Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    Përgjimet e paligjshme, Nishani: Dorëzoni pajisjen. Qeveria të mos pengojë prokurorinë në hetimet e nisura

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i kërkon Qeverisë shqiptare që të mos pengojë më tutje ushtrimin e funksionit kushtetues dhe detyrën ligjore të Prokurorisë së Shtetit për hetimin e ekzistencës dhe përdorimit të një pajisjeje interceptuese nga ana e Ministrisë së Brendshme.

    Qeveria t’i dorëzojë sa më parë autoriteteve të hetimit pajisjen e kërkuar nga organi i Prokurorisë dhe të gjithë dokumentacionin tjetër të nevojshëm për procesin e hetimit.

    Qeveria të ndalojë përpjekjet për mashtrimin e opinionit publik në lidhje me marrëveshjet e bashkëpunimit me shtetin italian.

    Marrëveshja e bashkëpunimit midis shtetit shqiptar dhe atij italian në luftën kundër krimit të organizuar nuk ka asnjë lidhje me veprimet antiligjore dhe të dënueshme të përdorimit të mjeteve ilegale dhe të paligjshme nga Policia shqiptare.

    Presidenti i Republikës dënon dhe distancohet nga tentativa e papërgjegjshme e Qeverisë për të ngatërruar bashkëpunimin dhe partneritetin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër krimit të organizuar, me veprime ilegale dhe të paligjshme të segmenteve të caktuara të Ministrisë së Brendshme në Shqipëri.

    Presidenti i Republikës i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të ushtrojë të gjithë autoritetin ligjor për të shmangur çdo pengesë që krijohet në hetimin dhe zbulimin e së vërtetës.

    Syri

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    Reagon PD: Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të arrestohet nga Prokuroria

    Emri:  bashaaaaaa.jpg

Shikime: 2468

Madhësia:  36.2 KB

    Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në emisionin e gazetarit Sokol Balla ka reaguar Partia Demokratike.

    “Në të njëjtin televizion, ku gënjeu për Audin e vet narkotaksi e nuk mbajti përgjegjësi. Pikërisht ky qe gënjeu per Shullazin e prape nuk mbajti përgjegjësi, gënjeu per Habilajt, gënjen për Balilin e nuk mban përgjegjësi, gënjeu publikisht per BKH e nuk u skuq fare. Pikërisht ky shërbëtor e ushtar i bandave, nga e njëjta karrige e te njëjtës studio, tregoi se ka gënjyer edhe për pasjen e përgjimit”– thuhet në deklaratën e shpërndarë nga PD.

    “Mes gafave, gënjeshtrave dhe belbëzimeve Sajmir Tahiri pranoi se pajisja përgjuese nuk është regjistruar askund, pra është e paligjshme. 3 here u pyet sonte ne “Top Story”, a është e regjistruar, dhe te 3 heret i ra vrimes se vetme te fyellit qe ai di, sulmoi opoziten. Eshte e qarte se paisja nuk eshte regjistruar. Vetem per kete shkelje te ligjit, pa pritur hetimin e plote per regjistrimet e telefonatave e komunikimeve, Tahiri duhet te arrestohej qe sonte” – mbyllet reagimi i PD-së.

    Mesohet se pas ketij reagimi te PD-se ne mesnate Saimir Tahiri ka perqeshur kete deklarate, duke thene se jane çmendur ata te SHQUP-it.

    Koha Jone

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    Manjani: Të hetohen zyrtarët. Qeveria të zbatojë urdhrat e Prokurorisë

    Emri:  Manjani-Llalla.jpg

Shikime: 2465

Madhësia:  28.7 KB

    Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani takoni sot kryeprokurorin Adriatik Llalla, të cilit i dorëzoi rekomandimet e qeverisë për politikat penale . Edhe pse takimi është i përvitshëm, pritet që gjatë tij të preken edhe tema të tjera si reforma në drejtësi apo konflikti më i fundit me policinë për pajisjen e përgjimit të Policia e Shtetit.

    Takimi zhvillohet në Prokurorinë e Përgjithshme. Ministri Manjani kërkoi një strategji më eficente për hetime nga prokuroria.

    “Prokurori duhet të jetë në vendngjarje. Nuk kemi ne institucion më profesional sesa prokuroria. Nxisim për një hetim të shpejtë për çdo insinuatë apo akuzë publik. Lufta kundër korrupsionit është prioritet, nuk duhet të keni frikë nga hetimet”,- tha Manjani.

    Ministri Manjani kërkoi nga organi i akuzës që të nis hetimet për ccdo rast abuzimesh ndaj zyrtarët e larë.

    “Kërkojmë hetim të plotë për të gjithë dhe për këdo pavarësisht shkallës së hirearkisë që gjendet në administratën shtetërore. Mos kini frikë. Hetimi është e domosdoshme. Kryeni veprimtari hetimore të pavarur nga ekzekutivi. Nxisim hetim të shpejtë të çdo episodi apo dokumenti që shfaqet apo ekspozohet publikisht apo në rrugë të tjera, të hetohet me profesionalizëm. Jam i bindur se pas hetimit profesional ka dhe ndëshkim shembullor. Të shtohet numri i zyrtarëve të lartë në hetim, duke nisur edhe nga ministri i Drejtësisë, nëse ka nevojë. Ka përfunduar koha kur ekzekutivi refuzon të zbatojë urdhrin e prokurorisë. Urdhri i prokurorisë është ligj dhe i detyrueshëm për qeverinë”,- u shpreh Mannjani.

    Koha Jone

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    Përgjimi, Komisioni i sigurisë do thërrasë personat që kanë dijeni

    Emri:  pajisja-640x405.jpg

Shikime: 2516

Madhësia:  29.8 KB

    Komisioni i Sigurisë ka votuar që të thirren në seancë dëgjimore të gjithë personat që kanë dijeni për të ashtuquajturën pajisje përgjimi, objekt debatesh të nxehta mes mazhorancës dhe opozitës ditëve të fundit.

    Me të gjitha votat pro, komisioni vendosi që gjatë mbledhjes së nesërme të vijnë për të dëshmuar personat që kanë informacion për përgjimet.

    Vendimi vjen pas kërkesës së deputetit demokrat, Flamur Noka që ministri i brendshëm, drejtori i policisë, kreu i SHISH dhe kryeprokurori të hedhin dritë mbi këtë çështje, që sipas PD përbën një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare.

    Shqip

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    Pajisja e përgjimit/ Asnjë përgjigjie nga ambasada e Interforca italiane

    Prokuroria Tiranës ende asnjë përgjigjie nga Ambasada dhe interforca Italiane, për aparaturen që dyshohet se përdoret nga policia e shtetit për përgjimin e celularëve.

    Burime pranë orgait të akuzës në kryeqytet, konfirmuan faktin se ende nuk ka një përgjigje për llojin e programeve dhe aparaturave që Interforca përdor në rast ndihme ndaj policisë së shtetit.

    Sipas akuzës, krahas pritjes së përgjigjies nga ambasada, prokruoria i ka kërkuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të doganave të evidentoj nëse ndonjë pajisje e tillë përgjimi është regjistruar në sistemin e tyre apo të jetë zhdoganuar, duke kërkuar praktikën e ndjekur nga dogana në rastin konkret.

    Për hetimin dhe zbardhjen e çështjes, ka apeluar edhe Presidenti Bujar Nishani, i cili ka kërkuar nga prokuroria të dërgoi para përgjegjësisë penale të gjthë ata individ të përfshirë në skandalin e përgjimeve.

    Nga ana tjetër burimet pranë prokurorisë, i thanë ABC News se pajiset e identifikimit të numrave të telefonit të individëve të ndryshëm prej vitesh përdoret nga Policia e Shtetit.

    Kjo aparaturë, thonë burimet ka ekzistuar dhe është përdorur shpesh në operacione dhe goditje të personave me rrëzikshmëri të lartë shoqërore, qoftë në identifikimin e numrave që kanë në përdorim por edhe vendndodhjen dhe lëvizjet e tyre.

    Kjo pajisje, thonë prokurorët, është përdorur edhe pranë ambienteve të burgjeve, për të identifikuar numrat që personat e ndaluar përdorin apo drejtonin grupe kriminale nga burgu me telefon.

    Por të gjitha këto veprime proceduriale, thonë hetuesit janë kryer me miratimin dhe njoftimin e prokurorit të çështjes dhe në asnjë rast nga policia në rrugë operative.

    Zyrtarisht, thonë burimet pranë akuzës, nuk dihet nëse kjo aparaturë përgjimi shërben vetëm për të identifikuar numrat e telefonit apo edhe për të përgjuar bisedat e personave nën survejim.

    Për të provuar këto dyshime të ngritur nga zyrtar të lartë të shtetit shqiptar, prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pajisjes që mendohet se i është dhuruar Policisë së Shtetit nga Interforca italiane.

    Burimi: ABCnews

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    “Pajisja përgjuese u fut në Doganë nga një BMW me targë italiane”

    Drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu shkruan se, “pajisja e përgjimit” përdorimi i së cilës nga Policia Shqiptare ka shkaktuar debat të madh politik në vend, ndodhet në Shqipëri prej më shumë se dy muajsh.

    “Një informacion i rezervuar dëshmon se ajo është futur në Shqipëri mëngjesin e datës 12 Mars 2016, nga porti i Durrësit, në bagazhin e makine BMV me targa italiane. Ne nuk kemi arritur të zbulojmë përkatësinë e makinës dhe poseduesin e saj. As lidhjet e tij me shërbimet policore apo sekrete italiane”, shkruan Fevziu.

    Më tej gazetari i njohur shton se, “pajisja është një pajisje e sofistikuar izraelite e modelit IMSI-Catcher, e cila shërben si për identifikimin e numrave telefonikë në një distancë të madhe, ashtu edhe për dekriptimin e bisedave të kriptuara si Viber dhe Ëhatsaap”.

    Sipas tij, “pajisja luan rolin e një antene të telefonisë celulare false dhe klonon në moment numrin i cili do të përgjohet. Që nga ky moment, çdo bisedë audio dhe çdo SMS shkon si tek numri ku është nisur ashtu edhe në numrin e klonuar që ndodhet në këtë pajisje”.

    Policia shqiptare mendohet se e ka përdorur atë në disa operacione për identifikim të numrave në ndjekje, por nuk thuhet nëse pajisja ka modulin që përgjon apo atë që dekripton bisedat. Pra, nëse ajo është thjeshtë pajisja bazike që përdoret si GPS siç shprehet ministri apo është pajisja e update me programet e përgjimit, përfundon Fevziu.

    Opinion

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Përgjimet e paligjshme: Komisioni i Sigurisë në Kuvend thërret gjithë krerët e institucioneve

    Komisioni i Sigurise - Të gjithë në këmbë për përgjimet, 5 orë raportim nga Ajazi, Tahiri, Çako dhe Llalla

    Emri:  tahiri-caka-ajazi-llalla.jpg

Shikime: 2600

Madhësia:  90.1 KB



    Për më shumë se 5 orë në Komisionin e Sigurisë është mbajtur një seancë dëgjimore në lidhje me një pajisje me të cilën hidhen dyshime se janë kryer përgjime të një numri të madh zyrtarësh

    Të paktën ky është pretendimi i opozitës.

    I pari që dëshmoi dhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve ishte kreu i SHISH Visho Ajazi. Sipas kreut të Shërbimit Informativ dy muaj më parë kishte mësuar për futjen në Shqipëri të pajisjes IMSI Catcher dhe që ishte vendosur në Vlorë për trajnim.

    I shqetësuar për faktin se pajisja kishte hyrë pa u deklaruar kishte informuar me gojë Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Më pas me kërkesë të Presidentit kishte vënë në dijeni kreun e shtetit. Kreu i SHISH deklaron se nuk kishte informuar kryeministrin me pretendimin se nuk ishte informacion i konfirmuar nga dy burime.

    Për asnjë arsye, për asnjë moment ne nuk jemi interesuar të dimë sesi është përdorur kjo paisje pasi nuk është në tagrin tonë” tha Visho Ajazi. Lexoni zbardhjen e deshmise se tij

    ORA NEWS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-05-2016 më 11:55

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përgjimet e paligjshme: Komisioni i Sigurisë në Kuvend thërret gjithë krerët e institucioneve



    Deshmia e plote e kreut te SHISH, Visho Ajazi

    ORA NEWS

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përgjimet e paligjshme: Komisioni i Sigurisë në Kuvend thërret gjithë krerët e institucioneve

    Pyetjet e deputeteve per kreun e SHISH



    ORA NEWS

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përgjimet e paligjshme: Komisioni i Sigurisë në Kuvend thërret gjithë krerët e institucioneve

    Më pas erdhi dëshmia e drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në mënyrë kategorike mohuan përgjimet telefonike pasi nuk lejohen me ligj, ndërsa pranuan ekzistencën e pajisjes që përdoret për trajnim.

    Drejtori i Policisë së Shtetit mohon ekzistencën e një pajisjeje përgjimi. Çako tha se vetë ishte vënë në dispozicion të procedimit penal të Prokurorisë së Tiranës. Gjithashtu kishte vënë në dispozicion edhe të gjithë burimet njerëzore por dhe dokumentacionin e nevojshëm të pajisjes.

    Çako pranoi se ishte thirrur në prokurori për këtë çështje por hodhi poshtë se prokuroria kishte hapur procedim penal ndaj tij.



    ORA NEWS

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •