Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Ja lista e këshilltarëve bashkiakë që ndryshuan emrat se kishin të shkuar kriminale

    Ekskluzive/ Ja këshilltarët që ndryshuan emrat në 61 Bashki



    Identifikohen këshilltarët me rekorde kriminale në këshillat bashkiake të 61 njësive vendore. “Shqiptarja.com” zbardh disa nga emrat e këshilltarëve të dënuar, veprat penale të kryera si dhe masën dënimit, sipas vendimeve të gjykatave, brenda dhe jashtë vendit. Gjithsesi, formularët e vetëdeklarimit të anëtarëve të parlamenteve vendore, nxjerrin në pah një tjetër dimension të dështimit të ligjit të dekriminalizimit, në raport me retorikën dhe alarmin e opozitës shqiptare, por edhe më pritshmërinë e opinionit publik.

    Çuditërisht, ligji i dekriminalizimit, i konsideruar si më i ashpri në Evropë, do të veprojë vetëm mbi një numër të papërfillshëm të elementëve të inkriminuar, në këshillat vendore. Mbi 90 për qind të këshilltarëve të dënuar një ose disa herë, nuk e humbasin mandatin për shkak të parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit. Edhe për veprat e rënda penale, si vrasje apo vrasje në bashkëpunim, gjykatat kanë dhënë dënimet qesharake.

    Këshillat e dënuar
    Nga këqyrja e formularëve të vetëdeklarimit, rezulton se këshillat bashkiakë të bashkive të qarqeve Lezhë dhe Shkodër, kanë numrin më të madh të anëtarëve të dënuar për vepra të ndryshme penale. Këshilltarët janë dënuar për vrasje, mbajtje të armëve luftarake, trafik droge, vjedhje të energjisë elektrike, rrahje, kundërshtim i forcave të policisë, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre etj. Bibë Kolaj, anëtar i Këshillit Bashkiak Pukë, deklaron se është dënuar me 3 vjet për vrasje me dashje në bashkëpunim. Po ashtu, Muharrem Shkjau, anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër deklaron se është dënuar me dy vjet për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike. Mustafa Lici, anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, rezulton i dënuar në 2007 dhe në 1985 për plagosje e lehtë me dashje, ndërsa është ndaluar nga policia 4-5 herë nga viti 1990-2016.

    Sadrit Danaj
    Sadrit Danaj, anëtar i Këshillit Bashkiak Vlorë deklaron se është hetuar dhe ndaluar disa herë në Itali. Ai thotë se për të ka pasur edhe një urdhër ndalimi. Danaj është proceduar edhe për grumbullim të paligjshëm.

    Harta
    Nga këqyrja e formularëve të vetëdeklarimit, rezulton se këshillat bashkiakë të bashkive të qarqeve Lezhë dhe Shkodër, kanë numrin më të madh të anëtarëve të dënuar për vepra të ndryshme penale.

    Emri:  230925.jpg

Shikime: 167

Madhësia:  65.6 KB

    Emri:  230926.jpg

Shikime: 145

Madhësia:  65.6 KB

    Emri:  230927.jpg

Shikime: 142

Madhësia:  63.8 KB

    Emri:  230928.jpg

Shikime: 230

Madhësia:  93.8 KB

    Emri:  230929.jpg

Shikime: 144

Madhësia:  55.3 KB

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ja lista e këshilltarëve bashkiakë që ndryshuan emrat se kishin të shkuar kriminale

    Emri:  230930.jpg

Shikime: 124

Madhësia:  56.6 KB

    Emri:  230931.jpg

Shikime: 121

Madhësia:  50.8 KB

    Emri:  230932.jpg

Shikime: 106

Madhësia:  41.0 KB

    Emri:  230933.jpg

Shikime: 138

Madhësia:  71.3 KB

    Shqiptarja

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •