Itali - Përgjimet, policia italiane nuk konfirmon shkarkimin e kreut të Interforcës
A është pezulluar nga puna kreu i Interforcës italiane Michele Grillo?
Deri më tani nga ana e Ministrisë së Brendshme e nga Policia italiane nuk ka asnjë konfirmim zyrtare mbi këtë lajm të publikuar dje nga mediat shqiptare.
Burime konfidenciale por jo zyrtare të kolegëve të zyrës së z. Grillo konfirmojnë se ndoshta ky shkarkim është i vërtetë, por deri në mungesë të një vendimi administrativ, gjithcka mbetet ende një hamendësi.
E vetmja media italiane që kë pëcjellë sot këtë informacion është e përditshmja “La Stampa” me artikullin e titulluar “Një spy-story italiane”. Autori i këtij artikulli, gazetari Marco Grasso i kontaktuar nga Ora News ka pohuar mungesën deri më tani të konfermës zyrtare nga Ministria e Brendshme italiane për pezullimin e z. Grillo, nga detyra e tij në Shqipëri. Artikulli i Grasso-s i referohet gjithcka që deri dje është publikuar në mediat shqiptare.
Nga ana italiane përsa i përket kësaj ngjarje ka pasur vetëm disa ragime mediatike bazuar në mediat shqiptare që aludojë përfshirjen e gruas së kreut të Interforcës italiane Michele Grillo në skandalin e hyrjes pa doganë të makinës IMSI Catcher në Shqipëri.
Edhe pse mediat shqiptare përcjellin cdo ditë informacionin e përfshirjes së autoriteteve italiane në këtë ngjarje, nga ana e Italisë zyrtare nuk ka asnjë prononcim, përvec një letre të ish kreu të Policisë Italiane Alessandro Pansa dërguar më 17 maj 2016 ambasadorit italian në Shqipëri.
Por z. Pansa me vendim numër 115 të këshillit të ministrave të qeverisë Renzi, me datë 29 prill 2016 është larguar nga detyra në krye të Policisë Italiane për t’u emrëuar në krye të Departamentit për Informacionin e Sigurisë pranë Ministrisë së Brendshme Italiane.
Në vend të tij është emrëuar z. Franco Gabrielli e për vërtetësi të fakteve ceremonia zyrtare e largimit të z, Pansa nga drejtimi i Policisë së shtetit u mbajt më datë 19 maj 2016, pra 2 ditë pas mbërritjes së letrës së tij në zyrën e Ambasadorit Cutillo
Pikëpyejtjet mbi c’ka e përfshin Italinë në skandalin e përgjimeve në Shqipëri kanë nisur qysh me arratisjen politike nga Shqipëria të ish kreut të Antidrogës së Vlorës z. Dritan Zagani.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt