Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    Biseda e Shukri Xhelilit me gruan: E di që të kam vënë në siklet!

    Emri:  shukri-1.jpg

Shikime: 359

Madhësia:  19.6 KB

    Kur mbërriti të enjten e kaluar në zyrë në orën 07:45 Shukri Xhelili nuk e dinte se ajo ishte dita e tij e fundit në detyrë në pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Dibrës.

    Dita e enjte ka qenë me një ngarkesë normale për Xhelilin, me pritje dhe takime, biseda me vartësit dhe firmosje dokumentesh, shkruan panorama.al.

    Ai është larguar nga zyra rreth orës 12 për disa takime pune dhe më pas nuk është kthyer më.

    Deri në orën 21:00 gjithçka ka qenë rutinë për kryetarin e Bashkisë.

    Pikërisht në këtë orë në telefonin celular të Xhelilit ka mbërritur një telefonatë nga një miku i tij i cili i ka thënë “kryetar hape televizorin te Ora News, ka një intervistë për ty”.

    Mësohet se Shukri Xhelili dhe bashkëshortja e tij kanë qenë bashkë në shtëpi kur ka nisur të transmetohet videoskandali ku kryebashkiaku deri atë natë në detyrë çonte në hotel një 20 vjeçare pasi i kishte firmosur kontratën e punës.

    Siç tregon edhe sot Tefta Xhelili në intervistën ekskluzive për Gazetën Panorama, pas videos ajo jo vetëm që nuk e ka dënuar burrin e saj, por i ka dalë në krahë.

    “Natën e publikimit të videos këtë ua thashë edhe autoriteteve të Policisë e Prokurorisë. Madje, Shukes iu drejtova me fjalët: “Ngrije kokën lart. Do të më kesh në krah deri në vdekje”. Divorcin me Shuken as e kam menduar dhe jo më të bëhet pjesë e jetës sime”, tregon Tefta.

    Po reagimi i Shukriut natën e videoskandalit cili ka qenë?

    Bashkëshortja e tij thotë se burri i saj i ka kërkuar ndjesë në një farë mënyrë.

    “Ai më ka thënë disa herë “e di që të kam vënë në siklet”. Siç e thashë, do të jem në krah të tij. Unë prej ditës së parë kam menduar të prononcohem në media, por më pas jam dakordësuar me bashkëshortin që kjo të bëhej në një moment tjetër”.

    Pak pas transmetimit të videos ata kanë dalë të dy bashkë nga shtëpia dhe janë nisur për të dhënë sqarime në polici dhe prokurori.

    E nesërmja, ditë e premte, nuk ishte e zakonshme për familjen Xhelili. As burri dhe as gruaja nuk kanë shkuar në punë, por kanë pritur njerëzit që i kanë ardhur për vizitë.

    Pak orë më vonë kryebashkiaku ka marrë edhe lajmin e shkarkimit nga detyra me firmë të kryeministrit Rama.

    MAPO

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    Videoskandali, ja çfarë mendojnë dibranët për veprimin e ish- kryebashkiakut Shukri Xhelili (Video)

    Banorët në Dibër janë të tronditur nga video seks-skandali i ish-kryetarit të Bashkisë Shukri Xhelili, e cila u regjistrua nga një 20 vjeçare, e cila pretendoi se ndjehej e përndjekur seksualisht menjëherë pasi lidhi kontratën e punës. Banorët thonë se ndjehen të poshtëruar dhe të fyer nga ky turp i njeriut, të cilit i kanë dhënë votën. “Më këtë që bëri na ka turpëruar të gjithëve më atë që bëri”, thotë një qytetar.
    “Gjë më e shëmtuar nuk ka ku të shkoj, nuk mund ta bëjë asnjë njeri normal, jo më një i zgjedhur nga populli, tha dikush tjetër.

    Ishte një kohë zotnillëku për dibranët. Atëherë me shkëlqimin e periudhës bizantine dhe më pas nën lavdinë e asaj osmane.

    Përcjellës të veçantë të traditave, pas shumë dekadave banorëve të Dibrës iu kultivua me rreptësi tipari i dukjes, i asaj si duhet të shfaqemi.

    Është kjo çfarë e tronditi më shumë komunitetin dibran me videon e seks- skandalit të kryetarit të bashkisë Shukri Xhelili.

    Dhe sikurse shihet, askund tjetër një skandal i tillë nuk mund të bënte bujë sa në Dibër. Kryetari i Bashkisë jo vetëm që doli dikush që nuk e donin herët, por i turpëroi dhe në imazh.
    Të brendshmet e grisura të tij, më shumë se çdo gjë tjetër, i përjetojnë si poshtërim. Sikur u hodhi poshtë gjithe atë histori – krenarie mbi rregullin, kapur fort pas saj.

    Në atë lokalitet nuk gjen sot një qytetar të marrë në mbrojtje socialistin Shukri Xhelili. Ashtu edhe kjo familje nuk guxon të kalojë pragun e shtëpisë në qytetin ku dhe fëmijët të zënë me gurë për të brendshmet e shkyera.

    Pas kësaj panorame revolte të dibranëve, në çdo ambjent qarkullojnë zëra për video të tjera skandaloze të regjistruara.

    Strukturat vendore thuajse janë paralizuar. Sipas afateve ligjore do të bëhen zgjedhje të reja për kryetar bashkie, dhe emrat e deritanishëm jo zyrtarë janë ato të demokratit Ilir Krosit dhe të socialistes Donika Hysenaj, aktualisht e komanduar prefekte.

    Nga ana tjetër dy familjet ajo e ish-bashkiakut Shukri Xhelili dhe ajo e vajzës, që e regjistroi seks-skandalin, po tentojnë të largohen nga Peshkopia. Njëra si e turpëruar dhe tjetra e kërcënuar.

    “Prishi familjen dhe dibrën komplet”, mendon dikush tjetër, duke folur për “ABC News”.



    ABCNEWS

  3. #13
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Biseda e Shukri Xhelilit me gruan: E di që të kam vënë në siklet!

    Emri:  shukri-1.jpg

Shikime: 359

Madhësia:  19.6 KB

    Kur mbërriti të enjten e kaluar në zyrë në orën 07:45 Shukri Xhelili nuk e dinte se ajo ishte dita e tij e fundit në detyrë në pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Dibrës.

    Dita e enjte ka qenë me një ngarkesë normale për Xhelilin, me pritje dhe takime, biseda me vartësit dhe firmosje dokumentesh, shkruan panorama.al.

    Ai është larguar nga zyra rreth orës 12 për disa takime pune dhe më pas nuk është kthyer më.

    Deri në orën 21:00 gjithçka ka qenë rutinë për kryetarin e Bashkisë.

    Pikërisht në këtë orë në telefonin celular të Xhelilit ka mbërritur një telefonatë nga një miku i tij i cili i ka thënë “kryetar hape televizorin te Ora News, ka një intervistë për ty”.

    Mësohet se Shukri Xhelili dhe bashkëshortja e tij kanë qenë bashkë në shtëpi kur ka nisur të transmetohet videoskandali ku kryebashkiaku deri atë natë në detyrë çonte në hotel një 20 vjeçare pasi i kishte firmosur kontratën e punës.

    Siç tregon edhe sot Tefta Xhelili në intervistën ekskluzive për Gazetën Panorama, pas videos ajo jo vetëm që nuk e ka dënuar burrin e saj, por i ka dalë në krahë.

    “Natën e publikimit të videos këtë ua thashë edhe autoriteteve të Policisë e Prokurorisë. Madje, Shukes iu drejtova me fjalët: “Ngrije kokën lart. Do të më kesh në krah deri në vdekje”. Divorcin me Shuken as e kam menduar dhe jo më të bëhet pjesë e jetës sime”, tregon Tefta.

    Po reagimi i Shukriut natën e videoskandalit cili ka qenë?

    Bashkëshortja e tij thotë se burri i saj i ka kërkuar ndjesë në një farë mënyrë.

    “Ai më ka thënë disa herë “e di që të kam vënë në siklet”. Siç e thashë, do të jem në krah të tij. Unë prej ditës së parë kam menduar të prononcohem në media, por më pas jam dakordësuar me bashkëshortin që kjo të bëhej në një moment tjetër”.

    Pak pas transmetimit të videos ata kanë dalë të dy bashkë nga shtëpia dhe janë nisur për të dhënë sqarime në polici dhe prokurori.

    E nesërmja, ditë e premte, nuk ishte e zakonshme për familjen Xhelili. As burri dhe as gruaja nuk kanë shkuar në punë, por kanë pritur njerëzit që i kanë ardhur për vizitë.

    Pak orë më vonë kryebashkiaku ka marrë edhe lajmin e shkarkimit nga detyra me firmë të kryeministrit Rama.

    MAPO

    Pisllik NO LIMITS!!!


    Oj nruja e Shukris, ti qenke ma keq se Shukria!!
    T'pakten, t'ia kishe qep ato br.ekt burrit...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    "Korrupsion Pasiv" - Videoskandali, arrestohet ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili

    Arrestohet ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur për të masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e korrupsionit pasiv në formën e kërkimit të favoreve seksuale në këmbim të një vendi pune në strukturat e varësisë së bashkisë së Dibrës.
    Ish-kreu i bashkisë pritet të dalë para gjykatës për t’iu komunikuar masa. Bëhet e ditur se vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga policia.
    Hetimi i prokurorisë nisi menjëherë pas publikimit të enjten e kaluar në emisionin “Të Paekspozuari” në Ora News të gazetarit Ylli Rakipi.
    Në emission u shfaq një video që tregonte sesi Shukri Xhelili premtoi një vend pune për një 20-vjeçare në kmëbim të favoreve seksuale.

    ORA NEWS

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    “Shukriu? Këtu kemi ministra me nga 4 dashnore dhe 2 mijë prostituta në Bllok”

    Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, në një status që ka shkruar në profilin e saj në Facebook, në lidhje me videon që u zbulua në media ku ish-kreu i Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të vendit të punës, flet për reagimet e njerëzve pas publikimit të skandalit. Sipas saj, njerëzit u morën me poturet dhe jo me ato poshtë potureve.

    “U morët me brimën e potureve, dhe jo me brimën e xhepave tuaj të shpuar, që po ju hapet përditë e më shumë nga varfëria:”, shkruan Açka.

    Emri:  flutura-acka.jpg

Shikime: 411

Madhësia:  27.9 KB
    Nga Flutura Açka

    Shukriu dhe shukrizimi i ndjeshmërisë sonë

    U morët me ditë të tëra me fushatën e shukrizimit, i latë punë e zanat, siç bëni përherë duke iu bashkuat parodisë së shëmtuar shqiptare, që shpesh e më shpesh na beft enkas për t’u hutuar nga gjërat esenciale.

    U morët me poturet, dhe jo me ato poshtë potureve që drejtojnë, në të vërtetë, vendin tonë me një dhunë autokratike të paparë në këta 25 vite. U morët me brimën e potureve, dhe jo me brimën e xhepave tuaj të shpuar, që po ju hapet përditë e më shumë nga varfëria. U morët me fjalët banale dhe të krupshme të dialogut rruspan-e-rruspi, por jo me thelbin e fjalës së tij:

    “Do të hap një galeri pikturash.” Kështu tha ai: Me një llaf do t’i bëj rrush e kumbulla paret e qytetit tim. Kjo duhet t’ju kishte shqetësuar, ky trend për art kallp mbi një varfëri ekstreme e tronditëse. Eh fundja, ai është vetëm buloni më i parëndësishëm i kësaj Qirtoreje të madhe me emrin shtet, që kemi ngritur në emër të demokracisë. A nuk është keshtu? A nuk kanë ministrat tanë, mbase, secili nga disa dashnore? Një ministër u pushua dikur sepse nga tabulatet e telefonave i dolën 4 copë të dashura që i mbante me paratë e shtetit.

    A nuk e dimë ne se politikanët tanë i kanë të nënkuptuar të lëvizin çdo herë me escort-girls? Pyesni bodygardët e tyre “të kërcënuar të heshtin për vdekje” dhe do ta shihni se panorama e shtetit të ndërtuar mbi seksomaninë, është mënyra e funksionimit të tij. A nuk janë ca nga profesorët tanë të nderuar, edhe pse shpesh me prostatë, të darovitur shpesh me të tillë ëmbëlsirë për një provim?

    A nuk e hedhin syrin shefat e redaksive shpesh te vajzat e reja studente që aspirojnë të jenë gazetare të pavaruara; shumë prej tyre ngaqë vendosin të mos hyjnë në këtë “provim” nuk bëhen kurrë gazetare, edhe pse mund te jenë të talentuara?

    A nuk kemi ne në mes të Tiranës te blloku rreth 2000 prostituta, ma të bukurat e dheut, të gatshme për të shërbyer, të cilat kanë sekserë personalë? A nuk është bërë propogandë publike për punësime “vajzat të reja të pamartuara”, pasi janë më në dispozicion të punëve të shtetit?

    Nuk e di se si ju duket juve, por mua më bie erë, edhe pse e thënë pa ndonjë sherr dhe qeder të madh. Pse bëni sikur nuk i dini, dhe merreni me shukri-ziun?

    Ku kemi katandisur, o Zot! Duhet një ligj i rreptë, shumë i rreptë, mbi intimidimin seksual në shtet dhe administratë kudoqoftë, shtet e privat, dhe të shënohet në kontratën e punës ky kusht, që duart e këtyre pushtëve të rrinë larg, që vajzat të shkojnë pa frikë të trokasin në dyert e shtetit.

    Panorama

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    Qeverisja Rama – “Made in Shukri”

    Emri:  rama-1.jpg

Shikime: 356

Madhësia:  39.8 KB

    Nga Kastriot Islami

    Vendi është në krizë duke shkuar drejt humnerës. Për disa muaj buxheti i shtetit mund të bllokohet duke vënë në rrezik pagat, pensionet, rimbursimi i ilaçeve, sepse për të tjerat ky bllokim është tashmë prezent, pjesërisht apo plotësisht. Bankat e huaja, të mbytura nga kriza e kredive të këqija të kompanive të falimentuara, mund të largohen për të mos u fundosur së bashku me ekonominë vendase, ashtu sic ju ndodhi firmave piramidale në 1997. Konsumi ka rënë për shkak të varfërisë, pra uljes drastike të fuqisë blerëse. Eksportet e importet kanë rënë.

    FMN ka dhënë alarmin me një gjuhë “diplomatike” ndërkohë që “fyçkat” mediokre të qeverisjes rilindase vazhdojnë të mashtrojnë e gënjejnë, duke mos pushuar ndërkohë të vjedhin e rrjepin buxhetin e asetet publike përmes koncensioneve, madje duke i dhënë dërmën edhe kompanive amerikane, gjermane…. Kriminelët e trafikantët kanë zaptuar qeverisjen, maxhorancën kuvendore, pikat kyçe të administratës së lartë publike.

    Trafikanët dhe kultivuesit e drogës, kryesisht të lidhur me policinë e drejtpërdrejtë me “liderin suprem”, kanë intensifikuar mbjelljen e hashashit dhe tranzitimin e drogave të forta; Shqipëria është vendi i kultivimit të hashashit por edhe i eskobarëve të Ballkanit. “Lideri supreme” vazhdon si klloun të sillet si “p…. nëpër brekët e cpuara të Rilindjes”… vetëm duke akuzuar opozitën e kundërshtarët dhe dhënë shfaqje “alla Shvejk apo Donkishot”.

    Ndërkohë “parfumi” i kësaj qeverisje vjen nga një zonë periferike… me brandin “Made in Shukriu”. Të shpresojmë që 700 të ftuarit e NATO-s që vijnë këto ditë në Tiranë s’e shikojnë këtë film rilindas se mund të sygjeronin paisjen me “brekë të blinduara”.

    “Made in Shukriu” s’është rastësi…
    Ajo që ndodhi Dibër, ka ndodhur, po ndodh (live) dhe do të vazhdojë të ndodhë me këtë qeverisje, kudo e kurdo. Sepse “Made in Shukriu” është softueri i Rilindjes, pra mënyra sesi funksionon kjo qeverisje mediokre dhe e paaftë, klinteliste e mashtruese, kriminale e kusare. Shikoni se kush e përfaqson Dibrën në parlament…Njëri që ngjason më shumë me “mbathjet” e Shukriut kurse tjetri që s’flet asnjëherë s’duket gjë tjetër vecse si “vrima” e tyre. Në këtë përngjasim, e shkreta vajzë 20 vjecare duket si “socialistja” që pasi i kanë rrëmbyer tinëzisht votën duan të përdhunojnë pinjollët punistë, kusarët e pasurive publike dhe kriminelët, krenaristët e kanabistët, që vjedhin e s’ngopen por kërkojnë të shfryhen e argëtohen përmes perversitetit që e shesin si punësim. Kjo është qeverisja, qëndrore e lokale, e bazuar në programin e Rilindjes apo që ndryshe qytetarët këto ditë kanë filluar ta etiketojnë si Programin e “P…. të Mëdha”, që jo vetëm po bezdisin e qelbin të gjithë dynjanë por kanë cpuar edhe “mbathjet e veta”. Dhe njerzit e thjeshtë nga gjithë kjo zallamahi shikojnë cdo natë të njëjtën pamje televizive, Shukri-Qeverisjen Rilindase që atyre tashmë këto ditë iu duket gjithnjë e më shumë me “zero-arritje” pra në formën e “Vrimës”…Për qytetarët Qeverisja Rama është simbolikisht Vrima në filmin “Made in Shukriu”…

    Sherri Rama-Meta projektohet si sherri Eskobar-Shukri…
    Ngjarjet në Sarandë dhe Peshkopi kanë risjell edhe njëherë në vëmëndje të publikut dhe të politikës sherrin permanent mes Ramës e Metës, që gjithnjë nis me tentativën e Ramës për të goditur poshtë brezit Metën. Me porosi të “liderit suprem”, deputeti “shukrian” i Dibrës del dhe flet për skenar politik kundër Shukri-Ramës dhe nënkupton se kjo vjen nga fronti i Eskobarit, ndërkohë që Kokëdhima, ishdeputeti “eskobarist” i Sarandës, në tentativë vëtëmbrojtje për të maskuar cdo lidhje me Eskobarin e Ballkanit zbulon skenarin e sulmit të Ramës duke ia faturuar Metës lidhjen me Balilin?! Edhe ky sherr mes personazheve të Dibrës e Sarandës, mes Shukriut dhe Eskobarit, duke sjellë në vëmëndje videon e Shukriut, nuk është gjë tjetër për qytetarët vecse sherri live mes Metës e Ramës.

    Rilindja-“P…. e madhe”, PSSH-“Mbathjet e cpuara”, Qeverisja Rama-“Vrima”…
    Përse vendi po lëngon? Përse qytetarët po largohen masivisht pa shpresë? Përse asgjë nuk funksionon? Përse fondet dhe astet publike vidhen e rripen cdo ditë? Përgjigja është e qartë për të gjithë. 1 milion e treqind votues s’e durojnë më këtë qeverisje, madje pjesa e tyre më e madhe, socialistë e demokratë, janë të mërzitur përse opozita s’i shporr një minutë e më parë…Shumica e shqiptarëve të zhytur në mjerim e dëshpërim, pa shpresë e të friksuar, kanë filluar të tallen me të gjithë format e mjetet me Ramën dhe qeverisjen e tij, sic ka ndodhur rëndom sa herë qytetarët janë të urritur nga papunësia e varfëria por edhe të kërcënuar me burgosje nga qeveria. Dhe për tu tallur gjithnjë gjejnë metafora për tju shmangur persekutimit. Nga shprehja popullore se “p… e madhe cpon mabathjet e veta” atyre ju duket se i) Rilindja, një mashtrim i madh ngjason me “P…. e madhe”; ii) PSSH e përdorur vetëm për ti marrë votat ju duket si “Mbathjet alla puniste; kurse iii) “Vrima” ju duket qeverisja. Ndërkohë që për Ramën thonë se “sillet si p… nëpër brekë” dhe këtë e konsideron qeverisje.

    Syri

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    Flet Tefta Xhelili - Afera seksuale e ish-kryebashkiakut Xhelili, bashkëshortja i drejtohet Anisës së videos

    Emri:  tefta-655x356.jpg

Shikime: 332

Madhësia:  17.6 KB

    Tefta Xhelili, bashkëshortja e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, i është drejtuar për herë të parë vajzës që realizoi videon me të shoqin, të cilën sipas saj e kanë përdorur për qëllime të tjera.

    Në qendër të këtij, sulmi thotë Tefta Xhelili, nuk ishte familja ime, por Bashkia e Dibrës.

    “Një gjë do t’i them vajzës dhe familjes së saj: Ajo është viktimë në këtë ngjarje, pasi pas saj fshihet një dorë më e fortë. Fokus nuk ka qenë familja, por bashkia dhe për këtë jam mëse e bindur”, shprehet bashkëshortja e Shukri Xhelilit.

    E pyetur nga Top Channel se si e kishte pritur ngjarjen, Tefta Xhelili thotë se nuk ka menduar asnjëherë që të divorcojë bashkëshortin e saj duke përgënjeshtruar të gjitha informacionet që u dhanë menjëherë pas publikimit të videos.

    Gruaja e ish-kryebashkiakut, është e vetmja nga familja e saj që po flet publikisht për ngjarjen. Ajo thotë se edhe familja e saj, dy djemtë dhe nuset e tyre kanë të njëjtin mendim me të.

    Tefta Xhelili, thotë se ajo vetë i ka kërkuar të gjithë të afërmve, miqve dhe atyre që e kanë mbështetur gjatë këtyre ditëve që të mos bien pre e provokimeve.

    Ndërkohë, familja e vajzës të përfshirë në videoskandalin seksual thonë se ndjehen të kërcënuar dhe duan të largohen nga Peshkopia.



    ORA NEWS

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    E deklaruar në ILDKP: Ja pasuria e familjes Xhelili

    Emri:  Tefta-Xhelili-1.jpg

Shikime: 342

Madhësia:  25.1 KB

    Shukri Xhelili, i cili ishte protagonist i një skandali seksual, ku i kërkoi seks një 20 -vjeçareje në këmbim të një vendi pune, deklaron pranë ILDKP prona dhe biznese.

    Ish-­kryebashkiaku i Dibrës, i shkarkuar disa ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, deklaron se gjatë vitit 2015, ka blerë një truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 162 m2, me vlerë 3.800.000 lekë.

    Ndërkaq, bashkëshortja e Tefta Xhelili, rezulton administratore e subjektit “Viklo”.

    Për vitin 2015, zonja në fjalë deklaron 620,288 lekë të ardhura nga ky subjekt.

    Pranë kësaj kompania rezulton i punësuar edhe djali, Evis Xhelili.

    Sakaq Shukri Xhelili deklaron pagën si drejtor Rajonal i Sigurimeve Dibër, në vlerën 666,081 lekë, deri kur mori mandatin e kryebashkiakut. Xheli deklaron gjithashtu pagën si kryebashkiak 388,078 lekë, shpërblim si anëtar i Këshillit Bashkiak Peshkopi, 52,770 lekë dhe shpërblim si anëtar i Këshillit të Qarkut Dibër, 22,610 lekë.

    Familja Xhelili ka marrë edhe dy kredi në shumat 4.500.500 lekë dhe 1.500.500 lekë.

    Opinion

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •