-
i/e regjistruar
pershendetje
ju lutem kush mund te me ndimoj me nje informacion konkret ne lidhje me voskopojen ..mbi diegjen e saj mbi kulturen traditat .me nevoitet per nje tem diplome.faleminderit
-
-
-
-
i/e regjistruar
Pėr: pershendetje
Te falenderoj per pergjigjen ....por nuk e kuptoj pse nuk me hapet si link ..te lutem mund ta rishikosh dhe nje here dhe te ma dergosh gjith te mirat
-
-
Pėr: pershendetje
Titulli: Historia e shkurtėr e Voskopojės Autori: Niko Simaku
Parathėnie nga autori
Redaktor: Jani Gusho
Shtypur nė shtypshkronjėn:
Tiranė 2013
Me kėrkesėn e disa miqve, po pėrpiqem tė paraqes His torinė e shkurtėr tė Voskopojės. Pėr kėtė qytet madhėshtor tė dikurshėm, janė shkruar shumė histori, tregime dhe ro mane. Tė gjithė janė pėrpjekur tė venė nė dukje madhėshtinė dhe kontributin e hershėm tė saj nė tė gjitha fushate jetės, shoqėrore, kulturorė dhe ekonomike, nė kohėn e vet. Por, nė veēanti etnia e vllehve, themeluesit e kėtij qyteti, kanė tė drejtė tė mburren me kėto arritje tė dikurshme, tė stėrgjy shėrve tė tyre.
Mbi historinė e Voskopojės janė bėrė dhe bėhen akoma shumė spekulime. Spekulimi i pare dhe mė kryesori ėshtė bėrja e pėrpjekjeve tė pareshtura pėr ta paraqitur atė si njė qytet tė themeluar nga etnia e shqiptarėve, duke ua mohuar atė vllehve ose siē quhen ndryshe arumunėve, ēobanėve apo cincarėve.
Me kėtė histori tė shkurtėr, nuk mund tė merremi me diskutime akademike nė se Voskopoja ka qenė vllahe apo shqiptare. Fakti ėshtė se ajo ndodhet nė rajonin dhe tokat e Shqipėrisė, por themeluar, ndriēuar, ēuarja nė majat e zhvil limit tė kohės, kryesisht nga vllehtė. Nė kėtė zhvillim nuk mund tė mohohet edhe kontributi i etnive tė tjera si shqiptare, greke dhe bullgare. Nė atė kohė, kėto etni endeshin apo jetonin nė trevat e Shqipėrisė. Me tė drejtė shkrimtari
vazhdon
shiko gjeje nje program qe i hape me format PDF
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 01-06-2016 mė 05:47
-
-
i/e regjistruar
Pėr: pershendetje
Te falenderoj perzemersisht per ndimen ....serjizisht me ke dhen nje ndim shume te madhe
-
-
i/e regjistruar
Pėr: pershendetje
mirmbrema....kush me ndimon ne lidhje me turizmin e bardhe ne voskopoje ,,,nje shifer konkrete vizitoresh qe e vizitojn cdo vit ...grafike te ndryshem ...faleminderit
-
-
Pėr: pershendetje
Voskopoja, ndodhet shumė afėr qytetit tė Korēės, mbi njė pllajė 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristikė e vendit ėshtė ajri i pastėr dhe uji i freskėt dhe kurativ. Gjatė dimrit mund tė praktikohet sporti i skive. Natyra e qetė dhe e bardhė ėshtė arsyeja kryesore qė tėrheq qindra shqiptarė pėr tė kaluar pushimet dimėrore. Pėr disa vite rresht vendi juglindor vazhdon tė mbetet preferenca e shumė prej familjeve shqiptare tė cilat zgjedhin tė ftohtin dhe aventurat nė borė pėr tė kaluar festa ndryshe nga ato tė zakonshmet, deri tek ato tradicionalet. Nė Voskopojė ka disa hotele tė cilėsisė sė lartė. Nė skajin juglindor ka aventura nga mė tė ndryshme duke filluar nga skitė dhe deri te shėtitjet nė malet e mbuluara krejtėsisht nga dėbora. “Kuzhina tradicionale e me ushqime bio ėshtė njė tjetėr arsye qė i nxit turistėt tė marrin sėrish rrugėn drejt Voskopojės. Gjatė dimrit nė lokale gatimet mė tė preferuara mbeten ato tradicionalet si, mishi i pjekur, lakrori dhe turshitė. Pyjet, vendi i duhur edhe pėr tė apasionuarit pas gjuetisė, janė njė ndėr arsyet qė tėrheqin turistėt vendas dhe tė huaj.
-
-
Pėr: pershendetje
VOSKOPOJA
“Sikstina e Ballkanit” i Maximilien Durand-it paraqitet nė Shqipėri. Piktura murale e Shėn Thanasit tė Voskopojės, punuar nga Zografėt nė stilin post-bizantin, dėshmon shijet e njė qytetėrimi tė hershėm dhe multikulturor dikur.
“Sixtine Des Balkans”, libri mbi afresket e kishės sė Shėn Thanasit nė Voskopojė, me autor Maximilien Durand, historiani i artit dhe prof. nė Shkollėn e Luvrit, u promovua dje nė Institutin e Monumenteve tė Kulturės nė kuadėr tė projektit “Voskopojė pa kufij”, si rezultat i njė bashkėpunimi shqiptaro-francez.
Vepra i kushtohet mjeshtėr Zografi, vėllezėrve Kostandin dhe Thanas tė cilėt kanė
piktuar tė ashtuquajturėn “Sikstinė”, si pėr tė aluduar njė krahasim me capella sistina, mrekullinė e pikturės murale, trashėgimi e Mikelanxhelos nė Vatikan.
Muralet e Zografėve nė stilin post-bizantin, janė pėr autorin francez dėshmi e shijeve tė njė Voskopoje multikulturore dhe e njė qytetėrimi tė hershėm.
Tė shkolluar nė Malin Athos (Greqi), vendi ku gratė madje dhe kafshėt e gjinisė femėrore janė rreptėsisht tė ndaluara tė shkelin, vėllezėrit Zografi kanė krijuar mbi muret e kėsaj kishe, pikturat e mrekullueshme tė traditės bizantine me ngjyrat dhe motivet e saj tė ēmuara.
Durand, nė pamundėsi pėr tė qėnė i pranishėm nė konferencė, nėpėrmjet njė letre tė dėrguar nga Franca, shprehet i mrekulluar pėr pasuritė kulturore qė mbart ky vend dhe entuziazmin e tij pėr publikimin e veprės si, “fryt i njė bashkėpunimi serioz dhe shume efikas, i cili evidenton vlerat e pikturave murale, trashėgiminė dhe stilistikėn e vjetėr e origjinale tė kėtij qytetėrimi.”
E pranishme ishte dhe Ambasadorja e Francės nė Shqipėri, Maryse Daviet, qė nė fjalimin e saj pėrshėndetės e konsideroi veprėn dėshmi tashmė tė mbetura nga qyteti aktiv i shekujve tė kaluar.
“Sikstina e Ballkanit” ėshtė njė ftesė jo vetėm pėr shqiptarėt qė nuk e njohin Voskopojėn, por pėr tė gjithė frankofonėt qė tė vijnė tė shijojnė kėtė mrekulli tė heshtur qė ndodhet nė Shqipėri”,- tha ambasadorja.
Viktimė e diktaturės, Voskopoja njė nga qytetėrimet mė tė vjetra e pozicionuar nė rrugėt tregtare qė lidh Venecien me Kostandinopojėn, nė territorin e tė cilės qėndruan intelektualėt, artistėt dhe tregtarėt, kjo qytezė nuk u harrua nga “kasapėt” e revolucionit kulturor tė cilėt me varré nė dorė shkatėrruan kulturėn dhe prishėn kisha e xhamia tė njė tradite disa shekullore.
Tė mbijetuarit e kėsaj kasapane janė kishat “Shėn Mėria”, “Shėn Thanasi”, “Kryeengjėjt Shėn-Mėhill dhe Gabriel”, “Shėn Nikolla”, “Profeti Ilia” dhe pjesa mė e madhe e tė cilave ėshtė stolisur me piktura qė mbeten dhe sot nė gjendje tė mjeruar.
Besim Lila, aktualisht nė postin e Drejtorit tė komanduar tė IMK-sė, shpreson se bashkėpunimi i ngushtė midis partnerėve nė kėtė projekt do tė nxisė profesionalisht dokumentimin, konservimin dhe vlerėsimin e mėtejshėm tė burimeve tė pashtershme tė trashėgimisė kulturore.
Lika falėnderoi dhe autorin e kėtij libri qė “servir vlerat arkitektonike dhe artistike tė kishave tė Voskopjės dhe nė veēanti vlerat e Shėn Thanasit, e cila gjatė viteve 2004-‘05, ka shėrbyer si shkollė kantier dhe ka ndihmuar nė trajnimin e restauratorėve tė rinj shqiptarė dhe tė huaj, nėpėrmjet studimeve dhe ndėrhyrjeve profesionale nė monument.”
Nė paraqitjen e librit katalog, i pasur me imazhe tė pikturave murale, tė ikonave dhe detajet e tyre fotografike, ishin tė pranishmėm pėrfaqėsues sė shoqatės “Trashegimi pa kufij” dhe kryetari i komunės Voskopojė, Nexhip Baēelli.
Njė vit mė parė shoqata “Patrimoine sans frontiers” (Trashėgimia pa kufij), me anė tė njė ekspozite fotografike bėri njė prezantim tė monumenteve relike qė i mbijetuan kohės dhe pasuritė kulturore tė cilat duhen kultivuar me kujdes. Shoqata punon pėr gati 10 vjet, sė bashku me IMK-nė dhe me ndihmėn e Ambasadės Franceze nė Shqipėri, pėr kultivimin e monumenteve nė juglindje tė Shqipėrisė. Nė vitin 1999, Patrick Chrismant, Ambasador i Francės nė Shqipėri, me anė tė njė kėrkese dėrguar PSF-sė dhe IMK-sė, thekson rėndėsinė e ndėrhyrjes dhe ruajtien e vlerave tė komunės sė Voskopojės, fshati i cili dikur qėndronte nė listėn e qyteteve mė tė rėndėsishme tė Ballkanit.
Aty ku behet Turizmi Malor
Voskopoja vitet e fundit ėshtė kthyer nė njė ambient shumė i veēantė pėr turizmin malor. Pozita gjeografike e pėrshtatshme e ka shndėrruar nė njė pikė tė kėrkuar jo vetėm nga turistėt vendas, por edhe nga ato tė huaj. Turistėt njė interes tė veēantė shprehin jo vetėm pėr bukuritė natyrore dhe klimėn e pėrshtatshme, por edhe pėr vlerat unike kulturore qė fshihen nė kishat, shtypshkronjėn, si dhe nė gėrmadhat e objekteve tė vjetra, ku fshihen vlera, kulturė dhe dije shekullore. Ndaj kjo qytezė qė ka qenė vatėr e qytetėrim ėshtė mė e preferuar kryesisht nga persona vip, tė cilėt vitet e fundit kanė preferuar qė tė festojnė Vitin e Ri nė petkun e bardhė tė borės.
Dhe tė izoluar nga syri i kureshtarėve kėtė e pohojnė vetė banorėt, tė cilėt kanė shuar kureshtjen e tė parit nga afėr tė personave tė ekranit. Voskopoja ėshtė njė vendbanim mesjetar i hershėm, qė daton prej vitit 1330. Nga Shėn Prodhomi hapet para vizitorit njė pamje e mahnitshme, nga duken majat e Lėnies dhe Ostrovica, me njė lartėsi prej 2246 metra. Lulėzimin mė tė madh Voskopoja e ka pasur nė vitin 1764, atėherė kur popullsia e saj arriti nė rreth 30 mijė banorė. Nė atė periudhė kishte 25 kisha me afreske nga mė tė lakmuarat, ndėrsa tani nuk kanė mbetur mė shumė se 8 kisha. Nė tė njėjtėn periudhė nė kėtė qytetėrim ka pasur Akademi, Bibliotekė, Shtypshkronjė, 1720, artizanat tė zhvilluar e tekstile. Ajo shėrbeu si urė lidhėse jo vetėm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje si Greqi e Turqi. Shkatėrrimin e parė e ka pasur nė vitin 1769, tė dytin mė 1789 dhe tė tretin nė 1916. Voskopoja ruan vlera tė mėdha tė artit mesjetar.
Vlerat kulturore
Voskopoja ėshtė shėnjestra e ithtarėve tė kishave, qofshin restauratorė, qofshin vjedhės. Ēdo vit ato nuk i shpėtojnė babėzisė sė njeriut qė kėrkon tė pasurohet duke shitur pronėn e kėtij qytetėrimi tė hershėm. Aktualisht nė fshat kanė mbijetuar 8 kisha, qė nuk mund tė konsiderohen aspak nė gjendje tė mirė. Kisha e Shėn Ilias ėshtė e dėmtuar dhe pritet qė tė merret nė dorėzim nga njė shoqatė franceze, pėr t’u restauruar. Kėto objekte me vlera historike nuk i kanė shpėtuar as fatkeqėsive tė natyrės, motit tė keq, lagėshtisė, shiut dhe dėborės qė po i shkatėrrojnė nga dita nė ditė kulturėn disa shekullore qė mbartin mbi supe. Me mbėshtetjen amerikane, si dhe interesimin e seksionit francez “Patrimone Sans Frontiere” (Trashėgimi pa kufi), filloi restaurimi i kishave mė 2003, qė mund tė vazhdojė edhe pėr 5 vjet tė tjerė. Tė vetmet ndihma tė dhėna pėr kėto kisha kanė qenė edhe fondet e kufizuara nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės, apo tė ndonjė shoqate tjetėr.
Turizmi
Ish-Kampi i Pionierėve nė kėtė zonė ėshtė shndėrruar prej disa vjetėsh nė pikėn e vetme, ku mund tė gjesh kushtet e nevojshme pėr turizėm malor. Hoteli te ish-Kampi, me njė vendndodhje mes pishash tė shumta, ėshtė pagėzuar me emrin “Akademia”. Ndėrtuar qė nė vitin 1954, vitet e fundit ėshtė restauruar duke i dhėnė njė stil unik, nė harmoni me natyrėn pėrreth, me njė pistė nė qendėr tė sipėrfaqes sė tij. Pika ėshtė e frekuentuar gjithmonė jo vetėm nga njerėz aktivė, qė duan natyrėn dhe sportet, por edhe nga vizitorė qė ēmojnė qetėsinė dhe relaksin qė ofron largėsia e pikės nga pjesa tjetėr e banuar. “Akademia” ka njė numėr tė kufizuar dhomash, 28, qė gjithmonė janė plot. Pushuesit nuk qėndrojnė shumė gjatė, por me periudha njė javore. Hoteli ka parkim, kėnd lojėrash, kėnd sportiv basketbolli dhe minifutbolli. Por mungesa e hoteleve e minimizon shfrytėzimin e sezonit tė dimrit pėr banorėt vendas. Ndaj jo rrallė banorėt pėr tė korrur fitime, lėshojnė me qira dhoma nga vilat e tyre. Kjo perlė natyrore ka nevojė pėr investim nė hoteleri, shėrbime, si dhe nė infrastrukturė.
Lojėrat dimėrore.
Nė dimėr funksionon Pista e Skive dhe zhvillohen garat e famshme rajonale. Nė tė janė zhvilluar gjithmonė edhe kampionate kombėtare. Ėshtė njė nga vendet e rralla ku mund tė zhvillohen kėto lloje sportesh dimėrore, por ende mungon iniciativa pėr ta zgjeruar dhe ēuar mė tej turizmin alpin dhe sportin dimėror. Banorėt e fshatit mirėpresin idetė e reja dhe shprehen tė gatshėm madje tė ndihmojnė nė zhvillimin e shėrbimeve turistike, qė nė fund tė fundit do t’i shėrbenin zhvillimit tė zonės dhe do tė ishin edhe njė mundėsi mė shumė punėsimi pėr vendasit. Ajo qė mungon ėshtė investimi konkret i fondeve dhe projekteve, qė do t’ia ndryshonin destinacionin kėtij djepi tė hershėm tė qytetėrimit e do ta kthenin nė njė vend akoma mė tė lakmuar pėr pushuesit.
-
-
i/e regjistruar
Pėr: pershendetje
shum faleminderit per pergjigjen...
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar nexhilda pėr postimin:
pranvera bica (13-06-2016)
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt