Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22

    Rovena Dilo: Tom Doshi dhe Çim Babasi tentuan të më mbyllin lokalin me dhunë

    Rovena Dilo: Doshi dhe Babasi tentuan të më mbyllin lokalin me dhunë

    TIRANE- Mëngjesin e djeshëm një polici private ka bllokuar bar-kafe "Rovena" në kryeqytet, që është në pronësi të këngëtares Rovena Dilo. Ata kanë tentuar ta mbyllin lokalin dhe të mos lejojnë këngëtaren e stafin e saj të futen në brendësi të tij. Forcat e rendit me kërkesë të këngëtares kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë larguar policinë private. Në një intervistë për "Summer Pages" Rovena është shprehur se përgjegjës për këtë situatë janë dy përfaqësues të forcave politike kryesore në vend, deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Çim Babasi. Këngëtarja ka falënderuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka dërguar Policinë e Shtetit që të ndërhyjë në favorin e saj. Ajo shprehet se shkak për situatën është bërë një konflikt pronësie, por nuk jep detaje më të hollësishme. Ditën e djeshme kamerat e televizionit "News 24" kanë xhiruar pikërisht deputetin e PS-së, Tom Doshi, teksa futej në ambientet e lokalit.

    Rovena disa efektivë policë kanë tentuar të mbyllin lokalin tënd. Çfarë ndodhi më konkretisht?

    Ka ndodhur një përplasje me një polici private e të panjohur për konflikt pronësie, në pronën time bar-kafe "Rovena". Erdhi një polici private e disa njerëzve të caktuar, të cilët me pushtetin e tyre pretendojnë të shkelin ligjet e shtetit shqiptar duke bërë vetëgjyqësi. Nuk ia kanë arritur qëllimit, sepse Policia e Shtetit ka ndërhyrë. Policia e Shtetit shqiptar respekton qytetarin e ndershëm, të lirë dhe dinjitoz. E falenderoj përzemërsisht ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që mbrojti qytetaren Rovena Dilo. Disa njerëz që janë persona publikë kanë dashur të bëjnë vetëgjyqësi në pronën e familjes sime, në aktivitetin tim privat, që është prej 18 vjetësh në 'Bllok'. Siç duket, njerëz të caktuar duan që këtë vend ta kenë të vetin, por gjërat nuk arrihen kështu. Gjërat arrihen në rrugë ligjore dhe jo me dhunë apo me vetëgjyqësi.

    Kush janë këta persona?

    Janë njerëz politikë. Njëri është ish-deputet i Partisë Demokratike z. Çim Babasi, ndërsa tjetri është z. Tom Doshi, deputet i Partisë Socialiste. Këta njerëz me pretendimet e tyre, kanë ardhur në pronën time dhe kanë dashur të ushtrojnë dhunë. Ndërkohë që në Shqipëri vendime të tilla i marrin vetëm instancat përkatëse gjyqësore e jo personat privatë, të cilët mund të kenë dëshira nga më të habitshmet.

    Cili është pretendimi i këtyre personave? Pse e bënë ata këtë veprim?

    Mund të pyesni vetë ata, sepse nuk më takon mua të flas në emrin e tyre.

    Ju si vepruat për të zgjidhur këtë situatë?

    Kërkova menjëherë ndihmën e shtetit shqiptar, përfaqësuesit e të cilit u treguan të gatshëm të më gjendeshin pranë në një situatë të paqartë. Lokali nuk është mbyllur, vazhdon të jetë i hapur. Ka pasur një tendencë për të destabilizuar situatën në aktivitetin tim. Nuk e kanë arritur dot këtë, pasi unë jam me të drejtën e ligjit, të Zotit e madje edhe të gjakut. Kjo është pronë e nënës sime dhe e vëllezërve e motrave të saj. Ndërsa bar "Rovena" është një aktivitet i licencuar nga shteti dhe i ligjshëm, personalisht i Rovena Dilos. Kjo që ndodhi për mua ishte e turpshme, sepse unë emrin tim dhe punën time e kam vendosur me gjakun e djersën time, të familjes me nder. Këtë do ta mbroj me nderin tim e të familjes, por edhe me gjakun tim, nëse do të jetë e nevojshme sepse është pronë e imja.

