DOKUMENTET/ Si iu dhurua Shullazit për “mirënjohje” 749 m2 truall
Dhurimi i ish-hotel “Vollga” për Emiliano Shullazin nga shoqëria “Saudi Brothers Commercial Company” sh.p.k., në fund të vitit 2014, është e dyshimtë për Prokurorinë pasi mund të jetë bërë përmes shantazhit.
Bëhet fjalë për një truall 2 498 metra katrorë pranë kullës veneciane në Durrës, e cila përveç kompanisë saudite ka dhe bashkëpronar shqiptar.
Në kontratën e dhurimit të pasurisë për Shullazin thuhet se, me vullnet të lirë “Saudi Brothers Comercial Company”, sipërfaqen prej 749 metra ia dhurojne ne shenje mirënjohjeje shtetasit Emiliano Shullazit.
Vendndodhja e ish-hotel “Vollga”
Në procedurat noteriale të kalimit të pronësisë në dorë të Shullazit, “Saudi Brothers Commercial Company”, është përfaqësuar nga Ylvi Beqja, i cili rezulton administrator i kësaj kompanie.
Hotel “Vollga” është ndërtuar gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe u inaugurua më 21 prill 1940, me emrin “Hotel dei Dogi”. Ndërsa gjatë periudhës së miqësisë Shqipëri-Bashkimi Sovjetik (1949) mori emrin “Vollga”. Kjo pronë iu sekuestrua në prill të vitit 1945, bashkëpunëtorit të fashizmit Omer Fortuzit.
Panorama
Krijoni Kontakt