Edi Rama, i vetmi jomusliman në listën e dëshmitarëve në dasmën e vajzës së Erdoganit
Kjo është lista e dëshmitarëve në nikahun e martesës së vajzës së Erdoganit, ku Edi Rama figuron i treti mes tetë syresh.
Interesant është fakti se kryeminstri shqiptar është i vetmi jomusliman mes tyre.
Rama është vetëdeklaruar i besimit katolik, pa u sqaruar ndonjëherë prej tij nëse kjo për të është thjesht trashëgimi apo vetëdije e kulluar fetare.
Gjithsesi, nderimi që i ka bërë presidenti turk kreut të qeverisë së Tiranës, mund të lexohet dhe si një vlerësim për Shqipërinë.
Erdogan njihet për raportet e tij të afërta me të gjithë udhëheqësit shqiptarë, për sa ka qenë dhe vijon të jetë në pushtet.
tesheshi.com
Krijoni Kontakt