Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Edi Rama bën "kurbanin" e parë, kryetarin trafikant droge të Kavajës, Elvis Rroshi

    Roshi me te shkuar kriminale?! Si shpjegohet, ai duket djale flori keshtu nga pamja, nje self-made-man par excellence. I ndershem, i mire, cun per shtepi. Pastaj Partia Socialiste s'do ta kishte futur ne gjirin e saj nese ishte i tille.

    Opozita e ka fajin, na i mori ne qafe te rinjte ne qafe, mund te ishin te ndershem e te mire si Rroshi, Tom Doshi, Frroku, Prenga, Artur Bushi, Shukriu...etj.

    Po pse moj Opozite e keqe, pse?!?
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Edi Rama bën "kurbanin" e parë, kryetarin trafikant droge të Kavajës, Elvis Rroshi

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Dorëhiqet kreu i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi: Isha dënuar në Itali, por nuk e dija

    Skedarët e Bashkëngjitur 170737

    Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi ka dhënë dorëheqjen pas akuzave të shumta të opozitës mbi të kaluarën e tij si person i dënuar për trafiqe të paligjshme në Europë.

    Por ndryshe nga këto, ai pranon se është dënuar në Itali pa dijeninë e tij në një kamp refugjatësh pas një sherri mes adoleshentësh dhe thekson se gjithçka e ka mësuar sot nga një informacion të befasishëm.

    Rroshi pohon se nuk ka bërë ndonjë ditë burg për këtë gjë, edhe pse dënimi ndaj tij, është dhënë nga një gjykatë minorenësh, pasi ishte 16 vjeç.

    Në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, Rroshi pak ditë më parë publikoi edhe dëshminë penale të ardhur nga Gjermania, ku nuk kishte “asnjë shënim” sa i takon ndonjë vepre të mundshme penale të kryer në këtë shtet.

    Në një postim të gjatë në “Facebook”, si shpjegon arsyet e dorëheqjes si kryetar i Bashkisë së Kavajës, duke i kërkuar falje qytetarëve kavajas dhe kryeministrit Rama për mbështetjen e dhënë.

    Postimi i plotë i Elvis Rroshit në Fb

    “U bënë vite që mbi mua hidhen papushim akuza sikur jam kriminel, trafikant dhe gjithë të zezat. Unë u mësova me këto që për mua u kthyen në energji plus për të fituar zgjedhje dhe ndryshuar Kavajën. Po familja ime nuk e ka të lehtë asnjëherë me këtë sulm papushim. Me vjen tmerrësisht keq për shqetësimet që iu ka shkaktuar kjo histori.

    E kam ditur se këtë punë do kisha me Partinë Demokratike, qysh ditën e parë që shporra Sali Berishën dhe ordinerët e vet nga Kavaja që e zhytën në zhul dhe mjerim njëzet vjet rresht. Arsyeja e vërtetë e sulmeve të tyre ndaj meje ka qenë kjo dhe s’ka për të ndryshuar asnjëherë. Po sot unë kam një arsye shumë më të fortë se kjo për të lajmëruar dorëheqjen time!

    Që në momentin kur ligji i dekriminalizimit hyri në fuqi, u lidha me avokatët e mi që të siguroja përgjigje me dokumente ndaj çdo sulmi te Shqup-it për jetën time në emigracion. Të gjitha dokumentet që mora nga të gjitha shtetet ku ka kaluar rruga ime e emigrimit, provojnë qartësisht atë që unë kam thënë: Asnjëherë i dënuar askund, përveçse i përzënë si dhjetëra mijëra shqiptar në vitet e para të emigracionit për probleme dokumentesh.

    Kam ikur fëmijë nga Kavaja dhe kam kaluar vështirësi të mëdha dhe situata të jashtëzakonshme. Lufta për mbijetesë në fillim pa ditur asnjë llaf italisht dhe duke lëvizur për të bërë çdo lloj pune ka qenë libër më vete. Po nuk më ka bërë as kriminel, as trafikant, as hajdut dhe as shkelës të ligjit. Prandaj kam dalë ballëlart përpara qytetarëve të Kavajës dhe opinionit publik kur i jam përgjigjur shpifjeve monstruoze të Sali Berishës. Në fillim më vinte të vija ulërimën nga shpifjet dhe akuzat pastaj u mësova dhe e përqeshja me përbuzje luftën e tyre me mua.

    Po sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç.

    Kjo është e vërteta tronditëse që sapo kam marrë dijeni. Por s’ka pike rëndësie e vërteta që tregoj unë sot. Faktikisht pa e ditur këtë dënim s’kam pasur si ta deklaroj. Ndërsa pasi jam venë në dijeni, kjo për mua është bërë një çështje që i përket drejtësisë jo politikës. Prandaj unë nuk mund të vazhdoj i qetë detyrën time si deri dje, për sa kohë pafajësia ime nuk është më një e vërtetë e provuar ligjërisht përballë çdo shpifësi.

    E kam të pamundur të vazhdoj të kryej detyrën time si Kryetar i Bashkisë së Kavajës edhe sikur kundërshtarët e mi të mos e merrnin vesh kurrë këtë informacion.

    Dua t’i kërkoj sinqerisht falje qytetarëve të Kavajës po edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët më kanë besuar dhe mbështetur dhe sot duhet të marrin këtë informacion të padëshirueshëm. Po të gjithë duhet ta dinë se nuk kam fshehur asgjë që dija.

    Ndoshta do vijë dita që këto fjalë që duken si llafe që i merr era, do t’i provojë drejtësia. Në radhë të parë për hatër të familjes time dhe dy gocave të mia, po dhe për hatër të gjithë atyre që nuk i besuan kurrë shpifjet ndaj meje dhe më mbështetën pa rezerva. I falënderoj të gjithë dhe kërkoj falje që duhet të largohem kokulur nga detyra.

    E kam bërë këtë detyrë me gjithë forcat e mia. Kam punuar ditën dhe natën. Kam qëndruar afër çdo kavajasi në nevojë për shërbimin dhe ndihmën e bashkisë. S’kam kursyer asgjë dhe tani që largohem i shokuar nga kjo që më ndodhi papritur, kam vetëm një ngushëllim: Kavajën që rindërtuam nga gërmadhat në 4 vjet e gjysmë! Një qytet që ka hyrë në rrugën e një ndryshimi të madh dhe që gdhihet i pastër dhe në darkë është plot jetë.

    Nuk e kisha menduar kurrë këtë ndarje me qytetin dhe njerëzit si kryetar bashkie. Po as nuk e mendoj që ta mbyll këtë histori pa fituar në rrugën e drejtësisë pafajësinë që meritoj. Kjo është tani beteja ime për dy gocat e mia dhe për gjithë qytetarët e Kavajës.

    Faleminderit të gjithëve”

    Shqip
    Ky erdhi ne Kavaje duke kerkuar falje per mashtrimin me Griselden dhe po iken nga Kavaja duke kerkuar perseri falje per mashtrimin me deshmine e penalitetit.
    Keta mu.ter mendojne se mund tua fusin sa te mundin shqiptareve dhe te lahen me nje e fal".
    Ptu race e poshter.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Për: Edi Rama bën "kurbanin" e parë, kryetarin trafikant droge të Kavajës, Elvis Rroshi

    Futja kot se dija................
    ore djali se mos ta kne kap gruan re ???
    apo dhe kte se di ti !!!!!!!!!!
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Dorëheqja e Roshit – një veprim Qytetar dhe Ligjor.

    Janë të pakët politikanët apo drejtuesit e zgjedhur nga politika që japin dorëheqje vetë me rastin e parë kur dalin probleme ligjore që duhen zbatuar. Këtë e bëri kryebashkiaku i Kavajës menjëherë.
    Ky është një veprim i cili duhet respektuar sepse së pari është një veprim prej një njeriu të kulturuar dhe së dyti bëhet nga një person public, dhe është për tu përshëndetur.
    Po përse kjo klimë politike jashtazakonisht e ashpër dhe konfliktuoze në Shqipëri? A është ky konfliktualitet i vetëm këtyre 3 viteve të qeverisjes së Maxhorancës së Majtë apo kjo klimë plot sherre, shpifje, mllefe, akuza dhe shpërthime sharjes prej rrugaçësh në parlament nga ana e politikanëve, ka kohë që ka vazhduar ?
    Dihet se zanafilla e përplasjeve politike të ashpra ka filluar që në kohën e ndërrimit të sistemit, dhe ka vazhduar duke u ashpërsuar, dhe herë duke u fashitur, por asnjëherë nuk ka pushuar midis grupimeve të mëdha të politikës shqiptare.
    Gjithmonë është dashur një arbitër i huaj për të zbutur gjakrat e nxehura të politikës shqiptare dhe këtë rol e kanë luajtur dhe po e luajnë BE me institucionet e saj dhe SHBA, të cilat kohët e fundit duke parë se Shqipëria, Kosova, dhe trevat shqiptare, janë shumë pro-amerikane sidomos pas çlirimit të Kosovës, janë interesuar që këto dy vënde të integrohen sa më parë në BE nëpërmjet reformave.
    Shkaqet dhe faktoret e politikës konfliktuale dhe sherreve të herë pas hershme midis grupeve më të mëdha politike PD dhe PS, në dukje janë shkaqe dhe faktorë për të cilat mund të arrihen marrëveshje dhe mund të ecet përpara pa problem, por gjithashtu vërehet se gjithmonë gjëndet një shkas apo disa elemente që papritur ndezin një `zjarr` të paparë akuzash e sherresh kundër njera tjetrës palë të politikanëve.
    Sigurisht dihet që një nga elementët dallues kryesorë të opozitës së sotme shqiptare është hipokrizia, rendia pas justifikimeve pa kuptim apo dhe aforizma `sulmo që të mbrohesh`.
    Kjo në disa raste ka përfshirë edhe maxhorancën qeverisëse të majtë ndër vite sidomos në mandatin e dytë të qeverisjes së saj 2001-2005, ku nivelet e korrupsionit mbetën të larta dhe mos-realizimit ishin të mëdha.
    Pavarësisht nga konfliktet dhe akuzat e shumta të Opozitës ndaj Maxhorancës, disa aspekte vërehen më së shumti në këtë përplasje të vazhdueshme të cilat kanë lodhur dhe zhgënjyer publikun shqiptar dhe ndërkombëtarët:
    -dëshira për t`ja hedhur fajin të tjerëvë duke përdorur shprehjen `sulmi-mbrojtja më e mirë`,
    -ndotja dhe përbaltja e të gjithë klasës politike për të justifikuar disa personalitete të inkriminuar realisht dhe që mbajnë përgjegjësi për gjëndjen aktuale,
    -përfshirja në këto debate dhe të mediave të cilat luajnë rolin e megafonit apo të suflerit duke vazhduar përbaltjen,
    -Negativizimi i të gjitha arritjeve nga Maxhoranca, apo edhe arritjeve në vitet e kaluara,
    -disinformimi, krijimi i përshtypjes negative tek ndërkombëtarët që gjiçka në Shqipëri po shkon keq sepse fajin e ka maxhoranca (që po bën reformat), dhe jo opozita (që praktikisht është përgjegjëse për gjëndjen e rëndë ekonomike-sociale, korrupsionin galopant, karrupsionin në drejtësi, dhe kapejn e strukturave të veçanta).
    Ligji për dikriminalizimin duhet të japë frutet e tij vetëm nëse bëhet reforma në Drejtësi sepse që tani po vërehen dy fenomene që rëndojnë mbi individin e zgjedhur, dhe atë që do të zgjidhet, por edhe në problemet që ka vetë ligji i dekriminalizimit për shkak të cënimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të shkeljes së Kushtetutës e cila konfirmon `prezumimin e pafajësisë`.
    Në rastin e Roshit, ashtu si dhe në rastet e tjera, Opozita trumbeton për të ashtuquajtur `kriminele`, `banditë`, madje ndot edhe qeverisjen aktuale duke krijuar një tymnajë dhe disinformim si për publikun ashtu dhe për ndërkombëtarët.
    Kjo strategji e disinformimit dhe e konfliktuozitetit, e përshtypjes se Shqipëria nuk mund të qeveriset, se Shqipëria është Republikë bananesh, zgjatja e tranzicionit, emigrimet e pareshtura, mendoj se mbetet një nga strategjitë më të djallëzuara të disa grupeve politike në drejtim gjatë gjithë këtyre viteve, sepse mbajtja në këtë gjëndje e vëndit i ka ndihmuar këto grupime të caktuara për drejtim që pas ndryshimit të sistemit, për tu pasuruar nëpërmjet veprimeve korruptive, dhe për të mos u ndëshkuar.
    Vetëm ndërhyrja e BE dhe e SHBA, dhe përkrahja që i japin këto vënde, qeverisjes aktuale për të realizuar me sukses reformat, mund të evitojë dhe të largojë këtë zallamahi dhe të integrojë Shqipërinë në BE.
    Nuk do të ishte fare me vënd që personat e futur në qeverisjen vendore dhe qëndrore, të anatemohen dhe të përfolen dhe aq më shumë të përdoren si armë kundër maxhorancës, duke e ditur fare mirë, se përfshirja e njerzve me precedent penale në listat e zgjedhjeve ka ardhur pikërisht nga mos funksionimi i ligjeve dhe i drejtësisë në Shqipëri, dhe ky mos funksionim dhe mos ndëshkueshmëria e ligjit, ka patur përkrahjen e fshehtë pikërisht të personave që janë pasuruar duke u futur në politikë.
    Praktikisht në Shqipëri, me përjashtim të disa biznesmenëve të nderuar, shumica e të pasurve në Shqipëri janë politikanë dhe të afërmit e tyre. Duke e parë në këtë aspekt një analizë gjakftohtë do të kuptojë se kush janë ata që mbajnë përgjegjësi dhe cilat Media janë të blera dhe cilat të pavarura.
    Së fundmi, në Shqipëri qeverisja aktuale e përkrahur fuqimisht nga BE dhe SHBA (Samiti i NATO-s konfirmon tezën time), ka hapur kutinë e Pandorës dhe po përpiqet që të realizojë reformat duke pastruar politikën shqiptare nga inkriminimi dhe pandëshkueshmëria.
    Rezistenca e madhe dhe pasja e një kripto-shteti parallel të drejtuar nga Opozita, ka vështirësuar shumë realizimin e Reformave.
    Sidoqoftë, në Opozitë ka shumë politikanë të ndershëm dhe me perspektivë të cilët e kuptojnë problemin dhe mesazhin e BE dhe të SHBA pwr tw pwrkrahur reformat.
    Shpresojmë që në të ardhmen edhe personat të cilwt ligji i dekriminalizimit i ka prekur, me ose pa të drejtë (sipas tyre), le të vërtetojnë pafajësinë e tyre dhe të mos përdoren si kokë turku nga opozita, sepse çdo kush ka personalitetin dhe të drejtën ligjore për të vertetuar tek drejtësia e reformuar pafajesine e tyre.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama bën "kurbanin" e parë, kryetarin trafikant droge të Kavajës, Elvis Rroshi

    Mire the o Pirro!

    Perdhunuesi dhe trafikanti i droges beri nje akt qytetar te lavderueshem. Ai dha doreheqjen nga detyra. Kurse ai qe e beri ate trafikantin dhe kriminelin kryetar bashkie, ai eshte akoma ne detyre.

    Fajin e ka opozita qe po u nxjerr te palarat te gjithe ketyre politikaneve kriminele qe me parate e krimit financuan Rilindjen tone Socialiste.

    Edhe ne Shqiperi ku vinin e fshiheshin nga frika e burgut ne vendet e huaja, nuk eshte me e sigurt. Edhe ne Shqiperi po na godet ligji tani.

    Ku ta fusim koken ne kriminelet e trafikantet e Shqiperise qe na pelqen te merremi edhe me politike?!

    Hall i madh na ka zene o Pirro!

    Albo

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama bën "kurbanin" e parë, kryetarin trafikant droge të Kavajës, Elvis Rroshi

    Elvis Rroshi anulon dorëheqjen: Ja pafajësia ime nga dëshmia e penalitetit

    Emri:  elvis-rroshi-itali-faximile.jpg

Shikime: 391

Madhësia:  42.1 KB

    Emri:  faximile-e-pare.jpg

Shikime: 357

Madhësia:  41.4 KB

    Emri:  ironia-e-pd-ne-rrjete-sociale.jpg

Shikime: 325

Madhësia:  26.8 KB

    Rikthimi – Nisur edhe nga mijëra mesazhe që kam marrë nga votuesit dhe nga situata që më nxjerr të pafajshëm, kam vendosur të vazhdoj detyrën time

    “Mandatin dhe detyrën e mrekullueshme të shërbimit ndaj qytetarëve nuk ma ka dhënë as Lulja, as Saliu dhe as SHQUP-i”

    Dorëheqja – Më 31 maj, Elvis Rroshi, në një deklaratë publike, u shpreh se jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës, për shkak se rezulton të jetë i dënuar shumë vite më parë në Itali.

    Përjashtimi – Pak orë pasi deklaroi dorëheqjen për shkak të së kaluarës së tij, kreu i qeverisë, Edi Rama, do të shprehej se Elvis Rroshi kishte dëshmi të pastër penalitetit kur u përzgjodh nga PS-ja për të drejtuar Kavajën

    Hetimet – Një ditë pasi dha dorëheqjen, Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se ka nisur hetimet për falsifikim dokumentesh nga ana e Rroshit, nuk ka shënuar në formular dënimin e dhënë nga drejtësia italiane

    HERION MESI

    Dekriminalizimi me sa duket po kthehet në estradë. Shprehja çudia më e madhe tri ditë zgjat, duket se po vërtetohet për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, i cili pas tri ditësh deklaron se ka anuluar dorëheqjen nga posti që mban. Ashtu si në rastin e dorëheqjes, edhe këtë vendim, Rroshi vendosi ta publikojë përmes rrjeteve sociale, duke postuar edhe foto të dëshmisë së re të penalitetit me të dy emrat, Ervin dhe Elvis, që sipas tij i kanë ardhur nga Italia vetëm 60 minuta pas dorëheqjes. Por përtej këtij qëndrimi, ende nuk ka një qëndrim zyrtar publik nga Partia Socialiste, e cila vendosi që të mos e mbështesë më Rroshin pas deklaratës së tij se ka qenë i dënuar në Itali kur ai ka qenë minoren.

    Deklarata e Rroshit

    Elvis Rroshi është tërhequr nga vendimi i tij për të lënë detyrën e kreut të bashkisë së Kavajës vetëm pak ditë pasi publikisht dha dorëheqjen. Në një postim të gjatë, ai shkruan se pas verifikimeve që ka bërë personalisht në Itali, ka rezultuar se mbi të nuk ka asnjë dënim. “Kam tri ditë këtu dhe posedoj, dy dëshmitë e mia të penalitetit dhe çdo certifikatë të mundshme, e cila tregon në dritën e diellit që unë s’kam pasur probleme me drejtësinë italiane. Siç edhe e ka merak Berisha, dëshmitë janë edhe me Elvis edhe me Ervin. Duke qenë se jetojmë dhe punojmë me një shtet ligjor, kam vendosur që të mos ju besoj letrave të bakallit, por çdo letër, e cila ka vlerë ligjore dhe çdo element që e bën atë të vlefshme”- shkruan ai. Ndër të tjera, Rroshi sqaron se ka mësuar se është tërësisht i pastër vetëm 60 minuta pasi publikoi vendimin e dorëheqjes, për këtë arsye thotë Rroshi u nis vetë në Itali në mënyrë që betejës me drejtësinë t’i shkonte deri në fund. “Siç edhe jeni në dijeni, me koshiencën time, ju tregova për një letër, e cila më zuri në befasi disa ditë më parë. Nisur nga ai moment, i vënë në kushtet si me qenë vrasës, apo hajdut i rrugës së kombit, unë mendova se s’mund të vazhdoja detyrën time duke qenë në qendër të akuzave, por pas vetëm 60 minutash, më vjen nga Italia dëshmia ime e penalitetit, e cila tregon të vërtetën që unë jam komplet i pastër”- thotë Rroshi. Pas publikimit të fakteve të reja Rroshi njofton se ka vendosur që të mos largohet nga detyra, edhe pse ai ka deklaruar dorëheqje publike. “Nisur edhe nga mijëra mesazhe që kam marrë nga votuesit dhe nga situata që më nxjerr të pafajshëm, kam vendosur të vazhdoj detyrën time me përulje kundrejt qytetarëve të mi, deri në momentin që çdo gjë do sqarohet nga drejtësia. Mandatin dhe detyrën e mrekullueshme të shërbimit ndaj qytetarëve nuk ma ka dhënë as Lulja, as Saliu dhe as SHQUP-i. Ma kanë dhënë bashkëqytetarët dhe atyre do t’ju bindem dhe shërbej deri në sekondën e fundit”- shkruan Rroshi në qëndrimin e rishikuar nga vetë ai. Në fund të postimit të tij, Rroshi thotë se do të kthehet në Shqipëri së bashku me skuadrën e avokatëve të tij italianë për të vendosur pikat mbi “i”. “I bëj thirrje politikës që të mos merret vetëm me një Kryetar Bashkie të një qyteti, se unë as kam vrarë njerëz në Gërdec, as kam vrarë njerëz në bulevard, as kam vrarë shpresën e njerëzve, por kam ringjallur shpresën në qytetin tim, kam punuar, investuar dhe shtrirë dorën tek çdokush që më ka dhënë ndihmë, qoftë edhe për një pemë për qytetin tim. Do të kthehem në Shqipëri së bashku me skuadrën e avokatëve të mi italianë për të vënë pikat mbi ‘i’ me drejtësinë dhe me publikun. Siç edhe e ka merak Berisha, dëshmitë janë edhe me Elvis edhe me Ervin”- përfundon deklaratën e tij Elvis Rroshi.

    Dy kodet penale të dy shteteve

    Kur shuhet penaliteti në Shqipëri dhe në Itali

    Një nga ekspertët e Jurisprudencës bëri publike rastet kur shuhet vepra penale, e kjo referuar në dy Kodet Penale të të dy shteteve në Itali dhe në Shqipëri. Sa i përket Kodit tonë penal “Quhen të padënuar: a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale; c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë
    vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale; ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzetepesë vjet dhe që gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale”. Ndërsa në Kodin Penal italian si vijon: jo më shumë se 30 jo më pak se 10 ose dyfishi i kohës së dënimit. “Kushtet e nevojshme për të shuar dënimin janë ndryshe disiplinuar. Në përgjithësi, dënimi me burgim do të skadojë me kalimin e një periudhe të barabartë me dyfishin e dënimit të shkruar dhe, në çdo rast, jo më shumë se tridhjetë dhe jo më pak se dhjetë vjet, ndërsa dënimi i gjobës do të skadojë brenda një periudhe prej dhjetë vjetësh. Arrestimi dhe dënimi i gjobës, megjithatë, të përfundojë në pesë vjetësh, por kjo periudhë është dyfishuar në qoftë se ata janë autorë të përsëritur apo autorë të përhershëm, profesionalë apo trend. Sipas ekspertit, sa për pikën e fillimit, d.m.th ditën nga e cila zhdukja koha e dënimit, legjislatura përcakton një afat të vetme: ajo fillon nga dita kur vendimi u bë vendimi i formës së prerë, ose nga dita kur shkelësi ka tërhequr vullnetarisht ekzekutimin e dënimit tashmë të filluar.

    Shqip

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Kavajë: Arrestohet kreu i Bashkisë Elvis Rroshi për falsifikim dokumentesh

    Kavajë, arrestohet kreu i Bashkisë Elvis Rroshi për falsifikim dokumentesh

    Emri:  Elvis-Rroshi-largea.gif

Shikime: 351

Madhësia:  179.4 KB

    Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”. Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, rezulton se i dyshuari nuk ka paraqitur në formularin “Për Dekriminalizimin” të dhëna penale dhe personale, të cilat janë të detyrueshme për t’u shënuar.

    Prokuroria e Tiranës nisi hetimin kryesisht, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Sektorit për Verifikimin e Integritetit të Personave në Funksione Publike në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo strukturë kërkoi fillimisht verifikimin paraprak të formularit të subjektit Elvis Rroshi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Më pas, ky Sektor vijoi verifikimin sipas përcaktimeve të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

    Në bazë të të dhënave të përftuara nga ky verifikim i thelluara, Sektori përkatës në Prokurorinë e Përgjithshme përcolli informacionin në Prokurorinë e Tiranës, e cila regjistroi procedimin penal. Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.

    Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zvicerian respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit. Gjithashtu subjekti Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit.

    Ndërkohë, nga të dhënat e deritanishme, janë siguruar informacione se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës. Në bazë të këtyre të dhënave, Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Elvis Rroshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë, i dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”.

    Shqip

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kavajë: Arrestohet kreu i Bashkisë Elvis Rroshi për falsifikim dokumentesh

    Prokuroria: Dënimet dhe pesë emrat që përdorte Rroshi në Itali e Zvicër

    Policia e Kavajës ka arrestuar, Kryebashkiakun Elvis Roshi. Arrestimi i Rroshit është bërë në orën 17:50 minuta, kur ai është shoqëruar nga policia, e cila kishte marrë një urdhër-arresti nga prokuroria.

    Gjatë mesditës, Prokuroria kishte kërkuar në gjykatë konfirmimin dhe ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.

    Ai akuzohet se ka fshehur 4 dënime në Itali. Prangosja e Rroshit është bërë pas një hetimi nga Prokuroria, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve, për formularin e vetëdeklarimit të Dekriminalizimit.

    Ndaj kryebashkiakut të Kavajës kishin nisur hetimet kryesisht më 1 Qershor. Sipas akuzës, Rroshi dyshohej se ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve në procesin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit për Dekriminalizimin.

    Më poshtë mund të lexoni njoftimin e Prokurorisë për arsyet e arrestimit të Rroshit

    Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

    Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, rezulton se i dyshuari nuk ka paraqitur në formularin “Për Dekriminalizimin” të dhëna penale dhe personale, të cilat janë të detyrueshme për t’u shënuar.

    Emri:  rama-rroshi.jpg

Shikime: 351

Madhësia:  33.4 KB

    Prokuroria e Tiranës nisi hetimin kryesisht, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Sektorit për Verifikimin e Integritetit të Personave në Funksione Publike në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo strukturë kërkoi fillimisht verifikimin paraprak të formularit të subjektit Elvis Rroshi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Më pas, ky Sektor vijoi verifikimin sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

    Në bazë të të dhënave të përftuara nga ky verifikim i thelluara, Sektori përkatës në Prokurorinë e Përgjithshme përcolli informacionin në Prokurorinë e Tiranës, e cila regjistroi procedimin penal.

    Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.

    Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zvicerian respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

    Gjithashtu subjekti Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit.

    Ndërkohë, nga të dhënat e deritanishme, janë siguruar informacione se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës.

    Në bazë të këtyre të dhënave, Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Elvis Rroshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë, i dyshuar për veprën penale të “Fallsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

    Emri:  rroshi-1.jpg

Shikime: 462

Madhësia:  70.7 KB

    Ja emrat që ka përdorur Elvis Rroshi

    Janë zbardhur 4 emrat që mbante kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, dy prej të cilëve diheshin deri më tani.

    Përveç Elvis dhe Ervin Rroshi, kryebashkiaku i Kavajës ka mbajtur edhe dy emra të tjerë, Enver Rroshi dhe Bashkim Hallulli.

    Përveç mbiemrit Hallulli, Rroshi ka mbajtur edhe një mbiemër tjetër i përafërt me mbiemrin aktual. Kështu, Rroshi është quajtur edhe Enver Proshi.

    “Ndërkohë, nga të dhënat e deritanishme, janë siguruar informacione se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Kreu i Bashkisë së Kavajës u arrestua sot me urdhër të gjykatës, duke u akuzuar për falsifikim dokumentesh.

    Koha Jone

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kavajë: Arrestohet kreu i Bashkisë Elvis Rroshi për falsifikim dokumentesh

    FOTOLAJM/ Rroshi: Jam simboli i partisë time!

    Emri:  Edi-Rama-dhe-Elvis-Roshi.jpg

Shikime: 463

Madhësia:  52.6 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka lënë pa komentuar edhe njëherë Elvis Rroshin, ndryshimet e emrave të tij dhe më pas arrestimin gjatë ditës së sotme me urdhër të prokurorisë.

    Institucioni i akuzës thotë se Rroshi e ka ndërruar 5 herë emrin, si dhe është dënuar e dëbuar disa herë nga vende të ndryshme të Europës.

    “Rroshi: Jam simboli i partisë time!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, duke e shoqëruar komentin e tij edhe me një foto që po qarkullon në rrjetet sociale.

    Emri:  elvisss-rroshi.jpg

Shikime: 325

Madhësia:  43.0 KB

    Syri

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kavajë: Arrestohet kreu i Bashkisë Elvis Rroshi për falsifikim dokumentesh

    Avokati i Roshit sulmon prokurorinë: Arrestimi, një ngjarje e rrallë

    Emri:  1433841090-sollaku.jpg

Shikime: 383

Madhësia:  31.1 KB

    Theodhori Sollaku, avokati i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi e konsideroi një ngjarje të rrallë arrestimin e këtij të fundit.

    Arrestimi i Roshit ishte një veprim i nxituar i prokurorisë, tha Sollaku në një reagim për mediat.

    Gjykata të jetë më e ftohtë në vendimin e saj, apeloi ai.

    “Argumentet e Prokurorisë dhe Gjykatës janë jo serioze. Veprimi i Prokurorisë, kërkesa për masën e sigurisë arrest me burg për Rroshin është e nxituar dhe një masë ekstreme. Rroshi nuk rrezikonte të largohej nga Shqipëria dhe s’përbënte as rrezik, pasi vepra penale është e tillë që nuk përfaqëson rrezikshmëri të lartë shoqëror. Prokuroria është bazuar në dy episode”, u shpreh Sollaku.

    Roshu u arrestua sot nga policia e Kavajës me kërkesë të prokurorisë.

    Syri

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •