Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Hetimi i skandalit të firmave të karburanteve përfshin edhe emra të mëdhenj si “Petrolifera”, ndërsa fjala kyç, sipas policisë është kompania “Armo”.



    Situata bëhet edhe më e komplikuar pasi policia përfshin në hetime si të dyshuara të përfshira në këtë skemë edhe dy kompani të tjera. E para kompania “Everest Oil” është themeluar nga shoqëria “Superba S.R.L”, shoqëri italiane me seli në Napoli më 17 qershor 2014. Kompania emëton kuotat e reja të kompanisë për të cilat është paguar shuma prej 10 mijë dollaresh nga shtetasi Gjergji Bojaxhi, i cili ka qenë administrator i kompanisë që prej themelimit të saj. Ndërsa në ate 19.12.2014 ortaku, Lumturi Hasanmataj atell aksionet e saj 30 përqind në shumën 26.000 Eurove shtetasit Qazim Qazimi.

    Duhet theksuar dhe njëherë që shoqëria ‘Everest Oil’ Sh.a rezulton të ketë atellitë kryesorë, ndër të tjerë, shoqërinë e huaj “SUPERBA SRL” që nga themelimi i saj në vitin 2012 dhe shtetasin Gjergj Bojaxhi, (i cilesuar nga hetimi policor si ish-person i ekspozuar politikisht) fillimisht si administrator e më pas si aksioner kryesorë, bashkë më bashkëshorten e tij, si dhe me vjehrrën, Lumturi Hasanmataj.

    Ortaku kryesor i kësaj kompania rezulton “La Petrolifera Italo-Rumena”, që nga ana e saj zotëron 94 përqind aksionerëve të kompanisë së njohur që operon në Vlorë prej disa vitësh, “La Petrolifera”. Hetimi fokusohet shumë tek administrator i saj.

    “Po ashtu në llogari janë depozituar cash nga Gjergj Bojaxhi gjate viteve 2012-2015 26,083,621 USD (ku përshkruhet se kryesisht janë tërheqje nga llogari në banka të tjera). Ndërsa rreth 100 milion USD janë atellite hyrëse nga llogari të tjera të shoqërisë. Totali kreditimit të kësaj llogari është 172,171,734 USD. Debitimet e llogarisë janë kryesisht për pagesa për kompaninë Sllovake, Eni Slovenija, d.o.o., me të cilën ka lidhur kontrata çdo vit për blerje produkte të naftës. Për këtë kompani janë transferuar fondet prej afro 170,740,000 USD”, thotë policia.

    Sipas policisë, “Everest Oil” në datën 22 tetor 2013 ka bërë kërkesë për kryerjen e një transferte bankare në atell USD 260,000 me qëllim “blerje produkti LPG, Gaz dhe nënprodukte nafte” për Lockhart Trading Group Inc, përfituesi i transfertës.

    Shoqeria “Lockhart Trading Group Inc” është rezidente në Gjeorgji, ndërsa është themeluar në Tortuga, në ishujt British Virgin, pronë e një personi, Igor Kalinin, që rezulton me dy idenitete, me nënshtetësi ruse dhe vendi Cheboksary, Chuvashia Republik, dënuar me 7 vjet e 10 muaj burg për mashtrim dhe ushtrim prostitucioni dhe me nënshtetësi ukrainase dhe identifikuar si person i eksopzuar politikisht.

    Dyshimet forcohen, sipas hetimit policor, sepse shoqëria “Everest” në vitet 2013 e 2014 rezulton me fitim mbi 200 milionë Lekë dhe xhiro mbi 18 miliardë Lekë, ndërkohë që ka patur respektivisht 11 dhe 6 punonjës.

    Po ashtu, janë shpërndarë dividentë në shumën mbi 223 milion Lekëve të reja, ndërkohë që shoqëria është kontrolluar nga autoritetet tatimore në vitin 2014 dhe i kanë rezultuar detyrime shtesë + gjobë në shumën 13,559,674 Lekëve.

    Hetimet kanë përfshirë edhe pasuritë e Gjergj Bojaxhiut.

    “Futja e menjëhershme në treg e EVEREST OIL SHA, ndërkohë që shoqëria Italiane ortake kryesore në vitin 2012 sapo kishte filluar aktivitetin; Lidhja e rezultuar me Petroliferën Shqiptare, e cila zotërohet thuaj tërësisht nga grupi që kontrollon shoqërinë EVEREST OIL Sha; Përfshirja e gruas dhe vjehrrës së shtetasit Gjergj Bojaxhi si ortake dhe jo e vetë atij (fillimisht) direkt në këtë shoqëri; Investimet në pasuri të paluajtshme të Gjergj Bojaxhi dhe marrje kredie bankare duke lënë kolateral një pronë të blerë me një çmim të deklaruar shumë të ulët (jo real)”, shkruhet ndër të tjera në raportin e policisë.

    Sipas hetimit policor, tashmë dorëzuar në Prokurori, “nga deklarimet në ILDKPKI sqarojnë se ka patur burime financiare, por që siç shihet ‘kursimet’ e familjes Bojaxhi në vite nuk i kalojnë 50,000 Euro (deklarata e 2011) duke patur parasysh se në këto deklarime nuk detajohen shpenzimet për jetesë! Duke qënë se Everest Oil Sha rezulton të jetë një superkompani me fitime mbi 280 milion Lekë, pse atellitë Lumturi Hasanmataj (vjehrra e Gjergj Bojaxhi) i shet aksionet për vetëm 26,000 Euro, ndërkohë që nga shpërndarja e fitimit të kompanisë në vitin 2014, Lumturi Hasanmataj ka përfituar mbi 60 milionë Lek ose 430,000 EURO (llogaritur sipas përqindjes së kuotave)?”

    Sipas policisë janë evidente dyshimet për krijimin, zhvillimin dhe operacionet financiare të kësaj kompanie.

    “Në deklarimet doganore kompania “Everest Oil” ka marrëdhënie tregtare me dy kompanitë “Lab Oil” dhe “Hip Petrol”, të cilat ushtrojnë aktivitetin në Kosovë. Kompania “Lab Oil” është e lidhur me shoqërinë “ARMO”, të cilës i ka dhënë kredi në shuma të konsiderueshme. “Lab Oil”, sipas deklarimeve, ka kredi të konsiderueshme; duke vendosur si kolateral disa prona në Sarandë në emër të shtetasit Raif Gashi”, thotë raporti.

    Në lidhje me pikat e tregtimit të karburanteve nën markën “Gulf”; policia zotëron informacion mbi lidhjet e dyshimta të shoqërive që veprojnë në fushën e Hidrokarbureve me grupin “ARMO”.

    “Shoqëritë e hidrokarbureve të lidhura me grupin “ARMO” vazhdojnë të marrin kredi dhe pse janë evidentuar si kreditore me kredi me problem për mos shlyerje të tyre. Mungesa e monitorimit të këtyre kompanive do të vijonte të lejonte funksionimin e tyre si satelite të njëra-tjetrës, trasferimin e aseteve, kapitaleve nga njëra kompani te tjetra me funksionin e thjeshtë të fshehjes së detyrimeve reale fiskale, si dhe përpjekjen për fshehjen e origjinës dhe destinacionit të aseteve të tyre financiare, tipologji mjaft e njohur dhe në vendet e tjera. Në këtë mënyrë mësohet se këto kompani shmangin sekuestrimin e aseteve”, vijon raporti hetimor i policisë gjyqësore.

    Në fund raporti sugjeron:

    “Regjistrimin e proçedimit penal për veprat penale “Mashtrimit në Kredi” ; ”Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale apo Veprimtarisë Kriminale”; “Fshehje t ë Ardhurave” në bashkëpunim për shtetasit të cilët shërbejnë si administrator të kompanive, parashikuar nga nenet 146, 287, 180 e 25 të Kodit Penal si dhe “Shpërdorim Detyre”në bashkëpunim nga punonjësit e bankave dhe të tatimeve; parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal Të delegojë për kryerje të gjitha veprimet e nevojshme hetimore-proceduriale për verifikimin e faktit në lidhje me rregullsinë e veprimeve nga ana e atministratorëve të shoqërive dhe Punjonjësve të Tatimeve. Të delegojë për kryerje të gjitha veprimet e nevojshme hetimore-proceduriale për identifikimin e saktë të gjeneraliteteve të shtetasve dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit me qellim dokumentimin e plote ligjor të këtyre veprave penale”.

    / Top Channel /
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    SPECIALE – GJERGJ BOJAXHI, MILIARDERI QË KËRKON LËMOSHË

    Nga Habjon Hasani
    “Ju uroj nga zemra Pashkët”, – shkruante sot në faqen e tij në Facebook Gjergj Bojaxhi, një politikan në tentativë dhe biznesnesmen i fuqishëm.
    Me zemër Bojaxhi duket pranë qytetarëve; por me mendje ai ka qenë diku tjetër 24 orët e fundit, pasi një hetim i befasishëm penal e ka vënë atë në epiqendër të një skeme fiktive në tregun e naftës ku dyshohet se janë pastruar disa qindra milionë dollarë; ndërsa Bojaxhi dyshohet dhe për fshehje të pasurisë .
    Deri në vitin 2005 ai ishte një askush, por një sugjerim i Genc Rulit tek Berisha, bëri që Bojaxhi të kthehej në Shqipëri e të katapultohej zv/ministër i Energjitikës; pas disa vitesh qëndrimi në SHBA ku ai punonte si ekonomist.
    Ishte një ndër mijëra ekonomistët e angazhuar në projektet e Bankës Botërore, por kur prezantohej në Shqipëri, mediat nuk harronin asnjëherë të theksonin se zv.ministri i Energjitikës kishte punuar për Bankën Botërore, duke krijuar një imazh të ekzagjeruar për karrierën e tij në SHBA.
    Por Gjergj Bojaxhiut i trokiti fati në një periudhë të artë, pasi në vitin 2006 kur ai punonte si zv/ministër, qeveria Berisha ishte duke rishikuar disa kontrata energjitike të dhëna nga Fatos Nano, ku më delikatet ishin TEC-I i Vlorës dhe Petrolifera.
    Me këtë të fundit Bojaxhiu u mor posaçërisht; ishte personi kyç i qeverisë në negociata dhe pas disa muajsh bisedimesh dhe tensioni, qeveria Berisha firmosi vënien në punë të Petroliferës me kapacitet të plotë.
    gjergj-bojaxhiu-604x330Bojaxhi e mbështeti kompaninë e Petroliferës në negociata dhe koncesionari fitoi një biznes të jashtëzakonshëm dhe me leverdi për të kryer operacione portuale të logjistikës; ngarkim-shkarkimit në Vlorë për hidrokarburet.
    Një kantier i vërtetë pune dhe paraje nisi të funksiononte prej vitit 2006.
    Bojaxhi vijoi karrierën e vetë si zyrtar shtetror, pa lidhje me Petroliferën në dukje. Ai nga zv/ministër u emërua drejtor i KESH, më pas dhe në OSHEE e më tej kaloi dhe drejtor i Policisë Ndërtimore gjatë qeverisjes Berisha.

