Veliaj: “Nuk do të lejojmë ndërtimin tek diga”



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj garantoi qytetarët se poshtë digës së liqenit Artificial nuk do të lejohet ndërtimi i pallatit 17 katësh.

Gjatë prezantimit të projektit të sheshit “Skëndërbej” në njësinë numër 5, Veliaj kërkoi nga Gjykata e Apelit Administrativ të mos ndikohet nga presioni i pronarëve të tokës.

Më herët kryetari Veliaj ka deklaruar se leja te diga e liqenit duhet të anulohet pasi bordi i digave e ka vlerësuar atë të papërshtatshëm duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

TV Klan