Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    EKSKLUZIVE - “Të Paekspozuarit” Videoskandali, kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale



    Një videoskandal ku kryetari i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune është publikuar mbrëmjen e 12 majit 2016 në emisionin “Të Paeskpozuarit” në Ora News

    Pak muaj më parë vajza 20 vjeçare u paraqit në redaksinë e televizionit Ora News për të bërë denoncimin.
    Sipas denoncueses, ajo nuk ka qenë e vetmja që është bërë pjesë e një skandali të tillë në bashkinë e Dibrës, pasi kryetari Shukri Xhelili, këtë praktikë e ka ushtruar edhe me vajza të tjera të cilat i ka vartëse në administratën e tij dhe për këtë ajo i bën thirrje edhe vajzave të tjera që janë pjesë e këtij skandali, të mos bihen pre e personave të tillë.

    VIDEOJA PERBEHET NGA TRE PJESE

    1- Intervista e denoncueses me gazetarin ku rrëfen pse vendosi të denonconte kryetarin e bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili. Vajza thotë se e kishte kërkuar ta takonte dhe në hotel në Tiranë në këmbim të rritjes së rrogës

    2- Biseda ne zyren e kryetarit dhe firmosja e kontrates se punes

    3- Kryetari i kerkon te dalin bashke , biseda ne makine dhe me pas takimi ne nje hotel ne Tirane

    Pas publikimit të videoskandalit, në studion e “Te Paekspozuarit” ishin te ftuar per te diskutuar Fatos Lubonja, Andi Bushati, Iris Luarasi, Dritan Hila dhe Igli Totozani.

    1- TRANSKRIPTI I VIDEOS, DENONCIMI

    Gazetari: Si re në kontakt me këtë person?

    Denoncuesja: Unë kisha nevojë për punë dhe…

    Gazetari: Kush të rekomandoi të shkoje atje?

    Denoncuesja: Nuk më rekomandoi njeri por kisha nevojë për punë edhe nuk kishim mundësi se ku të kërkonim punë tjetër dhe vendosa që të kërkoj punë tek bashkia.

    Gazetari: Si e gjete kontaktin me personin tek bashkia?

    Denoncuesja: Me personin në fjalë komunikova nëpërmjet telefonit dhe më la takim për në zyrë. Në momentin që unë takova këtë personin në zyrë ai më ofroi diçka tjetër në këmbim të punës…

    Gazetari: Po ti sa vjeç je?

    Denoncuesja: 20

    Gazetari: Ke mbaruar shkollën?

    Denoncuesja: Jo, kam shkollën e mesme?

    Gazetari: Për sa kohë ndodhi kontakti juaj me të?

    Denoncuesja: Gjatë dy muajve ka ndodhur, vazhdimisht më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që të takohemi me të, gjithashtu dhe ka kërkuar që ta takoj në zyrën e tij.

    Gazetari: Çfarë ju thoshte në telefon?

    Denoncuesja: Më kërkonte që ta takoja, në vende të ndryshme

    Gazetari: Në çfarë vendesh?

    Denoncuesja: Në hotel

    Gazetari: E keni takuar gjatë kësaj kohe?

    Denoncuesja: Po, gjatë kësaj kohe e kam takuar në zyrë, në zyrën e tij ku në momentin që unë kërkoja punë dhe ky domethënë shfrytëzonte momentin.

    Gazetari: Si e latë të takoheshit në hotel?

    Denoncuesja: Herën e fundit që e takova tek zyra e tij për t’i kërkuar një rritje rroge, ai më la takim në Tiranë, më tha që mund të takohemi në Tiranë, në ndonjë hotel.

    Gazetari: Ndërkohë ju kishte premtuar se do ta rriste rrogën?

    Denoncuesja: Po dhe më kishte premtuar për një punë tjetër, më të mirë.

    Gazetari: Një punë më të mirë përsëri në këmbim të marrëdhënieve seksuale me ty?

    Denoncuesja: Po, që ma përsëriste vazhdimisht.

    Gazetari: Po ti i dhe ndonjë shkak këtij personi që të kërkonte këto lloj nderesh nga ju?

    Denoncuesja: Jo, nuk i dhashë asnjë lloj shkaku

    Gazetari: E ke provokuar?

    Denoncuesja: Jo

    Gazetari: E ke lënë të kuptohet që ishe dakord me pretendimin e atij?

    Denoncuesja: Deri diku sepse vendosa që të veproj ndryshe prandaj e lashë që të kuptohej sikur do pranoja atë që ai kërkonte

    Gazetari: Po kur ishit te zyra e personit, çfarë ju ka thënë, çfarë veprimesh ka bërë?

    Denoncuesja: Në momentin që isha në zyrë, ai ka tentuar disa herë që… që të më afrohej dhe e ka bërë deri diku

    Gazetari: Po ju çfarë bëtë në zyrë kur ju afrohej?

    Denoncuesja: E largova

    Gazetari: Pse vendosët ta filmonit?

    Denoncuesja: Sepse është një rast shumë… që nuk duhet të ndodhë aq më pak me vajza të reja si puna ime që kërkojnë punë dhe të shfrytëzohen në këtë lloj mënyre.

    Gazetari: Pse e denoncuat tek Ora News?

    Denoncuesja: Sepse mendoj që Ora News është stacion më i besueshëm dhe më korrekt

    Gazetari: Pasi shkuat në hotel, çfarë ndodhi më pas?

    Denoncuesja: Unë ika nga hoteli, nuk pranova që të bëja asgjë me këtë person.

    Sipas denoncueses, ajo nuk ka qenë e vetmja që është bërë pjesë e një skandali të tillë në bashkinë e Dibrës, pasi kryetari Shukri Xhelili, këtë praktikë e ka ushtruar edhe me vajza të tjera të cilat i ka vartëse në administratën e tij dhe për këtë ajo i bën thirrje edhe vajzave të tjera që janë pjesë e këtij skandali, të mos bihen pre e personave të tillë.

    Gazetari: Pse këmbënguli me ju?

    Denoncuesja: Sepse është një person që… që i pëlqejnë këto gjëra

    Gazetari: E bën vazhdimisht këtë gjë?

    Denoncuesja: E bën

    Gazetari: Ju tregonte për të tjera raste?

    Denoncuesja: Po më ka treguar dhe për raste të tjera që ka pasur vajza të tjera, u ka ofruar punë dhe ka përfunduar tek diçka tjetër.

    Gazetari: Vartëse të veta?

    Denoncuesja: Po

    Gazetari: Dhe ato e kishin pranuar?

    Denoncuesja: Po.

    Gazetari: Keni frikë që e bëni këtë denoncim?

    Denoncuesja: Jo.

    Gazetari: Do bësh denoncim në polici?

    Denoncuesja: Do mjaftohem me thirrjen në Ora News dhe siç e thashë më parë me thirrjen e Kryeministrit, Prokurorit, ministrit që t’i shohin më mirë këto lloj rastesh.

    Denoncuesja vendos të filmojë takimet e saj me kryetarin e bashkisë duke dokumentuar një fenomen që ndodh rëndom në administratën publike, premtimin e vendeve të punës në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Ajo ka filmuar dy takime. I pari tek zyra ky kryetari firmos dokumentin që e takon dhe takimi i dytë ai kur shkoi në hotel

    Gazetari: Cili ishte personi?

    Denoncuesja: Shukri Xhelili, kryetari i bashkisë Dibër.


    2- BISEDA NE ZYREN E KRYETARIT

    Emri:  shukri-xhelili.jpg

Shikime: 657

Madhësia:  23.1 KB

    Emri:  xhelili2.jpg

Shikime: 602

Madhësia:  25.5 KB

    Kryetari i Bashkisë: Si je? ça bën?- Afrohu, kështu e ke emrin ti?

    Denoncuesja: – Po

    Kryetari i Bashkisë -S’ke ndonjë ndryshim shkronje?

    Denoncuesja: – Jo

    Kryetari i Bashkisë –A je mirë te ….? ….?

    Denoncuesja: Po

    Kryetari i Bashkisë –Je shumë mirë aty.

    Denoncuesja: – Si është orari?

    Kryetari i Bashkisë -Orari? Kur të teket ty.

    Denoncuesja:Dhe sa është rroga?

    Kryetari i Bashkisë: Rroga s’e di sa është, duhet me pa ato… nivelin e pagave

    Denoncuesja: Sa mund të jetë përshembull?

    Kryetari i Bashkisë: Po ç’rëndësi ka tashi, nuk bëhet paga aty. Nuk bëhet paga aty.

    Denoncuesja: Si?

    Kryetari i Bashkisë: Do ia japësh atij, të firmosë, të plotësojë këto numra. Sot veç paraqitu dhe ditën e hënë fillon procedurat, vendin e punës, ça do marrësh ndonjë gjë në ngarkim, mirë?

    Denoncuesja: Si e kishte emrin ky?

    Kryetari i Bashkisë: Do ta ftoj unë, nuk du të përmend emra.

    Denoncuesja: Prit, prit njëherë.

    Kryetari i Bashkisë: Ça ke?

    Denoncuesja: Ma shpjegoni njëherë se nuk e kuptoj. Po pse s’e firmos ti?

    Kryetari i Bashkisë: Po prita ta firmos kur të jesh ti…s’e more vesh këtë gjë? Ça ke? Të duket si në ëndërr?

    Emri:  Screenshot_1-44.jpg

Shikime: 593

Madhësia:  19.5 KB

    Kryetari i Bashkisë: Jo, çne, punë e thjeshtë është.

    Denoncuesja: Hë?

    Denoncuesja: Punë e thjeshtë është

    Kryetari i Bashkisë: Puna jote e di ça do jetë? Unë du me hap një galeri artesh figurative kshu, aty brenda territorit të pallatit, ku ka qenë si lokal

    Denoncuesja: Po po

    Kryetari i Bashkisë: Më prapa do e hapim dhe do e kesh ti. Do rrish aty kur të vinë vizitorë për të parë pikturat që do reklamojmë ne. Dhe ke ca pajisje, se ç’kanë aty në ngarkim ca gjëra tek magazina

    Denoncuesja: Po këtu te …, ka qenë kush…

    Kryetari i Bashkisë: Ka qenë…

    Denoncuesja: Kush ka qenë?

    Kryetari i Bashkisë: E kam pas shkurtu si vend pune e nuk punon kush. Se nuk e kisha të nevojshme, por e shtova prapë veç për ty.

    Denoncuesja: Dmth kur duhet të shkoj?

    Kryetari i Bashkisë: A ndjehesh e vlerësuar më së miri?

    Denoncuesja: Jo, mirë

    Kryetari i Bashkisë: Je shumë mirë, jo mirë, më dëgjo mua.

    Denoncuesja: Nuk e di, ta shofim.

    Kryetari i Bashkisë: Nëse nuk të pëlqen, kur të kemi mundësi tjetër të lëvizim, se me lëviz është kollaj. Me u fut njëherë në punë se… ku dimë ça variantesh na dalin, në qoftë se na del ndonjë variant ku të jetë më i mirë dhe të pëlqen ty, ok pasandaj, shko te ai. Si thua? S’po më dukesh shumë …
    Denoncuesja: Jo, mirë, më pëlqen.

    Kryetari i Bashkisë: Se si më dukesh? Do dalim sonte?

    Denoncuesja: Hë?

    Kryetari i Bashkisë: A do dalim sonte?

    Denoncuesja: E firmose?

    Kryetari i Bashkisë: Patjetër, janë katër kopje. Një shkon te financa

    Denoncuesja: Një do e marr unë

    Kryetari i Bashkisë: Një do e marrësh ti t’ia japësh drejtorit

    Denoncuesja: A është drejtori atje apo jo?

    Kryetari i Bashkisë: Atje moj është. … t’i them unë të presë aty…

    Denoncuesja: Ma jep njërën mua

    Kryetari i Bashkisë: Ta vulosë dhe t’i vëmë numrin e protokollit dhe datën.

    Kryetari i Bashkisë: Prit të shof pak këtu.

    Emri:  Screenshot_2-13.jpg

Shikime: 637

Madhësia:  18.7 KB

    Kryetari i Bashkisë: …Do dalim të hënën?

    Kryetari i Bashkisë: Pse jo sot? Sot të pres

    Denoncuesja: 2-3 ditë… nja dy ditë.

    Kryetari i Bashkisë: Të lutem… Ka ndonjë arsye?

    Denoncuesja: Po

    Kryetari i Bashkisë: Më thuaj çfarë… Hë mo thuje…

    Denoncuesja: Po duhet me shku në fshat

    Kryetari i Bashkisë: Kur?

    Denoncuesja: Nuk e di, ndoshta sot, ndoshta nesër.

    Kryetari i Bashkisë: Ku në fshat?

    Kryetari i Bashkisë: …

    Kryetari i Bashkisë: Për të hënë e kishim lënë llafin.

    Denoncuesja: Po… por të hënën… nuk është se ta mohova.

    Kryetari i Bashkisë: Edhe tashti je mosbesuese?

    Denoncuesja: Jo nuk jam

    Kryetari i Bashkisë: Nuk të duket reale?

    Denoncuesja: Reale më duket

    Kryetari i Bashkisë: Po ça ke?

    Denoncuesja: Nuk e di kur shkoj andej

    Kryetari i Bashkisë: Po, po nuk shkove sot, mund të dalim.

    Denoncuesja: Do shoh.

    Kryetari i Bashkisë: Mos më rrej

    Denoncuesja: Pse duhet të të rrej? Për ç’arsye?

    Kryetari i Bashkisë: S’e di, ti e di

    Denoncuesja: Për shembull po të të rreja, nuk do të thoja të hënën.

    Kryetari i Bashkisë: Unë jam mendje mashkull, nuk jam mendje femër. Isha përgatit për sot me thënë të drejtën se kështu e lamë. Isha mpreh… një farë padurimi. S’kam bërë gjë deri tani…

    Denoncuesja: Do bësh…

    Kryetari i Bashkisë: Do bëj

    Denoncuesja: Ashtu hë… mirë…

    Kryetari i Bashkisë: Si flas me ty, nuk flas me dikë tjetër

    Emri:  Screenshot_3-8.jpg

Shikime: 641

Madhësia:  19.0 KB



    3-KRYETARJA DHE VAJZA TAKOHEN NË TIRANË, BISEDA NË MAKINË

    Denoncuesja: Pse më shef?

    Kryetari i Bashkisë: Më pëlqen

    Denoncuesja: Ça të pëlqen?

    Kryetari i Bashkisë: Më dukesh e bukur sot

    Denoncuesja: Vetëm sot ë?

    Kryetari i Bashkisë: Shpirti…

    Denoncuesja: Urdhëro

    Kryetari i Bashkisë: Rrushi…

    Denoncuesja: Do ma gjesh një punë të mirë? A qysh e ke hallin

    Kryetari i Bashkisë: Të shikoj njëherë ça talenti ke, pastaj

    Denoncuesja: Të shofësh ça talenti kam? Ça dmth me këtë?

    Kryetari i Bashkisë: Të zbuloj talentet e tuja që ta di se ku do të çoj

    Denoncuesja: Si?

    Kryetari i Bashkisë: Ta di që… du të të njof më shumë që të di se ku do të çoj ty. A kupton? Që ta përshtas punën me personin.

    Denoncuesja: Dmth, nuk kishe shku me atë gjasme?

    Kryetari i Bashkisë: Hë?

    Denoncuesja: Me atë nuk ke shku?

    Kryetari i Bashkisë: Absolutisht, të betohem, s’kam shku. Me qenë të thosha për tjetërkënd, kam pas tjetër.

    Denoncuesja: Po me të tjera përveç kësaj që më tregove?

    Kryetari i Bashkisë: Bile nganjëherë thosha kur të jem me kët shoqen, të mos më shqetësojë kush

    Denoncuesja: Me kë shoqe.

    Kryetari i Bashkisë: Atëhere kur e kam pas sekretare atë që kam thënë, edhe nuk linte kënd me hy aty.

    Denoncuesja: Po ju në zyrë e bëjshit?

    Kryetari i Bashkisë: Jo, veç muhabet bëjshim, rrijshim e i thojshim që të mos na shqetësojë kush. Në zyrë, s’bëhet në zyrë

    Denoncuesja: Po ku shkojshit?

    Kryetari i Bashkisë: Ku shkojshim? Dilshim, Tiranë

    Denoncuesja: E ça bëjshit?

    Kryetari i Bashkisë: Seks bëshim, ça të bëjshim

    Denoncuesja: Qeke kënaq

    Kryetari i Bashkisë: Sikur do kënaqesh ti tashti. Sa kohë ka që të kam kërku për të dal?

    Denoncuesja: Kuptoj, ka, ka

    Kryetari i Bashkisë: S’ke dash ti me dal, s’ta ka mbajt b…

    Denoncuesja: S’kam pas mundësi

    Kryetari i Bashkisë: Ëëë s’ke pas mundësi…

    Denoncuesja: S’ma dëftove emrin?

    Kryetari i Bashkisë: Jo s’ta dëftoj, mos ma kërko.

    Denoncuesja: Mirë mirë.

    Kryetari i Bashkisë: Mos ma kërko se nuk është një gjë që thuhet. Ca gjëra janë për t’u mbajt

    Denoncuesja: Që nuk tregohen

    Kryetari i Bashkisë: Nuk tregohen se tashi… a të vjen mirë ty me i tregu dikujt tjetër për ty? Si i the V… për leje sot?

    Denoncuesja: I thashë kam nipin sëmurë.

    Kryetari i Bashkisë: Nipin?

    Denoncuesja: Nipin.

    Kryetari i Bashkisë: Po për nesër?

    Denoncuesja: S’e di.

    Kryetari i Bashkisë: A do ikësh nesër?

    Denoncuesja: S’e di, kismet, të shof…

    Kryetari i Bashkisë: Unë prandaj të thashë kujdes me fjalët kujt ia thua se mund të biesh në sy që s’je në punë apo je në Tiranë dhe vihet në dyshim gruaja. Unë erdha me V… erdha me çunin veç mos të dyshonte gruaja, se u mërzit pak në mëngjes kur i thashë që do iki, kot t’u më zën në sebep me më kontrollu… e shkreta…

    Denoncuesja: S’ka besim hë?

    Kryetari i Bashkisë: S’ka

    Denoncuesja: S’a se e din që… ti shkon me…

    Kryetari i Bashkisë: E di se kryetari të q*…

    Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicën

    Denoncuesja: Ça të bëj?

    Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicën

    Denoncuesja: Të puç pak.

    Kryetari i Bashkisë: Po

    Kryetari i Bashkisë: Afrohu

    Denoncuesja: A na shef kush?

    Kryetari i Bashkisë: Kam xhamat e zinj

    Denoncuesja: Vërtet?

    Kryetari i Bashkisë: Po, të zinj i kam

    Denoncuesja: Po këto para?

    Kryetari i Bashkisë: Edhe këto para të zinj i kam

    Denoncuesja: Para të zinj? Po këto duken të bardhë?

    Kryetari i Bashkisë: Duken po është dritë.

    Kryetari i Bashkisë: Për ty kam dalë. Për të t’pa ty kam dalë

    Denoncuesja: Po mirë, po ku di unë si më shef ti, ndoshta nuk të pëlqej

    Kryetari i Bashkisë: Jo po të shof me vëmendje, a je ajo që kam mendu unë apo s’je?

    Denoncuesja: Ou? Hë njëherë si të dukem?

    Kryetari i Bashkisë: Jo keq, mirë.

    Denoncuesja: Mirë, jo keq hë?

    Kryetari i Bashkisë: Më mirë do të shof aty te dhoma, do të shof më hollësisht

    Denoncuesja: Ku?

    Kryetari i Bashkisë: Te dhoma

    Kryetari i Bashkisë: Eh ç’na vonoi kjo rrugë. Mezi po pres sa të shkoj në hotel

    Denoncuesja: Si?

    Kryetari i Bashkisë: Mezi pritsha të shkoj në hotel, po po më vonon rruga.

    Denoncuesja: Varja

    Denoncuesja: Hajde bosi

    Kryetari i Bashkisë: Hajde bosi, hajde kosi, hajde shpirti, hajde shpirti. Hajde zemra

    Denoncuesja: Ka njerëz këtu? Ka njerëz këtu? Po me m’pa kush? Ta hap derën, të dal?

    Kryetari i Bashkisë: Tani mund të dalësh.

    Denoncuesja: A ka njerëz?



    4- VAJZA ME KRYETARIN FUTEN NE HOTEL

    Kryetari i Bashkisë: Hiqi këpucët e hajde këtu.

    Denoncuesja: S’duron hiç, o zot, ç’paske qenë.

    Videoja vijon kur gazetari e pyet denoncuesen si iku nga hoteli

    Gazetari: Si ike nga hoteli?

    Denoncuesja:Ika duke u justifikuar në mënyra të ndryshme edhe…

    Gazetari: Si reagoi?

    Denoncuesja:Më tha që mos ta takoja më

    Gazetari: E kuptoi që po e filmoje?

    Denoncuesja:Jo.

    Gazetari: Pse ju tha që mos ta takonit më?

    Denoncuesja:Sepse nuk arriti atë që deshi.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    Dhe videoja e plote e programit:



    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    Kush ia bëri videon? Flet për herë të parë Shukri Xhelili

    Në të parin reagim pas videoskandalit, dhënë ekskluzivisht për “Panorama”, ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili e ka quajtur gjithë sa u pa me zë dhe me figurë, një kurth të ngritur nga kundërshtarët.

    Në një komunikim me “Panorama”, pak orë para se qeveria të firmoste shkarkimin e tij nga detyra dhe para se policia ta shoqëronte në komisariatin e Dibrës, Shukri Halili ka thënë se e gjitha ka qenë kurth.

    “Ka qenë një kurth i ngritur nga kundërshtarët e mi, unë rashë në grackë”- ka thënë Xhelili, por pa dhënë të tjera detaje rreth asaj që ndodhi.

    Paraditen e sotme, qeveria vendosi shkarkimin e Xhelilit nga posti i kreut të bashkisë Diber.

    “Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Dibër, z. Shukri Xhelili. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”-thuhej ne njoftimin e qeverisë.

    Pak më pas, policia u shfaq në derën e Xhelilit dhe e shoqëroi në komisariat, lidhur me videon e shfaqur mbrëmë në emisionin “Te paekspozuarit” në “Ora News”, ku shfaqej Shukri Xhelili teksa i kërkonte favore seksuale vajzës 20-vjeçare në këmbim të nënshkrimit të një kontrate pune në bashkine që ai drejtonte.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    Video-skandali seksual i Xhelilit, LSI dënon ngjarjen: Rama t’i kërkojë falje qytetarëve të Dibrës

    Emri:  Untitled-2-1.jpg

Shikime: 486

Madhësia:  31.0 KB

    Pas skandalit seksual të Shukri Xhelilit që pasoi me shkarkimin e tij si kryebashkiak i Peshkopisë dhe shoqërimin e tij në polici, reaguan edhe eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Intengrim. I pari ka qenë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili tha se Qeveria mori vendimin e duhur.

    “Flet video vet, nuk kam çfarë t’i them unë. Besoj se Qeveria ka marrë vendimet e duhura, Prokuroria jam i informuar që është në procesin e duhur. Historitë e tjera janë histori që duhet t’i gjykojë morali i shoqërisë edhe patjetër që bashkohem me opinionin publik që skandalet e kësaj natyre meritojnë ndëshkim shembullor”, u shpreh ministri Manjani.

    Më i ashpër ka qenë reagimi i deputetit të LSI në Dibër, Përparim Spahiu, i cili në një prenconcim për Ora Neës tha se Kryeministri Rama duhet t’i kërkojë falje qytetarëve të Dibrës, që propozoi Shukri Xhelilin si kryebashkiak.

    Ja çfarë thotë deputeti i LSI Përparim Spahiu:

    “Se di a ka fjalë tjetër përveçse shumë e rëndë, skandaloze”, tha ai për “Ora Nes”. Teksa pyetjes se çfarë i kishte shkaktuar pakënaqësitë që pak kohë më parë ai kishte shfaqur për Xhelilin, Spahiu tha:

    “Them që është një histori e kaluar ajo që dua të theksoj që do shoqërohet edhe me një kërkesë falje të personave që e kanë propozuar, t’i kërkohet falje publike atyre qytetarëve të Dibrës nga ata që e kanë propozuar”.

    E keni fjalën për Kryeministrin?

    Kryeministri, deputeti i zonës, të gjithë ata që e propozuan.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    SHËNIM/ A po grisin brekët e Shukriut “Koalicionin e Narit”?

    Emri:  edi-rama-shukri-xhelili-ilir-meta.jpg

Shikime: 700

Madhësia:  37.6 KB

    Garanti dhe ndërmjetësi i darkës së famshme të “Lalzit” mbrëmë me humor i shprehej një miku: “Po të ishte Edi Rama në vend të Shukriut, burri i vajzës do të bëhej ministër në qeverinë e Rilindjes”. Madje jepte leje për ta përdorur këtë batutë, me kushtin që të citohej autori.

    “Çfarë ka ngjarë me telefonin e abonentit Shukri Xhelili?”- ishte ky titulli i një “flet-rrufeje” politike që deputeti i LSI-së për qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu publikoi tek “Panorama” në muajin Shkurt.

    Një rrufe politike në qiellin e vrenjtur te koalicionit LSI-PS, por që kishte shumë valencë politike për artikullshkruesin, shokun e fakultetit të Ilir Metës pos deputetin e LSI-së. E vërteta është se asokohe ky artikull nuk arriti te krijojë ndonjë tymnajë te madhe politike sepse si Papi (siç e thërrasin deputetin në LSI) si edhe Shukriu nuk është se joshnin dot vëmendjen e medias.

    Por sot një ditë pasi Shukriu është, ish-kryebashkiaku më i njohur Shqipërisë, dhe kjo as për meritë të rilindjes urbane të Peshkopisë, e aq më pak për “njeriun e punës” siç ua shiti Rama zonjave dibrane, por për pelivanin brekëgrisur të Shqipërisë, shkrimi i i Pap Spahiut bën logjikë dhe shërben për të kuptuar edhe më shumë.

    Bën të kuptosh se sherrnaja Meta-Rama nga aksi Surrel -Gjiri i Lalzit, është zhvendosur ne segmentin Peshkopi – Sarandë.

    Tani kuajt e betejës nga Tom Doshi – Durim Bami, quhen Shukri Xhelili – Klement Balili. Njëri “baron droge” që Koço Kokëdhima thotë se është i Ilir Metës, tjetri veremli brekëgrisur i sponsorizuar me zë e me figurë nga Edi Rama e që në vend ti përvishjes punës siç përbetohej Rama për të, Shukriu mori postin e iu përvesh s… !…

    Ilir Meta ka disa ditë qe bën xhiro boshe nëpër korridoret e Capitol Hill-it duke takuar kongresmenë njësoj si një turist i humbur në mendime ndërsa përuronte Santaquaranta-n e Klement Balilit në verë me Kokëdhimën e Arben Ametajn në krah, dhe fakti sesi edhe njëherë Rama ia nxiu faqen kaq lehtësisht.

    Por Meta në këto 3 vite të mundimshme të një pushteti që ishte përgatitur ta gëzonte e që po ia del për hundësh, ka mësuar një gjë dhe ia ka thënë Ramës këtë edhe atëherë në Tetor kur i tha në zyrë e vet se: “po më sulmove edhe njëherë do të te zhduk nga faqja e dheut”.

    Kërcënimi serioz qe ai i ka bëre Edi Ramës atë kohë në fakt është ajo që kemi pare mbrëmë nën moderimin e Ylli Rakipit. Një skenar që duket se Meta e kishte përgatitur me kujdes (deputeti i PS-së Ulsi Manja tha sot se ky është një skenar politik i ulët), dhe që u bë pa paralajmërim, ndryshe nga sa ai vepron.

    Sepse Meta i qe përbetuar vetes e disa të tjerëve rreth tij: “po më beri edhe njëherë numra, do ta zhduk”. Dje Meta sulmoi direkt “sy për sy”, pa paralajmërim, i vendosur dhe i vetëdijshëm se tani s’ka më kthim mbrapa. Sot vështirë se Monika Kryemadhi do t’i përgjigjet telefonatave lutëse të Endri Fugës për pajtim mes “elefantësh”.

    Tani vështirë se lotët e Ramës do te zbusin tërbimin e Ilir Metës (shokut te ngushtë te Eskobarit të Ballkanit sipas Kokëdhimës e Taulant Ballës). Tani duket e vështirë që koalicioni të qëndrojë bashkë qoftë edhe për hir “te kalamajve”, sepse “familja e majtë” u shkatërrua mbrëmë nga tradhtia. Por pavarësisht asaj që është luajtur mbrëmë mes qiftit prej tradhtarësh Rama-Meta, brekët e grisura të Shukri Xhelilit nuk e mbulojnë dot drogën e Kel Balilit.

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    “Të Paekspozuarit” - Video-skandali, Qeveria shkarkon menjëherë kryebashkiakun Shukri Xhelili

    Emri:  xhelili2-655x356.jpg

Shikime: 451

Madhësia:  24.1 KB

    Me një vendim qeverie, të firmosur nga kryeministri Edi Rama është shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili.
    Vendimi vjen një ditë pas publikimit të video-skandalit ku kryebashkiaku i kërkon favore seksuale një vajze 20 vjeçare me qëllim për t’i rritur rrogën.

    Emri:  vendimi-i-qeverise.jpg

Shikime: 454

Madhësia:  26.0 KB

    ORA NEWS

  7. #7
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    Ndoqa vetem nje pjese te vogel nga videoja.

    Mos u alarmoni te dashtun miq, sepse kjo ndodh ne te gjitha komunat e Shqypnise.
    Mziun e Kamzes e harrut?
    Maniakun e Kokdhimes ne Sarande e harrut?
    Po Roshrat e kodoshrat e tjere, qe jane marre me prostitucion e droge e tashi jane kryetare, cfare prisni prej tyne?
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    Anika Dokle: Ka më keq se Shukriu. Është …

    Emri:  anika-dokle-shukri-xhelili.jpg

Shikime: 575

Madhësia:  33.9 KB

    Pas publikimit të videos skandal të kryebashkiakut të shkarkuar të Peshkopisë, Shukri Xhelili, reagimet kanë qenë të shumta. Gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Anika Dokle, vajza e deputetit socialist Namik Dokle.

    Dokle siç duket e ka inatin dhe mllefin me politikën që promovon dhe prodhon kaq shumë “Shukri”.

    Ja çfarë shkruan Anika Dokle në Facebook:

    Refleksion pas “Shukriut”.

    E neveritur e gjithë shoqëria nga një skandal që nuk ishte as i denjë për një skandal seksual. Të pezmatuar fëmijët tanë për modelin e punësimit dhe të konkurrencës në këtë vend.

    E shokuar familja e Shukriut.

    Tallëse deri ne dhimbje hapësira virtuale, që ngriti në kult “brekët” e Shukriut.

    Të tulatur ata qe i dhanë votën.

    Krenar kryetari që e promovoi Shukriun si “shërbëtor vs pelivan”.

    I pashprese çdo njeri që punon dhe jeton me integritet.

    Në hall të madh gratë dhe vajzat që nuk ja falin shpirtin dreqit, me çimkë ose pa çimkë, me vrimë ose pa vrimë.

    Rrënqethës qëndrimi i Donald Lu-së.

    Dhe në fund, mos harroni!

    Shukriu është produkt i politikës, e keqja më e madhe në këtë vend!

    Syri

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    Fotot/ Vrima e Shukriut bëhet hit në rrjet

    Emri:  IMG_20160513_183707.jpg

Shikime: 456

Madhësia:  39.6 KB

    Interneti ka shpërthyer pas publikimit të video -skandalit seksual të kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili. Me shkrime e foto -montazhe përdoruesit e rrjeteve sociale ironizojnë jo vetëm me skandalin e Xhelilit, por edhe zgjedhjen e tij nga Edi Rama për të përfaqësuar Partinë Socialiste në Dibër.

    Emri:  shuko.jpg

Shikime: 838

Madhësia:  19.5 KB

    Emri:  137d2269-1b0a-411d-92be-e71e97150783.jpg

Shikime: 445

Madhësia:  33.6 KB

    Emri:  shuko1.jpg

Shikime: 512

Madhësia:  43.3 KB

    Emri:  shuko2.jpg

Shikime: 420

Madhësia:  56.5 KB

    Emri:  IMG_20160513_183728.jpg

Shikime: 460

Madhësia:  35.9 KB

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Kryebashkiaku socialist i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune

    Emri:  13aad5a1-213c-4401-8a3a-9489ca1cf291.jpg

Shikime: 466

Madhësia:  41.7 KB

    Emri:  image.jpg

Shikime: 447

Madhësia:  69.3 KB

    Emri:  72e20e7b-856f-4900-aee7-ff9236cb2e1f.jpg

Shikime: 422

Madhësia:  53.6 KB

    Emri:  e97a9f6e-a081-4a06-ba4f-4a7f83389895.jpg

Shikime: 468

Madhësia:  22.5 KB

    Lapsi

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •