Shuhet muzikanti ikonik i Lezhės, Agim Velaj
Ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 90 vjeēare ikona e artit dhe kulturės lezhjane Agim Velaj, kompozitorm studiues, krijues si dhe themelues i ansamblit Ēiftelia. Gazetari Gjergj Marku ka ndarė lajmin duke theksuar se gjatė katėr dekadave deri sa doli nė pension, Agim Velaj iu pėrkushtua me shpirt dhe shumė punė, dashuri dhe pasion afirmimit tė Lezhės si njė trevė pėrle kulture ku arti do tė arrinte majat mė tė larta.
Agim Velaj ishte nga ata njerėz qė tejkalojnė vitet e jetės pėr tė mbetur kujtesė e kohės dhe pasuri e kulturės sė njė populli, shkruante para njė viti Suela Bala kur z.Velaj do tė nderohej me titullin Qytetar Nderi i Lezhės, qytetit qė e do dhe e nderon si babain e muzikės sė kultivuar lezhjane.
Bashkė me Aleksandėr Banushin dhe Loro Gjeēin, ai ėshtė pionier nė krijimin e tė parit ansambėl folklorik kombėtar- Ansamblit Ēiftelia nė vitin 1966. Falė formimit tė gjithėanshėm kulturor e muzikor, pėrvojės si udhėheqės artistik ndėr vite i kėtij ansambli, ka sjellė nė Lezhe disa here ēmime tė para nga festivalet kombėtare tė Gjirokastrės. Nxėnėsit e tij vazhdojnė sot tė mbajnė gjallė dhe ti japin vende nderi Lezhės, shkruan Marku.
Ai sjell nė vėmendje se si kompozitor Agim Velaj ėshtė autor i operetės Bardha Fituese e ēmimit tė dytė Vlorė 1969, si dhe i operetės Kudo i pari. Ka kompozuar; valle, suite-vallesh, kėngė pėr fėmije, pjese per instrumenta popullore, balet me nje akt, si dhe i kenges se kultivuar.
Agim Velaj ėshtė transkiptues i mbi 500 kėngėve dhe mbledhės i 10.000 vargjeve. Ėshtė meritė e padiskutueshme e tij qemtimi i tė gjithė materialit folklorik ku pėrfshihen; kėngė tė vjetra folklorike te 5 trevave te Lezhes te transkiptuara me nota duke ruajtur origjinalitetin si ne melodi edhe ne tekst si dhe valle te kenduara dhe shume melodi orkestrale. Me shume durim e perkushtim ai ka lene deshmi te arkivuara te mbi 500 artisteve te zhanreve te ndryshme qe kane performuar per 50 vjet art dhe kulture nė rrethin e Lezhes.
Edhe nė vitet e moshės sė kaluar vazhdonte tė punonte pa pushim, duke bere gati per botim nje tjeter enciklopedi muzikore me perla te trevave te ndryshme muzikore shqiptare, ndersa ka botuar Kange popullore Shkodrane dhe Nje karajfil bjen mbi kitare, si deshmi e dokumentuar me tekste, dhe partitura e visarit muzikor shqiptar.
Ai ėshtė dekoruar me urdhrin Naim Frasheri, ne mes dashurise dhe vleresimit qe publiku ushqeu per dekada te tera per muzikologun e permasave kombetare Agim Velaj. Personalisht si drejtues i kultures ne Mirdite pata fatin te bashkepunonim per Festfolkun e Gjirokastres 2009, ne perberje te grupit te Qarkut Lezhe, duke pare nga afer cilesite profesionale dhe njerezore te nje personaliteti te rralle), shkruan Gjergj Marku.
(BalkanWeb)
Krijoni Kontakt