
Postuar më parë nga
pirro10
Nuk është për tu habitur por është për të ardhur keq kur konstaton se si një drejtësi e kapur që para 2013, e cila vazhdon të deformojë vendimet dhe të mërzisë popullin dhe hallexhinjë më vendimet e vonuara, dhe në shumicën e rasteve, me vendime klienteliste dhe korruptive, sot po shohim që vendimet e një gjykate si ajo Kushtetuese, bëhen edhe me favorizime politike, ose më saktë të ndikuara politikisht duke treguar edhe njëherë që edhe gjykata kushtetuese qënka një gjykatë e kapur.
Historia e kapjes nga ana e opozitës së sotme e sistemit të drejtësisë që pas viteve 2005 -2013 është shumë e qartë duke parë lëvizjet e eethëshme të opozitës së atëhershme për të vendosur gjyqtarë jot ë ualifikuar mirë, gjyqtarë militant dhe gjyqtarë të korruptuar.
Dihet se shumë gjyqtarë dhe avokatë janë me integritet dhe profesionistë, të cilët kanë punuar dhe punojnë mire, por në Shqipërinë e pas ndryshimit të sistemeve, , qeverisjet e atëhershme duke qënë të babëzitura për tu pasurar sa më shpejt dhe për të mos u hyrë gjëmb në këmbë nga pasurimi jo i ligjshëm (i cili justifikohej në atë kohë me thënien e Rajersonit që… duhet krijuar klasa e pasur, sepse Shqipëia nuk klasë të pasur), menduan dhe vendosën të kapnin pushtetin e tretë sistemin e drejtësisë.
Këtë pushtet të tretë u përpoqën ta kapnin madje në disa momente edhe koalicioni i majtë sidomos pas vitit 2001-2005, por të bërtiturat megjithësi plot hipokrizi të Berishës, dhe frika se mos hapeshin dosjet e ish sigurimsave dhe të ish-spiunëve, bëri që PS dhe LSI e sapo formuar të frenohëshin në këtë intervenim jot ë drejtë.
Problemi më serioz doli pas marrjes së pushtetit të Koalicionit qeveisës të udhëhequr nga PD, dhe Berisha.
Marrja butë e pushtetit më 2005, dhe idea se ndëshkimi ligjor i shkatërruesve të vitit 1997 dhe 1998 ishte harruar, presionet e forta të PD ndaj Opozitës së atëhershme e akuzuar si e korruptuar dhe se kishte kapur pushtetet, përbënë një alibi të mjaftueshme që Koalicioni berishian të bëjë projekte për të kapur pushtetin e tretë, pushtet në dukje i dobët por që në fakt mbetet një pushtet që të shpëton nga hallet sidomos halle të korrupsionit, krimnalitetit, mitmarrjes. shmangies së ligjit , mosndëshkueshmërisë, të cilat morën formë ogurzezë në fund të mandatit tetëvjecar të këtij koalicioni ogurzi.
Aq ogurzi ishte sa 1 milion shuplakat e shumëzuara dy herë nuk mjaftuar që të shpëtojnë vëndin nga mosndëshkueshmëria , korrupsioni , shkelja e ligjit, aferat e fshehta, lënia e borxheve buxhetore në sasi të rrezikëshme, papunësinë massive, dhe ritmin e rritur të emigrimit.
Problemet edhe pas 3 viteve duken njëlloj, megjithë përpjekjet e Maxhorancës qeverisëse për të vënë në zbatim reformën në Drejtësi sepse menjehrë opozita e sotme ka ngritur një mur të pakalueshëm nëse nuk do të ndërhynin ndërkombëtarët, sidomos ambasadori LU i SHBA dhe ambasadorja Vllahutin e BE, për të çuar përpara në mënyrë milimetrike reformën e drejtësisë.
Duket sikur egziston një shtet parallel j legal që i bën karshillëk shttit të ligjor të zgjedhur me vota.
Duket sikur Presidenti ka marrë urdher të kthejë mbprasht çdo propozim , projekt ligj, apo inisjativë të maxhorancë me e arrogancën pasaniku të ri.
Duket sikur Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Aelit kanë marrë urdhër që të mos preken ish drejtuesat epara 2013, dhe kjo vërtetohet me fakte të shumta. Duket sikur Gjykatësit e këtyreinstitucioneve nuk kanë frikë nga ligji duke menduar se janë vetë ligji.
Duket sikur Prokuroria e Përgjithshëme bën sikur punon, por në fakt ka disa qindra dosje drejtuesish të administratës së lartë, ministrash, ish kryeministratësh, dhe kryetarë kuvëndi,e Presidentësh që flenë me vite,
Duket sikur Prokuroria punon, por dhjetra Prokurorë po i marrin shpirtin duke burgosur e duke ju hequr lirinë personave me shkelje ligji të parrezikshme për shtetin dhe njerëzish, dhe këtë e quajnë punë voluminoze por që në fakt nuk janë asgjë sepse nëpërmjet këtyre mënyrave zvatin viktimat duke I trembur me heqjen e lirisë, duke sikur prokuroria punon, por të ashtuquajturat `cold case` janë shtuar shumë dhe nuk kanë ndërmend të hapen, duke filluar që nga humbja e gruas së një biznesmeni e cila hypi në target dhe nuk doli më nga trageti në Durrës, e deri tek Trebicka, Olldashi, ish ministri Kosovar i mbrojtjes, shkatërrimi i shtetit më 1997, grushti i shtetit më 1998, Gërdeci, 11 janari, e plot të tjera.
Kësaj i shtohet dhe ndërrimi i shpeshtë i kryeprokurorrëve dhe vendosja e prokurorëve pa intëgritet profesional me miqësira, klientelizma, e të korruptuar; madje duke sikur Prokuroria ze vendin e pare dhe gjyqtarët të dytin në garën e ndyrë korrupsionit.
Së fundmi, dhe ajo për të cilën e nisëm artikullin; duket sikur Gjykata Kushtetuese që duhet të kishte njerëzit më me integritet dhe më profesionistë e më të paprekur nga luhatjet politike, merr një vendim politik për ti bërë qejfin Opozitës por mendoj, duke shkelur ligjin dhe provat e paraqitura, e duke i hequr mandatin Koço Kokëdhimës.
Dhe përse?
Koço KokëdhIma nuk ka marrë asnjëherë pjesë në aferat e ndyra politike të asnjë krahu politik, Koço Kokëdhima ka qënë një biznesmen i nderuar dhe i suksesëshëm,
Koço Kokëdhima, mori mandatin e deputetit në mënyrë unanime në Vlorë për herë të parë pas 25 vitesh demokrakraci fiktive në Shqipëri, duke menduar të punojë si deputet dhe të japë kontribut pë të ndihmuar Shqipërinë që të integrohet në BE dhe të japë eksperiencën e vet në përmirësimin e gjëndjes së vëndit, duke përmirësuar ligjet .
Por këtu armiqtë e Koço Kokëdhimës janë të njëjtë me armiqtë e biznesmenëve të ndershëm- politikanët të cilët u kërkojnë favore, lehtësira, mundësira për të fituar zgjedhjet. Por kur ato nuk u jepen,- këta politikanë pa asnjë integritet professional dhe moral, bëhen bisha dhe bëjnë çmos që nëpërmjet pushtetit parallel të dëmtojnë sa mundin armiqtë e tyre.
Dhe ja arritën qëllimit përkohësisht.
Madje u gëuan ashtu siç gëzohen katundarët kur fqinjit të tyre u thyehet shtëmba tek burimi i fshatit dhe qeshin me lot duke treguar me gisht… injorancën e tyre.
Është për të ardhur keq që një gjykatë e nderuar të japë një vendim absurd, duke i hequr kartën e deputetit një njeriu të nderuar në komunitet, në partinë ku militon dhe në fqinjët e tij.
Shpresojmë se Reforma e vonuar në drejtësi ti japë përgjigjen e saktë padrejtësisë, dhe nga ana tjetër do të ndihmojë të shkatërrojë shtetin paralel që po pengon politikën dhe shtetin shqiptar të ece përpara dhe të integrohet në BE sa më parë.
Krijoni Kontakt