    Gjergji ngjit Everestin
    Më 15 Qershor 2012 bashkëshortja e tij znj.Jola Bojaxhi së bashku me katër të tjerë themelojnë kompaninë “EVEREST”, e cila për nga emri që mbante, dukej si një kapriço e vetë Gjergjit, sepse ai e ka pasion malin e Everestit, madje e ka ngjitur atë në ekspeditë.
    Emri:  themelimi-i-Everest-300x175.jpg

Shikime: 396

Madhësia:  17.0 KB
    Akti i themelimit të kompanisë “Everest”, Qershor 2012.
    Kompania e re kishte si objektiv të saj tregtinë e naftës cilësore. Kjo kompani u inkuadrua si një operator pranë koncensionarit të Petroliferës.
    Koncensionari i Petroliferës e kishte të ndaluar me ligj që të bënte tregti nafte. Petrolifera mund të ofronte logjistikë për kompanitë që e tregtonin, por në asnjë mënyrë nuk mund të tregtonte dhe vetë naftë, ajo ofronte vetëm shërbime të natyrës së magazinimit dhe ngarkim-shkarkimin të hidrokarbureve në Vlorë për kompanitë që e tregtonin.
    Por kompania “EVEREST” dukej pikërisht si një artificë për të shmangur këtë detyrim ligjor.
    Sepse siç zbuloi më pas Autoriteti i Konkurencës, një nga aksionarët kryesorë të kësaj kompanie, firma italiane “Superba srl” ishte në fakt një firmë me aksione në “Everest”, por njëkohësisht edhe aksionarja më e madhe e kompanisë Petrolifera.
    Pra Petrolifera, atë që nuk e arrinte dot nëpërmjet emrit të vetë, e arriti duke ngritur kompaninë “Everest” ku themeluese ishte dhe bashkëshortja e z.Bojaxhi.
    Kjo është ndoshta spërdredhja më e fortë e konfliktit të interesit të ndodhur në tregun e hidrokarbureve, ku bashkëshortja e zv/ministrit Bojaxhi 6 vite pasi i shoqi kishte negociuar koncensionin, futet aksionare bashkë me koncensionarin në një kompani-grackë që i shërbente Petroliferës të bënte atë biznes që ligji ja ndalonte.
    Një konflikt interesi i dyfishtë, ku protagonist ishin vetëm dy aktorë, Petrolifera dhe çifti Bojaxhi.

    Gjergji bëhet skeptik
    Viti 2012 nuk ishte thjesht viti kur Gjergj Bojaxhi nëpërmjet bashkëshortes nisi një biznes bashkë me koncensionarin që dikur e kishte mbështetur si zv/ministër, por ishte njëkohësisht dhe koha kur ai po jepte shenja të forta pakënaqësie me qeverinë Berisha.
    Kulmi arriti një vit më vonë, në vitin 2013, kur vetëm dy javë para zgjedhjeve, ai në një intervistë të dhënë për median goditi pa mëshirë kryeministrin Berisha, duke u bërë i vetmi zyrtar i rangut të lartë në PD që i përmendte publikisht Berishës problemet e fëmijëve.
    Bojaxhi foli hapur mbi aktivitetin e dyshimtë të Shkëlzenit dhe Argitës, fliste për degradimin e qeverisë Berisha, ndërsa vetë ishte i vetmi zyrtar i lartë që kishte të gdhendur në letrat e kompanisë “Everest” konfliktin më arbitrar të interest që një zv/ministër shqiptar mund të ketë pasur ndonjëherë.
    Zgjedhjet e vitit 2013 i fituan Rilindësit, Bojaxhi u fokusua në biznes dhe duhet thënë se biznesi pati një shpërthim të fortë ekspansioni dhe suksesi.
    Vlera dhe volumi i aktivitetit të kompanisë “Everest”u 20 fishua dhe “Everest” u kthye një ndër 10 kompanitë më të fuqishme në vend.
    Kjo rritje galopante u shoqërua dhe me disa veprime dhe spërdredhje në paketën e aksionarëve.

    Emri:  Transferimi-i-aksioneve.jpg

Shikime: 403

Madhësia:  22.9 KB
    Një nga operacionet e transferimit të aksioneve në kompaninë “Everest”

    Bojaxhi u bë administrator i kompanisë ku gruaja ishte aksionare bashkë me Petroliferën.
    Më pas aksionere hyri dhe vjehërra e tij, ca më vonë vjehërra i bleu aksionet një ortaku të quajtur Altin Fani sepse ky u tërhoq dhe shkoi administrator i Vilma Nushit në koncensionin e Check-upit, e në fund, Gjergji ja bleu të gjitha aksionet vjehërrës së vetë duke u futur aksionar me letra në këtë kompani.
    Qeveritari që kishte negociuar me Petroliferën në vitin 2006, befas gjendej ortak me Petroliferën në vitin 2015, në një kompani që kishte kapur majat më të larta të fitimeve, majat e Everestit.

    Gjergji vesh këmishë të bardhë
    Që prej vitit 2014 Bojaxhi nisi të kishte një prezencë sistematike në media, kryesisht në median pro-qeverisë rilindëse.
    Ai u mbështet sidomos nga Eduart Zaloshnja, ky i fundit drejton një institut statistikash, dikur ka qenë ortak me ministren rilindëse Milva Ekonomi, por ka dhe valencën e ‘analistit të pavarur statistikor’ ndonëse rezultatet e statistikave të tij e kanë pasur shpesh marzhin e gabimit më të lartë se diferencat e subjekteve.
    Emri:  Zaloshnja-per-Bojaxhiun-300x144.jpg

Shikime: 461

Madhësia:  15.0 KB
    Një prej shkrimeve të Zaloshnjës
    Zaloshnja u bë papritur promotori politiko-mediatik i Gjergj Bojaxhiut, të njëjtën gjë kishte bërë dikur dhe me Kreshnik Spahiun deri kur ky i fundit shpalli divorc me Edi Ramën.
    Bojaxhi nisi të mbante një këmishë të bardhë me të cilën dilte shpesh në media, Zaloshnja nga ana tjetër nuk linte panel televiziv pa përmendur se Bojaxhi ishte e vetmja shpresë për një të djathtë me integritet.
    Ky kombinacion u intensifikua sidomos në vitin 2015 gjatë zgjedhjeve lokale kur Bojaxhi u propozua nga nisma NE-Tirana për kryetar i Bashkisë së Tiranës.
    Kjo ishte një nismë që kishte në gjirin e vetë shumë profesionistë të papërlyer me aferat e politikës dhe u prit me pozitivitet sidomos në pjesën elitare të kryeqytetit, Bojaxhi në përfundim të zgjedhjeve arriti të kapë afro 15 mijë vota në Tiranë.
    Por në Dhjetor 2015 ai nuk ra dakord me mbështetësit e tij në Ne-Tirana për mënyrën se si do konfigurohej kjo nismë në të ardhmen. Gjergji propozonte një parti ku ai të ishte kryetar me kompetenca të forta.
    Oponentët e tij brenda nismës donin një kryetar ndryshe, ku prevalonte kuorumi dhe jo forca e individit.
    Por ende pa u ndarë mirë se ç’do bëhej me NE-Tirana, Bojaxhi me një lëvizje surprizë dhe pa vënë në dijeni mbështetësit e dikurshëm të NE-Tirana shpalli në Janar-2016 nismën e tij personale për një parti të re politike. E shpalli në Facebook.
    Ndërsa kjo ishte një e papritur për shumicën e anëtarëve të nismës NE-Tirana, pakënaqësitë nxorën në pah dhe disa detaje interesante të kësaj nisme.

    Në debatet e brendshme disa anëtarë të NE-Tirana e akuzuan Bojaxhiun se jo vetëm nuk ishte treguar korrekt me mbështetësit e tij, por e akuzuan se dhe në fushatën e vitit 2015 ai kishte fshehur fondet që kishte mbledhur si kandidat për kryetar bashkie dhe asnjëherë nuk i kishte zbardhur fondet e mbledhura edhe pse NE-Tirana ja kishte kërkuar diçka të tillë për muaj me radhë.
    Me një parti që e shpalli fshehurazi njerëzve që e mbështetën dhe duke i’u fshehur transparencës së fondeve të fushatës,me një biznes që ja shtonte milionat dita-ditës papritur Gjergj Bojaxhi doli faqebotës dhe tha se do ndërtonte një parti politike që do mendonte për popullin e varfër shqiptar dhe do luftonte këtë sistem të padrejtë politik-ekonomik, që në fakt Gjergji ja kishte parë hajrin si në karrierë dhe në pasurim.

    Oligarkut i qepin letrat
    Nxitimi i Gjergj Bojaxhiut për të bërë partinë e re në Janar-2016 përkonte dhe me nxitimin e Edi Ramës për të qërruar hesapet me aleatin e vetë, LSI-në.
    Që prej Shtatorit 2015, Edi Rama dhe LSI u përfshinë në një luftë të ftohtë dhe të mbushur me dyshime dhe goditje nën brez ku spikaste dosja CEZ-DIA dhe regjia mediatike pro-Ramës e cila nisi sulmet ndaj aleatit të Ramës.
    Një pjesë tjetër e mediave të Ramës, ndonëse ishte më e tërhequr nga goditja me dosjen CEZ-DIA, ishte e pakursyer në promovimin e Gjergj Bojaxhiut.
    Sa më tepër rritej pakënaqësia ndaj qeverisjes së Ramës dhe sa më shumë shtohej rreziku i kanalizimit të votave të të pakënaqurve drejt LSI-së, aq më shumë promovohej dhe Gjergj Bojaxhiu në mediat e ndikuara nga Edi Rama.
    top channel per BojaxhiunBiznesi i Bojaxhiut forcohej, prezenca e tij mediatike trumpetohej, partia e tij po bëhej gati të konfigurohej, deri kur….dje një kronikë e beftë e Top Channel, informoi mbi një hetim për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Top Channel tha se ky ishte një hetim i policisë, por të dhënat orientojnë se ky është një hetim që as nuk është iniciuar dhe as është orientuar nga policia e Saimir Tahirit por ka qenë një hetim i ILDKP-së dhe Prokurorisë, dy struktura që nuk varen ekskluzivisht nga Edi Rama.
    Bojaxhi dyshohet se ka përfituar disa dhjetëra milionë dollarë nga llogari të paqarta në parajsa fiskale dhe ka kryer operacione fiktive për të marrë nëpërmjet vjehrrës së vetë aksionet e kompanisë “EVEREST”.
    Portalet proqeveritare kanë refuzuar ta publikojnë lajmin e Top-Channel për hetimin e Bojaxhiut.
    Detajet e hetimit pritet të saktësohen në vijim, Bojaxhi i ka quajtur këto akuza si të montuara politikisht, madje ai përmendi dhe faktin se ishte shtetas amerikan duke shtuar se po të kishte bërë allishverishe do e kishin hetuar vetë amerikanët të parët.
    Ftesa per dhurim ne faqen e Bojaxhiut

    Përtej deklaratës së z.Bojaxhiu, është e qartë se në SHBA nuk ka shumë gjasa të ndodhë që një ish-zv/ministër Energjitike të futet aksionar në një kompani me të cilën dikur ka negociuar dhe e ka certifikuar, e për më tepër në një kompani që shërbente për të fshehur gjurmët e shkeljes së kontratës së negociuar.
    Duket si ato paradokset që i gjen shpesh dhe në faqen e Facebook-ut të z.Bojaxhi, për shembull, ai po fiton miliarda me kompaninë e dyshimtë “Everest” është shndërruar në një oligark të vërtetë, por njëherësh fton publikun që t’i japë donacione për partinë e tij të re që sipas z.Bojaxhiu, do ndihmojë shqiptarët të dalin nga varfëria dhe do luftojë sistemin që Bojaxhiun e bëri miliarder.
    Rast i rrallë duhet thënë, një miliarder që kërkon lëmoshë. (!) / HashtagAL
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Kush nuk e kishte njohur mire kete Bojxhiun, tashme besoj eshte qartesuar figura e "ndritur" e tij..

    S'na u ndane hajdutet me çizme!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Per tu habitur edhe Bojaxhiu luan ping-pong me milionat ! Edhe jemi dhe shtet i varfer,nuk gjejm dot 50 milion euro per stadjumin.

    Sa lek paska pasur kjo nafta e shkrete. Me shum propalitet sikur te ishte shtetrore do kishte lek per te vjedhur dhe per te bere stadjume 50 milionshe ne çdo qytet.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Per tu habitur edhe Bojaxhiu luan ping-pong me milionat ! Edhe jemi dhe shtet i varfer,nuk gjejm dot 50 milion euro per stadjumin.

    Sa lek paska pasur kjo nafta e shkrete. Me shum propalitet sikur te ishte shtetrore do kishte lek per te vjedhur dhe per te bere stadjume 50 milionshe ne çdo qytet.
    Fatkeqsisht te gjithe luajne ping pong me milionat, por te pakten e nuk e fshehin jeten e tyre mondane.
    Ndersa ky te jep pershtypjen e fakirit ne pamje te pare, nderkohe qe eshte nje mini-sheik shqiptaro-sharlatan!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Fatkeqsisht te gjithe luajne ping pong me milionat, por te pakten e nuk e fshehin jeten e tyre mondane.
    Ndersa ky te jep pershtypjen e fakirit ne pamje te pare, nderkohe qe eshte nje mini-sheik shqiptaro-sharlatan!

    Por fakirizimi eshte bere ide o dogme kombetare,te gjithe thone qe shteti nuk ka 50 milion euro per nje stadjum. Dhe per nje veper qe me shume propabilitet i nxjerr leket e investurara. Nga te paktat investime qe nuk mundet te dali me humbje,sidomos ne ate vend.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Por fakirizimi eshte bere ide o dogme kombetare,te gjithe thone qe shteti nuk ka 50 milion euro per nje stadjum. Dhe per nje veper qe me shume propabilitet i nxjerr leket e investurara. Nga te paktat investime qe nuk mundet te dali me humbje,sidomos ne ate vend.
    Fakirizimi eshte bere demode, tani kane filluar perdorin pashaporten amerikane si strategji mbrojtese!
    Dhe nga fajin e ka Saliu kalojme tek fajin e ka Amerika qe e lejoi te beje kerdine ne Shqiperi...

    Tragjikomedi shqipo-tare
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Fakirizimi eshte bere demode, tani kane filluar perdorin pashaporten amerikane si strategji mbrojtese!
    Dhe nga fajin e ka Saliu kalojme tek fajin e ka Amerika qe e lejoi te beje kerdine ne Shqiperi...

    Tragjikomedi shqipo-tare
    Pse paska dhe pashaporten amerikane Bojaxhiu ?!
    Atehere ka te drejten e fakirizimit dhe viktimizimit,me ligj. Kush ka pashaporte amerikane mund te vjedhi,kush kerkon vize amerikane nuk ka te drejte. Ne Shqiperi,se ne Amerike do di kishin hequr jo vetem prapashtesen-xhi-u por dhe bojen-ne kuptimin e "hijes",trupit.

    DUKE,ai shoku jon,kreshiku Lu,ku na ka hup,pse na ka hup a eshte hupur (me kuptimin e ndejtjes,si buka) ? Me qe jemi tek kulla e stadjumit,ne çfar kulle po ngujon Lu-ja ? Se eshte po si plak bajraku qe e ka zon peng se ka rrejt me kanun.

    ("Fjala nuk xehet peng.Fjala ka vleren e burrnise e jo te pengut")

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Kjo ishte flluska Bojazhi.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #10
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Gjergj Bojaxhi, ben pjese ne te "pabindurit" politike.

    Dhe si i atille, nje dite do e paguante.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •