Prej ditë së djeshme, amabasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, është i thirrur në apel me vetë qëndrimet e veta. Ato që ka mbajtur qëkur ka mbërritur në tokën shqiptare e deri dje, dhe ato që do ti duhet të mbajë nga dita e djeshme e në vazhdim. Ambasadori amerikan, është padiskutim një nga njerëzit që për problemet e drejtësisë, ka folur më shqip se kushdo tjetër. Jo vetëm për reformën si e tillë, por për raportin që drejtësia si koncept ka krijuar me të ligjshmen dhe të paligjshmen në këtë vend.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike”- ishte kjo deklarata që Ambasada e SHBA-së lëshoi në kulmin e konfliktit Doshi-Meta. Shqiptarët realisht ndjenë në atë çast ndoshta pas shumë kohësh ndoshta, “dorën e ngrohtë” të mikut historik, e që kishte formën e pëllëmbës së Donald Lu-së. Dhe që atë ditë, “dora që tund djepin” është përcjellë me vëmendjen maksimale sa herë është vërvitur, kurdoherë.

E njëjta ndjesi ishte edhe kur Ambasada e SHBA-së bëri të njëjën deklaratë thuajse në rastin e Armando Prengës.

Të gjithë e mbajnë mend gëzimin e shprehur publikisht nga ambasadori amerikan Donald Lu, kur pas arrestimit të Tom Doshit, përgëzoi socialistët që e përjashtuan nga grupi parlamentar. Ndërsa pas lirimit të Armando Prengës, deuputetit socialist që qëlloi më armë në komisariat, reagoi ashpër dhe i shqetësuar. Dhe jo vetëm Lu por edhe diplomatët europianë.

E gjitha kjo deri dje!…

Kjo sepse nga dje Donald Lu në mungesë të votave për të miratuar reformën në drejtësi sipas aprovimit të kryeministrit Rama, ju ka bërë thirrje deputetëve të plotësojnë numrin 94 duke marrë përgjegjësi individuale para votuesve. Por këtu është edhe momenti kur Z. Lu bie në kontradiktë me vetë qëndrimet e tij. Thënë kjo, a e mirpret Donald Lu votën e Doshit dhe Prengës? A i kujtohet në këtë pikë Zotit Lu deklarata e lëshuar pak kohë më pare: “Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014. Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet”?.

A ka ndryshuar qëndrim ambasadori parimor Donald Lu për dy deputetet në fjalë? Dhe kush do të negociojë me dy deputetët në fjalë? Doshi nuk e konverton votën me interes ekonomik, por për atë politik ka treguar se po. Në këtë pikë, intervistën e radhës të deputetit Doshi tek Zëri i Amerikës me shumë gjasa ka mundësi ta negociojë vetë Lu. Po deputeti Prenga a do të tregojë përgjegjësinë individuale për të miratuar Reformën në Drejtësi, si një ligjvënës i përgjegjshëm që kërkon një drejtësi të pastër?

E pra duke i marrë të mirëqenë qëndrimet e ambasadorit Lu për spastrimin e elementit kriminal nga rradhët e parlamentit, a beson ai në pikë ku jemi se edhe vota “e të inkriminuarve” është po aq e moralshme sa imoraliteti i thyerjes së vendimit politik të grupit demokrat (nëse kjo ndodh), vetëm e vetëm për të votuar Reformën në Drejtësi?

Në fund të ditës pyetja kryesore që lind është: A është e ndershme që për hir të një gradë më lart në karrierën diplomatike, ti të shënon në CV-në tënde “Shqipëri, Reforma në Drejtësi”, dhe për këtë të japësh miratimin në heshtje e të mbyllësh sytë, duke e bërë të gjithë këtë në kurriz të parimeve, normave