Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Akuzat për ryshfet, Basha akuzon Metën: Të japë dorëheqjen. Reagon LSI: Janë shpifje

    Emri:  Basha-serioz.jpg

Shikime: 3990

Madhësia:  14.6 KB

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, pas akuzave të fundit ndaj tij për ryshfet.

    Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, Basha tha se “Meta duhet të lërë postin dhe të hetohet si qytetar i thjeshtë, sepse hetimi mund të zbulojë skemën më të madhe të korrupsionit në Shqipëri”.

    Sipas Bashës, duke iu referuar një investigimi të bërë nga mediet, mësohet se avokatët që përfaqësojnë OSHEE-në në një gjyq arbitrazhi në Vjenë, pretendojnë se kanë prova që Ilir Meta nga marrë ryshfet nga biznesmen Kastriot Ismailaj, i akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash.

    “Firma u krijua për të mbledhur borxhet e CEZ-it, ndaj duhet të nisë hetimi ndaj Ilir Metës, – theksoi Basha. – Avokatët e qeverisë kanë zbuluar se miku i Metës ka përfituar miliona euro. Firma ka përfituar miliona euro dhe i ndante me Ilir Metën. Ky është një mashtrim dhe një korrupsion i pastër”.

    Në këtë mënyrë Basha i bëri thirrje aleatit më të ngushtë të qeverisë të japë dorëheqjen dhe të shkojë përpara drejtësisë si një qytetar i thjeshtë: “Meta ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë më parë, duke u shpëtuar hetimeve për akuza shumë të rënda. Ndaj PD dhe unë, kërkojmë dorëheqjen e tij nga posti, largimi i tij nga detyra është një parakusht që çështja të zbardhet e plotë. Të shkojë para drejtësisë si një qytetar i thjeshtë. Nëse meta dhe ortaku i tij Rama do të tentojnë sërish manipulimin, do përballen sërish me forcën e qytetarëve të bashkuar”, – përfundoi Basha.

    Reagon Petrit Vasili: Shpifje, si sondazhi i SOROS-it

    Menjëherë pas daljes së Bashës, ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila përmes nënkryetarit të saj, Petrit Vasili, ka hedhur poshtë akuzat e PD-së.

    Sipas Vasilit, “Meta e ka tejkaluar planin e dorëheqjeve me kohë. Është e e drejtë e Bashës dhe e kujtdo tjetër të kërkojë dorëheqje. Çdo kërkesë e opozitës do trajtohet në Kuvend. Por ju them që vërtetësia e shpifjeve të opozitës është si ai i sondazhit të SOROS”, – u shpreh nënkryetari i LSI.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Një kompani dyshohet se dërgonte jashtë vendit paratë e politikanëve

    Emri:  kastriot-ismailaj_1.gif

Shikime: 3291

Madhësia:  132.0 KB

    PROKURORIA

    1

    Hetimet

    Dyshohet se shumë politikanë ose biznesmenë kanë përdorur për koperturë shoqërinë e Ismailajt për të transferuar jashtë vendit paratë. Ismailaj merrte përqindje për çdo transfertë

    2

    Vështirësia

    Prokuroria e ka të vështirë që të faktojë dyshimet se paratë e politikanëve apo biznesmenëve janë dërguar jashtë vendit, duke qenë se nuk ka asnjë të dhënë për milionat e parë të eurove

    3

    Letërporositë

    Mësohet se hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës do të shtrihen edhe jashtë vendit, ku janë kërkuar ose do të kërkohen të dhëna nëpërmjet letërporosive në SHBA dhe në Zvicër

    Prokuroria: Kastriot Ismailaj, administrator i ‘Adriatic…’, hetohet për pastrim parash. Kërkohet origjina e miliona eurove të para, letërporosi në Zvicër dhe SHBA


    Sokol Çobo

    Prokuroria është në gjurmët e parave të disa politikanëve dhe biznesmenëve që kanë dërguar jashtë vendit miliona euro. Hetimet për kompaninë “Adriatic…” me administrator Kastriot Ismailajn, kanë ngritur dyshime të forta se dhjetëra miliona euro kanë përfunduar në disa vende, të ashtuquajtura “parajsa fiskale”, në Europë ose në SHBA. Gjatë viteve të fundit, akuza ka konstatuar se kjo kompani ka xhiruar shumë para, megjithëse aktivitetin në Shqipëri e ka “0”. Për këtë arsye, prokuroria ka hapur hetime për pastrim parash për Ismailajn, ndërsa disa ditë më parë kërkoi që 3.2 milionë euro dhe 450 mijë euro të konfiskohen. Megjithëse janë faktuar këto xhirime, sërish prokuroria e ka të vështirë që të faktojë dyshimet se paratë e politikanëve apo biznesmenëve janë dërguar jashtë vendit, duke qenë se nuk ka asnjë të dhënë për milionat e parë të eurove. Mësohet se hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës do të shtrihen edhe jashtë vendit, ku janë kërkuar ose do të kërkohen të dhëna nëpërmjet letërporosive në SHBA dhe në Zvicër.

    Emri:  bilanc.jpg

Shikime: 3341

Madhësia:  28.1 KB

    Emri:  bilanc1.jpg

Shikime: 3394

Madhësia:  65.5 KB

    Pastrimi i parave

    Hetimet për kompaninë që administrohet nga Kastriot Ismailaj kanë filluar vite më parë, por disa herë janë pushuar, ndërsa Drejtoria kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit ka referuar disa herë informacione në prokurori. “Në informacionin e referimit parashtrohet fakti se shtetasi Kastriot Ismailaj ka investuar shuma të mëdha parash në pasuri të paluajtshme, për të cilat ka dyshime se vijnë nga aktivitete të paligjshme kriminale. Ismailaj dhe shoqëria ‘Adriatic Development Corporation LTD’, në periudhën 2006 – mars 2008 në një bankë kishte përfituar transferta në mbërritje në shumën totale 4.598.501 USD dhe 800.000 euro. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve ishte dërguar nga një shoqëri në SHBA. Transfertat ishin dërguar edhe nga Zvicra”, thuhet në një vendim gjykate, ndërsa vijon se “një pjesë të fondeve të përfituara në emër të shoqërisë ‘Adriatic…’, në një total prej 2.994.376 USD, Kastriot Ismailaj i kishte transferuar të strukturuara në shuma të ndryshme, ku si përfitues ishin kompani dhe persona të ndryshëm në shtete të ndryshme të njohura si parajsa fiskale”.

    Akuza thotë se nga informacionet rezulton se përshkrimet në këto transferta ishin të ndryshme si pagesa për studime fizibiliteti në projekte minierash, për shërbime ligjore, për shpenzime zyre, për konsulentë, për shpenzime udhëtimi, pagesa për numra telefonash etj. Megjithatë, informacionet ishin se të ardhurat e kësaj kompanie kanë qenë zero. “Në informacionin e referimit, gjithashtu theksohet se nga llogaritë e sipërcituara janë kryer transferta dalëse në favor të disa shoqërive dhe individëve me adresa në vende të njohura si parajsa fiskale. Pra llogaritë në emër të një shoqërie tregtare e cila nuk ka përdorime fondesh brenda Shqipërisë megjithëse është subjekt i regjistruar në bazë të legjislacionit shqiptar, janë përdorur si koperture për të xhiruar paratë e përfituara nga jashtë për t’u ritransferuar në vende, banka dhe destinacione të ndryshme po jashtë Shqipërisë”, thotë akuza.

    Biznesmenët dhe politikanët

    Pas zbulimeve të xhirimit të miliona eurove ndër vite të kësaj shoqërie, me administrator Ismailajn, akuza ka rënë në gjurmët se këto para kanë qenë të disa politikanëve dhe të disa biznesmenëve që kanë transferuar jashtë vendit para. Akuza ende nuk ka emra të “pronarëve” të këtyre parave, por dyshon se shumë politikanë ose biznesmenë, kanë përdorur për koperturë shoqërinë e Ismailajt për të transferuar jashtë vendit paratë. Dyshohet se Ismailaj merrte përqindje për çdo transfertë, ndërsa i justifikonte për kryerjen e disa punimeve. Por, duke qenë se aktivitetet në Shqipëri kanë qenë “0”, akuza dyshon se kjo kompani vetëm sa ka xhiruar miliona euro, për t’i transferuar nga Shqipëria drejt vendeve që njihen si “parajsa fiskale”.

    Shoqëria ‘Adriatic…’

    Sipas ekstraktit të QKR-së, kompania në fjalë është regjistruar në datën 28 dhjetor 2006. Është regjistruar në Tiranë dhe ka si objekt “veprimtari, këshillim dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimeve minerale, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike”. Në lidhje me pasqyrat financiare në vitin 2013, kompania ka pasur 523 milionë lekë të ardhura, ndërsa të gjitha të dhënat e tjera kanë qenë “0”.

    DOKUMENTET

    Vendimi i gjykatës

    Gjyqtari Altin Shkurti në muajin shtator të vitit 2014 vendosi sekuestrimin e rreth 3.2 milionë eurove

    “Parajsa fiskale”

    Janë përdorur si koperturë për të xhiruar paratë e përfituara nga jashtë për t’u ritransferuar në vende, banka dhe destinacione të ndryshme po jashtë Shqipërisë
    Ekstrakti i QKR

    Kompania në fjalë është regjistruar në datën 28 dhjetor 2006. Është regjistruar në Tiranë dhe ka si objekt “veprimtari, këshillim dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimeve minerale, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike”

    Pasqyra financiare 2013

    Në lidhje me pasqyrat financiare në vitin 2013, kompania ka pasur 523 milionë lekë të ardhura, ndërsa të gjitha të dhënat e tjera kanë qenë “0”.

    Shqip
    3 Maj 2015

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Fotoja tjeter e artikullit me lart:

    Emri:  bilanc2.gif

Shikime: 3225

Madhësia:  74.1 KB

    Shqip

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Mashtroi me mbledhjen e borxhit të CEZ në vitin 2011, arrestohet biznesmeni

    Arbitrazhi

    Ismailaj kërkon 170 milionë euro – Kompanitë që ishin kontraktuar nga ish-shoqëria CEZ Albania, për mbledhjen e borxhit në vitin 2012, kanë paditur në Arbitrazhin Ndërkombëtar shtetin shqiptar, ku kërkojnë 170 milionë euro. Shoqëritë në fjalë kanë punuar në periudhën korrik-dhjetor 2012, mblodhën miliona euro.

    Dyshimet

    Transferoi paratë e politikanëve – Prokuroria ka dyshime se disa firma të shtetasit Kastriot Ismailaj kanë dërguar jashtë vendit miliona euro, të disa politikanëve dhe biznesmenëve. Ai i ka dërguar në disa vende, bankat e të cilave njihen edhe si “parajsa fiskale”, ndërsa akuza po kryen disa verifikime

    Prokuroria: Kastriot Ismailaj përfitoi mbi 5 milionë euro pa kryer asnjë punë. Paratë i transferoi në “parajsa fiskale”

    Sokol Çobo

    Një nga biznesmenët më të favorizuar në punë publike gjatë qeverisë “Berisha” është arrestuar me akuzën e mashtrimit. Kastriot Ismailaj akuzohet se ka krijuar disa shoqëri fantazmë, të regjistruara në vende të huaja, të njohura si “parajsa fiskale”, të cilat fituan “tenderin” për të mbledhur borxhet e kompanisë CEZ Albania në vitet 2011 dhe 2012. Burime zyrtare nga akuza qendrore pohojnë se kompanitë e Ismailajt nuk kanë kryer asnjë punë në terren, por kanë vjedhur haptazi CEZ-in dhe shtetin shqiptar. Krahas dyshimeve për pastrim parash apo edhe për transferimin e miliona eurove jashtë vendit, akuza thotë se hetimet zbuluan mashtrimin me pasoja të rënda, të cilat shkojnë deri në 5 milionë euro.



    Kërkesa për arrest

    Burimet zyrtare pohojnë se me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Ismailajn, administrator i disa kompanive, një prej të cilave ka pasur si aktivitet kryesor mbledhjen e borxheve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ. Biznesmeni dyshohet për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim të parave në vlerë mbi 5 milionë euro. “Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, ka rezultuar se Ismailaj është ortak apo administrator i disa shoqërive tregtare të regjistruara në Shqipëri, të cilat përgjithësisht nuk kanë aktivitet tregtar, por në llogaritë e këtyre shoqërive janë kryer transaksione financiare, të cilat shkojnë në disa milionë euro”, thotë akuza. Sipas saj, pak ditë më parë, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi nga Gjykata e Krimeve të Rënda konfiskimin e disa llogarive bankare në emër të këtij shtetasi, në shumën e rreth 3.4 milionë dollarëve.



    Skema e mashtrimit

    Sipas hetimit të Prokurorisë së Tiranës, nisur nga materiali referues prej institucioneve ligjzbatuese, rezulton se ky Ismailaj, nëpërmjet manovrave financiare, ka krijuar një skemë mashtrimi të madhe, me qëllim përfitimin e padrejtë të pasurive në vlera të konsiderueshme. Mësohet se Ismailaj ka krijuar disa kompani fiktive, pa aktivitet, por që në llogaritë bankare të tyre kanë qarkulluar para në vlera disa milionë euro. Kompanitë e tij janë: “Adriatic Development Corporation Ltd”, AIC, ASSET, DEBT INTERNATIONAL ADVISORY, VL MARKETING DISTRIBUTION dhe “Kastriot ISMAILAJ”. Sipas akuzës, ai ka krijuar dhe është përfshire si në ortakëri në Gjibraltar me kompaninë ofshore “Hassans Client 2ACC”, shoqëri e regjistruar për asistencë ligjore ndërkombëtare. Përveç kësaj, si dërgues parash rezultojnë edhe shoqëritë “United Recourses Ag” dhe “Dominicus Ag” me qendër në Zvicër. Akuza thotë se një nga shoqëritë e krijuara është edhe “DEBT Internacional Advisory”. Kjo shoqëri është themeluar me datën 5 korrik 2010, me një kapital prej 50 mijë USD, me seli në adresën “Trident Chambers, Virgin Islands”. Drejtore e vetme e kësaj shoqërie është caktuar shtetasja J. M. Me vendimin e datës 02.08.2010 të drejtorit të vetëm është miratuar krijimi i degës së kësaj shoqërie në Tiranë, Shqipëri, duke emëruar si përfaqësues ligjor Kastriot Ismailajn. Po kështu, është autorizuar përfaqësuesi i shoqërisë për të realizuar procedurat e regjistrimit të kësaj dege në regjistrin tregtar të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Shoqëria “Debt International Advisory – Dega Shqipëri”, është regjistruar në regjistrin tregtar me datën 04.08.2010, me objekt të veprimtarisë “Investime financiare, mbledhje detyrimesh, konsulta në fusha të ndryshme, në burimet natyrore, energjetike, infrastrukturën energjetike, transport ndërkombëtar në rrugë ajrore, rrugore, detare, hekurudhore, shitblerje aksionesh, tregtimi, import-eksport i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve”. Ky subjekt, thotë prokuroria, ka pasur si përfaqësues ligjor deri në muajin dhjetor të 2014-s, Kastriot Ismailajn. Me datën 1 tetor 2010, subjektet “Debt International Advisory” dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes sha, kanë lidhur një marrëveshje për shërbimin e mbledhjes së borxhit. Objekti i marrëveshjes ka qenë, ndër të tjera, detyrimi i të porositurit të mbledhë prej debitorëve të porositësit, me mbështetjen dhe shpërblimin e porositësit të gjitha borxhet dhe kamatat që kanë kaluar afatin prej 90 ditësh, duke përdorur mjete juridike të përshtatshme. Kjo marrëveshje është firmosur nga shtetasi Kastriot Ismailaj dhe shtetasi J. H., me detyrë kryetar i bordit drejtues dhe shtetasi J. I., me detyrë anëtar i bordit drejtues të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes sha. Marrëveshja e parë nuk u miratua nga bordi drejtues i shoqërisë “CEZ Shpërndarja” dhe për këtë arsye, më datë 1 shkurt 2011, midis këtyre palëve është nënshkruar një marrëveshje e dytë me të njëjtin objekt dhe për një afat dyvjeçar. Kjo marrëveshje është zgjidhur në muajin tetor të vitit 2011.



    Vjedhja e parave

    Akuza thotë se nga tërësia e të dhënave të administruara gjatë hetimit të këtij procedimi penal arrihet në konkluzionin se qëllimi i vetëm i Kastriot Ismailajt, nuk ka qenë mbledhja e borxhit të shoqërisë dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave të shoqërisë “CEZ Shpërndarja”. “Shtetasi nën hetim, Kastriot Ismailaj, duke përdorur të dhëna të rreme dhe dokumente fiktive, ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën 512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja të rënda për shoqërinë “CEZ Shpërndarja” si rrjedhojë edhe për shtetin shqiptar, i cili ka zotëruar 26% të aksioneve të kësaj shoqërie. Paratë e përfituara nëpërmjet mashtrimit (vjedhjes) Ismailaj nuk i ka përdorur me qëllim realizimin e kontratës, por i ka riinvestuar (i ka futur në depozitë) i ka transferuar jashtë vendit, i ka përdorur për qëllime personale. Në këtë mënyrë, ky shtetas ka kryer veprën penale të ‘mashtrimit me pasoja të rënda, të kryer në bashkëpunim’, si dhe veprën penale të ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’”, thuhet në dosjen e prokurorisë.



    Provat e prokurorisë

    Kontrata
    Paraqitja e të dhënave të rreme nga shtetasi Kastriot Ismailaj përpara nënshkrimit të kontratës së datës 01.10.2010, në lidhje me strukturën dhe eksperiencën e shoqërisë DIA;

    Dokumentet
    Paraqitja e dokumenteve fiktive për punë, të cilat nuk janë kryer realisht (raporti i identifikimit të debitorëve apo i ashtuquajturi DIR) dhe përfitimi në mënyrë të paligjshme i shumës 1.5 milionë euro, pikërisht për punën e pakryer;

    Marrëveshja
    Paraqitja e të dhënave të tjera fiktive dhe të pavërteta përpara lidhjes së marrëveshjes së datës 01.02.2011, të cilat i janë përcjellë Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë në Pragë, i cili ka miratuar marrëveshjen e dytë;

    Kontrata 2
    Paraqitja e të dhënave fiktive për punën e kryer pas lidhjes së marrëveshjes, kontratës së dytë;

    Investimi
    Moskryerja e asnjë investimi dhe mosblerja e asnjë mjeti apo pajisjeje me qëllim kryerjen e shërbimit që ishte marrë përsipër të kryhej sipas kontratës së datës 01.02.2011.

    Policia

    “Ismailaj ka pastruar më shumë se 10 milionë USD në ‘parajsat fiskale’”


    Policia e Shtetit thotë se Kastriot Ismailaj ka pastruar më shumë se 10 milionë USD në vendet që njihen si “parajsa fiskale”. Në një njoftim për shtyp, policia tha se 52-vjeçari është arrestuar pas vendosjes së masës së sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Tiranës, i akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha dhe pastrim të produkteve penale. Më pas, duke dhënë detaje nga çështja, policia thotë se Ismailaj, nëpërmjet mashtrimit financiar, krijimit të shoqërive fiktive dhe ofshore në Shqipëri dhe në vende me parajsa bankare e fiskale si, Gjibraltar, ishujt British Virgin, Zvicër, Kongo, Lihtenshtein, Luksemburg etj., ka pastruar më se dhjetë milionë dollarë. “Nga hetimet proaktive të mëparshme është bërë sekuestrimi i afro 4 milionë dollarë në llogaritë e tij bankare, si dhe tre automjete veturë. Hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me prokurorinë”, thotë policia.

    Shqip
    13 maj

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Konfiskimi i miliona eurove dhe mbledhja e borxhit të CEZ

    Akuza kërkoi disa ditë më parë që kompanisë t’i konfiskohej 3.2 milionë USD dhe 450 mijë euro

    prokuroriProkuroria e Tiranës ka rifilluar hetimet për kompaninë private që ka mbledhur borxhet e CEZ-it, gjatë kohës që administrohej nga pala çeke. Njësia Task-Forcë thotë se kjo çështje ishte verifikuar pak kohë më parë, ndërsa kishte edhe një vendim për pushimin e hetimeve, çka solli që çështja të mbetej pezull për muaj me radhë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm vendosi të shfuqizojë vendimin e pushimit të hetimeve dhe të rihetojë kompaninë, me administrator Kastriot Ismailajn. Mësohet se objekti i hetuesve do të jetë mbledhja nga kjo kompani e mbi 6 milionë USD në periudhën korrik-dhjetor 2012.

    Ndërkohë, akuza thotë se verifikime do të bëhen edhe për tetë kompani të tjera, që bashkë me firmën e zotit Ismailaj, kanë marrë mbi 12 milionë USD. Akuza ka dyshime se ky aksion është bërë fiktiv, pasi këto subjekte nuk kanë bërë ndonjë aksion në terren. Sipas një kontrate me CEZ, këto subjekte merrnin gjysmën e borxhit të prapambetur. Kështu, nëse një abonent kishte 100 milionë lekë detyrime dhe e kishte paguar në periudhën korrik-dhjetor 2012, atëherë gjysma e kësaj shume, pra 50 milionë lekë, kalonte direkt në arkat e firmës në fjalë dhe gjysma tjetër në arkat e CEZ-it. Kontrata në fjalë është prishur menjëherë sapo CEZ-i, që më vonë mori emrin OSHEE, u rishtetëzua.

    Ndërkohë, pak javë më parë, akuza i kërkon gjykatës konfiskimin e llogarive bankare në shumat 3.2 milionë USD dhe 450.000 euro në emër të Kastriot Ismailajt. Burime nga akuza qendrore pohojnë se Prokuroria e Tiranës po e heton Ismailajn për mashtrim. “Në shtator 2014, nga ana e Prokurorisë së Tiranës është regjistruar procedimi penal i vitit 2014 për veprën penale të Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale. Në këto kushte, rezulton se Kastriot Ismailaj, është subjekt i hetimit pasuror edhe sipas ligjit ‘Antimafie’. Në interes të këtij procedimi, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e llogarisë së shoqërisë ‘Adriatic Develoment Corporation LTD’, në një bankë të nivelit të dytë, si dhe sekuestrimin e llogarive. Këto llogari dyshohen se janë produkte të veprës penale për të cilën hetohet edhe shtetasi Kastriot Ismailaj”, thotë akuza qendrore.

    Nga aktet e dosjes rezulton se Ismailaj ka rënë në dijeni të faktit se llogaritë e tij bankare janë të bllokuara me vendim gjykate, vendime ndaj të cilave ka ushtruar edhe ankim në gjykatën më të lartë. Nga koha që llogaritë bankare janë bllokuar subjekti i interesuar nuk ka sjellë akte ose memo për të kërkuar dokumentacion të cilat të tregojnë burimin e ligjshëm të të ardhurave për të justifikuar llogaritë e sekuestruara. Provohet se këto pasuri janë krijuar pas muajit janar të vitit 2010, që është koha e hyrjes në fuqi të ligjit ‘Antimafie’”, thotë akuza, e cila shton se nga verifikimet pasurore të kryera nga ana e prokurorisë rezulton se shtetasi Kastriot Ismailaj nuk justifikon dot zotërimin e këtyre llogarive, si dhe burimin e ligjshëm të këtyre llogarive.


    Somario

    Kastriot Ismailaj nuk justifikon dot zotërimin e këtyre llogarive, si dhe burimin e ligjshëm të këtyre llogarive

    Shqip
    3 maj 2015

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Akuzohet për mashtrim, Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit

    Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së biznesmenit Kastriot Ismailaj, administrator i shoqërisë, ‘Adriatic Development Corporation LTD’, e kontraktuar për të mbledhur detyrimet ndaj CEZ shpërndarje.

    Kjo pasuri përfshin një llogari bankare 18.5 milionë lekë dhe 940 mijë dollarë amerikanë, si dhe investime në Bono Thesari. Gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar konfiskimin edhe të dy automjeteve “Daimler Chrysler” dhe “Volksvagen Pasat”.

    Ismailaj aktualisht gjendet në masën e sigurisë arrest me burg me akuzën e ‘mashtrimit me pasoja të rënda të kryer në bashkëpunim’ dhe ‘pastrim të produkteve të veprës penale në vlerë mbi 5 mln euro’.

    “Prokuroria për Krime të Rënda, rreth një muaj më parë, kërkoi konfiskimin edhe të rreth 3.4 milionë dollarëve, të shpërndara në prona dhe llogari bankare në emër të Ismailajt.

    Pra deri në këtë fazë të hetimit, në bazë të dy kërkesave dërguar gjykatës, e para në fund të muajit prill 2015 dhe e dyta më 17 qershor të këtij viti, Prokuroria për Krime të Rënda, në cilësinë e strukturës kompetente për kryerjen e hetimeve në kuadër të ligjit ‘Antimafia’, kërkon në total konfiskimin e rreth 4.3 milionë dollarëve, 450 mijë eurove dhe dy automjeteve”, thuhet në njoftimin zyrtar të prokurorisë.

    Kastriot Ismailaj ka qenë administrator i disa kompanive, njëra prej të cilave ka pasur si aktivitet kryesor mbledhjen e borxheve që të tjerët i kishin kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ. Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se Ismailaj është ortak apo administrator i disa shoqërive tregtare të regjistruara në Shqipëri, të cilat përgjithësisht nuk kanë aktivitet tregtar, por në llogaritë e tyre janë kryer transaksione financiare që shkojnë në disa milionë euro

    Shqip
    17 qershor 2015

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Të konfiskohen 1.1 milionë USD të Ismailajt

    Prokuroria

    Prokuroria kërkon konfiskimin e rreth 1.1 milionë dollarëve amerikanë të gjendura në llogari bankare dhe bono thesari, si edhe dy automjetet “Daimler Chrysler” dhe “Volksvagen Pasat”, të regjistruara në emër të shtetasit Kastriot Ismailaj, si edhe familjarëve të tij. Ismailaj është administrator i shoqërisë “Adriatic …” dhe po hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” në vijim të një hetimi që po zhvillohet nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale të “mashtrimit me pasoja të rënda, të kryer në bashkëpunim” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”.

    Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda, rreth një muaj më parë, ka kërkuar konfiskimin edhe të rreth 3.4 milionë dollarëve. Pra, deri në këtë fazë të hetimit, në bazë të dy kërkesave dërguar gjykatës, e para në fund të muajit prill 2015 dhe e dyta në datë 17 qershor 2015, akuza, në cilësinë e strukturës kompetente për kryerjen e hetimeve në kuadër të ligjit “Antimafia”, kërkon në total konfiskimin e rreth 4.3 milionë dollarëve, 450 mijë eurove dhe dy automjeteve.

    Kastriot Ismailaj ka qenë administrator i disa kompanive, një prej të cilave ka pasur si aktivitet kryesor mbledhjen e borxheve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ. Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se Ismailaj është ortak apo administrator i disa shoqërive tregtare të regjistruara në Shqipëri, të cilat përgjithësisht nuk kanë aktivitet tregtar, por në llogaritë e këtyre shoqërive janë kryer transaksione financiare, të cilat shkojnë në disa milionë euro.

    Shqip
    18 qershor 2015

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Mashtroi me borxhin e CEZ dhe pastroi para, arrest me burg Kastriot Ismailajt

    Biznesmeni dyshohet edhe për transfertat e parave të politikanëve. Dëshmia në gjyq: Arrestimi për politikë, padita në Arbitrazh Shqipërinë

    1 Prokuroria – Ismailaj, duke përdorur të dhëna të rreme dhe dokumente fiktive, ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën 512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja të rënda për shoqërinë CEZ Shpërndarja

    2 Avokatët – Thanë se arrestimi është hakmarrje për shkak se Ismailaj kërkon nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar minimalisht 130-170 milionë euro, për prishjen e marrëveshjes me CEZ-in

    3 Gjykata – U refuzua edhe kërkesa e avokatit mbrojtës të Kastriot Ismailaj, që të lirohet nga qelia nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjykata tha se Ismailaj do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve

    Sokol Çobo

    Biznesmeni i arrestuar disa ditë më parë për akuzën se mashtroi me mbledhjen e borxhit të CEZ dhe pastroi para është lënë në qeli nga Gjykata e Tiranës. Kastriot Ismailaj u përball për herë të parë me prokuroren Antoneta Sevdari, e cila lexoi aktakuzën, ku u ndal veçanërisht te pastrimi i të paktën 10 milionë eurove. Prokurorja tha se ka prova se Ismailaj ka falsifikuar disa dokumente, që i dhanë të drejtën të fitojë një kontratë të majme me CEZ-in e atëhershëm, të administruar nga çekët, por rreth 25% i përkisnin shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi lirimin, duke argumentuar se gjithçka bëhet si kundërpeshë, për shkak të një padie të Ismailajt në Arbitrazhin Ndërkombëtar, ku kërkon miliona euro për shkak të prishjes së kontratave të mbledhjes së borxhit, të firmosura në vitin 2011.

    Dosja e prokurorisë

    Akuza thotë se ka prova se Ismailaj ka krijuar disa shoqëri fantazmë, të regjistruara në vende të huaja, të njohura si “parajsa fiskale”, të cilat fituan “tenderin” për të mbledhur borxhet e kompanisë CEZ Albania në vitet 2011 dhe 2012. Kompanitë e tij nuk kanë kryer asnjë punë në terren, por kanë vjedhur haptazi CEZ-in dhe shtetin shqiptar. “Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, ka rezultuar se Ismailaj është ortak apo administrator i disa shoqërive tregtare të regjistruara në Shqipëri, të cilat përgjithësisht nuk kanë aktivitet tregtar, por në llogaritë e këtyre shoqërive janë kryer transaksione financiare, të cilat shkojnë në disa milionë euro”, tha prokurorja Sevdari dje në gjykatë. Sipas saj, nëpërmjet manovrave financiare, ai ka krijuar një skemë mashtrimi të madhe, me qëllim përfitimin e padrejtë të pasurive në vlera të konsiderueshme. Më datën 1 tetor 2010, subjektet “Debt International Advisory” dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes sh.a., kanë lidhur një marrëveshje për shërbimin e mbledhjes së borxhit. Objekti i marrëveshjes ka qenë, ndër të tjera, detyrimi i të porositurit të mbledhë prej debitorëve të porositësit, me mbështetjen dhe shpërblimin e porositësit të gjitha borxhet dhe kamatat që kanë kaluar afatin prej 90 ditësh, duke përdorur mjete juridike të përshtatshme. Kjo marrëveshje është zgjidhur në muajin tetor të vitit 2011. Akuza thotë se nga tërësia e të dhënave të administruara gjatë hetimit të këtij procedimi penal arrihet në konkluzionin se qëllimi i vetëm i Kastriot Ismailajt, nuk ka qenë mbledhja e borxhit të shoqërisë dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave të shoqërisë “CEZ Shpërndarja”. “Shtetasi nën hetim, Kastriot Ismailaj, duke përdorur të dhëna të rreme dhe dokumente fiktive, ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën 512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja të rënda për shoqërinë ‘CEZ Shpërndarja’ si rrjedhojë edhe për shtetin shqiptar, i cili ka zotëruar 26% të aksioneve të kësaj shoqërie. Paratë e përfituara nëpërmjet mashtrimit (vjedhjes) Ismailaj nuk i ka përdorur me qëllim realizimin e kontratës, por i ka riinvestuar (i ka futur në depozitë) i ka transferuar jashtë vendit, i ka përdorur për qëllime personale”,- thotë akuza.

    Seanca gjyqësore

    Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja, avokatët mbrojtës i kërkuan gjykatës lirimin e Ismailajt, me pretendimin se çështja është politike. Ata thanë se arrestimi është hakmarrje e shtetit shqiptar për shkak se Kastriot Ismailaj kërkon nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar minimalisht 130 milionë euro, por që mund të shkojnë deri në 170 milionë euro. Shkak, sipas avokatëve, është pikërisht prishja e marrëveshjes që ai ka pasur me CEZ-in për mbledhjen e borxhit. Ndërkohë, Gjykata e Tiranës refuzoi edhe kërkesën e avokatit mbrojtës të Kastriot Ismailaj, që të lirohet nga qelia nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjykata tha se Ismailaj, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve, pasi akuzat janë të rënda.

    Krahas marrëveshjes me CEZ-in, akuza ka dyshime se disa firma të shtetasit Kastriot Ismailaj kanë dërguar jashtë vendit miliona euro, të disa politikanëve dhe biznesmenëve. Ai i ka dërguar në disa vende, bankat e të cilave njihen edhe si “parajsa fiskale”, ndërsa akuza po kryen disa verifikime.

    Çështja

    Gjykata i sekuestron 1.2 milionë euro pianistit italian


    Gjykata e Tiranës i sekuestroi 1.2 milionë euro të kompozitorit dhe pianistit italian Massimo Polumbo. Sipas vendimit, me kërkesë të prokurorisë, tre llogaritë bankare të hapura në Shqipëri nga pianisti i njohur u sekuestruan, pasi dyshohet se kanë burim një aktivitet të paligjshëm. Sekuestrimi i kësaj shume, erdhi pasi prokuroria nisi hetimet për “pastrim parash” për italianin Polumbo. Ky i fundit, sipas vendimit të gjykatës me nr. 668, ka ardhur në Shqipëri dhe ka hapur tre llogari ku i janë transferuar nga 500 mijë euro secila. Më pas vetëm 300 mijë euro ka tërhequr dhe shuma tjetër ndodhet në llogari bankare, të cilat janë sekuestruar, deri në verifikimin e plotë të kësaj pasurie, nëse i ka apo jo të deklaruara, apo edhe me burime.

    Shqip
    16 maj 2015

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Shkëlzeni: Rama po i ngushton lakun Metës

    Shkëlzen Berisha, ka reaguar për lajmin se Meta ka marrë ryshfet nga një person i arrestuar për mashtrim. Ai thotë se avokatët e Ramës po i bëjnë “gropën” Metës. Deklarata e tij vjen pas asaj të kreut të opozitës Lulzim Basha i cili kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit.

    Emri:  11954603_10153196476279472_5918294462551331470_n.jpg

Shikime: 3332

Madhësia:  24.9 KB

    Rama i ngushton lakun Metes

    Avokatet e Rames akuzojne publikisht Meten se ka marre miliona dollare rryshfet nga CEZ.

    Kesaj here akuzat nuk vijne nga opozita, media apo deputete plangprishes, por nga avokatet e paguar nga qeveria shqiptare per t’i perfaqesuar ne procesin e arbitrazhit kunder mikut te Metes, Kastriot Ismailit.

    Nuk eshte e veshtire te kuptohet ne cfare shteti jetojme kur avokatet e qeverise akuzojne ne procese arbitrazhi kryetarin e parlamentit per vjedhje miliona eurosh, ndersa pajtimtari i tyre qeveris vendin me te akuzuarin nga vete ai per vjedhje.

    Sidoqofte mos u hutoni nga keto “cikerrima” dhe largqofte harroni kuponin tatimor kur blini akullore.

    Balkanweb

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Citon “Clifford Chance”, Kryeministria: OSHEE nuk ka përmendur Metën si përfitues të transfertave

    Pas reagimit të kreut të grupit të LSI, ka ardhur reagimi edhe i Kryeministrisë lidhur me akuzat e selisë blu për kreun e Kuvendit Ilir Meta.
    Përmes një komunikate për mediat Drejtoria e Komunikimit prane Qeverise shqiptare, sqaron se “Ne daten 27 Gusht 2015, rrjeti investigativ BIRN ka kerkuar nje koment te Kryeministrit te Republikes lidhur me disa pretendime, te pashoqeruara me fakte, qe gazetarja ngrinte per Kryetarin e Kuvendit”.
    Per te verifikuar pretendimin e BIRN, zyra e Kryeministrit i eshte drejtuar zyres se Avokates se Shtetit, e cila eshte vene ne kontakt me studion ligjore “Clifford Chance”.
    Sipas Kryeministrisë, perfaqesuesi i studios ligjore, z. Tim Schreiber ka kthyer kete pergjigje:
    “Ndryshe nga ajo qe disa gazetare duket se pretendojne, OSHEE ne deklarimet e ceshtjes ne arbitrazh kunder DIA Ltd nuk ka permendur emrin e zotit Ilir Meta si perfitues i transfertave bankare apo ndonje praktike tjeter korruptive qe lidhet me marreveshjen per mbledhjen e borxheve mes OSHEE dhe DIA Ltd.rom”.
    Më herët, kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentarit Meta si përfitues i shumave të vjedhura nga kompania e Kastriot Ismailaj, e kontraktuar për mbledhjen e borxheve të CEZ.
    “Avokatët e qeverisë shqiptare kanë zbuluar se firma e mikut të kryetarit të Kuvendit ka përfituar miliona euro, dhe një pjesë të parave e ndante me Ilir Metën. Faktet janë publikuar. Dosja është e plotë. Çështja është shumë serioze.Siç shprehet avokatja e qeverisë shqiptare Clifford Chance, hetimi mund të zbulojë skemën më të madhe të korrupsionit dhe mashtrimit në Shqipëri.Korrupsioni, marrja e rryshfetit, përvetësimi i miliona eurove është kthyer në normë sjellje e Ilir Metës dhe Edi Ramës, është bërë zakoni i tyre. Por kjo është e papranueshme për ne, është e papranueshme për qytetarët shqiptarë” tha Basha.

    ORA NEWS

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •