-
-
-
Për: Shqipëria e Rilindur: Tre persona të armatosur vjedhin 1 milion euro në aeroportin e Rinasit!
Grabitja në Rinas, autorët prenë menteshat e portës së aeroportit

Policia e Tiranës ka zbardhur kronologjinë e grabitjes së aeroportit të Rinasit. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në sallën operative ka mbërritur një telefonatë se rreth orës 14:45 në sheshin e brendshëm të fluturimeve të aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë.
Menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit. Nisur nga informacioni paraprak, raportohet se është grabitur një sasi monetare, që po transferoheshin me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”, nga terminali drejt avionit.
Dyshohet se autorë të grabitjes janë të paktën 3 persona. Ata hynë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë. Rrethimi i jashtëm sigurohet nga shërbimi i sigurisë së kompanisë privatë që menaxhon aeroportin. Pasi kanë marrë sasinë e valutës, autorët janë larguar me shpejtësi. Gjatë ndjekjes së autorëve, policia ka gjetur të djegur mjetin tip “Benz”, që dyshohet se u përdor nga autorët.
Policia e Shtetit po vijon ndjekjen e tyre, me forca të shumta dhe nga ajri me helikopter. Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore dhe zonat ku dyshohet se strehohen autorët. Vazhdojnë intensivisht kërkimet dhe hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një shumë 3 milionë eurosh.
Shqip
-
-
Për: Shqipëria e Rilindur: Tre persona të armatosur vjedhin 1 milion euro në aeroportin e Rinasit!
Grabitja në Rinas, hetime ndaj zyrtarëve të policisë: Nuk morën masa

Një ditë pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka urdhëruar nisjen e hetimeve për zyrtarët e policisë. Këta të fundit, dyshohet të jenë përgjegjës për mungesën e zbatimit të masave të sigurisë në aeroport pas sulmeve terroriste në Stamboll pak ditë më parë.
Sipas kryeprokurorit Llalla, vlerësohet se drejtues të policisë nuk kanë zbatuar në mënyrë efikase masat e sigurisë para, gjatë dhe pas grabitjes së parave në pistën e fluturimeve.
Llalla ka angazhuar në hetime drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme për zbardhjen e ngjarjes në mënyrë sa më të shpejtë.
Shqip
-
-
Për: Shqipëria e Rilindur: Tre persona të armatosur vjedhin 3 milion euro në aeroportin e Rinasit!
“Të paprekshmit” godasin sërish, grabisin rreth 3 milionë euro në Rinas
Alarmi. Bie siguria e Aeroportit. Skuadra pret menteshat e rrethimit metalik, me armë merr thasët me euro dhe largohet duke djegur makinën
“Tre golat”
Herën e parë kjo skuadër grabiti 3.8 milionë euro në Domje. Të dytën morën miliona te “Stacioni i Trenit” dhe dje deri në 3 milionë euro
Makinat
Kësaj radhe vodhën një makinë në Pogradec, të cilën e dogjën, për të humbur gjurmët. Të tria makinat e grabitjeve janë shkrumbuar
Dy kompanitë
“Nazeri 2000” dhe kompania tjetër “ICTS” ndajnë së bashku sigurinë e aeroportit dhe janë përgjegjëse për ngjarjet që ndodhin atje
Mariglen Mullai
Me skemën, kërcëno, merr paratë dhe digj makinën, “Të paprekshmit” goditën sërish dje për herë të tretë në 18 muajt e fundit, duke grabitur në Rinas një sasi valute që varion nga 1 deri në 3 milionë euro. Pikërisht në momentin kur qentë antieksploziv cilësohen si vlerë e shtuar e kontrolleve që “blinduan” aeroportin e vetëm të Shqipërisë, tre grabitësit profesionistë, ia dolën që të çajnë rrethimin, duke u larguar prej andej me disa thasë plot me euro. Në fillim prenë menteshat e portës rrethuese të aeroportit, u afruan pranë avionit ku do të transportoheshin paratë, u larguan me një makinë të vjedhur dhe në fund e dogjën, duke u zhdukur në misterin e tyre. Ngjarja ka lënë “me gisht në gojë” edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, që nxituan të këqyrnin vendin e ngjarjes, ndërsa RENEA ushtroi kontrolle të shumta përgjatë rrugëve që të çojnë drejt Rinasit.
Supergrabitja
Vetë policia njoftoi zyrtarisht se grabitja ndodhi rreth orës 14:45 të ditës së djeshme, në kohën që në pistë ndodheshin disa avionë për t’u nisur bashkë me sasinë e valutës. Sipas policisë, grabitësit kanë qenë të paktën tre persona të maskuar, që prenë menteshat e njërës prej portave të rrethimit të jashtëm të aeroportit. Më pas, ata kanë shkuar në këmbë deri pranë automjetit me para, ku nën kërcënimin e armëve rrëmbyen thasët dhe janë larguar sërish në këmbë nga e njëjta portë. Mendohet se ata kanë qëlluar në ajër dhe pasi kërcënuan me jetë punonjësit e kompanisë private “Nazeri 2000”, arritën të largoheshin nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Tiranë. Në rrugë i priste një automjet me të cilin janë larguar drejt Fushë-Prezës. Policia nisi kërkimet nga ajri me helikopter dhe në një zonë të ndërmjetme mes një pylli dhe një parcele të mbjellë me dru frutorë, u gjet i djegur një mjet i tipit “Benz”. Automjeti i përdorur për transportin e grabitësve rezulton të jetë i vjedhur që në muajin mars në qytetin e Pogradecit dhe policia dyshon se grabitja është realizuar nga një grup i mirorganizuar, të cilët kanë ndarë detyrat. RENEA dhe struktura të tjera policore dolën menjëherë në aksion për kërkimin e grupit të grabitësve, ndërsa janë sekuestruar të gjitha regjistrimet e kamerave të sigurisë.
Hetimet

Grupi i ekspertëve ka shoqëruar punonjësit e kompanisë private të sigurisë që transportonte paratë. Gjithashtu nga policia thuhet se edhe siguria e rrethimit të aeroportit menaxhohej nga një kompani private. Nga policia mësohet se kompania private e sigurisë “Nazeri 2000”, krahas bankës së cilës po i transportonte paratë jashtë shtetit, ruan edhe një pjesë të Aeroportit të Rinasit. “Nazeri 2000” dhe kompania tjetër “ICTS” ndajnë së bashku sigurinë e aeroportit. Policia nuk e përjashton edhe pistën e bashkëpunimit të punonjësve të sigurisë me grabitësit e parave të bankës, ndërsa po analizohen veç e veç dëshmitë e tyre. Nga të dhënat paraprake mësohet se secili ka përmendur fjalë të përafërta si “Lësho paratë se qëllova”, por për shkak të hetimeve, burimet policore nuk specifikojnë detaje nga intervistimet. Ndërkohë është krehur e gjithë zona e krimit dhe mendohet se janë gjetur gëzhoja të shkrehura nga grabitësit. Për shumë kohë, avioni me 150 pasagjerë, me destinacion Italianë, me të cilin do të transportoheshin paratë, qëndroi në pistë, pasi udhëtimi është ndërprerë menjëherë pas grabitjes. Tashmë aeroporti “Nënë Tereza” është kthyer në një skenë gjigante krimi dhe jo për shkak të ndonjë sulmi terrorist, por si pasojë e kësaj ngjarjeje që gjithsesi kishte një sfond terrori, ndonëse qëllimi ishte veç grabitja e parave. Nisur nga rrethanat e grabitjes dhe ngjashmëritë e frikshme me precedentët që përputhen totalisht, tanimë Policia e Shtetit, që po kryen veprimet e para hetimore, nën koordinimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, po përforcon dyshimin se bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal që ka kryer dy goditje të ngjashme. Herën e parë që u shfaq në skenë kjo skuadër kaq e fuqishme banditësh që deri më tani duken si “të paprekshëm”, ishte fillimdhjetori i vitit 2015. Në kryqëzimin e Domjes, u shfaqën tre persona të veshur me rroba policie. Aty bënë “golin e parë”, duke marrë plot 3.8 milionë euro nga kompania private e sigurisë që transportonte paratë dhe u larguan prej andej “pa u hyrë gjemb në këmbë”. Rojet private deklaruan se “na zunë në befasi dhe na thanë se ishin Policia e Shtetit”. Por hera e dytë u filmua dhe ishte një prej pamjeve më dramatiko-komike, ku grabitësi qëllonte me shpullë një roje sigurie që pinte cigare. Më konkretisht, bëhet fjalë për ngjarjen e 13 shkurtit 2015 të Stacionit të Trenit kur me një sulm të përqendruar, u grabit një sasi e madhe eurosh që mendohet se kapte vlerën e milionave. Disa punonjës të kompanisë së sigurisë u dënuan për shpërdorim detyre.
Shqip
-
-
Për: Shqipëria e Rilindur: Tre persona të armatosur vjedhin 3 milion euro në aeroportin e Rinasit!
Grabitja në Rinas, Berisha-Basha: Siguria në duart e maskave, krimi s’ka kufij

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund të humbte mundësinë që të shprehej rreth grabitjes së sotme në Rinas. Në një postim në Facebook, ai shprehet se siguria e vendit është në duart e maskave. Sipas tij kjo është një ngjarje e pazakontë dhe se akuzon për bashkëpunim mes grabitësve dhe punonjësve të ministrisë së Brendshme, duke i quajtur çunat e krimit.
“Siguria në duart e maskave!! Grabiten me armë nga maskat, shuma të mëdha parash në pistën e aeroportit të Rinasit. Të dashur miq, sot në vendin më të sigurt të shtetit dhe vendit, në terminalin e aeroportit të Rinasit ka ndodhur ditën për diell, konkretisht në ora 14:30 min, një grabitje e pashembullt me armë. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në pistën e aeroportit, kanë grabitur mjetin tip “Benz ML”, i mbushur plot e përplot me kartëmonedha euro me vlere që arrin në miliona.
Si zakonisht, pasi hajnat me maska janë larguar në drejtim të paditur, dhe kanë djegur makinën e vet tek ura e Tapizës, janë zgjuar nga gjumi çunat e krimit dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, ndërsa dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s, janë nisur drejt vendngjarjes.
Pika të shumta kontrolli janë ngritur në hyrje – daljet e kryeqytetit. Kjo vjedhje që nuk mund të ndodhte kurrë pa një bashkëpunim të ngushtë me çunat e krimit, vjen një ditë pasi, shefi i komisariatit të policisë së Rinasit tha për televizionin Klan se ishin shtuar masat, pas sulmeve terroriste në Stamboll.
Kësaj i thonë janë shtuar masat që hajdutëve të mos ju hyjë ferra në këmbë! Shteti në duart e krimit! sb”, shkruan ish-kryeministri.
Basha: Cubat e Tahirit po ruajnë parcialet me kanabis të Habilajve
Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar grabitjen e Rinasit duke e cilësuar atë si “rënie të rendit dhe shtetit”. “Grabitja e armatosur sot në Rinas, në atë që duhej të ishte territori më i sigurt në vend, dëshmon se rendi ka rënë, se shteti ka rënë. Persona me armatim të rëndë e më maska, shkojnë deri tek pista e avionëve, grabisin paratë, vetëm një ditë pasi u deklarua se në Aeroportin e Rinasit janë përforcuar kontrollet në kuadër të masave kundër terrorizmit, pas sulmeve në Stamboll. Ku janë cubat e Tahirit, apo me siguri duke ruajtur parcelat me kanabis të Habilajve për llogari të shefit, duke kundruar udhëtimin e skafeve me drogë që kane pushtuar Jonin dhe Adriatikun, duke përgjuar në mënyrë të paligjshme e shantazhuar gjyqtarë e prokurorë, duke dhunuar e gjobitur qytetarë e biznesmenë apo duke arrestuar gra dhe pleq për kuponin e një kilogrami qepë, apo 2000 lekë drita të papaguara. Kjo ngjarje e rëndë, që ka shkallmuar çdo standard të sigurisë, është një akuzë direkte për Saimir Tahirin dhe Edi Ramën. Në pushtetin e tyre, krimi s’ka kufij, ka mbrojtje, ka liri. ?Shqipëria, më mirë pa Edi Ramën”, shkruan Lulzim Basha.
Shqip
-
-
Për: Shqipëria e Rilindur: Tre persona të armatosur vjedhin 3 milion euro në aeroportin e Rinasit!
Grabitja në Rinas, LSI: U cenua siguria kombëtare, të zbardhet ngjarja

Pas grabitjes në Rinas ka reaguar edhe LSI. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama deklaroi se kjo është një ngjarje e rëndë. Ai kërkoi nga organet përkatëse që të zbardhet ngjarja sa më parë.
“Grabitja është papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare! Ministria e Brendshme deklaroi masa shtesë të sigurisë, banditët vjedhin një ditë më pas në pistën e Rinasit! Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHISH dhe prokuroria të bashkëpunojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Kryeministri të marrë masa për të gjithë institucionet përgjegjëse! Do të kërkoj të mblidhet komisioni parlamentar i sigurisë kombëtare. Presidenti të mbledhë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Ngjarja është shumë e rëndë, të nxirren përgjegjësit” , tha ai.
Shqip
-
-
Për: Shqipëria e Rilindur: Tre persona të armatosur vjedhin 3 milion euro në aeroportin e Rinasit!
Pyetja nr 1
A eshte aeroporti i rrethuar mbrojtur me rrjet gabian
apo strukture shufrash metali/
gardh metalik?
nqs aerporti eshte pa gardh mbrojtes me sistem alarmi
sic jane kufijte dhe burgjet
vjedhje do ndodhin prape.
2.Te zona ku eshte marre mercedesi eshte zone ku mund te
kaloje cdo njeri/per publik?
apo eshte zone e ndaluar per publikun?Kush eshte i lejuar ka akses ne ate zone,cilet punonjes?
Kush e ruan ate zone?
3.A jane te mbuluara me video
kamera komplet zonat ne aeroport
Zona ku eshte marre mercedezi
a ka qene nen fushe pamjen
e ndonje kamere?
4.Sa kosovare punojne ne aeroport?Dilush nga kosovaret
punpnjesit e aeroportit ose mund
te jete pjestar i grupit ose eshte paguar nga dikush pasi ka lehtesuar aksesin dhe vjedhjen
5.parate e vjedhura nga e kane
origjinen.cili institucion eshte vjedhur,jane vjedhur parate e aeroportit apo para te ardhura
nga jashte.
Te shihet shasia e benxit per te gjetur ku eshte prodhuar ku eshte shitur/qyteti kush e ka blere dhe kush ne cilin qytet eshte raportuar e vjedhur.
Le te supozpjme se makina eshte
vjedhur ne Zyrih Zvicer.
Atehere duhet kontaktuar policia e Zyrihut per info se sa kosovare
jane te denuar jane me dosje per vjedhje makinash,sa jane te lire
ku jane dhe te nisin hetimet
Nqa ndonje hajdut makinash ne zvicer nuk ndodhet ne Zvicer
por ka hyre ne Shqiperi ai person
duhet kapur dhe pyetur pasi ka shume mundesi te kete gisht
ne vjedhje.
Policia duhet te kontrolloje komplet telefonatat e bera nga
punonjes kosovare ne aeroport
pasi ndonje prej tyre ka lidhje me vjedhjen.
Ku eshte djegur benzi
Ne nje rreze prej 4-5 miljesh te kontrollohet ne fshatrat perreth
ne familje kosovare qe kane
meshkuj qe kane qene dikur ne burg persona qe njihen nga fshati
qe merrren me pislliqe vjedhje
te gjithe elemente kriminele qe mbajne arme
Te gjithe elementet e dyshimte qe mbajne arme pa leje ne fshatrat afer benzit te djegur mund te jene
autore te vjedhjes
Me llogjike hajdute qe bejne vjedhje milionash gjithmone
mbajne me vete arme.
Duhet studiuar djegja e benxit
eshte bere me eksploziv apo
me benzine.
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 10-07-2016 më 18:31
-
-
Për: Shqipëria e Rilindur: Tre persona të armatosur vjedhin 3 milion euro në aeroportin e Rinasit!
Dy persona te armatosur vjedhi nje banke te nivelit te dyte ne Vlore ,ne sheshin e Flamurit dhe me e bukura largohen ne kembe me thesin me para! Kulmi!
-
-
Për: Shqipëria e Rilindur: Tre persona të armatosur vjedhin 3 milion euro në aeroportin e Rinasit!
Disa aspekte "neutro" te kesaj vjedhjeje. Me shum propabilitet hajdutet e kesaj vjedhjeje nuk jane te zgjedhur nga populli,meqe zakonisht zgjedhim vetem hajdutet. Me shum propabilitet kane vjedhur para te vjedhura,supozohet se duhet te ken vjedhur me shume o me pak se shuma e deklaruar. Me shume propabilitet keto para te vjedhura do prishen ne vend,gjithmon ne qofte se bisnesmenet e ketij aksioni nuk mendojne qe keto para te vjedhura ti rinisin jashte perseri nga Rinasi.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt