr gazetarė dhe shumė nga ne menjėherė pas studimeve filluam punėn nėpėr gazeta, Radio “Tirana”, nė televizion, nė Kinostudio dhe nė revista tė ndryshme. Kėshtu them, se nėse puna nė njė revistė, gazetė, Radio -Tirana dhe televizion pėr ne ishte njė ėndėrr e largėt, kjo u bė shumė shpejt realitet. Unė kam punuar si gazetare shtatė vjet (1968-1975) nė ish- revistėn “Shqiptarja e re” sė bashku me miken time tė shtrenjtė, poeten Natasha Lako dhe me piktoren e mirėnjohur Eleni Laperi.

    Poezia e parė?

    Poezia e parė e ka qenė njė vjershė dashurie. Atė nuk ia kam kushtuar askujt. Ka qenė ndoshta ndikimi i poezisė ruse, i poetėve si Pushkinit, Ljermontovit, Esenini a e poezisė shqipe nė ato vite. Sa kisha mbushur tė 17-tat dhe ai frymėzim e ka gjetur papritur. Erdhi poezia tek unė dhe shkrova vjershėn: “Mirėserdhe dashuri!”

    Ndoshta ishte ajo moshė kur tė gjithė bėhen poetė…

    Idhujt nė letėrsi?

    Kam pasur shumė idhuj letėrsie nė moshėn e rinisė. Nga letėrsia e huaj do tė veēonte si poetė: Uitmanin, Ricosin, Pushkinin, Ljermontovin, Eseninin, Majakovskin, Brehtin, Miskieviē, Petėf, Emineskun etj.. Nė prozė: Ēehov, Gogolin, Shollohov, Remarkun, Drajzerin, Londonin, Pirandelon, Morgan, Tarle, Moravia, Gorsuorth, Mensfilld, Man etj.. Nga letėrsia jonė: Naimin, Ēajupin, Asdrenin, Nolin, Lasgushin, Migjenin dhe nga letėrsia e kohės: I.Kadarenė, D.Agollin, Dh.Shuteriqin, P. Marko, Dh.Qiriazin, Dh.Xhuvani, N. Prifti, H. Kadare, D. Shapllo,V. Koreshin, etj.. Tani mė vjen shumė keq qė nė rininė time nuk kisha mundėsi tė njihesh me veprat e Gjergj Fishtės, Faik Konicės, Ernest Koliqit dhe shumė autorė tė tjerė tė viteve '30, po kėshtu dhe me autorė tė huaj kontemporan.

    (Mendo qė nė vitin 1967, nė fakultet, pėr letėrsi kineze, kam dhėnė nė provim veprėn e 4-t a tė 5-tė tė Mao Ce Dunit!!!)


    Dashuria e vėrtetė, si do ta pėrkufizonit?

    Dashuria ėshtė ndjenja mė sublime dhe mė e bukur, qė Zoti i fal njeriut. Pa dashuri bota vdes! Nuk mund tė thuash dashuri e vėrtetė, apo e pavėrtetė. Dashuria ėshtė njė dhe ekziston. Ēdo njeri e ka njė dashuri dhe kjo ėshtė e vėrtetė, ajo jeton edhe kur duket se ka ikur diku!

    Dita mė e bukur si krijuese dhe dita mė e vėshtirė?

    Kam shumė ditė tė bukura si krijuese. P.sh: Botimi i poezisė sė parė, botimet e librave: “Net Provimesh” (poezi viti 1969), “Rritje” (poezi dhe poemė, viti 1974), “Fėmijėt e teto Nastės” (tregime pėr fėmijė, 1975), “Lule nė pemėn e lirisė” (poezi dhe poemė,viti1982), “Gaqo Jorganxhi dhe grupi Lira” (monografi latrare, viti 2005) dhe sė fundi dita e promovimit tė dy librave me poezi “Dhembje e ndaluar” dhe “Dhembje e bukur”, mė 27 prill, ditėn e Pashkės sė Madhe pėr orthodoksėt 2008! Gjithashtu, ditė tė bukura kanė qenė dhe ato kur poezitė e mia janė botuar nė Holandė, Greqi, Rumani,Kosovė, Slloveni dhe Japoni. Ditėt mė tė vėshtira si krijuese ka qenė kur pėr hir tė ēensurės tė hiqeshin poezitė ose tekstet , qė i kishe mė pėr zemėr, ato liriket, sepse erdh’ njė kohė qė, nuk lejoheshin mė shumė se dy poezi tė tilla nė njė vėllim, ose jo mė shumė se dy kėngė dashurie nė festival. Kjo ka ndodhur sidomos nė vitin 1982 nė vėllimin “Lule nė pemėn e lirisė” dhe kur nė festivalin e 16-tė mė hoqėn kėngėn e A. Krajkės dhe kėtė herė e kishin me kompozitorin. Po kėshtu nė njė festival tjetėr, hoqėn njė kėngė shumė tė bukur tė A. Balliēit kėnduar nga K. Dushi, me tekstin tim, njė tekst dashurie. Nuk mund tė harroj se si na hoqėn njė kėngė pėrsėri shumė tė bukur me nipin tim Gjergjin tė kėnduar nga motrat Libohova (dilnin pėr herė tė parė) dhe njė djalė i ri. Ishte njė trio e shkėlqyer. Titulli ishte “Jetėn dashuro!”. Disa "inkuzitorė" tė artit na thanė, se ishte nė frymėn e grupit “ABA”, sepse kėnga ishte e njė fryme tė re.

    Politika dhe Zhuljana?

    S’jam marrė ndonjėherė me politikė dhe as ka qenė ndonjėherė anėtare e ndonjė partie. Kjo ka qenė njė porosi e tė ndjerit atit tė saj, por edhe vetė asaj nuk i ka pėlqyer angazhimi politik. Tjetėr gjė ėshtė simpatia politike. Jam demokrate nė shpirt, sepse me demokracinė fitova atė liri, qė mungoi sa fillova tė shkruaj. Brezi im e ka vuajtur shumė politizimin dhe indokrinimin nė art, censurėn dhe autocensurėn.

    Ēfarė i mungon politikės sė sotme shqiptare?

    E larguar prej shumė vitesh nga Atdheu e kam zor t’i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje. Po do tė desha mė shumė kulturė dhe profesionalizėm nga politikanėt tanė. Duhet tė kenė mė shumė dhembshuri dhe dashuri pėr kėtė popull dhe pėr kėtė vend tė shumėvuajtur. Nė festivalin e fundvitit 2005 me mjeshtrin e madh tė kėngės Luan Zhegun dhe kėngėtaren e mirėnjohur Albėri Hadėrgjonaj ēoi me tekstin kėtė mesazh:

    “Ti jo, mos u gėzo, kur unė dėshpėrohem!
    Ti, mos u pasuro, kur un’ varfėrohem!”

    Ēmimet nė festivale?

    Nė gjithė festivalet qė kam marrė pjesė, kam marrė 7 ēmime tė para dhe 4 ēmime tė para nė koncertet “Kur vjen pranvera” dhe “Kėngėt e stinės”. Gjithashtu, kam marrė shumė ēmime tė dyta dhe tė treta.

    Unė kam bashkėpunuar me plejada kompozitorėsh, nga mė veteranėt deri tek mė tė rinjtė sot. Bashkėpunime tė suksesshme do tė quaja kėngėt: “Vajzat e fshatit tim” (me kompozitorin E. Shėngjergji), “Shoqet tona ilegale” (me tė madhin A. Prodani), “ Gonxhe nė pemėn e lirisė” (bashkėpunim me poetin e ndritur R. Shvarc dhe kompozitorin L. Dizdari), “Koha nuk pret” (me mjeshtrin e madh tė muzikės, tė ndriturin F. Deda), “Dashuria jonė”, “Pragu i vegjėlisė”, “Eja!”, “Emrin kush s’ta di”, “Nė sytė e tu”, “Lumturia s’ėshtė dhuratė”, “Fjalė lumturie” ( me mjeshtrin e madh tė kėngės Flamur Shehu) “Jon”, “Bunkerėt”, “Jeto dhe jetėn time”, “Pranvera me njė lule s’vjen” ( me kantautorin e mirėnjohur A. Gjebrea), “Mirėsi” (me kompozitorin Sh. Saraēi), “Vala dhe shkėmbi, “Kambanat e shpresės” ( me tė madhin K, Laro), “Nė duart e nėnės”, “Pėr ty, baba!”, “Bashkėmoshatarėve” ,”Ne bijtė e lirisė” etj. ( me nipin tim, kompozitorin Gj. Leka), “Kėngėt e rinisė”, “Nuk jam vetėm”, “Jetoj”, “Shoqja ime”, “Nuk e harroj” (me kompozitorin e madh A. Krajka), “Se kėnduam let it be” (me mjeshtrin e muzikės L. Zhegu), “Zemėrzjarrta, moj” (me kompozitorin H. Zaharjan), “Kthehu pėr vete pėr mua”, “Gjysma ėndėrr je , o grua” ( me mikun tim tė shtrenjtė kompozitorin G. Mullahi), “Prehri yt, o nėnė!” (tė kompozitorit A. Balliēi) e shumė e shumė tė tjera. Nuk mund tė mos pėrmend kėtu bashkėpunimin me ata bilbila tė kėngės sonė si hyjneshat e kėngės shqiptare Vaēe Zela, Nexhmije Pagarusha, kėngėtaret profesioniste me njė talent tė rrallė si Ema Qazimi, Alida Hisku, Irma dhe Eranda Libohova, Liljana Kondakēi, Myfarete Laze, Parashqevi Simaku, Afėrdita Zonja, Lindita Theodhori, tė madhin Gaqo Ēako, Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Frederik Ndoci, Kozma Dushi, Pėllumb Elmazi etj..

    I ndėrroni shpesh veshjet, mos vallė gjithė rroga shkon pėr veshjet?

    Cila rrogė? Unė ende nga Shqipėria, pėr gjithė atė aktivitet qė kam bėrė, marr njė pension minimal prej 105 mijė lekė tė vjetra! Por, kam familjen e motrės sime Rozmari dhe kunatit tim Kostandin Leka, tė cilėt pėrveē ngrohtėsisė familjare, atmosferės sė shkėlqyer artistike qė mė kanė krijuar, mė kanė krijuar tė gjitha kushtet pėr tė jetuar shumė mirė dhe nė veēanti ato pėr tė krijuar.

    Veshjen e ndėrroj sa herė sipas stinėve. Jam tip qė pėlqej veshjen “sportive”.

    Nė rini dėshiroja tė vishesha sipas modelit tė tė rinjve tė botės, atyre tė viteve ‘60-‘70, por nuk u lejohej. Kisha shumė qejf pantallonat alla kauboj, por as qė mund tė ėndėrroja t’i vishja, as minifundi jo e jo! Ishim edhe nė veshje tė “standardizuar”, si gjithė jeta jonė e bunkerizuar.

    Ēmimet nė festivale?

    Jeta

    Zhuliana Gaqo Jorganxhi u lind nė qytetin e Korēės mė 14 gusht 1946, nė njė familje me tradita muzikore. Mėsimet e para dhe ato tė mesme i mbaroi nė qytetin e lindjes mė 1964-n. Mė vonė vazhdoi studimet e larta nė Universitetin e Tiranės, nė Fakultetin Histori-Filologji dhe krahas tij ndoqi pranė Fakultetit tė Shkencave Juridike, kursin e gazetarisė, duke u diplomuar njėkohėsisht si mėsuese e gjuhės dhe letėrsisė shqipe dhe si gazetare. Menjėherė, pas mbarimit tė studimeve ka punuar pėr gjashtė vjet si gazetare nė revistėn "Shqiptarja e Re" dhe nga viti 1975-1981, si redaktore letrare dhe poete e kėngės nė Redaksinė e Krijimtarisė dhe Inēizimeve Muzikore pranė Radiotelevizionit Shqiptar.

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,027

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    Nje PERLE e te madhes & te paarritshmes Zhuljana JORGANXHI !

    Jeto dhe jeten time po e deshe
    eja dhe merre, veē jeto......

    Ata qe s'duan dashurine
    nuk dine se ē'eshte miresia
    folene e ngrene ne erresire
    edhe mbi ty leshojne stuhira

    Se jane mesuar te zvarriten
    te te helmojne pastaj te vdesin
    pa prekur trupin tend te ngrohur
    nga afshi i puthjes, ledhatimit

    Dhe pena ime nis e shkruan
    kaq e lodhur nga mundimi
    erkon nga ty dhe merr dy fjale
    dhe ndalet lumi, zemerimi

    Te Dua, Te Dua, Te Dua
    o fjale hyjnore e esaj bote
    u peshperite nga buze e dashuruar
    qe fryme ty te dhane

    Shume te erkova gjersa te gjeta
    dhe nese vdes mos u trishto
    por ti jeto....

    Neper rruget e dashurise
    enden enget dhe legjendat
    neper vargjet e poetit
    zemren ka ajo

    Dhe ne vija pentagramesh
    derdhet shpirti i nje artisti
    por dicka pa thene ka mbetur
    le te tjeret ta tregojne...

    Jeto dhe jeten time po e deshe
    eja dhe merre, veē jeto...

    Ata qe s'duan dashurine
    nuk dine se ē'eshte miresia
    folene e ngrene ne erresire
    edhe mbi ty leshojne stuhira

    Se jane mesuar te zvarriten
    te te helmojne pastaj te vdesin
    pa prekur trupin tend te ngrohur
    nga afshi i puthjes, ledhatimit

    Dhe pena ime nis e shkruan
    kaq e lodhur nga mundimi
    erkon nga ty dhe merr dy fjale
    dhe ndalet lumi, zemerimi

    Te Dua Te Dua Te Dua
    o fjale hyjnore e esaj bote
    u peshperite nga buze e dashuruar
    qe fryme ty te dhane...

    Shume te erkova gjersa te gjeta
    dhe nese vdes mos u trishto
    por ti....

    Dhe jeten time po e deshe...
    eja dhe merre por ti jeto...


  5. 2 antarėt mė poshtė falenderuan sirena_adria pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Foleja_ (15-11-2014),Prudence (16-11-2014)

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,027

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi


  7. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,027

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    Nje Jete me Poezine !


  8. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,027

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    Se kenduam " Let it be "

    Ku me mbete ti rini?
    Mosh' qė vjen vetėm njėherė,
    Kur mė erdhe nuk e di,
    Ishte dimėr a pranverė,

    Por njė gjė fort' mir' e di,
    Un' tė buk'rėn dashurova,
    Nga rrugicat me kalldrėm,
    Tek artistėt qė ka bota.

    Ne besuam si fėmij',
    Ne besuam tė dashuruar,
    Se kėnduam "Let it be",
    Ndaj do rronim tė pėrgjuar.

    Po ku ishe ti o Zot?
    Pėr njė ēast kur tė mohuam,
    Falna ti dhe mjaft me lot,
    Veē tek ty kam pėr t'besuar.

    Po ku ishe ti o Zot?
    Pėr njė ēast kur tė mohuam,
    Falna ti dhe mjaft me lot,
    Veē tek ty kam pėr t'besuar.

    Ne besuam si fėmij',
    Ne besuam tė dashuruar,
    Se kėnduam "Let it be",
    Ndaj do rronim tė pėrgjuar.

    Po ku ishe ti o Zot?
    Pėr njė ēast kur tė mohuam,
    Falna ti dhe mjaft me lot,
    Veē tek ty kam pėr t'besuar.

    Po ku ishe ti o Zot?
    Pėr njė ēast kur tė mohuam,
    Falna ti dhe mjaft me lot,
    Veē tek ty kam pėr t'besuar.

    Brezi yn' nuk mund tė kthehet, jo, jo,
    Fshehur botės i harruar,
    Dhe me diellin ēdo mėngjes, po, po,
    "Let it be" kam pėr t'kėnduar.

    La, la, la, la, la, la, laaa, la, laaaj,
    La, la, la, la, la, la, laaa, la, laaaj...
    ... Dhe me diellin ēdo mėngjes, po, po,
    "Let it be" kam pėr t'kėnduar.



    Kėnga fituse e koncertit tė Pranverės tė vitit 1992 nė RTSH

    Muzika: Luan Zhegu Teksti: Zhuliana Jorganxhi Kenduar nga: Sherif Merdani.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 16-06-2017 mė 18:19

  9. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,027

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    " Tingujt e Europes " - Shtator 2014


  10. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,027

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    BIJTE E LIRISE - Kur vjen Pranvera, 1990

    Jo, ti mos mė pyet, pse derdh lot?
    Diku nė takim nuk shkoj Dashuria.
    Rivranė, Romeon rivranė,
    Rivranė, Zhuljetėn rivranė
    Mbi mėrinė e dinė do fitojė
    Do fitojė' dashuria.

    Syt' e bukur kudo i ka rinia,
    Por ja diku kėrkojnė t'ia verbojnė
    Ajo vetėm me dy gishta ngritur lart
    N' at' heshtje qė kumbon
    nė Botė, kėrkon Demokraci.

    Liri! Zjarr i Zėmrės
    Liri! Gjuhė e nėnės
    O Liri! Krah i Ėndrrės
    Nė ēdo gjuhė tė kuptojmė
    Liberta, Liberte, Libėrty, Freiheit
    Liberta, Libėrte, Liberty, O Liri.

    Syt' e bukur kudo ka rinia,
    Por ja diku kėrkojn' t'ia verbojn'
    Ajo vetėm me dy gishta ngritur lart
    N' at' heshtjen qė kumbon
    nė botė, kėrkon demokraci.

    Liri! Zjarr i Zėmrės
    Liri! Gjuhė e nėnės
    O liri! Krah i Ėndrės

    Nė ēdo gjuhė tė kuptojnė
    Liberta, Liberte, Libėrty, Freiheit
    Liberta, Libėrte, Liberty, O Liri.

    Jemi ne (jemi ne) o moj Botė (o moj Botė)
    Bijtė e bukur tė Lirisė.
    Ndaj dhe s'duam (ndaj dhe s'duam) qė tė shohim (qė tė shohim)
    Nėpėr Botė, dhunė dhe lot.
    (X2)

    Liberta, Liberte, Liberty, Freedom
    Liberta, Libėrte, Liberty, ....O Liri.

    Liberta, Liberte, Liberty, Freedom
    Liberta, Libėrte, Liberty, ....O Liri.




    Poezia: ZHULJANA JORGANXHI - Kompozimi: GJERGJ LEKA - Kenduar nga: FREDERIK NDOCI

  11. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,027

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    HIMN - Festivali I Kėngės, 2015

    Mua ne jete me solli dashuria
    Qe prinderve Zoti ne shpirt ju dha
    ne krahet e tyre foli miresia
    "Jep dashuri !" mua me tha.

    Zerin e jetes kam ndjere gjithmone
    dhe dashuri ju kam dhuruar,
    te gjithe njerezve kudo ne bote
    qe kane njeriun gjene me te cmuar.

    Ndaj gjithmone degjoj zerin e nenes,
    sa here qe fal une dashuri
    por dashuri mbi dashurite
    mbeteni ju, njerezit e mi.

    Zeri i jetes prek thellesine e shpirtit
    Sa here kendoj me zjarr ne gji
    Per dashurine mbi dashurite
    Per kete dhč, ty Shqiperi!

    Brodha gjithe boten me mbyti dhimbja
    Sa here te mohova, vehtes s'ja fal
    Ndaj sot une jam ketu ti them Europes
    Njesoj, jam si ju, por me shpirt jam Shqiptar!

    Gjithmone te besova, ndaj prap vij tek ti
    Ku flas gjuhen time e ndihem njeri
    Kur krahet hap shqiponja kuq e zi
    Te falemi nene, e shtrenjta Shqiperi.

    Ndaj gjithmone degjoj zerin e nenes
    Sa here qe fal une dashuri,
    Por dashuri mbi dashurite,
    Mbeteni ju njerezit e mi!

    Zeri i jetes prek thellesine e shpirtit
    Sa here kendoj me zjarr ne gji
    Per dashurine mbi dashurite
    Per kete dhč, ty Shqiperi!

    Besoj tek ti, tek njerezit e mi,
    Shqiperi !




    Poezia: ZHULJANA JORGANXHI - Kompozimi & Interpretimi: GJERGJ LEKA


    https://www.teksteshqip.com/gjergj-l...ic-1926385.php
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-01-2019 mė 12:28

  12. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,027

    Pėr: Zhuliana Jorganxhi

    NĖ DUART E NĖNĖS - " Kur Vjen Pranvera ", 1985

    Nė duart e tua u rrita o nėnė,
    Nė netėt pagjumė pikoi drit’ e hėnės.
    Dhe veten qortova tė zėnė nė gabime
    Zemrėn kur t’a theva, o e shtrenjta ime.

    Vij nga rrugė e gjatė
    Ti mė pret e para,
    T’i puth ato duar
    Mbushur plot me mall.

    Nė ēdo rrudhėn tėnde, nė ēdo flok’ tė bardh’
    Unė shoh fėmijėrin’, hapin tim tė par’.
    Dhe nga unė fėmija kėrkove nė jetė
    Tė rritem i mbarė pėr k’tė tokė tė shtrenjtė.





    Poezia: ZHULJANA JORGANXHI - Kompozimi: GJERGJ LEKA - Interpretimi: BASHKIM ALIBALI

    https://www.teksteshqip.com/bashkim-...ic-1857739.php
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 01-03-2019 mė 11:37

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •