Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Edi Rama bën "kurbanin" e parë, kryetarin trafikant droge të Kavajës, Elvis Rroshi

    Dorëhiqet kreu i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi: Isha dënuar në Itali, por nuk e dija

    Emri:  Elvis-Rroshi.jpg

Shikime: 593

Madhësia:  39.5 KB

    Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi ka dhënë dorëheqjen pas akuzave të shumta të opozitës mbi të kaluarën e tij si person i dënuar për trafiqe të paligjshme në Europë.

    Por ndryshe nga këto, ai pranon se është dënuar në Itali pa dijeninë e tij në një kamp refugjatësh pas një sherri mes adoleshentësh dhe thekson se gjithçka e ka mësuar sot nga një informacion të befasishëm.

    Rroshi pohon se nuk ka bërë ndonjë ditë burg për këtë gjë, edhe pse dënimi ndaj tij, është dhënë nga një gjykatë minorenësh, pasi ishte 16 vjeç.

    Në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, Rroshi pak ditë më parë publikoi edhe dëshminë penale të ardhur nga Gjermania, ku nuk kishte “asnjë shënim” sa i takon ndonjë vepre të mundshme penale të kryer në këtë shtet.

    Në një postim të gjatë në “Facebook”, si shpjegon arsyet e dorëheqjes si kryetar i Bashkisë së Kavajës, duke i kërkuar falje qytetarëve kavajas dhe kryeministrit Rama për mbështetjen e dhënë.

    Postimi i plotë i Elvis Rroshit në Fb

    “U bënë vite që mbi mua hidhen papushim akuza sikur jam kriminel, trafikant dhe gjithë të zezat. Unë u mësova me këto që për mua u kthyen në energji plus për të fituar zgjedhje dhe ndryshuar Kavajën. Po familja ime nuk e ka të lehtë asnjëherë me këtë sulm papushim. Me vjen tmerrësisht keq për shqetësimet që iu ka shkaktuar kjo histori.

    E kam ditur se këtë punë do kisha me Partinë Demokratike, qysh ditën e parë që shporra Sali Berishën dhe ordinerët e vet nga Kavaja që e zhytën në zhul dhe mjerim njëzet vjet rresht. Arsyeja e vërtetë e sulmeve të tyre ndaj meje ka qenë kjo dhe s’ka për të ndryshuar asnjëherë. Po sot unë kam një arsye shumë më të fortë se kjo për të lajmëruar dorëheqjen time!

    Që në momentin kur ligji i dekriminalizimit hyri në fuqi, u lidha me avokatët e mi që të siguroja përgjigje me dokumente ndaj çdo sulmi te Shqup-it për jetën time në emigracion. Të gjitha dokumentet që mora nga të gjitha shtetet ku ka kaluar rruga ime e emigrimit, provojnë qartësisht atë që unë kam thënë: Asnjëherë i dënuar askund, përveçse i përzënë si dhjetëra mijëra shqiptar në vitet e para të emigracionit për probleme dokumentesh.

    Kam ikur fëmijë nga Kavaja dhe kam kaluar vështirësi të mëdha dhe situata të jashtëzakonshme. Lufta për mbijetesë në fillim pa ditur asnjë llaf italisht dhe duke lëvizur për të bërë çdo lloj pune ka qenë libër më vete. Po nuk më ka bërë as kriminel, as trafikant, as hajdut dhe as shkelës të ligjit. Prandaj kam dalë ballëlart përpara qytetarëve të Kavajës dhe opinionit publik kur i jam përgjigjur shpifjeve monstruoze të Sali Berishës. Në fillim më vinte të vija ulërimën nga shpifjet dhe akuzat pastaj u mësova dhe e përqeshja me përbuzje luftën e tyre me mua.

    Po sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç.

    Kjo është e vërteta tronditëse që sapo kam marrë dijeni. Por s’ka pike rëndësie e vërteta që tregoj unë sot. Faktikisht pa e ditur këtë dënim s’kam pasur si ta deklaroj. Ndërsa pasi jam venë në dijeni, kjo për mua është bërë një çështje që i përket drejtësisë jo politikës. Prandaj unë nuk mund të vazhdoj i qetë detyrën time si deri dje, për sa kohë pafajësia ime nuk është më një e vërtetë e provuar ligjërisht përballë çdo shpifësi.

    E kam të pamundur të vazhdoj të kryej detyrën time si Kryetar i Bashkisë së Kavajës edhe sikur kundërshtarët e mi të mos e merrnin vesh kurrë këtë informacion.

    Dua t’i kërkoj sinqerisht falje qytetarëve të Kavajës po edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët më kanë besuar dhe mbështetur dhe sot duhet të marrin këtë informacion të padëshirueshëm. Po të gjithë duhet ta dinë se nuk kam fshehur asgjë që dija.

    Ndoshta do vijë dita që këto fjalë që duken si llafe që i merr era, do t’i provojë drejtësia. Në radhë të parë për hatër të familjes time dhe dy gocave të mia, po dhe për hatër të gjithë atyre që nuk i besuan kurrë shpifjet ndaj meje dhe më mbështetën pa rezerva. I falënderoj të gjithë dhe kërkoj falje që duhet të largohem kokulur nga detyra.

    E kam bërë këtë detyrë me gjithë forcat e mia. Kam punuar ditën dhe natën. Kam qëndruar afër çdo kavajasi në nevojë për shërbimin dhe ndihmën e bashkisë. S’kam kursyer asgjë dhe tani që largohem i shokuar nga kjo që më ndodhi papritur, kam vetëm një ngushëllim: Kavajën që rindërtuam nga gërmadhat në 4 vjet e gjysmë! Një qytet që ka hyrë në rrugën e një ndryshimi të madh dhe që gdhihet i pastër dhe në darkë është plot jetë.

    Nuk e kisha menduar kurrë këtë ndarje me qytetin dhe njerëzit si kryetar bashkie. Po as nuk e mendoj që ta mbyll këtë histori pa fituar në rrugën e drejtësisë pafajësinë që meritoj. Kjo është tani beteja ime për dy gocat e mia dhe për gjithë qytetarët e Kavajës.

    Faleminderit të gjithëve”

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama bën "kurbanin" e parë, kryetarin trafikant droge të Kavajës, Elvis Rroshi

    Basha: Rroshi i dënuar në Zvicër për trafik droge, dhe Rama e dinte

    Emri:  Basha-Top-Channel.jpg

Shikime: 421

Madhësia:  37.1 KB

    Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se beteja për dekriminalizimin, edhe pas dorëheqjes së kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, do të vazhdojë.

    Në një deklaratë për mediat, Basha theksoi se i pari që duhet të largohet është kryeministri Rama, i cili lejoi futjen e kriminelëve në Parlament. Ai tha se Rroshi ka qenë i dënuar në Zvicër për trafik droge dhe se Rama e dinte.

    “Para se të vinim te ky hap i rëndësishëm, Rroshi kishte mbështetjen e Ramës edhe në kandidimin e parë edhe në të dytin. Edhe kur SHBA-të i kërkuan të mos e poshtëronte popullin shqiptar, Rama vendosi ta mbajë, duke e sfiduar komunitetin ndërkombëtar dhe duke poshtëruar Kavajën dhe popullin, – u shpreh kryeopozitari. – Poshtëruesi ka një emër, Edi Rama, ashtu siç bëri edhe sot. Rroshi ka një dënim në Zvicër për trafik droge. Ai që deklaroi se nuk mbante mend dënimin, ka edhe një dënim në Zvicër dhe dhe Edi Rama e ka ditur se Rroshi ka dënim në Zvicër për drogë. I është kërkuar të mos e kandidonte, por ai sërish zgjodhi sot t’i rrinte në krah, t’i poshtëronte shqiptarët, duke thënë se nuk e dinte që në Itali ishte dënuar”.

    Megjithatë, Basha theksoi se lufta për largimin e personave me rekorde kriminale në politikë do të vazhdojë, por shtoi ai, Rama është i pari që duhej të ikte: “Nuk është një ditë për të fërkuar duart. Është një ditë për t’i parë se ku e ka katandisur vendin me kriminelë Edi Rama. Ndryshe nga ç’thoshte, Elvis Rroshi është prova e parë që ligji funksionon dhe Rama s’ka parë asgjë akoma. Problemi nuk zgjidhet me largimin e Rroshit. Rama duhet të ikë, është i pari që gënjeu shqiptarët, që i ka zhytur në një krizë të thellë. Largimi i Ramës është zgjidhja, ai duhet të mbajë përgjegjësi para shqiptarëve për gradimin e kriminelëve me pushtet”.

    Sipas Bashës, “Shqipëria duhet të çlirohet nga kjo e keqe që i ka zënë frymën, nga mashtrimet, korrupsioni dhe inkriminimi i pushtetit nga personat me rekorde kriminale. Lufta do të vazhdojë, kur Rama që ngriti këtë gjë, të jetë larguar përfundimisht”.

    Shqip

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama bën "kurbanin" e parë, kryetarin trafikant droge të Kavajës, Elvis Rroshi

    Berisha: Rama futi kriminelët në Kuvend dhe pushtetin vendor

    Emri:  BErisha-Sali-640x491.gif

Shikime: 417

Madhësia:  175.3 KB

    Pas dorëheqjes së kreut të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit, në një postim në “Facebook”, akuzon kryeministrin Rama si njeriu që lejoi futjen e kriminelëve në Parlament dhe pushtetin vendor.

    “Elvisin e mori Ervisi, emri me të cilin ishte dënuar. Po Edin a do ta marrë me vete emri Edvin? Në kohen kur Edi quhej Edvin, ai u akuzua për: – Dosjen e tmerrshme spanjolle, e cila përmban edhe vrasje te llahtarshme (përfolur në media), – shkruan Berisha. – Letrën e Kadriovskit, ku akuzohet për rrëmbimin e drogës dhe zhdukjen e bashkëshortes se tij (letra tashmë e bërë edhe publike). Shitjen në Paris të ikonave të vjedhura, histori kjo e një çuni shqiptar, qe nuk quhej Ervis, por Edvin (akuza direkt e Fatos Nanos, që tha se e solli nga Parisi me thonj të piset tek shiste ikona të vjedhura)”.

    Berisha i bën thirrje Ramës të shpjegojë arsyet e maskimit të emit të tij, deklaratë që e bëri në Parlament edhe të enjten e shkuar.

    “Duke dënuar dhe një herë me ashpërsinë më të madhe Edi Ramën, si kryekriminel për futjen e krimineleve në parlament dhe pushtetin vendor, i bëj thirrje të shpjegohet publikisht për motivet e maskimit të tij me ndryshimin e emrit, nga Edvin ne Edi”, – përfundon ish-kryeministri.

    Shqip

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama bën "kurbanin" e parë, kryetarin trafikant droge të Kavajës, Elvis Rroshi

    Shkarkimi i Rroshit, protestë dhe festë në Kavajë

    Qytetarë të shumtë të Kavajës kanë dalë pasditen e sotme në një manifestim për të mbështetur kryetarin e shkarkuar, Elvis Rroshi. “Rroshi, njeriu i punës e jo i dhunës”, “Rroshi, kryetari hero i Kavajës”, kanë qenë disa nga parullat e ngritura nga manifestuesit në tubimin e organizuar nga Partia Socialiste. Në fjalën e tij, nënkryetari i bashkisë Klodian Shehu është shprehur se në 5 vjet bënë shumë për qytetin, duke e afruar Kavajën me standardet europiane. Ndërkaq ka patur edhe qytetarë që kanë festuar për shkarkimin e Rroshit, duke hedhur fishekzjarrë në qiell, e duke festuar në mënyra të ndryshme .

    Policia ka ndërhyrë në disa raste për të qetësuar situatën. Ndërkohë Elvis Rroshi ka dalë para protestuesve të mbledhur tek Bashkia dhe ka deklaruar se do të vazhdojë betejën ligjore në Itali dhe se do rikandidojë për Kavajën.

    “Do të rikandidoj në krye të bashkisë së Kavajës. Do vazhdoj betejën ligjore në Itali. Kam qenë 15 vjeç kur kam ikur në Itali. S’jam në dijeni të gjyqit që është bërë në mungesën time. Thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë në Kavajë. Do t’i mbyll gojën SHQUP-it dhe Bashës për akuzat kundër meje”, tha Rroshi.

    Shqip

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama bën "kurbanin" e parë, kryetarin trafikant droge të Kavajës, Elvis Rroshi

    Berisha i nxjerr videon Edi Ramës: Çfarë tha avokati i përdhunuesit!

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, të një nga intervistat e kryeministrit Edi Rama në studion e Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ku ka deklaruar se ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, që dha dorëheqjen sot, nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.

    Emri:  berosha-per-ramen-e-roshin.png

Shikime: 575

Madhësia:  126.9 KB

    “Avokati i perdhunuesi!”, shkruan Berisha në videon ku Rama ka deklaruar pak kohë më parë kështu:

    Rama: Elvis Rroshi nuk është dënuar asnjëherë në asnjë gjykatë dhe sot …

    Fevziu: Elvis apo Ervin e ka? BIRN citon zyrtarë…

    Rama: E ka Elvis Rroshi, lërë BIRN se BIRN nuk është Vatikani…

    Kreu i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi ka deklaruar sot dorëheqjen nga posti që mban si i pari i qytetit të Kavajës.

    Përmes një postimi të gjatë në profilin e tij ne Facebook, Roshi ndan me gjithë ndjekësit shkakun e vendimit të papritur, që sipas tij, nuk vjen pas sulmeve dhe akuzave të shumta të opozitës, por për shkak të zbulimit të një dënimi që ka marrë në Itali kur ishte vetëm 16-vjeç, e për të cilin betohet se nuk ka qenë në dijeni.

    “Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç.” shkruante Rroshi ne deklaraten e tij.

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama bën "kurbanin" e parë, kryetarin trafikant droge të Kavajës, Elvis Rroshi

    Dorëheqja e Roshit, Rama: Kur e zgjodhëm dëshmia e pastër



    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Përmes një njoftimi të shpërndarë nga zyra e shtypit pranë Kryeministrit, thuhet se dëshmia e penalitetit të Roshit ishte e pastër në të dyja rastet kur është kandiduar në zgjedhjet vendore. "Kur e kemi zgjedhur Elvis Roshin si kandidat për Kavajën, kemi marrë si për të gjithë dëshminë e penalitetit. E cila ka rezultuar e bardhë. Po ashtu, kur e kemi mbështetur rikandidimin e tij, kemi sqaruar në rrugë operative të gjitha akuzat e bëra ndaj tij. Dhe asgjë nga çfarë kanë pretenduar akuzuesit e tij publike deri me sot, nuk ka rezultuar e vërtetë", thuhet në reagimin e Kryeministrisë.

    Gjithashut, kryeministri Rama sqaron se vetëm ditën e sotme është bërë verifikimi i thelluar për Roshin, i cili rezulton i dënuar në Itali që në moshë të vogël. "Fatkeqësisht sot, një verifikim i thelluar ka nxjerrë në dritë një fakt deri tani krejt të panjohur dhe të papërfolur ndonjëherë për Elvis Roshin, për të cilin nuk është lënë gënjeshtër pa treguar. Elvis Roshi është dënuar në moshë të mitur në Itali nga gjykata e të miturve! Jam i keqardhur, por aspak i lëkundur në bindjen time se kur hyn në mes një problem me drejtësinë, vendimmarrja s'ka si të ketë më asnjë ngjyrë tjetër përveçse bardhezi".

    Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
    "Kur e kemi zgjedhur Elvis Roshin si kandidat për Kavajën, kemi marrë si për të gjithë dëshminë e penalitetit. E cila ka rezultuar e bardhë. Po ashtu, kur e kemi mbështetur rikandidimin e tij, kemi sqaruar në rrugë operative të gjitha akuzat e bëra ndaj tij. Dhe asgjë nga çfarë kanë pretenduar akuzuesit e tij publike deri me sot, nuk ka rezultuar e vërtetë.

    Duke i njohur dhe respektuar gjithnjë vështirësitë që të rinjtë shqiptarë kanë kaluar përmes dallgëve të larta të jetesës në emigracion, kam besuar dhe besoj se historia e Elvisit, apo Ervinit, ka qenë thjesht njëra nder historitë e panumërta të djemve që janë përplasur nëpër ato dallgë, duke jetuar mes ëndrrës për t'ia dalë dhe makthit të rikthimit mbrapsht. Ndërrime emri për të mos u kthyer mbrapsht, përzënie për qëndrim pa leje, kalime ilegale kufiri e me radhë, janë akte të paligjshme që në vitet '90 i kanë bërë shumëe e shumë emigrantë në rrugën drejt ëndrrave të tyre.

    Prandaj edhe nuk e kam fshehur përçmimin tim ndaj hipokrizisë ekstreme të atyre që kanë shumë gjera për t'u turpëruar apo fshehur nga jeta e tyre në politikë dhe i turreshin kryetarit të Bashkisë së Kavajës me gjithfarë shpifjesh e akuzash. Ashtu sikundër nuk kam pasur pse ta fsheh respektin për punën e jashtëzakonshme të Elvis Roshit për Kavajën, e cila sot është kthyer në një shembull të shkëlqyer transformimi.

    Por fatkeqësisht sot, një verifikim i thelluar ka nxjerrë në dritë një fakt deri tani krejt të panjohur dhe të papërfolur ndonjëherë për Elvis Roshin, për të cilin nuk është lënë gënjeshtër pa treguar. Elvis Roshi është dënuar në moshë të mitur në Itali nga gjykata e të miturve! Jam i keqardhur, por aspak i lëkundur në bindjen time se kur hyn në mes një problem me drejtësinë, vendimmarrja s'ka si të ketë më asnjë ngjyrë tjetër përveçse bardhezi.
    Kam qenë dhe mbetem i prerë në këtë pikë: Fajësinë nuk e caktojnë partitë as mediat po gjykatat. Gjithkush sulmohet me opinione kriminalizuese të pambështetura në fakte po në shpifje, meriton solidaritet. Ama gjithkush që ka një dënim gjykate me heqje lirie, nuk e ka dot mbështetjen e Partisë Socialiste për të kandiduar për çfarëdoqoftë apo qëndruar në një detyrë publike që ka. Fakti në këtë rast që Elvis Roshi nuk e ka vuajtur asnjë ditë dënimin sepse ka qenë në moshë të mitur, nuk mund të ndryshojë gjë.
    Kjo ka qenë linja ime në këtë aspekt shumë më përpara se sa të kalonte ligji i "dekriminalizimit", kjo është linja jonë edhe sot. Asgjë nuk ndryshon në raport me hipokritët e lartpërmendur dhe po ashtu asgjë nuk do të ndryshojë në pikën e lartpërmendur. Dhe ndryshe nga partia përballë që tjetër thotë e tjetër bën me papastërtitë e hatashme që ka në grupin e saj parlamentar, deri edhe duke justifikuar shkeljen haptazi të ligjit të "dekriminalizimit" nga një deputet i saj, në familjen tonë politike nuk ka llafe përballë fakteve të provuara. Kush gjendet në shkelje të kësaj linje as nuk mund ta marrë, as nuk mund ta mbajë një detyrë me mbështetjen tonë.

    Kam besuar dhe me siguri do të besoj gjithnjë se të trajtosh një njeri si kriminel për vepra që nuk i ka bërë, është kriminale. Ishte kriminale dje dhe mbetet kriminale sot e gjithmonë, çdo shpifje, akuzë, fabrikim që synon të kriminalizojë një person për shkak të detyrës. Edhe Elvis Roshin!
    Besoj po ashtu se edhe vetë dorëheqja e Elvis Roshit sot, u jep të gjithëve një tjetër provë të qartë se në Partinë Socialiste në këta 32 muaj qeverisje ka fituar një parim i panegociueshëm:

    Kur një fakt i provuar nxjerr në pah një problem që i takon drejtësisë, pushteti ynë nuk futet kurrë mes drejtësisë dhe cilitdo ndër ne.

    Duke e konsideruar të përfunduar shërbimin e Elvis Roshit si kryetar i Bashkisë së Kavajës, do të vazhdoj ta mbështes me gjithë zemër projektin ambicioz të Rilindjes Urbane të Kavajës", deklaron kryeministri Edi Rama.

    Shqiptarja

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama bën "kurbanin" e parë, kryetarin trafikant droge të Kavajës, Elvis Rroshi

    Njihuni me Gentian Dajën. Kryesocialisti i Kavajës që protestoi me Elvis Rroshin mbi qafë, i arrestuar për drogë

    Emri:  ssd.jpg

Shikime: 431

Madhësia:  30.1 KB

    Sot në Kavajës është zhvilluar një tubim i organizuar nga dega lokale e PS-së së Kavajës që drejtohet nga Gentian Daja. Burime për Syri.net bënë me dije, kryesocialisti Daja në një moment e ka mbajtur mbi qafë ish kryebashkiakun Elvis Rroshi si formë lartësimi dhë mbështetje për atë që pranoi publikisht që përveç krimeve të tjera ai edhe ka përdhunuar femra dhe për këtë është dënuar.

    Por ndërsa ish kryebashkiaku socialist po përballet me të shkuarën e tij kriminale, një tjetër figurë e socialistëve në Kavajë e pikërisht kryesocialisti atje, ka një “karriere” të ngjashme me Rroshin.

    Sipas mediave italiani, Gentian Daja është arrestuar në vitin 2004 nga policia e Udines për shpërndarje droge ndërsa në momentin e arrestimi atij i ishin bllokuar 343 gramë kokainë.

    Pikërisht ky personazh ishte ideatori dhe promotori i tubimit të zhvilluar këtë mbrëmje në Kavajë për të treguar mbështetje për ish kryebashkiakun përdhunues ndërsa ishte ai që ulëriste më shumë se të tjerët parrullën “O Elvis o hero ty Kavaja fort të do”.

    Lexoni edhe artikullin origjinal të arrestimit të Gentian Dajës për drogë…

    http://www.udine20.it/droga-in-friuli-tre-arresti/

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama bën "kurbanin" e parë, kryetarin trafikant droge të Kavajës, Elvis Rroshi

    VIDEO/ Kur Edi Rama tallej me akuzat për Elvis Rroshin: Krimineli që drejton Kavajën…

    Emri:  edi-rama_7.jpg

Shikime: 399

Madhësia:  17.9 KB

    Elvis Rroshi, ish-kryebashkiaku i Kavajës është akuzuar jo pak herë nga opozita se është dënuar në Itali dhe në vende të tjera të Evropës. Por, Kryeministri Edi Rama në të gjitha rastet këto akuza i ka marrë me tallje dhe nuk besonte se ligji i Dekriminalizimit do të prekte Rroshi.

    Kjo ndodhi edhe disa javë më parë gjatë një takim në Kavajë për anëtarësimet e reja në PS, kur Rama ftoi Rroshi dhe me ironi e quajti “krimineli që drejton Kavajën”.

    Shikoni videon e mëposhtme se si Rama tallej me ligjin e Dekriminalizimit dhe akuzat e Partisë Demokratike për Rroshin, që rezultuan të vërteta. Dëshmia italiane e penalitetit tregon se Elvis Rroshi është dënuar në vitin 1992 për përdhunim në grup.

    https://vid.me/0IRO

    Syri

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama bën "kurbanin" e parë, kryetarin trafikant droge të Kavajës, Elvis Rroshi

    DOKUMENTI/ Rroshi gënjeu dhe sot. Në Itali i dënuar për përdhunim në grup

    Të tjera detaje mësohen rreth të shkuarës së Elvis Rroshit, i cili dha dorëheqjen sot nga posti i kreut të Bashkisë së Kavajës.

    Sipas versionit të tij, sot mësoi papritur se është dënuar në Itali në vitin 1992, por nuk e dinte që ekzistonte ky vendim gjykate.

    Edhe këtë herë Rroshi gënjeu. Sipas dëshmisë italiane të penalitetit, Rroshi është dënuar kur ai ka qenë 16 vjeç, me 1.4 vite burg për dhunë dhe përdhunim në grup.

    Elvis Rroshi sot tha që ishte shoqëruar në polici në një kamp refugjatës pas një sherri të madh në grup. Kurse vendimi i gjykatës italiane e ka dënuar për përdhunim në grup.

    Më poshtë, dëshmia italiane e penalitetit e Elvis Roshit:

    Emri:  elvis_roshi.jpg

Shikime: 396

Madhësia:  39.7 KB

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama bën "kurbanin" e parë, kryetarin trafikant droge të Kavajës, Elvis Rroshi

    Mallkimi i 31 majit për Rroshin, fiks 5 vjet më parë historia e Griseldës

    Emri:  roshi-me-griselden.jpg

Shikime: 479

Madhësia:  57.9 KB

    TIRANE- Për koinçidencë, në të njëjtën datë të 5 viteve më parë, Elvis Rroshi u bë protagonist i një ngjarjeje që lindi nga hiçi e trazoi gjithë vendin. Më 31 maj të vitit 2011, Elvis Rroshi denonconte rrëmbimin e ish-bashkëshortes së tij Griselda Rroshi.

    Sipas dëshmisë, rrëmbyesit e morën atë dhe pasi e keqtrajtuan, gruas që thoshte se ishte shtatëzënë iu hoq fëmija. Më pas e lanë para banesës së saj në Kavajë në gjendje të rëndë psikologjike.

    Aq serioze ishte situata sa u shoqëruan 25 persona, mjekë e dëshmitarë, një hetim i thellë nisi, por që në fund rezultoi se e gjithë historia ishte e pavërtetë, nuk kishte as rrëmbim dhe as shtatëzani.

    Çështja, e cila u bë edhe politike, përfundoi me një letër ndjese nga ana e kryebashkiakut të Kavajës në atë kohë, i cili shkruante se i kërkonte ndjesë të gjithëve për stresin e krijuar./tch

    (ed.me/BalkanWeb)


    Shenim: Mund te lexoni temen e Griseldes ne forum ketu.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •