Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes së Mafies: Trafikanti Klement Balilaj "arratiset" nën hundën e shtetit shqi

    Ristani: Shqipëria u përjashtua nga aksioni antidrogë i DEA-s, Tahiri ndihmoi Eksobarin

    Për opozitën, policia shqiptare ishte e përjashtuar nga aksioni ndërkombëtar për trafikut e drogës i nisur në Greqi dhe e përfshirë edhe DEA amerikane.
    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha se autoritetet policore shqiptare me në krye Saimir Tahirin nuk bënë gjë tjetër vetëm sa ndihmuan Klemend Balilin që të arratisej.

    Ristani: Tahiri ishte përjashtuar nga ky aksion ndërkombëtar, i organizuar nga policia greke, nga DEA amerikane dhe polici të vendeve të tjera të BE-së, për shkak të lidhjeje të drejtpërdrejta me atë që u quajt nga mediat dhe CNN si Eskobari i Ballkanit.

    E megjithatë Tahiri, Rama dhe krerët e tyre të policisë u bënë pjesë e këtij aksioni duke e dëmtuar atë, duke ndihmuar njeriun e tyre, Klement Balili, ti shpëtojë kërkimit, duke e ndihmuar të arratiset. Qëndrimet kontradiktore të policisë, për hetimin e organizatës kriminale tregojnë se ata janë kompromentuar për shkak të lidhjeve të Balilajve me drejtues të lartë politikë në vend, me Tahirin në veçanti.

    Teksa autoritetet greke e kanë shpallur në kërkim Balilin, Ristani tha se policia shqiptare nuk e di ende nëse është person nën hetim dhe kjo vjen sipas tij, vetëm për një arsye; lidhjet e ministrit me bandat e krimit.

    Ristani: Është ky ministër, i njohur si mburojë e trafikantëve dhe e krimit prej tre vitesh, nga Viluni, te Habilajt, nga Durim Bami te Shullazi, nga Marku te Arben Frroku, e së fundmi tek Eskobari Balili. Lidhjet e Sajmir Tahirit me bandat kriminale dhe organizatat e narkotrafikut janë tashmë të njohura edhe nga partneret tanë evropianë dhe amerikanë.

    Në fund, opozita thotë se është emergjente që ai të largohej një orë e më parë nga detyra.

    ORA NEWS

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Corriere della Sera: Trafikanti Klement Balili, bënte trafik për llogari të pushtetarëve shqiptarë

    Corriere della Sera: Jeta mondane e Klemend Balilit në Milano , ku organizata ishte mjaft aktive

    Emri:  klement-balili.jpg

Shikime: 1494

Madhësia:  151.4 KB

    E përditshmja italiane “Corriere della Sera” ka publikuar sot artikullin me titull; “Droga, gjuetia e madhe në Europë në kërkim të “Eskobarit të Ballkanit”.

    “Kelmend Balili është një menaxher shteti, një njeri i besueshëm i qeverisë shqiptare”, shkruhet në hyrje të këtij artikulli. Mbi 7 tonë marijuanë të sekuestruar në një gomone në brigjet e Greqisë ishin të destinuar të mbërrinin në Itali, fillimisht në Salento e më pas drejt Milanos ku çmimi i drogës rritet 700-800 euro për kg.

    Sipas Policisë Financiare italiane, marijuana e importuar kushton reth 1000 euro për kg, e trafikantët preferojnë qytetin e Milanos si destinacionin final pasi këtu çmimi rritet 700-800 euro për kilogramë.

    “Në krye të organizatës të kësaj ngarkese droge e të dhjetrave të tjera, shkruan “Corriere della Sera”, ka një të dyshuar i pagëzuar si “Eskobari i Ballkanit” dhe i kërkuar në gjysmën e Europës.”

    “Ditë më parë, thuhet në artikull, DEA, agjensia Federale Amerikane Antidrogë, ka ngritur kritika të thella mbi nivelin e përfshirjes mes aparatit qeverisës shqiptarë e trafikantëve. Madje nuk është zgjidhur ende skandali i Dritan Zaganit, policit që me hetimet e tij kishte mbërritur mjaft pranë Ministrit të Brendshëm shqiptar, por që u burgos e më pas u detyrua të largohet nga vendi, nga frika e vizitës së një vrasësi me pagesë.”

    Sipas burimeve investigative, shkruan Corriere della Sera, Klemend Balili, gjatë këtyre viteve është parë disa herë në Milano, si për takime zyrtare e prestixhoze për shkak të profesionit të tij, si dhe në takime informale me bashkëatdhetarë të tij në qytetin e Milanos e në provincë.

    Sipas një zyrtari të policisë italiane klani i shqiptarëve të drogës, është mjaft aktiv në zonën e Abbiategrasso (komunë në Milano). Nuk zotërojnë kontrollin e plotë të këtij territori, por janë mjaft të përfshirë. Klani i shqiptarëve është gjihashtu dhe mjaft i pranishëm në provincën e Paveses.

    Sipas “Corriere della sera”, Klemend Balili preferonte të kalonte kohë në Milano nëpër Galeri, (Galeria Vittorio Emanuele II në Milano është një zonë tregtare me dyqane mjaft elegante e të shtrenjta e quajtur ndryshe dhe si salloni i borgjezisë së lartë milaneze), në dyqanet e rrugës Vercelli si dhe në ndalesat në Porta Venezia e Sheshi i Republikës.

    “Që në drejtësinë shqiptare, diçka nuk funksion është fakti i njohur, shkruan e përditshmja italiane, “kriminelët mjaft pranë arrestimit nga investiguesit e huaj, lajmëroheshin në kohë e arratiseshin duke mos u gjetur më”. E konsideruar si “Kolumbia e Europës, për prodhimin e lëndëdve narkotike, rafinerive të saj e klaneve që bëjnë miliona me drogën, Shqipëria jeton një luftë të egër mes shërbimeve sekrete e qeverisë. Të parët akuzojnë të dytët për autorizime ilegale të përgjimeve, falë instrumentave të prodhuara nga një shoqëri italiane, e që kalonin përmes kanalit diplomatik italian, drejtuar nga Anna Poggi, që koordinonte punën mes forcave të Interpolit. Pas shpërthimit të skandalit Zagani, shkruan gazeta italiane, Anna Poggi u largua nga Ministria e Brendshme italiane e rasti i saj mbart me vete disa pyetje; Cfarë dinte mbi Zaganin? Cili është raporti i saj me Tiranën? Çfarë i mban “pranë” politikanët kryesorë shqiptarë me disa funksionarë italianë?

    Këto pikëpyetje përfundon artikullin “Corriere della Sera” mund të gjenerojnë zhvillime investigative e zbulimin e pranisë së një sistemi të artikuluar. Dhe e gjitha kjo ndësa droga vazhdon të kaloj nga Shqipëria, pas një ndalese në ishujt greke, e për të mbërritur drejt Italisë, duke u ngarkuar më pas në kamione për t’u shpërndarë në Milano.

    ORA NEWS

  4. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes së Mafies: Trafikanti Klement Balilaj "arratiset" nën hundën e shtetit shqi

    Trafiku i drogës - CNN grek: Urdhër-arresti për Kelmend Balilin, kërkesa brenda 48 orëve

    Greqia ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për biznesmenin nga Saranda Klemend Balilin.

    Lajmi bëhet i ditur nga CNN në gjuhën, greke sipas të cilit, urdhër-arresti ndërkombëtar pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda 48 orëve të ardhshme. Megjithatë, policia shqiptare nuk e ka konfirmuar ende urdhër-arrestin në fjalë.

    CNN grek shkruan se shqiptari rezulton të jetë karteli më i madh i drogës në Evropën. Urdhri për arrestimin e tij, pritet të shpërndahet në të gjithë Evropën, ndërsa një kopje sipas tv në fjalë pritet t’i dërgohet autoriteteve shqiptare. Në ditët në vijim, pritet të dërgohet edhe kopja e të gjithë dosjes hetimore.

    Pasi urdhri të mbërrijë në Shqipëri. CNN greke shkruan gjithashtu se hetimet po vazhdojnë edhe për llogaritë bankare të tij, pasi dyshohet se Balili ka llogari bankare në 10 vende të Evropës.

    Balili dyshohet se është përfshirë në një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të drogës në Evropë, hetimet për të cilin kanë nisur në Greqi dhe me përfshirjen e DEA-s amerikane. Mediat greke e kanë cilësuar atë si “Eskobarin” e Ballkanit.

    ORA NEWS

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes së Mafies: Trafikanti Klement Balilaj "arratiset" nën hundën e shtetit shqi

    FOTOT/ Banda e ‘Escobarit’, ja vëllezërit Poti arrestuar në Belgjikë

    Vëllezërit shqiptarë Dhimitër Poti dhe Xhevahir Poti janë arrestuar të martën në Belgjikë si pjesë drejtuese e organizatës ndërkombëtare të drogës të “Escobarit të Ballkanit”, goditur së fundi në Greqi.

    Emri:  dhimiter-poti-me-vellane.jpg

Shikime: 1386

Madhësia:  111.4 KB
    Vellezerit Poti

    Dy vëllezërit Poti, fotot e te cileve u publikuan nga Report TV janë nën hetim dhe nga policia e prokuroria shqiptare prej 2015 ku në nëntor drejtësia greke kërkoi informacion për firmën CHIM PORD në pronësi të Dhimitër Potit.

    4 transferta të dyshimta drejt Greqisë në afro 1 milion euro habitën policinë Greke e cila kërkoi informacion për firmën, administratorin e saj dhe gjendjen gjyqësore.

    Në belgjikë vëllezërit Poti janë prangosur në kushtet e flagrancës me 100 kg cannabis dhe afro 20 mijë euro bëjnë me dije burime për Report Tv.

    Por kjo nuk është akuza e vetme ndaj tyre, pasi dyshohet se nën kryesimin e Dhimitër Potit grupi i tyre kish krijuar kompani fiktive transporti me qendër në Bullgari dhe filial në Greqi e Belgjikë.

    Panorama

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  8. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes së Mafies: Trafikanti Klement Balilaj "arratiset" nën hundën e shtetit shqi

    ‘Escobari’/ Arrestohet në Belgjikë shqiptari “Walter” me vëllanë

    Ndërkohë që në Shqipëri policia deshtoi me gjetjen e të akzuuarit si “Escobari i Ballkanit”, pasi Klemend Balili nuk u gjet në banesë, policia belge ka prangosur shqiptarin tjetër me pseudonimin “Walter” që bashkë me vëllanë drejtorin rrjetin e trafikut në Belgjikë.

    Gazeta ‘shqiptarja.com’ shkruan sot se vëllezërit Dhimitër Poti dhe Xhevahir Poti janë arrestuar të martën nga agjentët e Europol, të cilët janë të përfshirë në hetimin për organizatën e drogës.

    Mësohet se arrestimi i dy vëllezërve nga Saranda është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Europol.

    Në kohën e ndalimit ata nuk kanë bërë rezistencë. Dy vëllezërit Poti akuzohet se janë njerëzit e afërt të “Escobarit” shqiptar.

    Panorama

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    “Tahiri në kulmin e marrëdhënies me krimin, fshin nga kartela e Balilit, krimet e mëparshme”

    Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, deklaroi sot se “në kartelën e Klement Balilit janë hequr krimet dhe precedentët e mëparshëm.”

    “Klement Balili, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge nga gjysma e Europës dhe nga DEA amerikane, i emëruar drejtor i transportit rajonal të Sarandës nga Edi Rama, – tha Alibeaj para medias, – jo vetëm kishte mbështetjen e nevojshme politike e qeveritare për biznesin e tij kriminal, por shërbimet dhe favoret e Saimir Tahirit ndaj tij kanë arritur kulmin me pastrimin e të kaluarës së tij kriminale.

    Eshtë zbuluar se janë hequr në kartelen e Balilit krimet e precedentët e mëparshëm.

    I shpalluri në kërkim ndërkombëtar, i konsideruar nga CNN si eskobari i Ballkanit, rezulton me një të shkuar të pastër, edhe pse në vitin 2006 u kap me 750 kilogramë drogë, edhe pse Bashkia Sarandë e ka kallëzuar për ndërtim pa leje, edhe pse ka pasur probleme të tjera dhe konflikte për të cilat është denoncuar.

    Saimir Tahiri ka futur duart në kartelën e Balilit duke ia fshirë të gjithë precedentët.

    Eshtë kjo arsyeja pse Policitë e vendeve fqinje dhe DEA amerikane nuk kishin besim tek autoritetet shqiptare dhe i përjashtuan nga aksioni ndërkombëtar, pasi e dinin se Balili kishte lidhje të forta me qeverinë.

    Saimir Tahiri ka dalë kështu zbulur në lidhje të gjithanshme me krimin me trafikun e drogës. Duke ofruar jo vetëm imunitet, paprekshmëri, vënie në dispozicion të pikave kyçe të policisë e të kufirit, e duke ndihmuar në arratisjen e Balilit, por duke e nxjerrë eskobarin e Ballklanit edhe të pastër, pa asnjë krim të mëparshëm.

    Ky inkriminim i ministrit të brendshëm është një rekord i zi në shkallë botërore, dhe Tahiri është sot në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve i provuar me lidhje të thella e të çdo lloji me krimin e trafikun e drogës.

    Nuk mjafton më largimi i tij një orë e më parë nga detyra.

    Ai duhet të hetohet e të shkojë para drejtësisë për të gjitha rastet e shërbimit që ka kryer ndaj bandave, ndaj Balilit, Habilajve, Shullazit, ” përfundoi Alibeaj.

    Syri

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    Intervista - Pse u arratis Klemend Balili? Ministri Tahiri sqaron!

    Emri:  tahiri1-1-655x356.jpg

Shikime: 1254

Madhësia:  28.1 KB

    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri thotë se nuk ka ende një mandat arresti për Klemend Balilin, emër tejet i përfolur në mediat greke ditët e fundit, i akuzuar si baron droge.

    Gjatë një interviste për Top Story, Tahiri tha se politika shqiptare po abuzon me këtë çështje.

    Ministri deklaroi se prokuroria nuk ka lëshuar urdhrin e arrestimit ndaj tij, duke shtuar se pretendimi se ai është arratisur me ndihmën e policisë është banale.

    Pjesë nga intervista:

    -Pse policia vonoi disa ditë të bënte një aksion për arrestimin e Balilit, duke i dhënë mundësinë të arratisej?

    Saimir Tahiri: Ky është rasti i radhës ku abuzimi është aq i madh sa të dallosh të vërtetën nga ato që trillojnë nga SHQUP-i. Sipas tyre, unë jam kryekrimineli dhe të gjithë ata që arrestohen kanë njohje me mua. Nuk e thonë kurrë që Policia e Shtetit i ka arrestuar.

    – Policia i shkoi në intervistë dhe dështoi ta arrestonte, ndërsa ai sot nuk dihet ku është?

    Saimir Tahiri: Policia i ka bërë kërkesa të përditshme Prokurorisë dhe intensive për ta arrestuar atë njeri. Megjithatë një njeri nuk mund të arrestohet vetëm pse flet media. Përgjigjen për këtë mund ta japë ai institucion, por Policia i ka kërkuar gjithnjë arrestimin e tij, sepse potenciali për largim ishte i madh.

    Nëse më pyesni mua tani, u bënë 10 ditë që kur dolën lajmet e para, ndaj dhe është shumë e vështirë që policia t’i qëndrojë nën vëzhgim atij. Policia po bën detyrën e vet dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet.

    Është një prej punëve më të gjera që kemi bërë në të gjithë historikun e luftës sonë antitrafikantë. Jemi tërësisht të angazhuar për ta çuar përpara këtë punë me partnerët dhe i kemi ftuar vet, përfshi DEA-n. Ndihma jonë ndaj tij për t’u arratisur është aq banale, sa është e pabesueshme.

    -A ka mandat arresti ndaj tij?

    Saimir Tahiri: Deri më tani, sa di unë jo. Nuk mund të arrestohet dikush nëse nuk e thotë prokurori. Pra nuk ka pasur një dështim të policisë për ta arrestuar. Pasi doli në lajme se ai nuk shkonte më në punë, policia bëri verifikimet paraprake për ta mbajtur nën mbikëqyrje.
    Për detajet duhet të pyesni Prokurorinë, sepse e udhëheqin ata hetimin. Masat e policisë vazhdojnë për arrestimin e tij. Hetimet për këtë çështje janë për t’u pasur zili, që qeveria e kaluar nuk do ta kishte bërë kurrë. Këta duan të sulmojnë çdo sukses që arrin policia, i është bërë traditë.

    – U akuzua edhe një ish-kolegu juaj, Koço Kokëdhima, se kishte pasur lidhje dhe njohje me Balilin?

    Saimir Tahiri: Unë kam një vlerësim timin lidhur me këtë çështje, që duhet ta ndaj me ju sa i takon atyre që arrestohen, dhe që të gjithë përpiqen t’u gjejnë teserën e partisë atyre që shkelin ligjin. Unë arrestoj këto që shkel ligjin, pa u interesuar për teserën. Të kujtdo partie në Shqipëri qofshin, kjo nuk do të thotë që partia është e kriminalizuar.

    Ne duhet të mësohemi të shkojmë me kriminalizimin deri aty ku mban realisht kjo histori. Njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi personale për atë që bëjnë dhe duhet të mësojmë publikun që të mos fajësohet një parti e gjithë pse kapet një person. Kjo nuk ka të bëjë me vendimmarrjen. Partitë duhen vlerësuar për atë që bëjnë me vendimmarrjen politike. Ne duhet t’ua japim përgjegjësinë atyre që e kanë, e që nuk i përgjigjen pritshmërisë së qytetarëve.

    ORA NEWS

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    "Eskobari i Ballkanit" - Mbërrin nga Greqia urdhëri i arrestit ndërkombëtar për Balilin

    Ka mbërritur nga autoritetet greke urdhëri i arrestit ndërkombëtar për Klemend Balilin, i cili akuzohet nga autoritetet greke për trafik droge.
    Burime nga policia bëjnë të ditur se urdhëri i arrestit ndërkombëtar ka mbërritur rreth orës 16:30 dhe iu dërgua Prokurorisë së Përgjithshme.
    Lajmi për mbërritjen e urdhër arrestit është konfirmuar nga burime të Policisë së Shtetit, vetëm një ditë pasi mediat në Greqi publikuan lajmin se autoritetet greke lëshuan një urdhër-arresti ndërkombëtar për biznesmenin nga Saranda Klemend Balilin.

    Kelmend Balili tashmë është shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar dhe kjo do të thotë se që nga ky moment ai është në kërkim dhe sapo të identifikohet do të arrestohet.

    Një ditë më parë CNN në gjuhën greke shkruante se shqiptari rezulton të jetë karteli më i madh i drogës në Evropën.

    ORA NEWS

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    “Escobari i Ballkanit”/ Mediat greke zbulojnë detaje ‘pikante’ për Balilin

    Mediat greke kanë publikuar sot fakte të reja lidhur me akuzat ndaj Klement Balilit, të cilësuar si baroni i trafikut të drogës apo “Escobari i Ballkanit”.

    Balili, i cili deri pak ditë më parë mbante postin e Drejtorit të Transportit në Sarandë kishte krijuar kompani transporti fiktive që në fakt transportonin drogë në Evropë, ku përmes Greqisë droga shpërndahej në vende si Britania, Belgjika, Holanda, Gjermania dhe vendet skandinave.

    Nga hetime e policisë greke, DEA-s dhe Europolit është zbuluar se “Escobari i Ballkanit” ka trafikuar tonelata hashash dhe dhjetëra kilogramë kokainë me anë të kamionëve të ngarkuar me mall legal.

    Mediat greke shkruajnë se Balili është një nga financuesit kryesorë të një partie politike në Shqipëri dhe gjithashtu thuhet se, 44-vjeccari ka miliona euro në banka, shtëpi dhe makina luksoze në të paktën 10 vende të Evropës.

    Gjatë hetimeve të autoriteteve greke dhe atyre amerikane është zbuluar se Balili ishte një “person i fortë” për shkak të lidhjeve të tij me politikanë të nivelit të lartë në Shqipëri.

    Duke iu referuar burimeve policore, mediat greke thonë se, 44-vjeccari është mbajtur në përgjim nga Policia Shqiptare nisur nga presion i autoriteteve amerikane dhe janë në pritje të marrjes së urdhërarrestit (që ka mbërritur të martën pasdite) nga Prokuroria për arrestimin e tij.

    Për shkak të lidhjeve të tij të forta politike, autoritetet shqiptare kanë kërkuar nga kolegët e tyre grekë që të paraqesin prova bindëse në mënyrë që Balili të mos lirohej më pas për mungesë provash. Por, oficerët grekë kanë bërë të ditur se dosja e tij është e kopsitur mirë dhe ka prova të mjaftueshme për ta shpallur atë fajtor.

    Lajmi ne median greke: http://www.newsit.gr/egklhma/O-ntali...xeia-to/620317

    Panorama

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    “Escobari i Ballkanit” 250 kg drogë për çdo rrugë



    Xhevahir Poti, ky që shihni në foto, i arrestuar pak ditë më parë në Belgjikë, bashkë me të vëllain Dhimitrin, si pjesë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në muajin Prill dyshohet se ka negociuar trafikimin e një sasie prej rreth 250 kilogramë kanabis në drejtim të Gjermanisë.

    46 – vjeçari ka mbërritur në Shqipëri në fund të muajit Mars, ku ka negociuar për gjetjen e sasisë së drogës.

    Policia greke ka raportuar se kjo sasi droge iu është dorëzuar me datën 8 Prill disa bashkëpunëtorëve ende të panjohur në Gjermani, në zonën e quajtur Konstandinopoja e vogël në kryeqytetin Berlin.

    Kjo sasi droge nuk është arritur të kapet nga autoritetet gjermane.

    Xhevahir Poti rezulton të ketë dalë nga Shqipëria më datën 10 Prill, pasi ngarkesa ka mbërritur në destinacion.

    Ndërsa Dhimitër Poti, pothuajse të gjitha hyrje – daljet drejt vendit tonë i ka nëpërmjet Athinës dhe Kakavijës, pavarësisht se ka një vendqëndrim të përhershëm në Belgjikë.

    Poti rezulton të ketë qenë në Shqipëri në mes të Dhjetorit të vitit 2015, ku ka qëndruar dy ditë dhe më pas është larguar.

    Dyshohet se ka zhvilluar takime me Balilin dhe pjesëtarë të tjerë të organizatës, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije.

    Vëllezërit Poti dhe Kelmend Balili, sipas mediave greke, janë krerët e një prej grupeve më të mëdha të narkotrafikut.

    Tv Klan

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •