Pas skandalit në qendrën rezidenciale në Shkodër, i ftuar në programin e sotëm “Zonë e lirë”, ka qenë një djalë jetim, i cili nëpër jetimoret e këtij qyteti ka kaluar 13 vite të jetës së tij.
Laurenc Koçi, është dërguar në jetimore, që më moshën 3-vjeçare, pasi nënë e tij kishte probleme psikike, ndërsa i ati ishte i alkoolizuar dhe e dhunonte nënë.
Në rrëfimin e dhimbshëm të djaloshit, ai ka treguar për dhunën e ushtaruar.
Në moshë 3-vjeçare, vetëm sepse bënte urinën në krevat, atë e lidhnin dhe e rrihnin në karrige.
Ai ka qëndruar në këtë jetimore, nga viti 1995 deri në vitin 1997, dhe më pas nga ’97 deri në vitin 2000 ka qëndruar në një institucion për fëmijë më të mëdhenj në moshë.
Në moshë 14-vjeçare, Laurenci është transferuar në Qendrën Rezidenciale, ndonjëherë të huaj, nga rruga kanë hyrë dhe kanë abuzuar me vajzat. Ata janë ankuar tek edukatoret dhe drejtoret, por askush nuk i dëgjonte.
Sot Laurenci, pas largimit nga jetimorja jeton me qira dhe nuk ka dashur të kthehet tek prindit.
Ai jeton në falë mbështetjes së 5 familjeve shkodrane, të cilat e ndihmojnë atë.
Por jeta në jetimore, nuk i ka shënuar vetë të shkuarën por edhe të ardhmen. Ajo është një damkë që ndjek nga pas, pasi ai tregon se fejesa me një vajzë është prishur vetëm për shkak të prindërit e saj, kanë kundërshtuar se ai është jetim./tvklan.al
Krijoni Kontakt