    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rovena Dilo: Tom Doshi dhe Çim Babasi tentuan të më mbyllin lokalin me dhunë

    Nuk te falin deputetet e Rilindjes socialiste ore! Ta marrin pronen ne mes te Tiranes me police private.

    Ka ligj e rregull, jo llafe!

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Rovena Dilo: Tom Doshi dhe Çim Babasi tentuan të më mbyllin lokalin me dhunë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nuk te falin deputetet e Rilindjes socialiste ore! Ta marrin pronen ne mes te Tiranes me police private.

    Ka ligj e rregull, jo llafe!

    Albo
    po ish deputetin e partis demokratike si e harrove mo?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rovena Dilo: Tom Doshi dhe Çim Babasi tentuan të më mbyllin lokalin me dhunë

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    po ish deputetin e partis demokratike si e harrove mo?
    Ishat nuk jane me as deputete, e partia e tyre nuk eshte me as ne pushtet. Po ky Tom Doshi sikur ishte ne krye te Rilindjes Socialiste?

    Do ta futi ne burg Tom Doshin Tahiri tani qe shkeli ligjin?

    Apo ligjin e kemi vetem per te goditur Lazaratin, jo Rilindasit?

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Rovena Dilo: Tom Doshi dhe Çim Babasi tentuan të më mbyllin lokalin me dhunë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ishat nuk jane me as deputete, e partia e tyre nuk eshte me as ne pushtet. Po ky Tom Doshi sikur ishte ne krye te Rilindjes Socialiste?

    Do ta futi ne burg Tom Doshin Tahiri tani qe shkeli ligjin?

    Apo ligjin e kemi vetem per te goditur Lazaratin, jo Rilindasit?

    Albo
    kto nuk jan deputete dhe as ne pushtet e shif qpo bojn

    po kur ishin kto qe ishin vet zot vet shkop? veq ni zot e din qfar kan bo neper shqipni


    ja qthot vete rovena o albush qe ti e prune ktu

    Policia e Shtetit shqiptar respekton qytetarin e ndershëm, të lirë dhe dinjitoz. E falenderoj përzemërsisht ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që mbrojti qytetaren Rovena Dilo.

    pra policia e rilindjes e zbythi deputetin. kurse ne kohen e partise tane jo veq deputetet po dhe militantet e thjesht si puna jote boshin ligjin neper shqipni e skishte shtet e polici qe u dilte para
    Ndryshuar për herë të fundit nga derjansi : 19-06-2014 më 11:24
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rovena Dilo: Tom Doshi dhe Çim Babasi tentuan të më mbyllin lokalin me dhunë

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    kto nuk jan deputete dhe as ne pushtet e shif qpo bojn

    po kur ishin kto qe ishin vet zot vet shkop? veq ni zot e din qfar kan bo neper shqipni


    ja qthot vete rovena o albush qe ti e prune ktu

    Policia e Shtetit shqiptar respekton qytetarin e ndershëm, të lirë dhe dinjitoz. E falenderoj përzemërsisht ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që mbrojti qytetaren Rovena Dilo.

    pra policia e rilindjes e zbythi deputetin. kurse ne kohen e partise tane jo veq deputetet po dhe militantet e thjesht si puna jote boshin ligjin neper shqipni e skishte shtet e polici qe u dilte para
    E zbythi deputetin socialist Tom Doshi? E zbythi shume? Po hekurat nuk ia hodhi Tahiri i plotfuqishem? Apo hekurat e padite ne Prokurori i ruajme vetem per Gaten e djalin e Gates ne Lazarat.

    U pa puna o shqiptare. Kur deputeti Tom Doshi te vije t'iu marri lokalin me force apo shtepine ku banoni, ju merrni ne telefon celularin e ministrit Tahiri se ua zgjidh ai problemin.

    Si? Nuk e dini celularin e ministrit? Nuk ua ngre ju ministri celularin se nuk jeni Rovena Dilo?

    E o mire, ju shkoni te lokali i Rovenes ne bllok, blini nje kafe, e lutjuni Rovenes:

    - O Rovena, a e merr edhe nje here ate Tahirin ne telefon qe te ma zgjidhi edhe mua kete hall se edhe mua po me bie Tom Doshi ne qafe?

    E tak fak, e zbyth Tahiri prape Tom Doshin!

    Qeveria jone e Rilindjes ate pune ka, te zbythi deputetet e saj socialiste nga prona private e shqiptareve!

    Albo

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Rovena Dilo: Tom Doshi dhe Çim Babasi tentuan të më mbyllin lokalin me dhunë

    edhe ish deputetet demokrate mos harro
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rovena Dilo: Tom Doshi dhe Çim Babasi tentuan të më mbyllin lokalin me dhunë

    Deputeti i PS Tom Doshi hedh në gjyq këngëtaren Rovena Dilo

    TIRANE- Konflikti për një sipërfaqe prej 887 metra katrorë në qëndër të bllokut, mbi të cilin ndodhet lokali i njohur “Rovena” dhe që është në pronësi të këngëtares Rovena Dilo, është zhvendosur në Gjykatën e Tiranës.

    Biznesmeni Ndriçim Babasi dhe deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi, që pretendojnë pronësinë e truallit ku dhe ndodhet lokali i Rovena Dilos, i janë drejtuar gjykatës së Tiranës me një padi civile, ku kërkojnë detyrimin e të paditurës Rovena Dilo të lirojë e dorëzojë pronën (pasuri e,paluajteshme).Prona është me nr. pasurie 3/534, e ndodhur në zonën kadastrale 8270, me siperfaqe 887 m2 me adresë të pasurisë rruga "Vaso Pasha" pasuri e regjistruar në ZVRPP Tiranë në volumin 70 faqe 169, me adresë: Rr. "Vaso Pasha", lloji: truall, Tiranë, zënë prej të paditurit pa tagra pronësie. Shpërblimin e dëmit të shkaktuar si pasojë e mos posedimit të sendit dhe të mos përdorimit të tij. Njëherësh me padinë civile, Tom Doshi dhe Ndriçim Babasi i kërkojnë gjykatës sigurimin e padisë, duke vendosur pezullimin e aktivitetit bar kafe në këtë truall, si dhe bllokimin e kryerjes së veprimeve arbitrare si ndërtim, apo çdo loj aktiviteti tjetër mbi pronën tonë.

    Padia civile është dorëzuar në sekretarinë e gjykatës në datën 25 qershor dhe mban numrin 12755. Ndërkohë si gjyqtar është zgjedhur kryetari i kësaj gjykate Fatri Islamaj.

    Shqiptarja.com

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rovena Dilo: Tom Doshi dhe Çim Babasi tentuan të më mbyllin lokalin me dhunë

    FOTO/ Rovena Dilo: Doshi dhe Babasi e dinë mirë se i kujt është lokali

    Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo ka ndërmarrë një tjetër hap për të dëshmuar se lokali në ish-Bllok është në pronësi të saj.

    Emri:  rovena-dilo.jpg

Shikime: 714

Madhësia:  108.2 KB

    Emri:  dc2f43de-f48c-4921-a5ea-69c217f0917d.jpg

Shikime: 487

Madhësia:  40.2 KB

    Dilo ka vendosur në ambientet e lokalit foto dhe faksimile të dokumentacionit që ajo dhe familja Vreto, disponojmë për truallin dhe biznesin e ngritur mbi të.

    Por, pavarësisht këtyre dokumenteve me vendim gjykate lokali në zonën e ish-Bllokut. Sipas Dilos ekziston një akt shitjeje, por që është firmosur vetëm nga njëri prej 8 familjarëve që duhet të firmosnin.

    Emri:  7f7280a3-010b-47c2-860d-b3762aad30c8.jpg

Shikime: 462

Madhësia:  41.0 KB

    “Ndriçim Babasi e di shumë mirë që kjo tokë është e familjes Vreto dhe ai, si bir i një familjeje me shumë fëmijë, e di shumë mirë dhe e ka shumë të qartë se pronat e familjes nuk janë të njërit, por janë të të gjithëve. Po kaq mirë këtë gjë e di edhe Tom Doshi, si një djalë malësie, se asnjë pronë nuk shitet me firmën e njërit prej trashëgimtarëve”, shkruan Dilo.

    “Unë jam gati, në të drejtën time ligjore dhe orale”

    Rovena Dilo

    Unë jam gati që të pres nesër (e hënë) ora 10.00, këta individë që synojnë të ekzekutojnë një vendim gjykate të paligjshëm, për të marrë me forcë, me polici, e sidomos, në kundërshtim me ligjin dhe me manipulime gjyqësore, pronën e familjes Vreto dhe biznesin e ligjshëm “De Fakto Vreto” shpk që e kemi ngritur që në vitin 2000 në pronën e familjes Vreto.

    Me një vendim totalisht të paekzekutueshëm, ata duan të sjellin përmbarues, të cilët i përdorin si të duan dhe të cilët nuk kanë asnjë pavarësi juridike personale. Kanë një vendim për Rovena Dilon, të bijën e Silvit dhe të Vangjelit, pra për një qytetare, që të lirojë dhe të dorëzojë një diçka, të cilën ajo nuk e posedon. Këta zotërinj kanë bërë një gabim trashanik juridik në lidhje me mua, që quhet ndërgjyqësi e gabuar.

    Emri:  26286546-e3b5-43c7-bf7a-2f0f02b838c2.jpg

Shikime: 458

Madhësia:  27.3 KB

    Atje në truallin tim, të vëllait tim, të nënës sime, të tezeve të mia, të vajzës së tezes sime, që dje qante në telefon kur mendonte që pronën mund të na e marrin këta burra mizorë që s’njohin ligjet, ekziston aktiviteti i formës sh.p.k., “De Fakto Vreto”, si një person juridik me mëvetësi të patjetërsueshme”

    Këta zotërinj, kërkojnë që Rovena Dilo të lirojë dhe dorëzojë pronën. Kjo pronë është një pasuri familjare e familjes Vreto dhe si rrjedhim, është dhe pronë e nënës sime. Dhe për t’u shitur apo për t’u tjetërsuar duhen firmat e të 8 fëmijëve dhe kurrsesi e veç njërit prej tyre.

    Me firmën e vetëm njërit prej trashëgimtarëve dhe me pronën në një proces gjyqësor themeli të hapur, vetëm këta lloj zotërinjsh mund të bëjnë gjoja blerjen e saj. Ndriçim Babasi e di shumë mirë që kjo tokë është e familjes Vreto dhe ai, si bir i një familjeje me shumë fëmijë, e di shumë mirë dhe e ka shumë të qartë se pronat e familjes nuk janë të njërit, por janë të të gjithëve.

    Emri:  2e060b0c-1b85-425a-8dd8-98edaed3c57a.jpg

Shikime: 452

Madhësia:  42.7 KB

    Po kaq mirë këtë gjë e di edhe Tom Doshi, si një djalë malësie, se asnjë pronë nuk shitet me firmën e njërit prej trashëgimtarëve. E kanë shumë të qartë të dy ata që kjo është një përpjekje e kotë dhe e dështuar. Prona e nënës sime do të shitet apo do të tjetërsohet, kur nëna ime, tezet e mia dhe dajat e mi, do të hedhin firmën dhe do të vendosin për këtë gjë.

    Nesër më datë 9 Maj 2016, në Ditën e Europës, ku ne aspirojmë prej kaq shumë vitesh që të bëhemi pjesë e plotë e saj, në orën 10:00, ju ftoj ju të nderuar gazetare dhe gazetarë dhe drejtues mediesh, që të vini të pijmë kafen e mëngjesit së bashku në lokalin tim. Ju pres!

    Me respekt,
    Rovena Dilo

    Panorama

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rovena Dilo: Tom Doshi dhe Çim Babasi tentuan të më mbyllin lokalin me dhunë

    VIDEO/ Përmbaruesit i marrin lokalin, Rovena Dilo shpërthen në ulërima



    Përmbaruesit privatë janë paraqitur sot përpara lokalit të Rovena Dilos në zonën e ish Bllokut për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Apelit, sipas të cilit kjo pronë tashmë i takon Tom Doshit dhe Ndriçim Babasit.

    Emri:  rovena-dilo.jpg

Shikime: 590

Madhësia:  108.2 KB

    Por këngëtarja ka shpërthyer në ulërima kur policia ka shkuar në ndihmë të përmbaruesve, duke akuzuar dy politikanët se i kanë rrëmbyer pronën.

    Pak ditë më parë daja i Rovena Dilos, pronari i tokës ku është ngritur lokali, deklaroi se tokën ia kishte shitur Babasit dhe Doshit, të cilët janë tashmë pronarët e rinj të këtij trualli.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •