Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Itali: 8 tonët e kokainës kolumbiane të kapur kish destinacion Italinë nëpërmjet Shqipërisë

    Në kufi me Panamanë - Kolumbia sekuestron ngarkesën më të madhe të kokainës, 8 ton

    Emri:  89701212_032960064.jpg

Shikime: 447

Madhësia:  51.9 KB

    Policia e Kolumbisë ka konfiskuar 8 ton kokainë përgjatë kufirit me Panamanë.

    Lajmi është bërë i ditur nga autoritet vendase, të cilat e klasifikojnë si sasinë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë në vitet e fundit.
    Droga, e cila kap vlerën e 240 milionë dollarëve nëse do të hidhej në treg, ishte fshehur nën tokë në një platacion me banane në komunën Turbo në rrethin Antioquia.

    Pas ngjarjes reagoi edhe presidenti kolumbian Juan Manuel Santos.

    Në një postim në Twitter ai shkoi: “Konfiskimi më i madh i drogës në histori. Një goditje e madhe kundër kriminelëve.

    Gjatë operacionit u arrestuan tre persona. Ndërkohë minsitri i mbrojtjes, Luis Carlos Villegas tha se droga i përkiste bandës kriminale Clan Usuga.
    Në një deklaratë për mediat, ministri konfirmoi se droga do të kapte vlerën e 250 milionë dollarëve nëse do të hidhej në tregun amerikan.
    Ai shtoi se kjo është një godtje e madhe financiare për klanin Usuga dhe për trafikantët e drogës në përgjithësi.
    Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarë për kapjen e liderit të këtij grupi kriminal. Colombia prodhon rreth 442 ton kokainë në vit, sipas Kombeve të Bashkuara. Autoritetet kolumbiane konfiskuan 252 ton lënë narkotike në vitin 2015.

    Emri:  89701210_032960058.jpg

Shikime: 463

Madhësia:  43.0 KB
    Emri:  89701212_032960064.jpg

Shikime: 447

Madhësia:  51.9 KB
    Emri:  89701214_032959984.jpg

Shikime: 427

Madhësia:  64.6 KB
    Emri:  89701216_032959985.jpg

Shikime: 416

Madhësia:  55.3 KB

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: 8 tonët e kokainës kolumbiane të kapur kish destinacion Italinë nëpërmjet Shqipërisë

    "Ndrageta" - Media italiane: Shqiptarët lidhje me kokainën e kapur në Kolumbi

    Emri:  Colombia-coca-850x478-655x356.jpg

Shikime: 453

Madhësia:  56.0 KB

    Në Kolumbi u sekuestrua një sasi prej 8 tonësh kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në këtë vend.
    Në trafikun e drogës do të përfshihej edhe një familje mafioze shqiptare, e cila sipas medieve italiane, ka lidhje me organizatën mafioze Ndrageta.
    Sipas medieve italiane, familja shqiptare ka një marrëdhënie të “shkëlqyer” me trafikantët kolumbianë, e cila merret me qarkullimin e madh të drogës, ndërsa do të trafikonte një sasi të madhe kokaine në drejtim të Italisë.

    “Kokaina ishte destinuar të vinte në Itali, falë marrëdhënieve të shkëlqyera mes trafikantëve kolumbianë dhe familjeve mafioze shqiptare, zhvillohet një biznes i përmasave të mëdha. Çmimi i drogës së papërpunuar nga 78 cent (që përfitojnë kultivuesit kolumbianë) në 1200 euro, që Ndragheta” paguante kokainën e përgatitur për t’u shpërndarë në të gjithë Europën përmes Shqipërisë dhe zonave fqinje.
    “Kukulla” (siç e quajnë ata) vjen nga Amerika e Jugut në Itali dhe në Europë duke kaluar edhe përmes hundës së policisë.
    Ish-droga e pasanikëve, me një kosto mesatare 60 euro grami, është në dispozicion të të gjithëve” shkruan Notizie.it

    Lajmi ne median italiane: http://www.notizie.it/colombia-seque...llate-cocaina/

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: 8 tonët e kokainës kolumbiane të kapur kish destinacion Italinë nëpërmjet Shqipërisë

    Shqiptarët të përfshirë në trafikun e kokainës kolumbiane



    Disa trafikantë shqiptarë rezultojnë të përfshirë në trafikun e sasisë rekord prej 8 ton kokainë, të kapur në Kolumbi të hënën.

    Mediat italiane raportojnë se disa familje mafioze shqiptare kishin marrë përsipër trafikimin e një pjese të kësaj sasie nga Kolumbia në drejtim të Italisë.

    Shqiptarët, sipas tyre, kishin raporte të shkëlqyera me narkotrafikantët kolumbiane.

    Ata do ta trafikonin drogën për llogari të organizatës mafioze italiane, Ndrangheta, e cila më pas, po përmes Shqipërisë dhe zonave të tjera, arrin ta shpërndajë atë në të gjithë Europën.

    Rreth 1.5 ton nga kokaina e kapur në Kolumbi ishte ndarë në pako dhe ishte bërë gati për t’u transportuar për në Itali nga shqiptarët.

    Kokaina ishte fshehur në një plantacion bananesh në qytetin bregdetar Turbo.

    Droga i përkiste grupit kriminal të njohur me emrin Klan Usuga, një nga bandat kriminale më të rrezikshme në Kolumbi. Presidenti i Kolumbisë e konsideroi si sasinë më të madhë të kokainës së kapur në vend.

    Bashkëpunimi i shqiptarëve me kolumbianët është evidentuar edhe më herët.

    Në Janar të vitit 2015, në laboratorin e Kokainës të kapur në Xibrakë të Elbasanit, policia arrestoi dhe dy “kimistët” kolumbianë, Cesar Avila dhe Valter Moreno, që bënin veçimin e drogës së mbërritur në tretësira kimike në Shqipëri.

    Tv Klan

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •