Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Ose Idiot ose Rilindės

    Nga Artan Hoxha

    Demokratet dolėn, nė kohen e duhur, me njė projekt tė tyrin pėr ndryshimet kushtetese lidhur me Reformėn nė Drejtėsi.

    Projekti demokrat nuk e fillon ēėshtjen nga e para sic pretenduan Rilindėsit, por pėrmes thjeshtėsisė, u jep zgjidhje kokolepsjeve tė qėllimshme nė modelin organizativ tė Drejtėsisė Rilindėse si dhe, pėrmes balancės politike nė votimet e Kuvendit shmang kontrollin e njėanshem politik tė drejtėsise nga ēdo mazhorancė e radhės, pėrfshirė aktualen.

    Modeli i Drejtėsisė Rilindėse, ndonėse u ndryshua dy herė pėr shkak tė kritikave tė rrepta tė Komisionit tė Venecias, mbijetoi si koncept e strukture edhe nė projektin e tretė paraqitur si produkt i dy ekspertėve te huaj nė maj 2016, projekt qe e sugjeroi ne mirebesim, pa e lexuar vetė mė pare, ambasadori amerikan, ndonėse tė tjerėt i keshilloi ta lexojnė me kujdes.

    Tė detyruar tė ruanin konceptin dhe strukturėn rilindėse, varianti i propozuar nga dy ekspertėt e huaj ndėrsa nuk eliminonte konfliktet e kompetencave arrinte nė absurd me ekzagjerimin e pėrdorimit tė shortit si zėvendėsues i vendimmarrjes nė Kuvend dhe institucione tė tjera. Ky projekt e humbi besueshmėrinė edhe pėr shkak tė futjes klandestine tė nenit tė famshėm 25 pėr ish-ministrat qė dilnin jashtė kompetencės sė Prokurorisė dhe Gjykatės sė Posaēme.

    Ne fakt, problemet e shumta edhe tė tė dy modeleve rilindėse dhe tė kėtij tė tretit nuk mund tė zgjidhen pa ndryshuar thellėsisht, gjerėsisht e thelbėsisht konceptin dhe strukturėn.

    Mbivendosja e koklavitur e konfliktuale e kompetencave inspektuese e vlerėsuese disiplinore mes Inspektorit tė Lartė tė Drejtėsisė (ILD), Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė (KLD), Kėshillit tė Lartė tė Prokurorisė (KLP) dhe Tribunalit Disiplinor tė Drejtėsisė (TDD), skemė qė shkaktonte ose forcimin e tarafit ose paqeverisshmėri tė sistemit, eliminohet nga projekti i thjeshtė demokrat.

    Projekti demokrat ndryshon kompetencat e ILD, kompaktėson natyrshėm kompetencat inspektuese me ato vlerėsuese, emėruese dhe ndėshkuese tė KLGJ dhe KLP, eliminon TDD, rolin e tė cilit ia kalon arsyeshėm Gjykates Kushtetuese (GjK) si i vetmi institucion qė, duke qenė jashtė sistemit tė gjykatave, funksionon pa asnjė konflikt kompetencash si instance apelimi pėr procesin disiplinor.

    Komisioni i Venecias dha disa formula pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė pastra politike. Dy ekspertėt e huaj por edhe pėrfaqesuesit politikė tė ndėrkombėtarėve nuk janė pėrzier dhe ia lanė palėve politike shqiptare gjetjen e dakordėsisė pėr kėto ēėshtje.

    Rilindėsit nuk kanė bėrė asnjė hap nė kėtė drejtim e nuk ka dhėnė asnjė shenjė se kanė ndėrmend tė tunden nga pėrdorimi i 3/5-tės sė votave nė Kuvend ndėrsa LSI-stėt thonė fraza dykuptimėshe.

    Nė kėto rrethana, Demokratėt pėrzgjodhėn njė nga formulat veneciane pėr kompozimin e KLGJ dhe KLP. Kėshtu, nga pesė anėtarėt jo-gjyqtarė tė KLGJ, dy pėrzgjidhen nga mazhoranca, dy nga opozita ndėrsa i pesti perzgjidhet me 3/5-tat e votave nga lista e kandidatėve tė renditur nga GjK. Po kėshtu edhe pesė anetarėt jo-prokurorė tė KLP.

    Demokratėt propozojnė gjithashtu qė: Prokurori i Pergjithshėm tė pėrzgjidhet me 3/5-tat e votave tė Kuvendit nga lista e kandidatėve tė renditur nga KLD; tre anėtarėt e GjK qė i takojnė Kuvendit tė pėrzgjidhen me 3/5-tat e votave nga lista e kandidatėve tė renditur nga vetė GjK.

    Pėr tė evituar ēdo rrezik kapjeje tė njėanshme tė pushtetit gjyqėsor, nė nxitim e sipėr gjatė periudhės tranzitore, demokratėt propozojnė, qė nga monenti i hyrjes nė fuqi tė ndryshimeve kushtetuese deri me 1 shtator 2017, pra deri nė fillimin e punės sė Kuvendit tė ardhshėm, votimet e mėsipėrme, vetėm nė rast nevoje dhe pa mbarim artificialisht tė parakohshėm tė mandateve ekzistuese, tė bėhen vetėm me 2/3-tat e votave tė tė gjithė deputetėve.

    Skema e thjeshtė organizative e propozuar nga Demokratėt, kombinuar me skemėn e balancuar tė pėrzgjedhjes nga Kuvendi hedh nė kosh Kėshillin e Emėrimeve nė Drejtėsi (KED), krijuar ex-ufficio si organizėm okult nė modelin rilindės, mbetur si organizėm absurd nė variantin e dy ekspertėve tė huaj. Edhe absurdi i krijimit tė dy gjykatave tė larta eliminohet nė propozimin demokrat.

    Demokratėt propozojnė njė zgjidhje inteligjente pėr procesin e rivlerėsimit tė gjyqtarėve dhe prokurorėve (vetting). Demokratėt propozojnė qė vetting i GjK, KLD, KLP, ILD, tė bėhet i pari nė radhė dhe vetėm nga ndėrkombėtarėt. Paskėtaj, kėto katėr institucione, tė ngritura pėr sė pari e pėr sė mbari, ushtrojnė tė gjitha kompetencat pėrfshirė vetting mbi gjithė gjykatėsit e prokurorėt e tjerė tė tė gjitha instancave.

    Skema demokrate e vetting funksionon thjeshtė e shpejt, eviton diskutimet e pafund se kush do tė perzgjedhė komisionerėt e vetting si dhe eviton konkurrencėn disa vjeēare tė dy sistemeve paralele vlerėsuese e ndėshkuese, atė tė pėrhershėm dhe atė tė pėrkohshėm tė vetting, qė pėrbėn ose absurdin ose hilenė mė tė madhe tė skemės rilindėse pėr vėnien nėn kontroll tė njėanshėm e afatgjatė tė Drejtėsisė, mbetur e kėtillė edhe nė draftin me tė fundit tė dy ekspertėve tė huaj, ndonėse e dobėsuar disi.

    Projekti demokrat propozon mjaft pėrmirėsime tė tjera teknike, jep nė ēdo rast mekanizmin zhbllokues kur votimet nė institucionet pėrkatėse nuk arrijnė tė japin rezultat si dhe eviton vakumet dhe/ose mbivendosjet e kompetencave institucionale gjatė fazės tranzitore tė kalimit nga struktura e sotme nė strukturėn e re. Projekti ėshtė njė transplantim i suksesshėm, koherent e kompakt, i vėrejtjeve dhe rekomandimeve tė Komisionit tė Venecias. Nė rrethanat e dhėna, kur puna s’mund tė nisė nga e para, projekti demokrat ėshtė optimal.

    Me kėtė projekt si dhe me propozimet qė kanė dhėnė pėr Gjykatėn, Prokurorinė dhe Njėsinė Hetimore Kundėr Korrupsionit dhe Krimit tė Organizuar Demokratėt treguan edhe kapacitetet e larta teknike qė kanė nė ēėshtjet kushtetuese edhe gatishmėrinė pėr njė reforme tė duhur tė drejtėsisė.

    Cilido qė, me apo pa lexim, do tė ishte kundėr thelbit tė propozimeve demokrate e do tė vijonte nė favor tė modeleve pararendėse, modele qė do tė na jepnin njė drejtėsi tėrėsisht tė kapur njėanshmėrisht e tė ēimentuar si tė kėtillė pėr njė kohė tė gjatė, ėshtė ose Idiot qė s’di se ē’e pret nga njė drejtėsi e kėtillė ose Rilindės qė e di mirė se ē’don tė arrijė.

    /Shkruar pėr SYRI.net/
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Ose Idiot ose Rilindės

    Papst artan hoxha
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Pėr: Ose Idiot ose Rilindės

    Ore vllezer!

    Sinqerisht ju besoni qe kto klyshkarabirklyshash do sjellin ndonje te mire!?
    Kto vetem rregullojne fasadat, se nga pas jan klysht e atyre qe per nje gjysem shekulli martirizun nje popull, shfarosen eliten/intelektualet.

    Kto dun edhe piken e fundit te gjakut te ketij populli fatkeq.


    Ai vend nuk behet!!
    Un i kam humb shpresat perfundimisht!!


    Politikanet zgerdhihen ne tempullin qe djalli vete e ndriti per to...


    O ZOT, vetem tek ti kemi shprese!!
    Shprehu lirshem aty ku i dhemb e i djeg!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •