Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Greqi: Shkatërrohet rrjeti greko-shqiptar i drogës, një nga më të mëdhenjtë në Evropë

    Drogë me skaf nga Shqipëria në Greqi, sekuestrohen 700 kg kanabis

    Emri:  drogee-ne-greqi-655x356.jpg

Shikime: 3132

Madhësia:  32.6 KB

    Një sasi prej 700 kg kanabis sativa u sekuestrua në ishullin Zakynthos të Greqisë.

    Autoritetet Helene thonë se droga ishte transportuar me skaf nga qyteti i Patras dhe se ishte dërguar nga Shqipëria.

    Në pranga janë vënë 7 persona, por nuk është bërë i ditur identiteti i tyre.

    5 prej tyre ishin në skaf duke bërë transportin nga Patra në Zakyntho, kurse dy personat e tjerë u kapën në vendngjarje duke pritur me kamion kanabisin për ta transportuar.

    Mediat greke raportojnë se autoritetet greke ishin në dijeni dhe kishin inofrmacion për këtë ngarkesë të madhe droge nga Shqipëria dhe me destinacion ishllin në shtetin fqinj.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Greqi: Shkatërrohet rrjeti greko-shqiptar i drogës, një nga më të mëdhenjtë në Evropë

    Greqi - Mafia greko-shqiptare e drogës ka aq para sa..borxhi grek

    Emri:  1970017-655x356.jpg

Shikime: 2816

Madhësia:  36.0 KB

    Kapja e një sasie prej rreth 700 kg drogë një ditë më parë në Greqi, ka zbuluar të tjera të dhëna tronditëse të grupit të trafikut të drogës. Midis të arrestuarve, 5 ishin shqiptarë.

    Sipas medieve, aktivitetin e tyre, ata e kishin shtrirë në Greqinë Veriore, në ishujt e Jonit dhe kryesisht në Zakinthos dhe Athinë.

    Truri i organizatës është një shtetas grek i arrestuar tashmë dhe sipas burimeve policore, ai mund të konsiderohet si “Baroni i Ballkanit”, ose ‘Pablo Escobar i Ballkanit’. Grupi merrej me trafikun e kokainës dhe hashashit në Evropën Perëndimore.

    Trafiku kryhej kryesisht me skaf nëpërmjet detit. Aktualisht, droga e sekuestruar kap shifrën e 1.5 milionë eurove.

    Sipas medieve greke, droga thuhet se është transportuar me skafe nga Shqipëria për në Zakinthos të Greqisë për t’i transportuar më pas në vende të ndryshme të Evropës. Fitimet janë me miliona euro, duke e shndërruar klanin nga më të mëdhenjtë jo vetëm në Greqi, por edhe në Evropë.

    Sipas hetimeve, grupi ka qenë aktiv prej kohësh dhe trafikonte drogë në Evropën Qendrore si dhe në Danimarkë, Suedi, Norvegji dhe Finlandë. Hetimet intensive të nisura prej kohësh, vijuan me nisjen e operacionit të dielën, duke arrestuar 15 persona, 10 grekë dhe 5 shqiptarë.

    Shuma e parave që zotëron grupi, sipas mediave greke, është aq e madhe se mund t’i afrohet borxhit të Greqisë.
    Zbulimet janë tronditëse.

    Pjesë e grupit është një shtetas shqiptar me lidhje të forta politike. 44 vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur thuhet se ka financuar edhe një parti opozitare, ndërsa krahu i djathtë i tij është një shtetas grek, 46 vjeçar.

    Dosja voluminoze ka plotë 217 faqe dhe hetimet vijojnë që prej vitit 2011.

    Droga transportohej me kamionë të kompanive të fuqishme, duke krijuar hapësira të veçanta me mekanizma që ishin të vështira për t’u zbuluar.

    Fitimet janë qindra milionë euro. Në dosje, bëhet me dije se një anëtar i bandës i cili kishte prodhuar arka të fshehura mirë kishte një pagë mujore prej 10 mijë eurosh, ndërsa shoferi merrte 3 mijë euro për transportin.

    Emri:  1969423.jpg

Shikime: 2929

Madhësia:  39.0 KB

    Emri:  cocain_547_355.jpg

Shikime: 2911

Madhësia:  51.0 KB

    Emri:  image.ash1x.jpg

Shikime: 2673

Madhësia:  50.4 KB

    Emri:  ishuj.jpg

Shikime: 3550

Madhësia:  53.8 KB

    Emri:  jon.jpg

Shikime: 2795

Madhësia:  66.5 KB


    Artikulli ne mediat greke:
    http://www.pronews.gr/portal/2016051...0;ου

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    Greqi - “Escobari i Ballkanit”, në kërkim super-trafikanti shqiptar i drogës

    Është 44 vjeç, me iniciale K. B, i ashtuquajtur bosi i drogës së Ballkanit, udhëheqës i një prej trafiqeve më të mëdha të lëndëve narkotike në Evropë dhe është shqiptar.

    Të dhënat janë publikuar nga mediat greke, të cilat thonë se 44 vjeçari me të kaluar kriminale greke u emërua drejtor transporti në qytetin e Sarandës në vitin 2014, pavarësisht akuzave të opozitës se ai ka qenë lord i drogës në vendet fqinje.

    Në artikullin me titull: “Mbrojtje politike për baronin e kartelit të Ballkanit”, CNN grek thotë se ka pasur një takim dypalësh mes policisë greke dhe asaj shqiptare.

    CNN thotë se ende nuk është e qartë së çfarë do të bëjnë autoritetet greke, do të lëshojnë urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij apo do t’i kërkojnë palës shqiptare ta arrestojë.

    Pas një hetimi që zgjati të paktën një vit, policia greke ndërmori një superoperacion në mbi 10 zona të Greqisë, ku u arrestuan 15 persona, 13 grekë dhe 2 shqiptarë me inicialet K.A 52 vjeç dhe G.A 46 vjeç.

    Në total janë konfiskuar 678.5 kilogram kanabis të të fshehur në ishullin Zakinthos. Operacioni është zhvilluar edhe në Belgjikë, ku është arrestuar një tjetër shqiptar me inicialet D.P, i kërkuar edhe në Itali.

    Sipas policisë greke, kjo organizatë ka qenë aktive që në 2014 dhe përdorte kamionë dhe motoskaf për të transportuar sasi të mëdha kanabis dhe kokainë në Greqi, Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Holandë, Britani, Austri, Belgjikë dhe Norvegji.

    Autoritet greke thonë se droga mbërrinte në Greqi nga Shqipëria dhe më pas shpërndahej në Evropë përmes një agjencie transporti greke me kamionë, e cila kishte degë të saj edhe në Bullgari dhe Austri.

    Në krye të këtij grupi, siç thekson e përditshmja “Ethnos”, gjendet 44-vjeçar shqiptar që jeton në qytetin e Sarandës dhe që financonte, koordinonte, rekrutonte dhe udhëhiqte të gjithë rrjetin.

    Siç bëjnë me dije mediet greke, baroni shqiptar i drogës, është person me tepër peshë, i aftë të shkaktojë zhvillime politike në Shqipëri. Burime policore theksojnë se, ende nuk është zbuluar i gjithë rrjeti dhe se hetimet vazhdojnë.

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klemend Balili, polic i Qeverisë së Rilindjes

    PD: Rama bëri drejtor njeriun e 750 kg kanabis. Ministria: Kreu i Transportit në Sarandë, i padënuar

    Emri:  ristani1.jpg

Shikime: 2999

Madhësia:  50.4 KB

    TIRANE- Partia Demokratike ka akuzuar sot kreun e qeverise, Rama, pasi sipas saj ka bere drejtor njeriun e 750 kg kanabis. Ne nje deklarate per media nga selia e PD-se, deputeti Arben Ristani ka thene se emërimi në poste kyçe të personave me precedent të rrezikshëm kriminalë, është një nga arsyet pse trafiku i drogës ka lulëzuar në çdo cep të Shqipërisë.

    “Edi Rama ka treguar me të vërtetë vendosmëri në përfshirjen në administratë të këtyre personazheve, që shpesh kanë bërë bujën e kronikës së zezë në vend. Klemend Balili është arrestuar ne korrikun e vitit 2006, me 750 kilogramë kanabis. Aksion i suksesshëm i policisë në atë kohë, pasi i arrestuari dyshohej se drejtonte një klan kriminal në Sarandë e përreth”- tha ai.

    Sipas tij, sot, Edi Rama, njeriun e 750 kilogramëve kanabis, e ka bërë Drejtor të Drejtorisë Rajonale të Transportit në rrethin e Sarandës.

    “Ja pra kush është modeli i qeverisës së Edi Ramës. Ja përse droga ka shpërthyer ngado. Sepse Kryeministri jo vetëm u ka hapur rrugën trafikantëve, por u ka dorëzuar edhe zyrat e rëndësishme të shtetit”- tha Ristani.


    Reagimi i Ministrise

    Pas akuzave të PD-së, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka publikuar dëshminë e penalitetit të drejtorit Rajonal te Shërbimit të Transportit Rrugor Sarandë, në të cilën Klemend Balili rezulton i padënuar.

    “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), pasi dëgjoi deklaratën e Deputetit Arben Ristani, sqaron opinionin publik se:

    1. Zoti Klemend Balili kryen detyrën e Drejtorit Rajonal te Shërbimit të Transportit Rrugor Sarandë që prej muajit Tetor 2013.
    2. Në dosjen e tij në zyrën e personelit, ekziston Dëshmia e Penalitetit me numër 4 datë 16.10.2013 lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.
    3. Sipas kësaj dëshmie Zoti Balili rezulton i PA DËNUAR. Dëshmia e Penalitetit është dokumenti ekskluziv që sqaron gjendjen gjyqësore të çdo shtetasi të Republikës.
    4. DPSHTRR shpreh keqardhjen për insinuatat që hidhen në dëm të punonjësve të saj.”- thuhet në deklaratën e Ministrisë.

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klemend Balili, polic i Qeverisë së Rilindjes

    Greqi - CNN grek: 44 vjeçari nga Saranda karteli i drogës me lidhje politike

    Emri:  cnnnn-655x356.jpg

Shikime: 3072

Madhësia:  37.5 KB

    Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje të kapjes së një sasie prej 700 kilogramësh drogë të llojit hashash në ishullin grek Zakynthos.

    Lënda narkotike vinte nga Shqipëria, ndërsa organizata e trafikut ishte ndër më të mëdhatë në Evropë.

    Banda merrej me shpërndarjen e hashashit dhe kokainës në vendet e Evropës Qendrore dhe ato Nordike, duke siguruar qindra milionë euro fitime. CNN grek shkruan sot se një nga kokat e organizatës është një 44 vjeçar nga Saranda e Shqipërisë.

    Sipas tv në fjalë, autoritetet greke kanë bashkëpunuar me autoritetet shqiptare, duke shkëmbyer informacione të hollësishme rreth personit në fjalë.

    Në artikullin e titulluar “mbrojtje politike për kartelin e drogës”, televizioni në fjalë citon një zyrtar policie në vendin tonë, i cili mësohet të ketë deklaruar se “në Shqipëri nuk mund ta prekim sepse ky person ka lidhje me parti politike dhe kontakte me politikanë të nivelit të lartë”.

    Sipas dosjes hetimore, ai është organizatori i transportit të drogës nga Shqipëria për në Greqi.

    Mediat greke nuk bëjnë me dije identitetin e tij, por i referohen me iniciale K.B. Artikulli vijon më tej, duke theksuar se hetimi i narkotikëve është bërë në fshehtësi ekstreme nga policia greke dhe sekreti hetimor ishte i papërshkrueshëm pas asaj që kishin dëgjuar për personin në fjalë si organizator i trafikut.

    Gjatë goditjes së organizatës së trafikut të drogës janë arrestuar 15 persona, 5 prej të cilëve shtetas shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër grekë.

    ORA NEWS

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klemend Balili, polic i Qeverisë së Rilindjes

    “Escobari i Ballkanit” - Policia: Jemi pjesë e operacionit ndërkombëtar antidrogë me DEA-n e SHBA

    Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit të publikuar në mediat greke mbi super-trafikantin shqiptar të drogës, i cilësuar si “Escobari i Ballkanit”.
    Policia thotë se “në bashkëpunim të ngushtë me Policinë greke dhe DEA-n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe me Policitë e disa vendeve të BE-së, janë duke kryer një ndër operacionet më të gjera kundër trafikimit të lëndëve narkotike në rajon dhe zonën e BE-së”.

    Sipas njoftimit të policisë, bashkëpunimi për këtë operacion nisi disa muaj më parë dhe përfshin një shkëmbim intensiv të dhënash, përdorimin e metodave speciale të hetimit dhe veprime hetimore të përbashkëta në disa shtete.

    48 orët e fundit janë kryer disa arrestime të anëtarëve të kësaj organizate kriminale në vendin fqinj, Greqi, por edhe shtete të tjera, ndërkohë që hetimet vijojnë.

    Për shkak se operacioni është ende në zhvillim, policia e shtetit thotë se nuk mund të bëhen publike detaje që cënojnë këtë hetim.
    Ndërkohë, Policia e Shtetit shpreh indinjatën e saj rreth akuzave tërësisht abuzive nga Partia Demokratike.

    “Teksa rezultatet e këtij operacioni po dalin në dritë, Partia Demokratike hedh akuza ndaj disa drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë marrë pjesë aktivisht në këtë operacion e janë pjesë e rezultateve të tij. Është e papranueshme që një parti politike të lëshojë akuza të pabaza, edhe kur Policia e Shtetit arrin rezultate të njohura edhe nga partnerët ndërkombëtarë”.

    Policia e Shtetit u bën thirrje partive politike të ndalin sulmet dhe shpifjet e pabaza.

    Sakaq policia e shtetit ka publikuar edhe një pjesë të deklaratës së policisë greke që mban datën 10 maj 2016, për operacionin e përbashkët ku theksohet bashkëpunimi policor mes policisë greke, policisë shqiptare dhe zyrës së antidrogës së SHBA, DEA:

    “Nëndrejtoria e Luftës kundër Drogës në Greqi, pas disa muaj hetimesh, bazuar në mënyrën e funksionimit kriminal të pjesëtarëve të organizatës kriminale, në bashkëpunim me zyrën e DEA-s pranë Ambasadës së SHBA-së në Athinë dhe me Shërbimet e Antidrogës së Policisë shqiptare, për mënyrën e funksionimit të kësaj organizate kriminale, e cila kishte të bënte me aksin ballkanik, u mor me shumë verifikime dhe bashkoi gjithë informacionin e mundshëm për analizën e të dhënave të informacionit kriminal. Pas kësaj arriti të zbulonte mënyrën e funksionimit të organizatës, taktikat e organizimit si dhe funksionimit ndërkombëtar si në vendet e BE-së ashtu edhe në vendet e Ballkanit”.

    Më poshtë linku i deklaratës së plotë në faqen zyrtare të Policisë greke:

    http://www.astynomia.gr/index.php?op...mid=1696&lang=

    ORA NEWS

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klemend Balili, polic i Qeverisë së Rilindjes

    Reagon Klemend Balili: S’kam lidhje me drogën. Me PD-në shihem në gjyq

    Klemend Balili, drejtori i Transportit Rrugor në Sarandë, i gjendur sot nën akuzat e PD-së si “Baroni i Ballkanit”, thotë se gjithçka që flitet për emrin e tij është shpifje, dhe vetëm politike.

    Emri:  klement-balili-2-819x1024.jpg

Shikime: 3031

Madhësia:  26.3 KB

    “Eshtë një çështje që PD-ja e thotë dhe e stërthotë në të gjitha fushatat dhe gjatë gjithë kohës. Nuk kam asnjë lidhje me këto akuza dhe kuptohet qartësisht se janë politike”, thotë Klement Balili për Newsbomb.al.

    “Unë kam një dëshmi të pastër penaliteti dhe këtë e verifikojnë të gjithë shumë qartë. Akuzohem se kam shkuar në Greqi e po bëja trafikun e drogës. Mediat thonë se jam arrestuar në Greqi, ndërkohë që unë jam në krye të detyrës.

    Unë kam që nga viti 2009 që nuk kam qenë në Greqi, e kjo vërtetohet shumë mirë edhe nga sistemi TIMS.

    E vërtetë se mendoja që akuzat politike bëheshin thjesht në kohë fushatash, por kjo fushatë shpifje dhe denigrimi me emra të përveçëm të zyrtarëve të PD-së, do të marrë përfundimisht një zgjidhje ligjore. Këdo që do të përbaltë emrin tim, do ta çoj për shpifje në gjykatë”, thekson më tej Balili.

    Ditën e djeshme, u fol për një megaaksion dhe në median greke u përmendën zyrtarë të lidhur me qeverinë për transportin e drogës. Duke thënë gjithashtu se koka e trafikut gjendej në Shqipëri. Madje sipas mediave, janë dhënë edhe iniciale të tjerë emrash nga Shqipëria.

    Newsbomb.al

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klemend Balili, polic i Qeverisë së Rilindjes

    “‘Escobari i Ballkanit’ i lidhur me Tahirin dhe drejtues të lartë të policisë”

    Partia Demokratike ka denoncuar se personi që kërkohet nga policia greke si furnizuesi me kanabis i rrjetit ndërkombëtar të drogës zbuluar në Greqi është Klemend Balili, drejtor i Transportit në Sarandë.

    “Sot vijojmë publikimin e fakteve tronditëse për rolin e Saimir Tahirit dhe funksionarëve të emëruar prej tij, në kultivimin dhe trafikun ndërkombëtarë të drogës.

    Rasti më i fundit është Drejtori i Transportit në Sarandë, Klemend Balili të cilin autoritetet greke dhe shërbimet e partnerëve ndërkombëtarë, e kanë cilësuar si një ndër kokat e një organizate kriminale të narkotrafikut.

    Klemend Balili është konsideruar nga mediat greke si baroni i drogës apo “Escobari i Ballkanit”

    Opozita e ka denoncuar që në vitin 2014 dhe konkretisht më 18 maj, kohë kur Edi Rama e emëroi drejtor të Transportit , si të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

    Klemend Balili është arrestuar në korrikun e vitit 2006 me 750 kilogramë kanabis. Aksion i suksesshëm i policisë në atë kohë pasi i arrestuari dyshohej se drejtonte një klan kriminal në Sarandë e përreth.

    Klemend Balilaj njihet për lidhjet e tij të forta politike dhe ka qenë sponsorizues i fushatës elektorale të PS në vitin 2013. Si lidhje të tij të drejtpërdrejta rezultojnë kushërinjtë e ministrit të Brendshëm, vëllezërit Habilaj, me të cilët ka bashkëpunuar për trafikim të lëndëve narkotike në vitet 2014-2016. Nëpërmjet vëllezërve Habilaj, Klemend Balilaj ka vendosur kontakt të drejtpërdrejt me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri”, tha në një deklaratë për mediat deputeti demokrat Arben Ristani.

    Sipas Ristanit, i cili iu referua “informacioneve të brendshme të oficerëve me integritet në Policinë e Shtetit, partnerëve ndërkombëtarë, dhe strukturave të hetimit të specializuara në Shqipëri, që kanë hetuar shtetasin Klemend Balilaj, rezultojnë lidhje të tij të forta nëpërmjet ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit si më poshtë:

    Ish-drejtori i Forcave së Posaçme Operacionale Albert Pata

    Drejtorin e Policisë së Durrësit Perlat Çullhaj

    Drejtorin e Policisë Vlorë Jaert Çelaj

    Drejtorin e Policisë Gjirokastër Aranit Arapi

    Ish-drejtorin e Kufirit në Vlorë Kastriot Skënderi, i cili në vitin 2015 në zonën e Kakomesë u kap me një kamion me 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

    Nesër do të njiheni me të tjerë fakte tronditës të lidhjeve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe funksionarëve të lartë të Policisë së Shtetit me trafikun ndërkombëtarë të drogës.

    Emri:  Faks-e-gazetes-Shekulli.jpg

Shikime: 3153

Madhësia:  47.4 KB

    Emri:  Faks-e-gazetes-Panorama.jpg

Shikime: 3836

Madhësia:  66.7 KB

    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klemend Balili, polic i Qeverisë së Rilindjes

    Deklarata e policisë, reagon PD: U faktua mbrojtja e Klement Balilajt nga Sajmir Tahiri

    Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së policisë së shtetit lidhur me akuzat e artikuluar prej tyre për Klement Balilaj si kapon e trafikut të drogës në Ballkan. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, PD shpreh se policia nuk bëri gjë tjetër veçse faktoi mbrojtjen që Sajmir Tahiri po i bën Balilajt ndërkohë që është shpallur në kërkim nga policia greke.

    PD bën thirrje prokurorisë të veprojë pa humbur kohë për të çuar para drejtësisë drejtuesit e organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, që sipas të djathtëve ka mbështetje në policinë e shtetit dhe qeveri.

    Deklarata e plotë e PD

    Mbrojtja që Saimir Tahiri dhe drejtues të Policisë së Shtetit i bëjnë Klement Balilaj, i dyshuari si një nga krerët e organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, u faktua sot ndërsa Balilaj bën show mediatik nga zyrat publike të drejtorisë së Transportit në Sarandë, ndërkohë që është shpallur në kërkim nga policia greke.

    Të njëjtën gjë pohon edhe seksioni grek i CNN në lajmin me titull: “Mbrojtje politike për baronin e kartelit të Ballkanit”, ku i referohet një takim dypalësh mes policisë greke dhe asaj shqiptare. Përfaqësuesit e policisë shqiptare, siç raporton CNN janë dorëzuar duke thënë se “në Shqipëri nuk mund ta prekim sepse ky person ka lidhje me parti politike dhe kontakte me politikanë të nivelit të lartë”.

    Lidhjet e Sajmir Tahirit me trafikantët dhe mbrojtja që u jep përmes emërimit të të besuarve të tyre në poste të larta të Policisë së Shtetit është prova më e fundit për inkrimininim e qeverisë Rama. Sot nuk dihet ku fillon qeveria e mbaron krimi, ku fillon krimi e mbaron qeveria.

    Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të veprojë pa humbur kohë për të çuar para drejtësisë drejtuesit e kësaj organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe mbështetësit e tyre në poste kyçe në Policinë e Shtetit dhe në qeveri.

    Shqip

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klemend Balili, polic i Qeverisë së Rilindjes

    Mediat greke: ‘Baroni i Ballkanit’ do trafikonte 60 kg kokainë në Bruksel dy ditë pas sulmeve terroriste në Paris

    Karteli i drogës i drejtuar nga shqiptari që etiketohet si “Baroni i Ballkanit” nga mediat greke, trafikonte edhe kokainë në shtete të Evropës, përveç sasive të mëdha të kanabisit. Sipas mediave greke që po i kushtojnë vëmendje të madhe këtij rasti të trafikimit ndërkombëtar të drogës, organizata kriminale kishte planifikuar të dërgonte 60 kg kokainë në Bruksel.

    Kjo do të ndodhte dy ditë pasi ndodhi sulmi terrorist në Paris në Nëntor të 2015-s. Por, për shkak të rritjes së sigurisë në Evropë pas sulmeve në Paris, organizata kriminale anuloi planin nga frika se mos zbuloheshin.

    Shtypi në Greqi, nga informacionet e siguruara nga policia greke, shkruan se një rol të rëndësishëm në Bruksel kanë tre persona, të cilët ishin ndërmjetësit dhe kishin përgjegjësinë e magazinimit dhe shpërndarjen e kokainës.

    Tre personat që prisnin drogën në Bruksel janë një shtetas grek, i cili kishte shkuar në Greqi për festën e Pashkëve dhe u arrestua ditën e djeshme; një shqiptar që ka rol kyç ndaj të cilit ka raporte të policisë spanjolle, policisë italiane dhe policisë britanike për trafikun e drogës, kurse për personin e tretë nuk ka të dhëna të pasqyruara.

    Të gjitha hetimet për këtë organizatë droge janë zhvilluar nga policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane. Kontakte janë mbajtur edhe me zyrtarë të policisë në Tiranë, shkruajnë mediat greke, dhe në këtë mënyrë u zbulua gradualisht mekanizmi se si funksiononte kjo organizatë dhe anëtarët e saj.

    Syri

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •