Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Shqipëria si kokë turku: NATO zgjedh Tiranën prej nga të kërcënojë Rusinë!

    NATO kërcënon Rusinë nga Tirana

    Emri:  nattt.jpg

Shikime: 1222

Madhësia:  33.8 KB

    Nga Qamil Xhani

    Për herë të parë që pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria është bërë qendra e zhvillimeve të politikës globale të Aleancës së Atlantikut Verior. 260 parlamentarë të vendeve të NATO-s kanë marrë pjesë dje në asamblenë që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar. Aktiviteti i përmasave ndërkombëtare është një vlerësim që Aleanca bën për Shqipërinë dhe zhvillimet gjeo-strategjike në rajon. Asambleja i paraparin takimit të krerëve të shteteve anëtare të NATO-s që do të zhvillohet në Poloni në muajin korrik. Si i tillë takimi është një parathënie e qëndrimeve finale që do të mbajë NATO për çështjet më të rëndësishme që shqetësojnë aleancën.

    Dita e parë e punimeve të Asamblesë Parlamentare është fokusuar në çështje që kanë të bëjnë me krizën e refugjatëve, konfliktet në Afrikën e Veriut, sigurinë dhe terrorizmin. Ajo që ra në sy ditën e parë të asamblesë ishte përqendrimi në atë që tashmë njihet si “Çështja Ruse”. Konflikti në Ukrainë, ndikim i Rusisë në Siri, por edhe avancimi ekonomik dhe gjeo-strategjik i Moskës në Ballkan është komentuar gjatë nga pjesa më e madhe e parlamentarëve të vendeve të NATO-s që morën pjesë në samit. “Çështja Ruse” në Tiranë është trajtuar në mënyrë direkte dhe pa shumë doreza diplomatike. Dje u fol hapur për kërcënim të Aleancës nga Rusia dhe marrjen e masave për uljen e ndikimit rus në rajon.

    Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, kongresmeni amerikan, Michael Turner ishte i drejtpërdrejtë se aleanca duhet të trajtojë me seriozitet qëndrimet e Rusisë dhe se kërcënimeve të saj duhet t’u përgjigjemi. “Rusia e sheh NATO-n si kundërshtare. Duhet parë se si NATO do të merret me këtë kërcënim, të njohë gamën dhe natyrën e këtij kërcënimi dhe të denoncojë deklaratat e Rusisë edhe për përdorimin ndoshta të armëve bërthamore. NATO duhet të rishfaqë veten e të sigurojë aleatët e saj në Lindje”,- tha Kongresmeni Turner. Ai foli dhe për një plan masash që SHBA-të kanë propozuar për sigurimin nga rreziqet e jashtme, duke nënkuptuar në këtë rast Rusinë. “SHBA-të kanë propozuar kohët e fundit katërfishimin e fondeve për praninë e NATO-s në Europë. Edhe pse SHBA-të po bëjnë më shumë, partnerët evropianë, gjithashtu, duhet të bëjnë më shumë, si një përgjigje në rritje, pasi bëhet fjalë për stabilitetin e Europës”,- tha Turner.

    Nga ana tjetër raportuesi i Francës, Jean Marie Bocekl kërkoi marrjen e masave konkrete për atë që ai e quajti kërcënim rus. Ai tha se, Aleanca duhet të rishikojë planet e armatimeve duke vënë në dukje se vetë Rusia ka rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen.

    Ministri Ditmir Bushati bëri të qartë qëndrimin e Tiranës zyrtare. Në fjalimin e tij para anëtarëve të Asamblesë së NATO-s, ai tha se, rajoni duhet të eliminojë ndikimin e faktorëve të tretë. Dhe për Shqipërinë, pas BE dhe NATO-s, faktori i tretë është Rusia. “Duhet një bashkëpunim i strukturuar mes BE-së dhe NATO-s në rajon duke qenë se këta janë dy aktorët kryesorë, të cilët shtrijnë rrezen e veprimit dhe influencës në Ballkanin Perëndimor. Fola dhe për nevojën e një politike konstante për të reduktuar praninë influencës së aktorëve të tretë që kanë ndikim, gjithashtu, në mjedisin e sigurisë, të cilët jo domosdoshmërisht ndajnë të njëjtat objektiva e vlera me familjen euroatlantike”,- tha kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati, duke nënkuptuar Rusinë.

    Qëndrimet e forta të NATO-s kundër Rusisë në Tiranë nuk kanë qenë të rastësishme. Gjatë 48 orëve të fundit mes Moskës dhe Uashingtonit ka pasur një tensionim të deklaratave për çështjen e sistemeve raketore. Një ditë para se të niste takimi i NATO-s në Tiranë, Presidenti rus Vladimir Putin ndodhej për vizitë zyrtare në Greqi. Një vizitë që duket se nuk ka qenë e rastësishme. Pas një viti mungesë në vendet e BE-së, Putin zgjodhi të vizitojë Greqinë në kohën, kur flitet më shumë për ndikimin rus në Ballkan dhe Europën -Juglindore. Përveçse konfirmoi zgjerimin e ekonomisë ruse dhe tregtisë në Greqi, Presidenti Putin bëri dhe një kërcënim të hapur ndaj NATO-s dhe SHBA-ve. Ai tha se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të kundërpërgjigjet ndaj Shteteve të Bashkuara lidhur me sistemin e mbrojtjes nga raketat në Europë. Ndërsa shtoi se, Polonia dhe Rumania duhet të marrin parasysh pasojat e lejimit të raketave amerikane në territorin e tyre. Kërcënim i hapur rus. Nuk duhet marrë me shumë indiferencë kjo deklaratë. Rusia është një superfuqi tjetër, e cila luan për interesat e saj. Është një “NATO 2”.

    “Nëse deri dje në këto zona të Polonisë njerëzit nuk e dinin çfarë do të thotë të jetosh në shënjestër të pushkës, sot jemi përballë faktit që na detyron të marrim masa për të garantuar sigurinë tonë”,- tha zoti Putin, pas takimit me kryeministrin grek Alexis Tsipras.

    Rusia është e njohur për ndikimin e saj në rajon. Vende si Serbia, Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë pasur gjithmonë mbështetjen e Moskës në investime ekonomike, por edhe ushtarake. Në Serbi, pak ditë pas fitores së zgjedhjeve Kryeministri Aleksandër Vuçic vizitën e parë e zhvilloi në Moskë. Mediat në Beograd aluduan se edhe lista e ministrave të rinj të kabinetit serb është miratuar nga Putin. Në Maqedoni, ka një linjë të qartë politike në mbështetje të Rusisë që shihet si variant aleance në rast se vendi nuk pranohet në BE dhe NATO për shkak të Greqisë. E njëjta linjë ekziston edhe në Mal të Zi, ku marrja e ftesës për në NATO u shoqërua me protesta të disa subjekteve politike dhe kërcënime të Rusisë ndaj BE-së dhe Aleancës së Atlantikut Verior. Shpesh herë këto vende të Rajonit afrimin me Rusinë e kanë përdorur si presion ndaj BE për të shpejtuar procesin e integrimit ose për thithur qindra milionë euro nga Brukseli.

    Ndaj dhe ashpërsimi i toneve të NATO-s ndaj Moskës erdhi një ditë më pas në mënyrë kërcënuese në Shqipëri, duke qenë se praktikisht ndikimi i Moskës është dukshëm në gjithë rajonin. Ndërsa në kryeqytetin tonë flisnin diplomatët dhe politikanët, në Poloni, po dje, situatën e kanë marrë në dorë ushtarakët. Komandanti ushtarak i NATO-s, gjeneral-major Hans van Griensven tha dje në Varshavë se: “Rusia po destabilizon rajonin e Europës Lindore”. Sipas tij, situata mund të përshkallëzohet dhe më tej në këtë rajon dhe kërkoi marrjen e masave nga Aleanca e Atlantikut Verior.

    Asambleja Parlamentare e NATO-s do të vazhdojë punimet edhe gjatë dy ditëve në vijim dhe qëndrimet e aleancës ndaj Moskës mund të jenë edhe më të ashpra. Tirana është kthyer edhe një herë si pikëtakimi e përplasjes mes Perëndimit dhe Rusisë. Vetëm se këtë herë pozicionimi është i qartë, si pjesë e NATO-s dhe si vend aspirant për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Dikur ishte pjesë e Traktatit të Varshavës përkrah Bashkimit Sovjetik.

    Shqetësimi i NATO-s është real për ndikimin rus në Ballkan. Por si do të reagojë BE në raport me këto vende, mbetet të shikohet në të ardhmen, pasi BE pa një NATO të fortë është përherë kafshatë e mëngjesit për Rusinë.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria si kokë turku: NATO zgjedh Tiranën prej nga të kërcënojë Rusinë!

    Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e NATO-s: Britani ! Mos ik nga BE !

    Emri:  rama-17.jpg

Shikime: 995

Madhësia:  18.2 KB

    Nga Edi Rama*

    Ju uroj mirëseardhjen në Tiranë dhe shpresoj që në këto pak ditë dhe në pak momentet që keni pasur jashtë ndriçimit artificial të sallës, keni mundur të kuptoni që ky është një vend ku ia vlen të rikthehesh.

    Që kur skizma e madhe e ndau Europën në Lindje dhe Perëndim, rreth 1000 vjet më parë dhe deri në vitin 2009, kur u bë anëtare në NATO, Shqipëria dhe shqiptarët jetuan, ose më mirë të themi, mbijetuan në një kufi shumë serioz të botës. Për disa shekuj, kufiri që kalonte këtu ishte bizantin, shumë shekuj të tjerë, ai ishte otoman dhe së fundmi, komunist. Përpjekjet për mbijetesë në këtë kufi që ndau botën e kanë determinuar thellë të gjithë profilin politik social, kulturor e ekonomik të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Te ky kufi mijëvjeçar gjenden shumë përgjigje për të shkuarën dhe të sotmen tonë.

    Anëtarësimi në NATO, që ishte faktikisht edhe një lloj largimi i kufirit nga ne, ka qenë një big-bang historik, i cili ka përcaktuar përfundimisht një të ardhme të re për popullin shqiptar, duke hapur një mundësi të jashtëzakonshme për të ndërtuar prosperitetin në kushte krejtësisht të ndryshme dhe qenësisht të favorshme.

    Pasi kemi mbushur vitin e shtatë të anëtarësisë tonë në Aleancë, ne sot kemi nderin të presim në Tiranë, Asamblenë Parlamentare të NATO-s, këtë forum shumë të rëndësishëm euroatlantik. Me këtë rast, edhe në emër të qeverisë shqiptare, uroj që kjo Asamble këtu në Tiranë të jetë një sukses.

    Dua të falenderoj në mënyrë të posaçme, kryetarin e delegacionit shqiptar në Asamble, Pandeli Majkon, i cili, me ardhjen tuaj këtu, ka realizuar një ëndërr, që jam dëshmitar, është shumë e vjetër. Tani mbetet të realizojë edhe një ëndërr tjetër, një bazë të NATO-s në Shqipëri.

    Sesioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s mbahet në prag të Samitit të Varshavës, i cili pritet ta orientojë Aleancën tonë në një moment të komplikuar historik, kur mjedisi i sigurisë euroatlantike po përballet me ndryshime tektonike në Lindje, në Jug dhe në Veri. Ky mjedis sigurie sfidues ka natyrisht ndikimet e veta edhe në Europën Juglindore. Me gjithë rëndësinë e padiskutueshme që ka rajoni ynë për Bashkimin Europian dhe për NATO-n, sot ai mbetet një hapësirë ku as Bashkimi Europian dhe as NATO nuk janë shtrirë ende plotësisht, duke e lënë kështu të paplotësuar, nevojën për një Europë plotësisht të kompletuar dhe tërësisht të lirë.

    Ekzistenca e NATO-s në vitet e ndryshimeve epokale të fundit të viteve ’80-të të shekullit të kaluar dhe zgjerimi i saj, pas rënies së komunizmit, ka qenë një faktor bazë për ruajtjen e paqes në Europë dhe shtrirjes së hapësirave të lirisë në lindje të kontinentit, duke e mbushur shpejt, vakumin e krijuar nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Por kjo gjë nuk ndodhi me të njëjtën shpejtësi dhe të njëjtën vendosmëri në Ballkan, ku NATO nuk e dominoi menjëherë vakumin, e krijuar pas ndryshimeve tektonike që pësoi gadishulli nga shpërbërja e Jugosllavisë. Problemet e krijuara nga kjo vonesë janë të njohura, ndërkohë që procesi i shtrirjes së NATO-s në Ballkan, ende i papërfunduar.

    Prandaj, nënshkrimi i Protokollit të Anëtarësimit me Malin e Zi, vetëm para pak ditësh, është një hap i rëndësishëm strategjik i Aleancës, në drejtim të jetësimit të politikës të dyerve të hapura. Jam krenar që Shqipëria e ka mbështetur fuqimisht, qysh në krye të herës, edhe kur kishte shumë skepticizëm rreth temës së Malit të Zi, hapjen drejt Malit të Zi dhe integrimin e Malit të Zi. Sepse, përveç të tjerash, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO e shndërron detin Adriatik në një det të brendshëm të Aleancës, duke projektuar kështu, më shumë stabilitet demokratik në hapësirën e Europës Adriatike.

    Aq sa ne kemi mbështetur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, aq kemi shpresuar dhe shpresojmë, kemi punuar dhe do të punojmë që edhe Maqedonia të ankorohet në kursin euroatlantik. Eliminimi i trashëgimisë jugosllave në mendësi dhe në praktikën shtetërore mbetet një parakusht “sine qua non” për të ardhmen e atij vendi, për të cilin Shqipëria është e interesuar që të jetë sa më demokratik, sa më i begatë e padyshim, sa më i konsoliduar.

    Ne besojmë në potencialin e Maqedonisë dhe e çmojmë investimin konstant të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për sigurinë demokratike të saj. Maqedonia ka shansin që të ndërtojë të ardhmen e saj, jo mbi formulat arkaike të aritmetikave etnike, fetare apo kulturore, por mbi bazën e vlerave të mëdha të lirisë e të progresit, si kusht për bashkëjetesën e qytetarëve të lirë. Një shtet dhe një shoqëri e tillë, pa hierarki të imponuar etnike dhe kulturore, i integruar në NATO dhe Bashkimin Europian, do të jetë pa asnjë dyshim një faktor dhe një model shumë i rëndësishëm për një Ballkan në paqe dhe prosperitet. Ngrirja e proceseve të paqëtimit të brendshëm dhe të integrimit euroatlantik në Maqedoni, gjatë viteve të fundit, vetëm e shton nevojën për mbështetjen e fuqishme nga ana e NATO-s dhe e Bashkimit Europian për Maqedoninë.

    Nëse Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia duhet që heterogjenitetin etnik, kulturor apo fetar të tyre, ta shndërrojnë në motorin e integrimit euroatlantik, Kosova duhet të shndërrojë homogjenitetin e saj në një faktor integrimi euroatlantik. Këtë e them sepse, për fat të keq, ende ka aktorë të veçantë të skenës europiane që e konsiderojnë homogjenitetin e Kosovës si problem më vete. Këto qasje bëjnë që shteti më i ri i Europës, ende të përpiqet që thjesht t’i njihet nga disa vende europiane, e drejta për të ekzistuar, apo për t’u integruar, duke u njohur dhe duke u pranuar. Ndërkohë që është pikëpamja jonë, shumë e qëndrueshme, se koha që jetojmë na vë të gjithëve përballë sfidash të reja në përmasë dhe në rrezik, përballë të cilave, shumë prej mekanizmave tradicionalë, që kanë imponuar këtë marrëdhënie krejtësisht kushtëzuese për Kosovën, duhen lënë pas, në emër të stabilitetit dhe të sigurisë të gjithsecilit dhe të gjithëve së bashku.

    Ne besojmë fort se integrimi i Kosovës në familjen euroatlantike është një domosdoshmëri, jo thjesht për Kosovën, as vetëm për Ballkanin, por për të gjithë familjen euroatlantike. Mbetet i padiskutueshëm fakti që përgjegjësitë e integrimit të Kosovës nuk mund të kërkohen vetëm jashtë saj. Udhëheqja politike, institucionet dhe mbarë shoqëria e Kosovës, padyshim, do të mbajnë barrën kryesore në këtë proces jetik si për shtetin më të ri në Europë, ashtu dhe për krejt rajonin. Por institucionalizimi i marrëdhënieve NATO-Kosovë dhe më pas, ankorimi i Kosovës në familjen e përbashkët euroatlantike, duhet parë si katalizator për të gjithë procesin integrues të rajonit.

    Integrimi në Aleancë i vendeve të rajonit që aspirojnë fort anëtarësimin, siç është Kosova, do të jetë një faktor reflektimi dhe inkurajimi edhe për vende që ende janë të dyzuara në raportet e tyre me NATO-n. Përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO do të jetë padyshim një investim strategjik, kapital, përmes të cilit, arkitektura e sigurisë europiane dhe euroatlantike në jug dhe juglindje të kontinentit do të merrnin një trajtë shumë të më plotë dhe shumë më të sigurtë. Kjo do të ishte në një kohë, përgjigja më e qartë si për ambiciet gjeopolitike të aktorëve të tjerë dhe të rajonit, ashtu edhe përballë valëve të rreziqeve dhe kërcënimeve që vijnë pa ndërprerje nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

    Të nderuar pjesëmarrës!

    Samiti i Varshavës, që zhvillohet në vendin ku para 61 vjetësh u krijua Traktati i Varshavës, do të mbetet historik, jo vetëm për shkak të simbolikës që vetë kryeqyteti i Polonisë mban mbi vete, por edhe për domethënien e problemeve që kërkojnë trajtim dhe zgjidhje prej këtij Samiti. Nga njëra anë, Rusia po aplikon një doktrinë përherë e më agresive, me një dispozitiv ushtarak në rritje, që mbetet një shqetësim konstant. Nga ana tjetër, valët e terrorizmit dhe të ekstremizmit të dhunshëm, si dhe kriza e refugjatëve që e ka origjinën në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë për arkitekturën e sigurisë europiane.

    Në këto kushte, ne duhet të përforcojmë, por dhe të zgjerojmë gamën e kapaciteteve tona, për të përballuar me sukses rreziqe që përherë e më shumë po marrin trajtë dhe një natyrë globale dhe që përherë e më shumë sfidojnë mekanizmat tradicionale të përgjigjeve ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve. Nevoja për një spektër shumë të gjerë kapacitetesh krijon hapësira të mëdha, që të gjithë vendet anëtare në NATO të mund të japin një kontribut thelbësor, pavarësisht madhësisë së tyre.

    Duke qenë plotësisht të ndërgjegjshëm për mundësitë modeste të Shqipërisë, për të ofruar kapacitete ushtarake konvencionale, ne jemi po ashtu të vetëdijshëm në mundësinë për të dhënë kontribute të spikatura në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, jo vetëm duke u rreshtuar krah për krah me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë në çdo front, por dhe duke qenë pjesë aktive e një fronti që shkon përtej mjeteve konvencionale, në këtë betejë globale.

    Në këtë kufi, ku prej 1000 vjetësh deri në ditën kur u anëtarësuan në NATO, shqiptarët kanë qenë vazhdimisht nën presionin e të mbijetuarit, kanë arritur sidoqoftë, përgjatë shekujve të ndërtojnë një bashkësi e më pas një shtet, të bazuar në qytetarë me besime të ndryshme, por në harmoni të plotë fetare, apo, siç do të shprehej Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2014, në një vëllazëri të plotë fetare, si rrallë tjetërkund.

    Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria numëronte thuajse dhjetëfishin e numrit të hebrenjve që kishte pasur në fillim të Luftës së Dytë Botërore dhe mbetet e do të mbete gjithmonë, një vend me historinë krenare të mosdorëzimit të asnjë hebreu në duart e nazistëve. E ndërkohë, me rrëfime të jashtëzakonshme të marrjes në mbrojtje të hebrenjve prej familjesh të krishtera, por edhe në shumicën e herës prej familjesh myslimane.

    Një popull që së fundmi i dha trashëgimisë europiane, 38 martirë të lirisë dhe të fesë, të cilët u bënë të tillë si përfaqësues të klerit katolik në ferrin e torturave të një regjimi brutal komunist që ndryshe nga të gjithë regjimet komuniste të vendeve të perandorisë sovjetike guxoi të shkonte deri në shpalljen e Zotit si të paligjshëm.

    Në shtator të këtij viti, shqiptarët dhe Shqipëria do të identifikohen edhe me shenjtore më të re të krishterimit, Nënë Terezën, duke u ndjerë jo vetëm në të drejtën, por dhe në detyrën për të kultivuar, përsosur e ndarë me të tjerët, gjithë këtë softëare të çmuar të trashëgimisë tonë, që mund të shërbejë si një antidot i dobishëm kundër çdo lloj ekstremizmi.

    Ne jemi angazhuar që në Tiranë të ngremë Qendrën Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Ndërsa në Varshavë, Shqipëria do të vijë si një vend që ka bërë përpjekje serioze për zbatimin e angazhimeve të pranuara në samitin e Ëells-it, si në drejtimin të modernizimit të kapaciteteve të mbrojtjes, ashtu dhe në drejtim të përmirësimit të buxhetit të mbrojtjes. Në buxhetin e këtij viti, ne arritën të ndryshojmë trendin rënës të viteve të fundit dhe të shënojmë një rritje domethënëse në shpenzimet e mbrojtjes. Po ashtu, pjesëmarrja dhe aktivizimi ynë, me resurse dhe kapacitete ushtarake në kuadër të NATO-s, ka njohur një intensifikim të dukshëm, sasior dhe cilësor.

    Në të njëjtën kohë, ne po kombinojmë përpjekjet e mësipërme me vijimin e reformave shtetkonsoliduese, të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sigurinë demokratike. Energjitë tona për momentin janë të orientuara të gjitha drejt përfundimit të Reformës në Drejtësi. Miratimi e më pas zbatimi i kësaj reforme thelbësore në procesin e integrimit, që për ne është një proces i pandërprerë modernizimi i shtetit dhe institucioneve, do të përbëjë një moment shumë të rëndësishëm për të hapur një kapitull të ri të konsolidimit demokratik, që përkon me një hap të ri në procesin e integrimit europian, çeljen e negociatave për anëtarësim.

    E fundit, por jo për nga rëndësia.

    NATO dhe turizmi janë dy gjëra që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por besoj se kjo nuk do të thotë që njerëzit që punojnë për NATO-n janë të pa interesuar për turizmin. Prandaj shpresoj që aq pak sa keni parë në Tiranë, ju ka nxitur kuriozitetin për t’u rikthyer. Ju siguroj se, nëse bukuria e vendit tonë, klima e jashtëzakonshme e tij dhe mikpritja që në këto ditë ju kanë bërë kaq shumë përshtypje, sipas gjithçkaje kam mundur të dëgjoj drejtpërdrejtë ose indirekt, atëherë kthehuni sa më parë në Shqipëri si turistë, sepse nuk keni parë asgjë akoma.


    Pyetje nga salla për kryeministrin Rama

    Përfaqësuesja e delegacionit francez:

    Së pari, më lejoni t’ju falenderoj për mikpritjen e jashtëzakonshme që na keni ofruar. E vlerësojmë shumë gjithçka që keni bërë në këtë kuadër. Po ashtu më lejoni të falenderoj kolegët, miqtë tanë të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që jo vetëm kontribuojnë shumë në zhvillimet që bëjmë ne në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, por gjatë këtyre ditëve të fundit kanë bërë vërtet një punë të jashtëzakonshme. Po ashtu më lejoni që t’ju falenderoj për përpjekjet në fushën e mbrojtjes dhe kontributin shumë të vyer që i jepni NATO-s. Dje patëm një prezantim të shkëlqyer që u dha nga ministrja e Mbrojtjes mbi këtë temë.

    Pyetja ime ka të bëjë më specifikisht me BE-në. E përmendet pak më parapara në fjalën tuaj, e thatë që sot ju duhet të përshpejtoni procesin për t’u bërë anëtar i BE-së. Jam shumë e ndjeshme për këtë gjë, sepse Franca dhe vendet e tjera të përfaqësuara në Asamblenë Parlamentare, të njëjtin pozicion kemi, sepse ne kemi nevojë për ju. Ne duam të forcojmë hapësirën e lirisë, të vlerave dhe të interesave të përbashkëta. E thatë dhe ju vetë që prej vitit 2014, rruga ka qenë e gjatë dhe e vështirë.

    Pyetja imë për ju është: Si mund t’ju ndihmojmë në mënyrë konkrete, në mënyrë që të keni mundësi të përshpejtoni procesin e reformave, të cilat do të konsolidojnë, siç e thatë dhe ju me të drejtë, shtetin e së drejtës dhe po ashtu, situatën ekonomike të vendit. Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë, jemi të angazhuar t’ju vijmë në ndihmë, pra, është pyetje për ju, por dhe një mesazh i qartë që doja t’jua bëja personalisht.

    Kryeministri Edi Rama: Ju folët për mikpritjen e mrekullueshme, e vlerësoni shumë dhe për mua është kënaqësi ta dëgjoj këtë gjë. Menjëherë pas këtij takimi më duhet që të shkoj në Paris, në fakt. Jam ftuar nga Presidenti juaj, Hollande, i cili sot pasdite do të nderojë Ismail Kadare, një shkrimtar të madh shqiptar, duke i dhënë atij çmimin e Kalorësit të Nderit.

    Kam qenë gjithmonë i bindur se Shqipëria dhe Franca mund të bëjnë shumë bashkë. Kemi mundësinë që të mësojmë shumë prej jush dhe dua t’ju siguroj se ju jeni me fat që keni miq si shqiptarët. Ndërkohë, nga ana tjetër dua po ashtu t’ju falenderoj për njohjen e punës që është bërë nga ministria e Mbrojtjes, nga njësitë ushtarake të mbrojtjes në Shqipëri. Jam shumë krenar që Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri po bëhet më e fortë dhe jam krenar po ashtu që ministria e Mbrojtjes është grua. Jam i bindur që sa më shumë përgjegjësi iu japim grave, sa më shumë mundësi u japim atyre në mënyrë që të mund të shprehin kompetencat e tyre, sa më shumë gra të kemi në shoqërinë civile, aq më shumë përpara do të bëjmë në këtë botë të vështirë. Kjo është e vërtetë për vlerat tradicionale, por qëndron po ashtu, edhe në një moment të tillë kaq të vështirë, ku përballemi me ekstremizmin, i cili nuk vjen vetëm thjesht nga jashtë kufijve tanë, e kam fjalën për kufijtë e familjes euroatlantike, por edhe vetë përbrenda kësaj sipërfaqeje dhe e kam fjalën për ksenofobinë, racizmin, shprehjet e barbarizmit, të cilat synojnë të krijojnë ndarje e të marrin më shumë fuqi. Mendoj se, nëse ke besim tek gratë e t’i japësh atyre më shumë përgjegjësi, më mirë do bëhet.

    Së fundmi më lejoni t’ju them që ne po kalojmë një rrugëtim të vështirë, një proces të vështirë, por shumë të rëndësishëm, procesi i integrimit europian. Një proces unik në natyrën e vet dhe po ashtu, i domosdoshëm në mënyrë që të modernizojmë institucionet dhe shtetin tonë. Në fund të ditës, çdo gjë varet nga institucionet, të cilat duhet të vendosin për cilësinë e jetës për shoqërinë dhe për qytetarët. Gjithmonë kemi gjetur tek Franca, një aleat në këtë proces. Shpresojmë që do të kemi mundësi të vijojmë më tej, në këtë mënyrë. Sipas mendimit tonë, të qenit pjesë e familjes europiane, të qenit pjesë e komunitetit europian nuk ka të bëjë thjeshtë me të bërit të lumtur Brukselin apo ndonjë vend tjetër, por do të thotë që të përmbushësh një detyrim që kemi për fëmijët tanë dhe për fëmijët e fëmijëve tanë.

    Përfaqësuesi i delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar: Zoti Kryeministër, është shumë mirë që ju shohim këtu. E mbaj mend që keni ardhur në Londër, nëse nuk e kam gabim, 10-15 vite më përpara, ndërkohë që ishit kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kemi pasur një diskutim goxha të dobishëm në atë kohë. Kështu që është kënaqësi që ju shoh sërish.

    Kam dy komente. Së pari, e di që Shqipëria po ofron ambiente shumë të rëndësishme për trajnimin e personelit dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona përmes NATO-s është rritur dhe faleminderit shumë për këtë.

    Së dyti, siç e dini, ka pasur një artikull goxha të gjerë dhe të lexuar në Britani në kohët e fundit, ka pasur debate e interesa përsa i përket pozicionimit të Shqipërisë në raport me BE-në. Sigurisht që, ka interes në Shqipëri përsa i përket pozicionimit të Mbretërisë së Bashkuar për integrimin e Shqipërisë në BE. Do ju isha mirënjohës, nëse do na thoshit diçka më tepër rreth perspektivës së marrëdhënies ndërmjet Shqipërisë, BE-së dhe çështjes më të gjerë, atë të zgjerimit të BE.

    Kryeministri Rama: Faleminderit! Më duhet të them se mbaj mend delegacionet që vinin të më takonin kur isha kryetar bashkie. 10 vite më parë, në fakt është para shumë vitesh dhe kush do thoshte atëherë që pas 10 vitesh unë do isha Kryeministër e ndërkohë ju do ishit gati për t’u larguar nga Europa. Është botë goxha interesante dhe unë për vete nuk e kam imagjinuar asnjëherë, që një ditë do më duhej të ndërhyja në një debat në Mbretërinë e Bashkuar rreth të qëndruarit ose jo në BE, të shkruaja dhe t’ju thosha juve “ju lutem mos u largoni”.

    Por pjesa më mahnitëse e gjithë kësaj ishte kur ne mësuam se një ndër mendjet më të ndritura, më inteligjente, të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Michael Gove, Sekretari i Drejtësisë, është një ndër kampionët e fushatës së largimit dhe u thoshte njerëzve se ka një mënyrë tjetër, e cila mund të jetë shumë herë më tepër interesante; largohuni nga BE dhe bëhuni pjesë i një klubi të ri, pa asnjë lloj detyrimi fare, së bashku me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bosnjen e nuk e di se kë tjetër. Duke ditur që zotëria e kishte seriozisht, thashë, a nuk është pak e çuditshme kjo!

    Ndoshta jemi ende shumë naivë, që mendojmë se BE është cka mendojmë ne që është dhe ndoshta, ju e keni humbur tërësisht kapacitetin për të qënë naivë, por me këtë situatë gjërash dua t’ju them që nuk preferoj të jem në vendin tuaj, preferoj të jem në vendin ku jam, në vendin tim, kështu që ne preferojmë të vazhdojmë më tej e të bëhemi anëtarë të BE-së.

    Përsa i përket bashkëpunimit, ai është i shkëlqyer dhe ne jemi shumë mirënjohës. I jemi shumë mirënjohës qeverisë britanike dhe nuk e kam fjalën për qeverinë aktuale, por qeverinë e mëparshme e kështu me radhë, sepse qeveritë britanike kanë qenë gjithmonë shumë të gatshme për të na ndihmuar. E të mos harrojmë që ishte falë Kryeministrit britanik, Tony Blair, që Kosova sot është shtet, çka as njerëzit më optimistë në botë nuk do ta kishin ëndërruar që Kosova do të ishte në këtë pozicion që është aktualisht. Po ashtu, Kosova është një vend ku emrat më të zakontë të fëmijëve janë Tony dhe Bill. Nga ana tjetër jemi shumë mirënjohës për bashkëpunimin në nivelin jo vetëm ushtarak, por dhe në nivelin e sigurisë. Po ashtu jemi mirënjohës për ndihmë që na keni dhënë në këtë rrugëtim për Reformën në Drejtësi.

    Edhe një herë, me aq sa mund t’ju vij në ndihmë, ju lutem të mos largoheni nga BE.

    Koha Jone

    *Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Tiranë

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria si kokë turku: NATO zgjedh Tiranën prej nga të kërcënojë Rusinë!

    Presidenti i Asamblesë së NATO-s, apel nga Tirana: Paqe, në vend të luftës

    Emri:  Michael-Turner-1.jpg

Shikime: 1192

Madhësia:  30.2 KB

    Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Michael Turner, në fjalën e mbajtur në hapje të seancës plenare të hënën tha se Shqipëria nga momenti i anëtarësimit në Aleancë ka lënë shenjën e saj dhe në shumë aspekte i ka kapërcyer mundësitë për të kontribuar në mbrojtjen e përbashkët.

    “Takim i parë i AP-së në Tiranë shënon një gur të rëndësishëm, si për ne ashtu dhe për Shqipërinë, dhe është një mundësi për të festuar transformimin shumë të madh që i ka bërë të mundur Shqipërisë anëtarësimi në Aleancë, e cila që nga ajo kohë ka lënë shenjën e saj dhe në shumë aspekte i ka kapërcyer mundësitë për të kontribuar në mbrojtjen e përbashkët”, deklaroi Presidenti Turner në fjalën e mbajtur në ditën e tretë të punimeve të sesionit të pranverës të AP-së, që po mbahet për herë të parë në Shqipëri.

    Ai theksoi rëndësinë e këtij takimi për të kuptuar rolin e NATO-s në këtë pjesë të Europës.

    “Në Ballkanin Perëndimor ne ia kemi dalë t’i japim fund dhunës dhe të imagjinojmë e të ofrojmë një tjetër të ardhme për rajonin. Në vend të luftës dhe ndarjes ne kemi ofruar paqe dhe pajtim”, tha Presidenti i AP-së.

    Nga fundi i vitit besojmë se nga ky rajon do të kemi një tjetër anëtar në NATO, Malin e Zi, i cili ndan vizionin e vet dhe është përgatitur për ta mbrojtur këtë rol në mbështetje të paqes dhe sigurisë.

    Turner theksoi se Asambleja e NATO-s ka qënë një avokat i fortë për futjen e Malit te Zi ne Aleance, ndërsa Shqipëria duhet të falenderohet për rolin e saj mbështetës.

    “Mezi presim që Malin e Zi ta kemi mes nesh. Zgjerimi i NATO-s sjell shumë përfitime, si për anëtarët e rinj ashtu dhe për ata të vjetër, ky proces zgjeron zonën e paqes dhe na bën më të fortë në trajtimin dhe përballimin e sfidave të sigurisë. Ky zgjerim nuk kërcënon askënd. NATO është një aleancë mbrojtje dhe vendet e saj janë anëtarë të përgjegjshëm të komunitetit ndërkombëtar. Zgjerimi i NATO-s na kujton ne si komunitet çfarë parimesh dhe vlerash kemi, theksoi Presidenti i AP-së.

    Me tej, ai nënvizoi rëndësinë e pikëpamjeve të përbashkët ndaj kërcënimeve dhe gatishmërisë politike për të vepruar bashkarisht.

    Sa i takon marrëdhënies së NATO-s me Rusinë, Turner megjithëse nënvizoi rëndësinë e dialogut me të, në shmangien e keqkuptimeve, po ashtu tha se në çdo rast ai (dialogu) nuk është strategji ndaj agresionit. Për këtë qëllim, Presidenti i AP-së e vuri theksin tek rritja e pranisë së Aleancës në Lindje.

    Zyrtari i lartë i Asamblesë i kushtoi mjaft rëndësi shtimit të buxheteve nga vendet anëtare, në përballimin e sfidave të sigurisë globale.

    Sfidat e sotme nuk do zhduken për pak kohë, theksoi Turner, por ne na duhet të bëjmë më shumë sa i takon rritjes së buxheteve, duke sheshuar mungesën e balancave në këtë drejtim mes shteteve anëtare të Aleancës.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria si kokë turku: NATO zgjedh Tiranën prej nga të kërcënojë Rusinë!

    Asambleja e NATO-s, Meta: Shqipëria anëtare e aktive për sigurinë e përbashkët

    Emri:  meta-8-655x356.jpg

Shikime: 1004

Madhësia:  18.7 KB

    Shqipëria do btë vazhdojë të jenë një anëtarë aktive e NATO-s, për sigurinë e përbashkët. Kështu deklaroi Meta në ditën e tretë të Asamblesë së NATO-s.

    “Asambleja Parlamentare e NATO-s ka mbëshetur Shqipërinë në anëtarësimin e saj që u bë sëbashku me Kroacinë në 2009.Shqipëria do vazhdojë të mbetet anëtare aktive për tu përballur me ato sfida shumëdimensinale të sigurisë që kemi, të konsolidojmë , të jemi më të fortë për sigurinë e përbashkët”.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria si kokë turku: NATO zgjedh Tiranën prej nga të kërcënojë Rusinë!

    Për herë të parë në Shqipëri – Asambleja Parlamentare e NATO-s

    Emri:  majkos.jpg

Shikime: 1017

Madhësia:  34.4 KB

    Pas anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën Atlantike para 7 vitesh mblidhet për herë të parë në Tiranë Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku marrin pjesë 260 delegatë nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.

    Në Tiranë po zhvillon punimet (28.05 – 30.05) Asambleja Parlamentare e NATO-s , sesioni i pranverës. Burime zyrtare nga Zyra e shtypit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Bruksel. pohojnë për DW se agjenda e këtij sesioni është përqendruar në rruget dhe menyrat sesi Aleanca Euro-Atlantike do të përballojë sfida të tilla si Rusia, kërcënimet terroriste, konflikti në vijim në Irak dhe Siri, emigracioni dhe perhapja e raketave dhe e armeve te shkatërrimit në masë.

    Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATOS, kongresmeni Amerikan Michael R. Turner, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e delegacionit të Shqipërisë në NATO, Pandeli Majko, vuri ne dukje ndryshimin e mjedisit gjeo-politik ku vepron NATO për shkak të Rusisë. “Jemi në një mjedis të ndryshëm ngaqë Rusia e ka deklaruar NATO-n kundershtare. Prandaj NATO-s i duhet të rimbrohet” – theksoi ai. Në kete kontekst Turner vuri në dukje se qe te dyja rrugët: dialogu me Rusinë dhe masat parandaluese – duhet të ecin krah për krah.” Asnjë pjesë e dialogut nuk mund të zvogëlojë nevojën për mbrojtje kolektive dhe masa parandaluese, përfshirë edhe parandalimin bërthamor.” tha ai.

    Emri:  0,,19291018_404,00.jpg

Shikime: 1006

Madhësia:  10.7 KB

    Nga Tirana Turner u bëri apel 28 vendeve anëtare të Aleancës të sigurojnë aleatë afër kufijve të Rusisë me Evropën Lindore dhe shtetet balltike, gjë që mund të realizohet “duke rritur praninë e NATO-s në rajon dhe siguruar që përforcimet mund të lëvizin me shpejtësi nëse është e nevojshme” tha ai. Turner e vlerësoi Shqipërine” një vend anëtar, nje aleat të sigurtë dhe të besueshëm të NATO-s. “Mbështetja dhe advokimi i Shqipërisë per zgjerimin e NATO-s me vendet e rajonit eshte shume e rëndësishme” tha ai.

    Dyert e NATOs mbeten të hapura- shembulli i Malit të Zi model për rajonin

    Kryetari delegacionit të Shqipërisë në NATO, deputeti socialist, Pandeli Majko, mirëpriti vendimin e NATO-s për të ftuar vendin fqinj, Malin e Zi për t’ u bërë vendi i 29-të, anëtar i Aleancës Euro-Atlantike.

    “Ky është absolutisht një lajm i mirë që do të forcojë stabilitetin në rajon dhe do të jetë një shembull për vendet e tjera si Maqedonia , Bosnjë- Herzegovina, pse jo edhe Kosova dhe Serbia, në një të ardhme jo të largët” theksoi ai.

    Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Turner tha se “Zgjerimi i NATO-s me vende nga rajoni i Ballkanit ështe në rradhe të parë siguri dhe mbrojtje kolektive për Ballkanin.Mali i Zi mund të jetë një shembull për vende të tjera në rajon që aspirojnë anëtarësimin në NATO” vuti ne dukje Pandeli Majko. Ndersa Turner inkurajoi ne konferencen per shtyp qe “ çdo vend anëtar të NATO-s të përshpejtojë ratifikimin e anëtarësimit të Malit të Zi”.

    NATO – mirëpret angazhimin e Shqipërisë kundër kërcënimeve terroriste.

    President i Asamblesë Parlamentare te NATO-s, Michael Turner theksoi në Tiranë se ngjarjet në Evropë tregojnë që terrorizmi “është një kërcënim ndërkombëtar”. Ai e vlerësoi Shqipërinë “shumë mbështetëse në përballjen e Aleancës me sfidën e luftës kundër terrorizmit”.

    Në këtë kuadër, lidhur me ngritjen dhe funksionimin në Tiranë të Qëndrës Rajonale kundër Terrorizmit dhe fenomenit të luftëtarëve të huaj, e pyetur nga DW, Eva Svobodova, këshilltare e Kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s , gjeneralit Petr Pavel, deklaroi se: “NATO mirëpret përpjekjet nga aleatët për të luftuar kërcënimet terroriste. Luftëtarët e huaj janë një shqetësim serioz. Aleatët janë duke punuar për t’u përballur me këto kërcënime duke përfshirë rritjen e shkëmbimit të informacionit” .

    Në përfundim të punimeve të saj Asambleja Parlamentare e NATO-s pritet të dalë me një projektdeklaratë për agjendën e samit të NATO-s që do të mbahet në Varshavë, nga 7- 8 korrik 2016.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria si kokë turku: NATO zgjedh Tiranën prej nga të kërcënojë Rusinë!

    NATO: Rusia, kërcënim real

    NATO, më shumë se asnjëherë ka pranuar kërcënimin ekzistencial që vjen nga Rusia. Duke folur gjatë stërvitjeve të përbashkëta të NATO-s në Poloninë lindore, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, komandanti i lartë i Aleancës së Atlantikut të Veriut, gjeneral-major Hans van Griensven paralajmëroi për një kërcënim shumë real.

    Ai pohoi se Moska ka “destabilizuar rajonin” dhe paralajmëroi për mundësinë e një përshkallëzimi të tensioneve përgjatë kufirit lindor të Evropës. Këtë e ka pranuar edhe vetë kryeministrja e Polonisë, Beata Szyd?o, e cila në një intervistë për “The Indipendent” ka bërë me dije se vendi ndjen presionin që i vjen përtej kufijve, pikërisht nga Rusia, e cila, sipas saj, po shtyn disa pjesë të Europës Lindore në prag të luftës, raporton tch.

    Ndersa zv/shefi i shtabit të NATO-s deklaroi se Rusia është një kërcënim i ri, i cili do të ndikojë jo vetëm ushtarakisht, por ekonomikisht edhe diplomatikisht. Megjithatë, sipas analistëve, Rusia mund të jetë shumë herë më e gatshme për konflikt, por është NATO ajo që ka më shumë fuqi luftarake, më shumë para’ dhe më shumë forca.

    Sipas tyre, fuqia është në favor të NATO-s. Aktualisht, Aleanca e Atlantikut të Veriut po kryen një stërvitje me 36 000 forca që vijnë nga 30 Kombet Aleate dhe Partnere.

    Koha Jone

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    mesia4ever (09-06-2016)

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria si kokë turku: NATO zgjedh Tiranën prej nga të kërcënojë Rusinë!

    Bushati: Shqipëria, anëtare e besueshme e NATO-s

    Emri:  1-210.jpg

Shikime: 1008

Madhësia:  19.6 KB

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në fjalën e mbajtur sot në hapje të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, deklaroi se shtatë vitet e anëtarësimit tonë në Aleancë e kanë shndërruar Shqipërinë në një aktor të rëndësishëm rajonal që ka angazhimin e duhur per sfidat me të cilat përballet sot siguria europiane.

    “Anëtarësimi në Aleancë për Shqipërinë ishte rezultat i demokratizimit të vendit dhe mbi të gjitha shprehje e përkatësisë europiane të saj”, tha ministri.

    “Ne kemi dëshmuar, -theksoi Bushati, -se jemi anëtarë të besueshëm të NATO-s dhe ne vazhdojmë të mbështesim politikën e dyerve të hapura të organizatës”.

    “Sa i takon Kosovës, – përfundoi ai, – ne besojmë se një rrugë e qartë dhe e mirëpërcaktuar drejt proceseve integruese si në BE e NATO janë parakusht për të pasur një siguri të qëndrueshme e stabilitet demokratik për rajonin”.

    Angazhimi ynë përmes misioneve të NATO-s është dëshmi e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë sonë. ‘Kjo frymë na nxit të vijojmë kontributin tonë duke rritur nivelin e pjesëmarrjes”, shtoi Bushati.

    Koha Jone

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria si kokë turku: NATO zgjedh Tiranën prej nga të kërcënojë Rusinë!

    Kemi burra trima e te zgjuar qe na qeverisin, jo llafe!

    Shoku Rama per shembull, pasi u dha nje leksion te mire popullit amerikan ne lidhje me Donald Trump, pasi i dha nje leksion te mire popullit britanik qe te mos dalin nga BE e te mos tallen me Shqiperine e Rilindur, tani i ktheu syte nga Rusia e Putini. I ftoi te gjithe kokat e NATO ne Tirane, qe te mblidhen dhe ti ckermisin dhembet Rusise e Putinit, qe ky te trembet nga dhembet e Rames e te NATO e ta zere frika. Se hejbete, NATO ia ka bere 8-2 Putinit keto vitet e fundit. Putini bam e mori Krimene e Ukrainen, dhe NATO-ja bam e u terhoq ne Bullgari e Poloni. Putini bam ne Siri e NATO-ja bam u terhoq ne Shqiperi.

    Eshte aleance e forte shume NATO-ja, ia ka bere zap me ruse, e me kineze e me talibane. Te gjithe ia kane friken.

    Rrofsh o shoku Rama qe na e solle NATO ne Tirane!
    Te na rrosh edhe sa mali i Dajtit ti, se duke filluar qe sot, me kete qe bere, Shqiperine e ktheve ne fushebeteje mes NATO e Rusise, dhe shqiptaret i ktheve ne koka turku.

    Jemi mesuar ne ore, nuk na ben pershtypje, ne cdo sistem e ne cdo kohe, ne do te jemi koka e turkut qe pritet e para ama! Nuk durojme ne qe te na e kaloje njeri ne kete ane!

    Mos degjoni Sami Frasherin qe thosh Shqiperia duhet te jete si Zvicra, vend asnjeanes qe shikon punen e vete. Degjoni Rilindasin e vertete, shokun Edi Rama qe ka luftuar me penel ne dore gjithe jeten e tij! Dhe me ate penel, e ka zbukuar e po e zbukuron Shqiperine perdite!

    Lum ne shqiptaret per Rilindasin tone te madh, e plasja le tu vije gjithe vendeve te botes qe na e kane zili Rilindasin tone!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-06-2016 më 15:35

  10. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Shqipëria si kokë turku: NATO zgjedh Tiranën prej nga të kërcënojë Rusinë!

    Justifikimet e njohura dhe bajate te Natos
    E verteta eshte qe Rusia nuk eshte kercenim
    as per Naton as per shtete si Polonia Cekia shtetet e europes veriore
    per arsyen e thjeshte qe Rusia nuk eshte e interesuar
    te hape lufte me europianet pasi ka interesa te forta
    tregetare dhe humb shume sikur te hape lufte
    Komplet keto mbledhje Samite jane ambjente demagogjie ushtarake
    dhe megalomania e zyrtareve te larte te Natos
    qe predikojne rrezik kercenim per te justifikuar ekzistencen manovrat
    dhe financimet qe bejne qeverite e Europes per Naton.
    Nqs situata ne Europe do te shihej me ndershmeri atehere do
    propozohej qe Natoja te dale defunkt shperbehej te pushonte se ekzistuari
    Nato ja nuk i duhet me Europes per kohet qe po jetojme sepse asnje shtet
    nuk ka asnje interes ti sulet Europes me avjona dhe tanke,mungon interesi
    pse duhet te behet dhe cdo plan edhe sikur te behej fundi dihet
    do ishte hunbje per agresorin
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 05-06-2016 më 22:23
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar benseven11 për postimin:

    martini1984 (11-06-2016)

  12. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Shqipëria si kokë turku: NATO zgjedh Tiranën prej nga të kërcënojë Rusinë!

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Justifikimet e njohura dhe bajate te Natos
    E verteta eshte qe Rusia nuk eshte kercenim
    as per Naton as per shtete si Polonia Cekia shtetet e europes veriore
    per arsyen e thjeshte qe Rusia nuk eshte e interesuar
    te hape lufte me europianet pasi ka interesa te forta
    tregetare dhe humb shume sikur te hape lufte
    Komplet keto mbledhje Samite jane ambjente demagogjie ushtarake
    dhe megalomania e zyrtareve te larte te Natos
    qe predikojne rrezik kercenim per te justifikuar ekzistencen manovrat
    dhe financimet qe bejne qeverite e Europes per Naton.
    Nqs situata ne Europe do te shihej me ndershmeri atehere do
    propozohej qe Natoja te dale defunkt shperbehej te pushonte se ekzistuari
    Nato ja nuk i duhet me Europes per kohet qe po jetojme sepse asnje shtet
    nuk ka asnje interes ti sulet Europes me avjona dhe tanke,mungon interesi
    pse duhet te behet dhe cdo plan edhe sikur te behej fundi dihet
    do ishte hunbje per agresorin
    Keshtu na thoshnin edhe neve ne Kosove se jo Serbia nuk do te beje lufte ne Kosove, se cfare interesi ka qe Serbia te beje lufte ne Kosove, 'ia ka treguar Bushi vijen e kuqe', 'nuk guxon prej Amerikes me i prek as qimen e flokut te nje shqiptari. Me perralla te ateisteve e hoxhallareve myslimane a?! Krejt e dijme cfare ndodhi, andaj mos flisni per gjera qe nuk ia keni idene sepse dihet politika e ruseve.
    Estonia ka rreth 35% ruse. Shiqo se cfare u ka bere Rusia Gjeorgjise e cfare po i ben Ukraines ku ka nje % te ruseve.
    I nderuar mos fol fushave, qitash sipas teje Shqiperise spo iu nevojitka ushtria por e paska qe te justifikohen shpenzimet ushtarake?! What the hell are u talking about?! Zoteri keto manovra behen qe te iu tregohet Rusise se NATO mund te nderhyje ne Ukraine nese Rusia ia mesyn ta pushtoje edhe NATO mund te nderhyje me ftese te qeverive perkatese. Rusia po ben politiken e shkive dhe myslimaneve arabe, kam forcen e vras, e invadoj, e pushtoj ke te dua. Rusise nuk i konvenon afrimi i asnje shteti me BE-ne sepse Rusia nuk mund te konkuroje ne asgje me shtetet e fuqishme te BE-se.
    O budalle ti se kupton se Putini ka mentalitet komunist te KGB-se ku dihet me cfare metoda i arrijne qellimet e tyre. Rusia i frikesohet vetem kunderpergjigjes ekonomike e ushtarake te shteteve te fuqishme evropiane e USA se krejt 1 kah 1 t'i kish pushtu shtetet perreth ose i kishte futur nen ombrellen e saj duke i kontrolluar sic i ka kontrolluar gjate BRSS. Shko tash lexo histori ose mos fol per gjera qe sja ke idene.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •