Formularėt e vetėdeklarimit tė zyrtarėve nxorrėn nė pah historitė e dyshimta tė disa kryebashkiakėve qė kanė qenė tė arrestuar nė disa vende tė Evropės pėr vepra tė ndryshme penale dhe qė kanė ndėrruar emrin.
Opozita ka akuzuar prej kohėsh disa prej tyre, ku spikasin kryebashkiaku i Kavajės Ervis Roshi dhe ai i Krujės Artur Bushi.
Nė klimėn e debateve pėr kryebashkiakėt me tė kaluar tė errėt, ku disa prej tyre thonė qė janė arrestuar pėr ēėshtje dokumentesh e tė tjerė nuk e mbajnė mend pėrse, zv/kryeredaktori i Gazeta Shqiptare Tedi Blushi nė njė status nė Facebook ka ironizuar kėtė situatė qė ka nisur tė debatohet pas bėrjes publike tė kėtyre formularėve.
Pa emra konkretė, ironikisht gazetari Tedi Blushi ka bėrė njė pėrmbledhje tė peripecive tė kėtyre kryebashkiakėve problematikė tė arrestuar nėpėr Evropė e qė nė vitin 2013 u kthyen nė Shqipėri pėr tu bėrė kryetarė Bashkish.
Ja ēfarė shkruan gazetari Tedi Blushi nė Facebook:
Isha duke ecur nė Milano dhe po shihja disa vajza tė bukura nė trotuar! E pabesueshme miq! Mė arrestojnė karabinierėt! Dėnohem 3 vite burg! Sapo dal nga burgu me shkon mendja pėr gurabie! Mė thanė qė i bėjnė tė mira nė Zyrih! Pa mbaruar gurabien e parė, ashtu me duart plot me sheqer-pluhur mė hedhin prangat! Dyshohem pėr trafik narkotikėsh! Pasi ndejta nė qeli 2 vite gjykata mė shpall tė pafajshėm! E dija qė emri Vasfi qė mbaja ishte mallkimi qė me ndiqte qė nga lindja! E bėra Goni! Nisem drejt Spanjės tė bėja plazh! E pabesueshme miq! Aty arrestohem! Se pėr ēfarė kėsaj here nuk mė kujtohet! Ishte viti 2013! Pas tersllėkut qė mė ndiqte nė Evropė vendosa tė vija nė Shqipėri! Ishte si mos mė keq! Fajin e kishte Saliu! Duke ecur rrugės takoj Edin! I tregoj peripecitė e mia! Pasi qau me oi nga historia ime mė tha: Ti Arif do bėhesh kryetar bashkie!
Krijoni Kontakt