Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përgjimet e paligjshme: Komisioni i Sigurisë në Kuvend thërret gjithë krerët e institucioneve

    Më pas erdhi dëshmia e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit pranoi pajisjen e trajnuese por hodhi poshtë pajisjen e përgjimit. Duke i quajtur thashetheme, tha se deklaratat e kreut të SHISH shkelin më shumë sigurinë kombëtare.



    ORA NEWS

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përgjimet e paligjshme: Komisioni i Sigurisë në Kuvend thërret gjithë krerët e institucioneve

    Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se kishin nisur hetimet që me 13 maj 2016 dhe do të jetë hetimi që do të zbardhë të gjitha rrethanat, nëse kjo pajisje është futur në rrugë ligjore, nëse është përdorur në rrugë ligjore apo jo.

    Sic është diskutuar sot gjithë ditën, si informacioni gojor i kreut të SHISH, të dhënat të tjera mediatike është detyrim i prokurorit në çdo rast është kur konstaton një vepër penale, ose kur ka dyshime për një vepër penale, të nisë menjëherë hetimin, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vepër penale që cënon sigurinë kombëtare.



    ORA NEWS

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përgjimet e paligjshme: Komisioni i Sigurisë në Kuvend thërret gjithë krerët e institucioneve

    Debate në Komision - Pajisja e përgjimit, kreu i SHISH kërkon seancë të mbyllur, PS kundër

    Debate në komisionin e sigurisë ku do të japin sqarime sot në Komisionin e Sigurisë për paisjen e përgjimit, që sipas demokratëve ndodhet në Policinë e Shtetit.

    Kreu i SHISH kërkon diskreticion pasi kemi të bëjmë me sekrete shtetërore dhe sugjeron seancë të mbyllur. Nga ana e deputetëve PS-së kërkohet seancë e hapur pasi çështja e përgjimeve është publikuar në media.

    Visho Ajazi: Disa muaj të shkuar, 2 muaj të shkuar morëm informacion që një paisje e teknologjisë së lartë kishte ardhur në Shqipëri, u informuam që ajo paisje ishte vendosur në Vlorë për trajnim. Është IMSI Catcher. Janë paisje që njihen nga të gjithë, ajo që ishte problematike ishte fakti që paisja nuk ishte deklaruar kur kishte hyrë. Për këtë arsye i shqetësuar se një paisje e tillë mund të përdoret edhe në mënyrë ilegjitime, jo të ligjshme, mora kontakt me Prokurorin e Përgjithshëm dhe i raportova për informacionin që kishim marrë. Mu kërkua nëse kisha informacion më tepër, i thashë do të shikojmë ta grumbullojmë por për momentin kaq kemi. SHISH kërkonte të informoheshin instiotucionet e shtetit për një paisje e cila mund të cënonte sigurinë kombëtare. Lidhur me çfarë është thënë në media, publikisht, ne refuzojmë të shkojmë publikisht se nuk ka logjikë, ne kemi punën tonë.

    Pas kësaj ka qenë në dorën e Prokurorisë për të shkuar më tej, për të marrë të gjithë informacionet e duhura nga institucioni që besohej se e kishte këtë paisje. Për asnjë arsye, për asnjë moment ne nuk jemi interesuar të dimë sesi është përdorur kjo paisje pasi nuk është në tagrin tonë, kalonte në tagrin e prokurorisë së përgjithshme dhe drejtorisë së përgjithshme të policisë nëse kishte diçka për të thënë dhe këtu mbylljet detyra jonë. Megjithëse u kërkua të merrej më shumë informacion, ne nuk është se refuzuam, por nuk kishim mundësi të mblidhnim më tepër informacion. I vetmi informacion që kishim ishte se paisja kishte hyrë në Shqipëri, ishte në një ambient trajnimi dhe përdorej, pra siç e dini nga policia italiane bëhej trajnim për policinë shqiptare. Kjo është e gjitha që ne dinim për këtë punë. Nuk kemi asnjë informacion se kush është përgjuar dhe pse është përgjuar.

    Ora 10: 36 Aktualisht ndodhet kreu i SHISH, Visho Ajazi

    Visho Ajazi: Më mirë do të ishte e mbyllur sesa në publik, pasi është pjesë e sigurisë kombëtare dhe nuk besoj se është e përshtatshme për median. Njerëzit që duhet ta dëgjojnë këtë informacion duhet të jenë të pajisur me çertifikatë sigurie

    Paulin Sterkaj: Ska më sekrete është publikuar në media. Hidheni në votim. Thoni nëse është përgjuar apo jo. Kjo do të ishte shumë trasnparente. Mbaj vendin tënd se ke dy ditë që je kryetar komisioni. E kemi thirrur për të bërë transparencën. Je ndër personat që ke thënë se ke informacion por nuk e thënë asgjë. Visho Ajazi të flasë hapur

    Astrit Patozi: Që mbledhja të zhvillohet normalisht unë kam një propozim procedurial.Mendoj që kryetari i Shërbimit Inteligjent mund të bëjë një parashtrim të shkurtër për aq sa ai mendon se mund ti thuhet publikut dhe pastaj për pjesën tjetër të informacionit që ai gjykon se është i klasifikuar, atëherë seanca të vijojë me dyer të mbyllura. Dhe besoj se kënaqen të dy palët por edhe interesi i publikut sepse ne për këtë jemi sot.

    Visho Ajazi: Unë kam tagrin të them që ato që besoj se janë sekret duhen thënë në mënyrë të mbyllur. Unë jam dakord të bëj pjesën e parë publike ndërsa në seancën e pyetjeve e përgjigjeve të bëjmë diskreticion.

    Paulin Sterkaj: Ka apo nuk ka përgjime ju jeni në gjëndje ta jepni, pjesa e brendshme i ngel prokurorisë.
    Qefalia: Pse nuk keni informuar drejtëpërdrejtë kryeministrin?

    Visho Ajazi: Prokurori i Përgjithshëm është përgjegjës për këtë vend dhe unë kreva detyrën. Informacioni ishte i pakonfirmuar dhe nuk mund të çoja një informacion të pakonfirmuar tek kryeministri

    Tahiri, Llalla, Ajazi dhe Çako raportojnë sot para Komisionit të Sigurisë

    Katër titullarë institucionesh do të japin sqarime sot në Komisionin e Sigurisë për paisjen e përgjimit, që sipas demokratëve ndodhet në Policinë e Shtetit.

    Sot në seancë dëgjimore do të japë sqarime Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, kreu i SHISH Visho Ajazi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

    Seanca dëgjmore do të nisë me kreun e SHISH në 10:00 dhe do të vijojë me Kryeprokuorin Llalla, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki
    Çako dhe do të mbyllet në orën 13:00 me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
    .
    • Seancë dëgjimore me kreun e SHISH z.Visho Ajazi Lika lidhur me dyshimet mbi pajisjen e përgjimit të ndodhur në Policinë e Shtetit ora 10:00

    • Seancë dëgjimore me Prokurorin e Përgjithshem z.Adriatik Llalla lidhur me dyshimet mbi pajisjen e përgjimit të ndodhur në Policinë e Shtetit ora 11:00

    • Seancë dëgjimore me Drejtorin e Përgjtihshëm të Policisë së Shtetit z.Haki Cako lidhur me dyshimet mbi pajisjen e përgjimit të ndodhur në Policinë e Shtetit ora 12:00

    • Seancë dëgjimore me Ministrin e Brendshëm z.Sajmir Tahiri lidhur me dyshimet mbi pajisjen e përgjimit të ndodhur në Policinë e Shtetit ora 13:00

    ORA NEWS

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përgjimet e paligjshme: Komisioni i Sigurisë në Kuvend thërret gjithë krerët e institucioneve

    Zbardhet debati - Kreu i SHISH Visho Ajazi rrëfen cfarë di për pajisjen e përgjimit: Informova Llallën e Nishanin, jo kryeministrin

    Kreu i SHISH Visho Ajazi rrëfen cfarë di për pajisjen e përgjimit në Komisionin e Sigurisë. Ai po i përgjigjet dhe pyetjeve të deputetëve.

    Kreu i SHISH informon se kishte marrë informacione gojore se pajisja ishte vendosur në Vlorë dhe se paisja nuk ishte deklaruar kur kishte hyrë.

    Për këtë çështje kishte informuar gojarisht prokurorin e Përgjithshëm dhe më pas Presidentin pas kërkesës së këtij të fundit por nuk kishte informuar kryeministrin.


    Ora News zbardh gjithe debatin

    Visho Ajazi: Dy muaj më parë morëm informacion që një paisje e teknologjisë së lartë kishte ardhur në Shqipëri, u informuam që ajo paisje ishte vendosur në Vlorë për trajnim. Është IMSI Catcher. Janë paisje që njihen nga të gjithë. Ajo që ishte problematike ishte fakti që pajisja nuk ishte deklaruar kur kishte hyrë. Për këtë arsye i shqetësuar se një pajisje e tillë mund të përdoret edhe në mënyrë ilegjitime, jo të ligjshme, mora kontakt me Prokurorin e Përgjithshëm dhe i raportova për informacionin që kishim marrë. Mu kërkua nëse kisha informacion më tepër, i thashë do të shikojmë ta grumbullojmë por për momentin kaq kemi.

    SHISH kërkonte të informoheshin instiotucionet e shtetit për një paisje e cila mund të cënonte sigurinë kombëtare. Lidhur me çfarë është thënë në media, publikisht, ne refuzojmë të shkojmë publikisht se nuk ka logjikë, ne kemi punën tonë. Pas kësaj ka qenë në dorën e Prokurorisë për të shkuar më tej, për të marrë të gjithë informacionet e duhura nga institucioni që besohej se e kishte këtë paisje. Për asnjë arsye, për asnjë moment ne nuk jemi interesuar të dimë sesi është përdorur kjo paisje pasi nuk është në tagrin tonë, kalonte në tagrin e prokurorisë së përgjithshme dhe drejtorisë së përgjithshme të policisë nëse kishte diçka për të thënë dhe këtu mbylljet detyra jonë. Megjithëse u kërkua të merrej më shumë informacion, ne nuk është se refuzuam, por nuk kishim mundësi të mblidhnim më tepër informacion.

    I vetmi informacion që kishim ishte se paisja kishte hyrë në Shqipëri, ishte në një ambient trajnimi dhe përdorej, pra siç e dini nga policia italiane bëhej trajnim për policinë shqiptare. Kjo është e gjitha që ne dinim për këtë punë. Nuk kemi asnjë informacion se kush është përgjuar dhe pse është përgjuar.

    Kam raportuar vetëm tek prokurori i Përgjithshëm më vonë kam informuar institucionet që më kanë kërkuar.

    Kam informuar dhe Presidentin e Republikës. S’kam kontaktuar me ministrin e Brendshëm. Informacionin ia kam përcjellë me gojë Prokurorit të Përgjithshëm.

    Qefalia: Pse nuk keni informuar drejtëpërdrejtë kryeministrin?

    Visho Ajazi: Prokurori i Përgjithshëm është përgjegjës për këtë vend dhe unë kreva detyrën. Informacioni ishte i pakonfirmuar dhe nuk mund të çoja një informacion të pakonfirmuar tek kryeministri

    Keltis Kruja: A përbën pajisja kërcënim për sigurinë

    Visho Ajazi: Një pajisje e tillë nëse është me kapacitete përgjuese të gjithë krerët e shtetit janë vulnerabël për përgjimin.

    Nëse është futur në mënyrë klandestine ngelet për ta vërtetuar Prokurori i Përgjithshëm kjo është arsyeja përse e ndava me prokurorin e Përgjithshëm.

    Paulin Sterkaj: Marrëdhëniet me prokurorin i ke institucionale apo gojore?

    Visho Ajazi: Kishim informacione që një pasije e tillë ka hyrë, nuk kishim informacion me shkrim për këtë punë.Por kishim informacione që thoshin se janë të vërteta. Dhe unë kam shkuar dhe e kam ndarë këtë informacion me gojë me Prokurorin e Përgjithshëm. Së pari është një metodë pune mjaft e përdorur në gjithë shërbimet sekrete të botës, jo çdo gjë shkruhet zoti. Stërkaj. Ju keni qenë në institucione të sigurisë për shumë kohë, besoj që këtë e dini. Së dyti, arsye pse unë nuk ia kam dhënë informacionin me shkrim Prokurorit është se unë nuk e kam marrë informacionin me shkrim. Kjo është mënyrë që funksionon si me Prokurorin e Përgjithshëm si me Kryeministrin. Ka plot informacione që unë ndaj me Kryeministrin gojarisht. Nëse është paisje përgjimi apo gjurmimi?Nuk është tagri im për ta përcaktuar këtë, po ju flas nga eksperienca jonë si institucion i sigurisë kombëtare. Ne dimë që ka paisje që janë mobile, paisje që kanë fuqi për të bërë shumë gjëra.Por për çfatrë bën konkretisht kjo paisje, unë ju thashë thjesht e iniciova si proçes dhe u takonte institucioneve të tjera për ta ndjekur. Nëqoftëse institucionet e tjera siç është Prokurori i Përgjithshëm më kërkonte mua të merresh më shumë për mbledhjen e fakteve të tjera unë do trë vazhdoja me këtë punë, përndryshe unë e ndërpres. Duke qenë se ishte një dyshim që lidhet me institucionin bazë dhe përgjegjës për shtetin shqiptar që është Prokurori i Përgjitshëm, unë e ndava së pari me Prokurorin e Përgjithshëm. Prokurori pas grumbullimeve të fakteve mund ta ndante me institucionet e tjera të shtetit. Lidhur me Presidentin, ka qenë ai që më ka kërkuar të raportoj lidhur me këtë që dija. Dhe atë kam bërë, kaq.

    A është pajisje përgjimi apo trajnimi? Nuk është në tagrin e SHISH ta përcaktojë.

    Unë iniciova si proces. Nëse do më kërkonte prokurori të merrja informacione të tjera unë do e vijoja por aty mbeti

    Luan Rama: Ambienti në Vlorë i trajnimit cfarë ishte policor apo privat. Pas takimit me prokurorin keni folur prapë me të për ti thënë cfarë ndodh me informacionin paraprak? Edhe me kryeministrin ndani informacione gojore, pas takimit me prokurorin e presidentin nuk e cmuat të arsyeshme ta ndanit këtë shqetësim me kryeministrin?

    Visho Ajazi: Për ambientet e trajnimit nuk kam informacion.Nuk më është kërkuar informacion shtesë nga prokurori. Sigurisht pas informacionit kam pyetur prokurorin. Kur më kanë dhënë informacion shtesë kam dhënë.

    Tek Presidenti i Republikës kam raportuar aq sa kam raportuar tek Prokurori.

    Kisha informacion të pakonfirmuar me të paktën dy burime, prandaj nuk kam informuar Kryeministrin. Pastaj hynte në një proces investigimi që për detyrë e ka Prokuroria

    Deputeti: Informacioni i marrë është nga burimet tuaja apo partnerët ndërkombëtarë?

    Visho Ajazi: Nuk kam koment

    Deputeti: Pse informuat presidentin e jo kryeministrin?

    Visho Ajazi: Presidenti më kërkoi që të flisja specifikisht pasi ishte informuar nga Prokurori. Jo çdo informacion që unë marr e ndaj me kryeministrin. Kryeministri merr një informacion të konfirmuar

    ORA NEWS

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përgjimet e paligjshme: Komisioni i Sigurisë në Kuvend thërret gjithë krerët e institucioneve

    Komisioni i Sigurisë - Haki Çako: Policia e Shtetit nuk ka pajisje përgjimi telefonik, s’kemi penguar hetimet



    Drejtori i Policisë së Shtetit seancë dëgjimore në komisionin e Sigurisë. Zoti Haki Çako përsëriti disa herë se policia e shtetit nuk ka pasur asnjëhere pajisje të përgjimit telefonik.

    Lidhur me pajisjen e përgjimit Çako tha se kishte vënë në dispozicion të procedimit penal të Prokurorisë së Tiranës të gjithë burimet njerëzore por dhe dokumentacionin e nevojshëm.

    Haki Çako: Në emër të Drejtorit të policisë së Shtetit deklaron me përgjegjësinë time që policia e shtetit në të gjithë aktivitetin e saj ka kryer vetëm detyrat në përputhje të plotë me gjithë legjislacionin e parashikuar nga Kuvendi. Ludhur me çështjen që jam thirrur jam më se i qartë se policia gjatë gjithë veprimtarisë nuk ka pasur, nuk dhe nuk mund të ketë paisje përgjimi. Nuk ka kryer dhe nuk kryen përgjim të telekomunikimit. Për këtë jam më se i sigurt.

    Ka nisur procedim penal për të cilën jam në dijeni dhe në zbatim të ligjit kam vënë në dispozicion burimet njerëzore. Në dispozicion të procedimit penal nga prokuroria e rrethit Tiranë
    Policia nuk ka pasur dhe nuk ka pajisje gjurmues dhe për askënd nuk ka kryer gjurmim telefonik.

    Noka: Nuk mund të bëni një përshkrim më të hollësishëm rreth skandalit.

    Çako: Jam i hapur të përgjigjem për gjithçka më lejon ligji në përputhje të plotë me kodin e procedurës penale që sqaron dhe saktëson se nëse ka filluar një procedim penal gjithçka e publikuar duhet të jetë në përputhje të plotë me ligjin për hetimin pasi çdo deklarim në mënyrë publike apo personale cënon rëndë dhe është aspekt i parashikuar në ligj si shkelje e hetimit.

    Noka: A ekziston në dijeninë tuaj një paisje e tillë përgjimi apo lokalizimi e futur në territorin e Shqipërisë dhe a keni dijeni në pronësi të kujt është nëse ekziston?

    A keni dijeni kush e ka sjellë, në çfarë rrugësh ka hyrë, ku ka hyrë dhe a është zbatuar ligji dhe procedura ligjore për futjen dhe administrimin e kësaj paisje që në rast se është, e posedojnë

    Çako: Prej disa ditësh në lidhje me këtë fakt ka filluar një procedim penal për të cilin jam vënë në dijeni dhe në kontakt dhe zbatim të ligjit kam vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e nevojshme të burimeve njerëzore dhe dokumentare të policisë së shtetit. Çdo element që kërkon zbardhjen apo trajtimin lidhur me çështjen e konsideroj si çështje që do duhet t’ua japë hetimi dhe Prokuroria. Jam i hapur për ti shërbyer hetimit që do jetë ai që do konkludojë për të gjithë aspektet për veprimet eligjshme dhe të paligjshme të policisë apo kujdo qoftë. Kategorik jam që policia e shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka pajisje gjurmuese dhe nuk ka organizuar asnjëherë gjurmim telekomunikacioni për askënd

    Noka: Ministri e ka pranuar në një emision televiziv që ekziston një paisje e tillë dhe ka pohuar që është thjesht paisje gjurmimi. Ju sapo e konfirmuat që nuk ekziston një pajisje e tillë.

    Çako: Nuk konfirmova mos ekzistencën, thashë që ka filluar procedim penal.

    Noka: Ju pyeta a keni dijeni që paisja është futur në Shqipëri, po apo jo?

    Çako: Hetimi qëllimin final këtu e ka, ekziston apo jo.Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka një paisje të tillë në dispozicion apo inventar.Nuk kemi pasur dhe nuk kemi në inventarin e policisë një pajisje të përgjimit të telekomunikacionit.

    Noka: Pajisje përgjimi apo gjurmimi?

    Çako: Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka dhe nuk ka për të pasur për sa kohë është ky legjislacion në fuqi pajisje të përgjimit telefonik.
    Noka: Dhe të gjurmimit?

    Çako: Policia e Shtetit ka mjete dhe metodat e veta, gjurmimi është koncept tjetër dhe përgjimi është tjetër.

    Noka: Pajisje të futur në rrugë joligjore në territorin e Shqipërisë ka apo nuk ka?

    Çako: Policia e Shtetit nuk ka një paisje të përgjimit telefonik.

    Noka: Po konfirmoni që përgjimi dhe gjurmimi në Shqipëri bëhet mbi bazën vetëm të paisjeve të ligjshme dhe të procedurave të ligjshme.

    Çako: Sigurisht.

    Dogjani: A ka pasur një pajisje në Vlorë dhe është përdorur nga Drejtoria e policisë në bashkëpunim me Interforcën për trajnimin e punonjësve të policisë?Ku ndodhet aktualisht kjo pajisje dhe në sa vende është vendosur kjo pajisje deri tani? Nga të dhënat që kemi, pas Vlorës është vendosur diku në një ambient në Tiranë dhe është përdorur nga grupet operacionale dhe pastaj thuhet se është në Akademinë e Rendit. Kjo pajisje kemi dëgjuar nga Ministri i Brendshëm që është përdorur për ndjekjen e personave në kërkim, gjurmim etj.

    Ju si Drejtor i Policisë e dini se edhe për gjurmimin e telefonave duhet të merret leje në prokurori. Në rast se është përdorur kjo pajisje a është marrë leja e Prokurorisë? kush i ka trajnuar punonjësit e policisë, cilët janë ekspertët dhe roli i Interforcës në këtë proces? Në rast se pajisja është përdorur për kërkimin e personave, më thoni sa persona janë kapur, kush janë këta, çfarë rrezikshmërie kanë patur? Pse nuk keni njoftuar Prokurorinë dhe pse nuk ja dorëzoni Prokurorisë së Përgjithshmë këtë pajisje për ta vënë në dispozicion? Vonesa më bën të dyshoj se mund të ndërhyhet në zhdukjen e gjurmëve në aparaturë.
    Stërkaj:Ky nuk është Visho Ajazi që thotë se cënohet siguria kombëtare dhe nuk kam lajmëruar Kryeministrin. Ky është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë që njeh mirë ligjin.Ky kaq e ka informacionin. Pse nuk vjen Prokurori i Përgjithshëm, se çështja është në hetim. Atëherë pse duhet ta shqetësojmë Drejtorin e policisë? Opinionin e sqaron koha.Pse ta shqetësojmë me aludime.

    Çako: Gjithë veprimtaria e policisë është e sanksionuar në gjithë legjislacionin shqiptar. Veprimtaria orientohet dhe kontrollohet nga Prokuroria që është institucioni i vetëm i procedimit penal.
    Lidhur me pyetjet e Dogjanit, më duhet të them që unë kam vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet që të gjithë njerëzit e strukturave përkatëse në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe strukturat e tjera që merren me veprimtarinë ligjore të gjurmimit policor. Po kështu prokurorisë i është vënë në dispozicion i gjithë dokumentacioni përkatës për të hedhur dritë saktë mbi këtë veprimtari. Policia e Shtetit nuk ka pasur në inventar, nuk ka poseduar, nuk ka administruar asnjëherë në ambjentet e veta.

    Noka: Jashtë inventari?

    Çako: Absolutisht. As në administrim dhe as në inventar. por policia e shtetit në përputhje të plotë me direktivat dhe plan veprimet strategjike të saj është në partneritet të plotë me misione të huaja. Kontakti, mbështetja dhe garancia e tyre është deri tek elementët më konkretë. Gjithë veprimtaria e saj monitorohet nga ata ashtu sikurse suportohet. Jemi të hapur për çdo hetim.

    Noka: Monitorimin e bëjnë në radhë të parë ligjet e Shqipërisë, pastaj partnerët. Do i përgjigjeni ndonjë pyetje të Dogjanit, nuk u përgjigjët.

    Çako: Unë i jam vënë në dispozicion personal Prokurorisë për këtë çështje, kam deklaruar me detaj çdo gjë.

    Noka: Atëherë për çfarë ka hapur çështje penale Prokuroria?

    Çako: Mund të pyesni prokurorin.

    Noka: O kolegë çe keni gjithë këtë nervoziëm, sikur ju pickon gjarpri. Po e pyes shumë qetë.Nuk jemi këtu për ti bërë gjyq askujt.Çfarë keni?

    Dogjani: Lidhur me Interforcën, ju skeni, po Interforca ka një aparaturë të tillë, a jeni në dijeni që e ka përdorur poër trajnimin e policisë shqiptare?

    Çako: Unë nuk po mbyllem, policia e shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka pajisje përgjimi.Të dhënat janë në dosje. Çdo element i thënë këtu nga dosja cënon hetimin dhe më vë mua para përgjegjësisë ligjore.

    Dogjani: Jemi Komision i Sigurisë Kombëtare, nëse ju e gjykoni se duhet të largohet media dhe ju të na jepni një informacion të cilin ne kemi detyrimin të mos nxjerrim sekretet hetimore. Për mua nuk është sekret hetimor nëse policia shqiptare ka një pajisje për trajnimin e punonjësve të policisë.

    Çako: Gjithçka që unë nuk e konsideroj të rëndësishme për ta deklaruar këtu mos e kërkoni kot, se nuk ua deklaroj.

    Ndreu: Pozita e Drejtorit të Përgjithshëm në raport me drejtuesit e tjerë të institucioneve është disi specifike, është subjekt i një hetimi në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit bashkë me vartësit e tij. Jemi disa të fushës, mendoj se deklarimi është korrekt dhe nuk mund të avancojmë më tej. Hetimi prevalon mbi të gjitha pyetjet dhe paqartësitë që kemi ne.

    Kruja: Nuk e di pse kjo seancë të marrë këtë drejtim nga ana juaj kolegë të mazhorancës, ishit më transparencë dashës kur këtu ishte Drejtori SHISH. Pozita e Drejtorit të SHISH është shumë më tepër specifike se pozita e çdokujt tjetër në këtë Komision. Nuk më duket normale, ne do bëjmë pyetjet tona, Drejtori të përgjigjet sipas mënyrës së tij.

    Luan Rama: Zoti. Drejtor i Përgjithshëm është aluduar se strukturat e policisë së shtetit kanë hezituar apo nuk kanë pranuar fillimisht të vënë në dispozicion të prokurorisë të ashtëquajturën pajisje përgjimi. Keni dijeni ju që ndonjë nga vartëtsit tuaj apo ju të kenë hezituar për ti dhënë prokurorisë ndihmën dhe vënien në dispozicion për të dorëzuar gjithçka kërkon prokuroria. Kjo çështje është trajtuar publikisht dhe është bërë kërkesë publike dhe nga Presidenti.

    Çako: Prej momentit që Prokuroria ka kontaktuar me Drejtorin e Përgjithshëm të policisë së shtetit kemi vënë në dispozicion të gjithë kapacitetet e nevojshme, burimet njerëzore, shkresore, teknike, gjithçka që lidhet me këtë çështje. Në asnjë rast nën përgjegjësinë time nuk është bërë pengesë askush nga policia nga strukturat qëndrore deri tek strukturat zbatuese. Policia siç është në vartësi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në aspektin administrative po kështu është në varësi proceduriale të prokurorisë. Është detyrim ligjor.Përveç faktit që jemi vënë në dijeni të fillimit të një procedimi penal, kemi komunikuar me prokurorë të çështjes, me oficerë të policisë gjyqësoreë dhe kemi vënë në dispozicon të gjithë mundësitë reale që kemi disponuar.Asnjë punonjës policie nuk është bërë pengesë për hetimin e kësaj çështje. Jam i bindur që Prokuroria do të arrijë në një konkluzion nëse ka apo jo përgjegjësi, qoftë dhe për mua personalisht.

    Noka: Pse është nisur hetimi nga Prokuroria?

    Çako: Dosja hetimore është pasuri dhe e drejtë legjitime e prokurorisë. Nuk mund të bëj Prokurorin.

    Noka:Për çfarë jeni thirrur në prokurori, në çfarë cilësie dhe për çfarë çështje?

    Çako: Besoj që Prokurori ka gjetur mënyrën e vet për t’iu vënë në dispozicion një informacion, nuk jam prokuror. Nuk ka hapur në ngarkim tim çështje penale, por fakti është që është hapur një çështje panel për të sqaruar rrethanat. Sa kohë kam respektuar ligjin nuk kam kurrë frikë nga ai.

    ORA NEWS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-05-2016 më 11:58

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përgjimet e paligjshme: Komisioni i Sigurisë në Kuvend thërret gjithë krerët e institucioneve

    Pajisja e përgjimit - Tahiri: Kreu i SHISH, Visho Ajazi shkeli sigurinë kombëtare

    Në Komisionin e Sigurisë, në lidhje me çështjen e shumë debatuar të ekzistëncës së një pajisje përgjimi në policinë e shtetit, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka sulmuar kreun e SHISH, Visho Ajazi duke thënë se deklaratat e tij në Komision shekelin sigurinë.

    Fakti që informacionin për këtë pajisje kreu i SHISH e ka ndarë me Presidentin dhe jo me kryeministrin, për ministrin Tahiri lidhet me cilësinë e informacionit. Tahiri deklaroi se më shumë shkelin sigurinë ato që u thanë këtu nga Drejtori i SHISH sesa shqetësimi i pavërtetë për një pajisje.
    Tahiri: Sa i takon pyetjes së zotit. Qefalia, më vunë në dijeni që drejtori i SHISH ka gjykuar që një infomacion ta ndajë me Presidentin dhe jo Kryeministrin. Ndoshta ky ka qenë vlerësimi i drejtorit të SHISH për cilësinë e informacionit. Mund të ketë qenë një informacion me cilësi aq të dobët sa mund të ndahej me Presidentin por jo aq serioz sa mund të ndahej me Kryeministrin. Kjo është në vlerësimin e tij. Unë nuk kam marrë asnjë dijeni nga drejtori i SHISH për një informacion të tillë.

    Nuk jam informuar nga drejtori i SHISH. Besimi i ndërsjelltë mes institucioneve do e donte që siç tha drejtori i SHISH mori një informacion dhe pastaj e vërtetoi në google se çfarë ishte pajisja. Tha dhe deputeti që e ka parë në internet. Këto janë lojëra rrjetesh sociale dhe internet dhe nuk kam kohë të merrem me to. Nuk besoj se siguria ndërtohet duke parë në google dhe internet pajisje.Nuk mund ta fsheh që do kisha preferuar që drejtori i SHISH të kërkonte informacion nga policia e shtetit apo unë si Minsitër dhe në rast se do ta vlerësonte të nevojshme mund të informonte dhe prokurorin dhe të gjithë autoritetet e tjera të larta shtetërore që në bazë të ligjit është i detyruar ti informojë. Por kjo mbetet në vlerësimin dhe çmimin e tij. Kam bindjen që Komisioni i Sigurisë do ti vlerësojë mirë ato që u thanë këtu nga drejtori i SHISH. Unë kam bindjen që më shumë shkelin sigurinë ato që u thanë këtu nga Drejtori i SHISH sesa shqetësimi juaj i pavërtetë për një pajisje.


    Raportime në Komision - Përgjimi, Tahiri: Kemi respektuar marrëveshjet më partnerët

    Ministir i Brendshëm Saimit Tahiri, i qëndroi deklaratës së tij se në territorin shqiptar ka një pasjise që është në pronësi të autoriteteve italiane, për trajnimin e policisë shqiptare, dhe jo për përgjim.

    Tahiri: Që policia e Shtetit nga dita e parë që jam në këtë detyrë dhe deri ditën e fundit që do jem në këtë detyrë nuk ka shkelur dhe nuk do të shkelë ligjin, veçanërisht në çështje sensitive siç janë çështja e përdorimit të pajisjeve që mund të bëjnë përgjim. Policia e shtetit për hir të trajnimeve dhe bashkëpunimit me partnerët përdor çdo pajisje që është e ligjshme dhe për këtë të jeni të bindur. Kemi përdorur dhe do vazhdojmë të përdorim çdo pajisje që është e ligjshme në Shqipëri.Po keni kuriozitet mund tu ftojmë si komision që të merrni pjesë gjatë trajnimeve.policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë kurrë në përdorim pajisje që mundësojnë përgjimin e telefonatave , mesazheve apo të komunikimit përmes rrjeteve të internetit.Çdo aludim tjetër është thashathemnajë apo zhurmë mediash. Besoj që kjo çështje do trajtohet në mënyrë ezauruese nga prokuroria.

    Minsitri Tahiri tha se pajisja është pjesë e një marrëveshje të firmosur me autoritetet italiane në vitin 2007, nga Bujar Nishani në cilësinë e ministrit të Brendshëm

    Tahiri: Pajisja nuk ka ardhur as fshehtas dhe as në mënyrë ilegale, ka ardhr në bazë të një marrëveshje të vitit 2007 të nënshkruar nga Bujar Nishani në atë kohë Ministër.

    Tahiri ishte po aq i prerë kur tha se policia nuk ka penguar asnjëherë hetimet e prokurorisë, duke i kthyer kështu përgjigje në distancë presidentit të Republikës Bujar Nishani. Tahiri shtoi gjithashtu se:

    Tahiri: Besoj që kjo çështje do trajtohet në mënyrë ezauruese nga prokuroria, besoj se e vërteta do ti bëhet e ditur publikut, shpresoj shumë që të gjithë ata që kanë abuzuar me detyrën shtetërore duke dalur dhe duke i thënë publikut të pavërteta të kenë kurajon intelektuale dhe institucionale për ti kërkuar ndjesë publikut.

    Më heret Ministri Tahiri tha se futja në territorin shqiptar e pajisjes ka qenë e rregullt, duke iu përgjigjur kështu indirekt kreut të SHISH se në bazë të informacioneve të tij, pajisja teknoligjike kishte hyre e pa regjistruar.
    Më herët edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se policia nuk ka asnjë pajisje përgjimi.

    Haki Çako: Hetimi qëllimin final këtu e ka, ekziston apo jo.Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka një paisje të tillë në dispozicion apo inventar.Nuk kemi pasur dhe nuk kemi në inventarin e policisë një pajisje të përgjimit të telekomunikacionit.

    ORA NEWS

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përgjimet e paligjshme: Komisioni i Sigurisë në Kuvend thërret gjithë krerët e institucioneve

    Komisioni i Sigurise - Llalla: Hetimet kanë nisur më 13 maj, bëhet fjalë për vepër penale që cënon sigurinë kombëtare

    Kryeprokurori Adriatik Llalla në seancë dëgjimore në lidhje me pajisjen e përgjimit.

    Adriatik Llalla: Hetimi ka nisur mbi bazën e informicionit të drejtorit të përgjithshëm të SHISH dhe të dhënave të tjera përfshi dhe të dhëna mediatike

    Hetimi lidhur me rastin ka vetëm 5 ditë që ka nisur, më datën 13 dhe brenda këtyre ditëve prokuroria ka kryer një sërë veprimesh hetimore dhe është më fazën e kryerjes së veprimeve të mëtejshme për tiu përgjigjur kësaj çështje të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Prokuroria ka krijuar një grup hetimor që po punon me intensistet për të përfunduar në një kohë sa më shpejtë të këtyre hetimeve.

    Lidhur me rastin që përmendët me hetimet e paradisakohëve lidhur me pajisjen, një pajisje tjetër përgjimi e marrë nga ministria e Mbrojtjes disa vite më parë hetimet në këtë rast ende nuk kanë përfunduar është një çështje në hetim, priten rezultate të mëtejshme të tij.

    Piro Lutaj: A keni pengesa nga autoritete të qeverisë shqiptare për ta zbardhur?

    Adriatik Llalla: Kodi Penal parashikon dhe veprën penale që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Nëse prokuroria do të hasë pengesa në kryerjen e hetimeve hetimore ka të gjitha mundësitë për të nisur hetimet

    Deputeti: Hetimi është hapur duke u nisur nga ndonjë informacion me shkrim apo kryesisht?

    Adriatik Llalla: Sic është diskutuar sot gjithë ditën, si informacioni gojor i kreut të SHISH, të dhënat të tjera mediatike është detyrim i prokurorit në çdo rast është kur konstaton një vepër penale, ose kur ka dyshime për një vepër penale, të nisë menjëherë hetimin, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vepër penale që cënon sigurinë kombëtare

    Deputeti: A keni dijeni për kohën kur ka hyrë kjo pajisje dhe kush e ka futur?

    Adriatik Llalla: Hetimi do të zbardhë të gjitha rrethanat, nëse kjo pajisje është futur në rrugë ligjore, nëse është përdorur në rrugë ligjore apo jo. jemi në vijim dhe konkluzionet do të dalin së shpejti. Prokuroria është e angazhuar maksimalisht për ti dhënë një zgjidhje këtij rasti që ka interes publik.

    ORA NEWS

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Italiani i Qeverisë së Rilindjes, Michele Grillo, i implikuar me drogën e përgjimet

    Hashtag: Italiani i punëve të pista të Tahirit (Michele Grillo, implikimi me drogën dhe përgjimet)

    Emri:  Cako-Qato-operacioni-5-1.jpg

Shikime: 2305

Madhësia:  31.1 KB

    Në korrikun e vitit 2015, Michele Grillo, shefi i misionit të Interforcës italiane në Tiranë, udhëtoi bashkë me drejtorin e Policisë Haki Çako e të tjerë me një avion mbi jugun e vendit.

    Avioni ishte i pajisur me disa radarë specialë që diktonin mbjelljet me kanabis. Ishte një udhëtim sa për shfaqje, për të dhënë mesazhin se situatën e kemi nën kontroll.

    Por nuk vonoi shumë dhe në Shtator të 2015 në Itali autoritetet italiane kapën një avion të vogël me 400 kg kanabis në një pistë sportive.

    Ngjarja bëri bujë dhe të arrestuarit ishin një qytetar italian dhe një shqiptar.

    Reagimi ishte i menjëhershëm dhe droga u dyshua si e ardhur nga Shqipëria. Por në kulmin e presionit mbi një trafik droge me avionë dhe vetëm 2 muaj pas aksionit me radarë, Shefi i Interforcës në Tiranë Michele Grillo, doli në Top-Channel dhe deklaroi se avioni nuk ishte ngarkuar në Shqipëri por kishte bërë lëvizje vetëm brenda Italisë.

    Por Grillo u përgënjeshtrua nga Guardia di Finanza dhe policia e shtetit italian, e cila në komunikatën zyrtare shkruante se sasia e drogës ishte ngarkuar në Shqipëri dhe komunikata qartësonte se avioni kryente transportin nga Shqipëria drejt Italisë.

    Kryetari i PD-së Lulzim Basha publikoi komunikatën zyrtare të policisë italiane dhe përgënjeshtroi publikisht Grillon.

    Ky ishte rasti i parë kur u pa qartësisht se Shefi i Interforcës Michele Grillo, ishte përfshirë në lojë politikë në krahë të ministrit Tahiri, duke deformuar faktet dhe duke mashtruar publikisht për të fshehur implikimin e palës shqiptare në trafikun e drogës.

    Ishte interesante se si Grillo kurdisi një spektakël në korrik, gjasme për të identifikuar me radarë parcelat e kanabisit, ndërsa në Shtator u implikua në një skenar politiko-mediatik për të fshehur trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë me avionë.

    Por emri i Grilos ka dalë së fundmi dhe në skandalin e përgjimeve. Ai është italiani që dyshohet si personi kyç që ka mundësuar pazarin e sigurimit të një aparature të sofistikuar përgjimi, madje dyshohet se ai është dhe personi që ka mundësuar futjen e saj në Shqipëri nëpërmjet logjistikës së Interforcës.

    Nuk është e qartë nëse implikimet e Grillos janë vetjake apo nëse kanë prapavijë shtetërore nga Italia.

    Por tashmë janë bërë dy raste ku del emri i tij, rasti i parë me drogën dhe rasti i dytë me aparaturën përgjuese dhe Grilo duket se është italiani i punëve të pista të Saimir Tahirit.

    Hashtag/Syri

  9. #29
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Italiani i Qeverisë së Rilindjes, Michele Grillo, i implikuar me drogën e përgjimet

    Pergjime, skandale, korruspion, vrasje, deputete e kryebashkiak te inkriminuar, ekonomia e falimentuar, shqiptare qe vetem emigrojne, tendera e konçesione te dyshimta, laboratore kokaine, fusha hashashi gjithandej dhe populli i miraton ne heshtje. S' bene nje gje te hajrit keta funderrina.
    Jane bere nje sekt i perzjere midis perversesh, pederastesh, kriminelesh, hajdutesh, mashtruesish, kriminelesh. Te gjitha keta plehra quhen ndryshe rilindaxhinj!!

    Pijuni lengun, se gje tjeter s'ju ka mbetur!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Përgjimet e paligjshme, Prokuroria: Të pezullohet Kryepolici Çako, po hetojmë ministrin Tahiri

    Përgjimet - Pezullohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako



    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Haki Çako pezullohet nga detyra me akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërkohë dy drejtorë të tjerë nga sektori i forcave operacionale u pezulluan për pengimin e zbardhjes së të vërtetës. Vendimi i Gjykatës u mor sot, 7 qershor 2016, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme e cila po heton në lidhje me një pajisje përgjimi të përdorur nga policia. Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i cilësuan veprimet e Prokurorisë tregues të joseriozitetit të institucioneve ndërsa Tahiri mbrojti qëndrimin e tij se policia nuk ka kryer përgjime.
    Tirane- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Haki Çako është pezulluar nga detyra, ndërsa për dy zyrtarë të tjerë është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie.

    Sipas prokurorisë, Haki Çako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pajisje përgjime, e cila sipas hetimeve të njësisë task-forcë ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike.
    Dy personat e tjerë e janë Artion Duka dhe Entjon Xhelilaj të cilët dyshohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Sipas Prokurorisë këta persona lejuan aktivitet të kundraligjshëm përgjimi.

    Burime nga Prokuroria i thanë ora News: Po verifikojmë edhe rolin e Tahirit

    Ora 13:00 Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se dy oficerë të policisë gjyqësore shkojnë në policisë e shetit, për ti komunikar masën e arrestit Artion Dukës dhe Ention Xhelilit. Ndërsa për pezullimin e Haki Çakos i është dërguar shkresë zyrtarë kryeministrit Rama.

    Dy oficerë e policisë gjyqësore shkuan pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, duke sekuestruar pajisje kompjuterike.

    Haki Çako nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi, siç deklarohet nga të dyshuarit. Kjo pajisje ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm dhe, për më tepër, pa marrë autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla. Nga të dhënat e deklaruara nga të dyshuarit, kjo pajisje ka aftësi, ndër të tjera, që të identifikojë numrat IMEI të telefonave, e cila është një procedurë që i nënshtrohet legjislacionit për interceptimin. Nga hetimi ka rezultuar se gjatë seksioneve të praktikës është ndërhyrë disa herë në segmentin aparat fundor-antenë ligjore. Në hapësirën kohore të këtij veprimi, dyshohet se antena ligjore nuk regjistron aparatët fundore që tentojnë të lidhen me të. Pra, dyshohet se aparatë celularë të ndryshëm mund të kenë qenë nën administrimin e paligjshëm të pajisjes “IMSI Catcher””, thuhet në njoftimin e Prokurosië.

    Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit. Fakti që mjeti, së bashku me pajisjen “IMSI Catcher” ka lëvizur në të paktën dy herë nga një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që e ngarkon me përgjegjësi titullarin e Forcës. Po ashtu, ky shtetas ka deklaruar se pajisja, në përfundim të çdo seance trajnimi, lëvizte së bashku me ekspertët italianë. Ky deklarim rezulton i rremë, pasi, siç shkruhet nga libri i hyrje-daljeve, mjeti me pajisjen ka qëndruar thuajse gjatë të gjithë kohës së trajnimit në ambjentet e Forcës Operacionale.

    Ention Xhelilaj, me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale, ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim. Veprimtaria e tij nuk është rregulluar ligjërisht nga eprorët e tij. Ai ka dijeni se në cilën pikë kufitare ka hyre automjeti, ku qëndronte ai gjatë kohës së trajnimit dhe jashtë kësaj kohe. Ai është në dijeni të parametrave teknike të automjetit dhe çfarë ushtrimesh janë kryer në bazë. Ky shtetas nuk ka asnjë tagër ligjor që të ishte kaq afër dhe kaq në dijeni të fakteve. Nga kqyrja e librit të hyrje-daljeve të mjeteve dhe personave në F.O, del qartë se ai ka hyrë e ka dalë me mjetin, të paktën dy herë, duke qenë në drejtim të tij. Ai ka hipur në automjet edhe ditën kur ka dalë vendimi i sekuestrimit për mjetin dhe pajisjen.


    Njoftimi i plotë i prokuroisë

    Çështja “IMSI Catcher”, pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”. “Arrest në shtëpi” për dy zyrtarë të tjerë

    Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën ndaluese “pezullim nga detyra” për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, për konsumimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në vijim të hetimit për dyshimet mbi ekzistencën e një pajisje përgjimi, e administruar në kundërshtim me ligjin nga ana e Policisë së Shtetit. Po me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në shtëpi” me mbikqyrje elektronike për shtetasit Artion Duka, me funksion Drejtor i Forcave Operacionale (F.O) dhe Entiol Xhelilaj, specialist pranë F.O, të dy të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Prokuroria e Tiranës, në kuadër të veprimeve hetimore të deritanishme, dyshon se këta persona, me veprime ose mosveprime, kanë lejuar aktivitet të kundërligjshëm përgjimi.

    Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të provuar nëse, pas veprimeve të dyshuara si të kundërligjshme, ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

    Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, ka nisur hetimin kryesisht, në bazë të një materiali procedurial, sipas të cilit, Policia e Shtetit ka në dispozicion një pajisje përgjimi, “IMSI Catcher”. Sipas informacionit, kjo pajisje ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike.

    Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal, në kuadër të cilave ka kryer një sërë veprimesh hetimore. Deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar, në mënyrë të përmbledhur, si vijon:

    Shtetasi Haki Çako, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi, siç deklarohet nga të dyshuarit. Kjo pajisje ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm dhe, për më tepër, pa marrë autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla. Nga të dhënat e deklaruara nga të dyshuarit, kjo pajisje ka aftësi, ndër të tjera, që të identifikojë numrat IMEI të telefonave, e cila është një procedurë që i nënshtrohet legjislacionit për interceptimin.

    Nga hetimi ka rezultuar se gjatë seksioneve të praktikës është ndërhyrë disa herë në segmentin aparat fundor-antenë ligjore. Në hapësirën kohore të këtij veprimi, dyshohet se antena ligjore nuk regjistron aparatët fundore që tentojnë të lidhen me të. Pra, dyshohet se aparatë celularë të ndryshëm mund të kenë qenë nën administrimin e paligjshëm të pajisjes “IMSI Catcher”.

    I dyshuari Çako, ka mbajtur në vijimësi qëndrim mohues ndaj faktit që kjo pajisje mund të jetë përdorur për përgjime të paligjshme. Por disa të dhëna hetimore, kanë krijuar dyshimin te Prokuroria e Tiranës se ky shtetas ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

    Në bazë të Marrëveshjes së vitit 2007 për mbështetjen teknike të Policisë Shqiptare nga ana e INTERFORZE-s italiane, u takon autoriteteve shqiptare që të ndërmarrin veprimet në përputhje me ligjin, siç janë hyrja e rregullt e pajisjeve të tilla në Republikën e Shqipërisë. Në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shtetasi Çako rezulton që nuk ka marrë asnjë masë për të rregulluar hyrjen e pajisjes në territorin e Shqipërisë dhe, për më tepër, rezulton që ai nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor që aplikohet në këto raste.

    Po ashtu, shtetasi Çako ka deklaruar se pajisja “IMSI Catcher” është administruar gjatë të gjithë kohës nga ekspertët italianë. Ndërkohë, rezulton që në të paktën dy raste, mjeti ku gjendej pajisja, ka lëvizuar nga specialisti i F.O, Ention Xhelilaj.

    Gjithashtu, në dt. 13.05.2016, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër për sekuestrimin e pajisjes, e cila dyshohej se ishte në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës kanë hyrë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datën 13.05.2016, midis orës 11.45 dhe 12.00. Në këto ambjente nuk gjendej shtetasi Haki Çako dhe oficerët kanë vijuar të prisnin ardhjen e tij. Në orën 12.10 nga kqyrja e librit të hyrje-daljeve në ambjentet e F.P.O. automjeti që mbarte paisjen ka dalë nga këto ambjente në drejtimin e shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj, pra rreth 10 minuta pasi O.P.Gj-të ishin paraqitur në D.P.Policisë me vendimin për sekuestrimin e kësaj paisje. Nga krahasimi i periudhës para datës 12.05.2016 dhe pas kësaj date, Prokuroria dyshon se për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjestarët e grupit trajnues ka ndodhur diçka thelbësore, pasi automjeti në periudhën para kësaj date rrinte shumicën dërrmuese të kohës brenda ambjenteve të F.P.O. dhe pas kësaj date ka dalë për të mos u kthyer më. Ka dyshime që hapsira kohore prej gjysëm ore ka shërbyer për të bërë të pamundur sekuestrimin e aparatit.

    Shtetasi Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit. Fakti që mjeti, së bashku me pajisjen “IMSI Catcher” ka lëvizur në të paktën dy herë nga një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që e ngarkon me përgjegjësi titullarin e Forcës.

    Po ashtu, ky shtetas ka deklaruar se pajisja, në përfundim të çdo seance trajnimi, lëvizte së bashku me ekspertët italianë. Ky deklarim rezulton i rremë, pasi, siç shkruhet nga libri i hyrje-daljeve, mjeti me pajisjen ka qëndruar thuajse gjatë të gjithë kohës së trajnimit në ambjentet e Forcës Operacionale.

    Pika e fundit e shkeljeve të dyshuara se janë kryer nga shtetasi Artion Duka është edhe me e rëndësishmja. Ky shtetas merr përsipër me përgjegjësinë e tij, pa kryer asnjë hulumutim të natyrës penale apo administrative, se gjatë veprimtarisë së përdorimit të aparatit IMSI CATCHER nuk është kryer asnjë veprim i jashtëligjshëm. Ka dyshime të arsyeshme se kjo gjë nuk është e vërtetë. Kështu nga hetimi ka rezuluar se aparati konkret funksionon duke u klonuar si një antenë e rrjetit telefonik Mobile dhe duke marrë rolin e antenës ligjore. Antena e gënjeshtërt emeton një sinjal më të fortë se antena ligjore dhe kësisoj shkakton lidhjen e aparateve fundor nga antena ligjore te antena e gënjeshtërt. Kjo gjë bie ndesh me detyrimet e ligjit 9918 Neni 123/2.

    Shtetasi Ention Xhelilaj, me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale, ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim. Veprimtaria e tij nuk është rregulluar ligjërisht nga eprorët e tij. Ai ka dijeni se në cilën pikë kufitare ka hyre automjeti, ku qëndronte ai gjatë kohës së trajnimit dhe jashtë kësaj kohe. Ai është në dijeni të parametrave teknike të automjetit dhe çfarë ushtrimesh janë kryer në bazë. Ky shtetas nuk ka asnjë tagër ligjor që të ishte kaq afër dhe kaq në dijeni të fakteve. Nga kqyrja e librit të hyrje-daljeve të mjeteve dhe personave në F.O, del qartë se ai ka hyrë e ka dalë me mjetin, të paktën dy herë, duke qenë në drejtim të tij. Ai ka hipur në automjet edhe ditën kur ka dalë vendimi i sekuestrimit për mjetin dhe pajisjen.

    Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet mbi këtë rast, për të provuar, ndër të tjera, edhe zyrtarë të tjerë të lartë që mund të jenë përfshirë në veprimtarinë e dyshuar si të paligjshme të përgjimeve.

    ORA NEWS

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •