Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Sulo Shehu akuzon Gjergj Bojaxhiun: Më mashtroi për pronën 30 mijë metra katrorë

    Lajmi për verifikimin e pasurisë së Gjergj Bojaxhi, pas dyshimeve se ai mund të jetë përfshirë në një skemë të pastrimit të parave dhe mashtrimit, është pasuar me një tjetër akuzë publike për ish –drejtorin e KESH përballë një akuze publike. Biznesmeni i njohur vlonjat në fushën e ndërtimit, Sulo Shehu, e akuzon se Bojaxhi e ka mashtruar me një pronë prej 30 mijë metra katrorë në Pyllin e Sodës, në Vlorë, aty ku është ndërtuar Petrolifera.

    “Jam i shokuar. Ai ka gisht në tokën që më mori ‘Petrolifera’ në mënyrë të padrejtë. Edhe sot jam ende në gjyq me këtë firmë, ndonëse unë kam të gjitha dokumentet e vendimet që prona është e imja”, thotë në një intervistë për gazetën Panorama biznesmeni.

    Akuzën për Bojaxhi, në lidhje me pronën 30 mijë metra katrorë, Sulo Shehu e ka të drejpërdrejtë.

    “Në të vërtetë, ashtu si dhe unë e kam me vendim gjykate, prona ku sot po funksionon “Petrolifera” është e imja. Janë mbi 30 mijë metra katrorë që ua kam blerë pronarëve që në vitin ’98, pasi ata e përfituan me vendim të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave. E kam pastruar vetë gjithë atë sipërfaqe, me djersë e punë se ishte tërësisht e bllokuar me inerte e gëlqere, por sot, falë Gjergj Bojaxhiut, nuk e shfrytëzoj”.

    Problemet me pronën, - thotë biznesmeni – kanë nisur në vitin 2007, vit ky që përkon me emërimin e Gjergj Bojaxhi në postin e drejtorit të KESH. /Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Ne Shqiperi vetem ndodhin keto çudira me nqjyrosje e shngjyrosje karburantesh. Xhiro 18 miliar leke dhe 11-6 punetore !

    Gjithe kjo shume parash qe leviz e fitohet nuk kthehet ne vende pune. Sistem ekonomik skizofren. Bisnesi qe prodhon varferi,sa me shume bisnese te medhaja dhe fitimprures te jene aq me shume papunsi sjellin. Dhe detyrohemi qe punesimin ta vendosim ne administrate shteterore, aty ku pergjithsisht nuk prodhohet. Natyrisht qe ky bisnes te mbaje kete shkalle fitimi dhe privilegji eshte i detyruar te korruptoje, nuk mundet te punesoj as si numer e as me mire punetoret se do paguaje politikanet qe nuk do ti ngrene taksat dhe te kane dhene dhe lejet.
    Eshte ky sistem politik-ekonomik skizofren ku fitimi eshte monopol i cili te sjell korrupsjonin e ligjeruar,ku nuk rrezikon asnje bisneses i madh,ku nuk ka asnje lloje konkurence qe eshte baza e nje sistemi ekonomik. E vetmja konkurence e bisnesit eshte zgjedhja dhe pagimi i politikanit me te forte ose si ne shume raste jane vete politikanet qe zgjedhin bisneset edhe thjeshte si administrator.

    Per kete dhe figura e Bojaxhiut eshte e lezeçme ne kete aspekt,se eshte i lidhur bisnesi me politiken ne nje person edhe te jep vetem nje dyshim; o e ka vene dikush (si konkurenc brenda politikes) ose do qe te dali i pavarur nga ky detyrim karshi politikes . Eshte dhe rruga e trete qe eshte dhe e pamundura,o qe pretendon Bojaxhiu,vet Bojaxhiu kunder bisnesit te vet.

  3. #33
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Cool Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Eshte nje rreth i tere vicioz i ngritur mbi qellime dhe kauza obskure qe ka degraduar gjithe sistemin. Eshte e veshtire te ndryshohet duke mos lejuar hapesira per permiresim-avancim-perfitim-evoluim. Perkundrazi efektet negative te ketij rrethi vicioz te mbyllur, i ndjejne perdite shqiptaret!
    Degjojme rregullisht termat inflacion e deflacion dhe se fundmi konstatojme se fuqia blerese bashke me konsumin kane prekur minimumin historik duke perturbuar gjithe ekonomine shqiptare.

    Ironia ketu eshte se kjo lloj situate shfaqet here pas here, perkohesisht, ne vende normale dhe me nje ekonomi teper liberale. Dhe ne s'jemi as vend normal dhe s'kemi as ekonomi liberale edhe me keq akoma na mungojne mekanizmat per ta luftuar!

    Ndaj cilido qofte qe do faktorizohet ne politike, heret apo vone do e zere ky lloj orteku. Eshte e pashmangshme...

    Prandaj te irritojne figura si puna e ketij Gjergjit, qe infiltrohen ne media si shpetimtaret e sistemit, nderkohe qe vete ai eshte produkt me dashje i ketij sistemi! Kam bindjen time se keta tipa "te maskuar", jane edhe me te demshem se aktualet.
    T'i rikthehesh politikes, kur ti vete e ke perdorur ate per t'u pasuruar, fillimisht do duhej nje mea-culpa apo ndjese publike. Dhe nese ky Gjergji do ta kishte seriozisht angazhimin e tij ne politike, do e fillonte nga kjo duke lene te kuptohej si e keqja me e vogel.
    Por jo, Bojxhiu zgjedh të shfaqet ne ekran me te njejten kemishe te bardhe prej shenjtori dhe me nje imazh gati gati hyjnor!
    Dhe babezia e shfrenuar per t'u pasuruar akoma, e shtyn te riangazhohet ne politike per ta ndryshuar ate, nderkohe qe kurdiset nga poshte! Ne Shqiperi nuk mund te jesh sheik i naftes dhe njekohesisht te dalesh kundra te gjitheve...

    Te vjen keq kur mendon se Gjergji i mori leke Tiranasve te thjeshte e te varfer, si fonde per fushaten e tij elektorale! Ta dinin keta ditzinj, se Everestin e ka Gjergji (nderkohe qe thote se jam menaxhues dhe jo aksioner kryesor i saj), Supergan nusja e Gjergjit, Petroliferen italiani me cilin negocioj dhe perzgjodhi Gjergji ne cilesine e zv/ministrit, ato pak kursimet e tyre do t'i kishin mbajtur per vete! Po te kuptonin pastaj se Vjehrra aksionere i shet kapitalet me vlere sa nje anije floriri per nje anije bananesh, se Gjergji qarkullon shifra marramendese cash sa nga njera banke tek tjetra dhe nderkohe deklaron pasuri minimale prej vetem 50 mije eurosh, do ta qellonin me veze dhe fekale!!! Do e kishte hak...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 05-05-2016 më 05:32
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #34
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Nuk eshte e qarte ku eshte depozituar sasia e dollareve nga Bojaxhiu.
    Sasia e depozituar nuk eshte
    fitim personal i Bojaxhiut por
    e ardhur nga biznesi i kompanise se naftes me baze ne Napoli.
    Nuk thuhet asgje se ne cfare
    perfundimi eshte arritur nga auditi financiar nese ka shkelje thyerje ligjesh cfare eshte thyer
    Nuk mund te fajesosh Bojaxhiun
    per depozitim parash ne nje banke supozojme ne ishujt
    Kejmen sepse hapja e nje llogarie bankare ne ishullin Kejman dhe
    transalksionet me vone nuk jane
    vendimi i Bojaxhiut si individ por rezultat i nje vendimi bazuar ne marreveshje dakortizim midis drejtusve dhe aksionereve me
    peshen me te madhe te aksioneve per kete kompani.
    Vendimi per te bere biznes bere transaksione eshte vendim i bordit drejtus te kompanise.Nqs vendimi eshte i mbeshtetur ne ligje
    atehere transaksionet jane te pastra.
    Se sa si raportohet apo jo kjo sasi parash,a eshte paguar takae shtetit per kete sasi parash
    eshte ceshtje tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 06-05-2016 më 21:49

  5. #35
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Ky tipi me siper harron se eshte duke folur rreth shqiperise, ku dihet sesi procedojne gjerat, ose mbase thjesht nuk eshte ne gjendje te kuptoje aktualitetin shqiptare! I ndodh shume vetave...

    Gjergji me shume gjasa do dali i pafajshem mbas ketij hetimi, duke paguar faturen si gjithe te tjeret.
    Nje gje eshte e sigurte, s'mund te flasi me per angazhim qytetare e kauza te drejta, ne momentin kur pasuria e tij kalon çdo lloj imagjinate...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Eshte nje rreth i tere vicioz i ngritur mbi qellime dhe kauza obskure qe ka degraduar gjithe sistemin. Eshte e veshtire te ndryshohet duke mos lejuar hapesira per permiresim-avancim-perfitim-evoluim. Perkundrazi efektet negative te ketij rrethi vicioz te mbyllur, i ndjejne perdite shqiptaret!
    Degjojme rregullisht termat inflacion e deflacion dhe se fundmi konstatojme se fuqia blerese bashke me konsumin kane prekur minimumin historik duke perturbuar gjithe ekonomine shqiptare.

    Ironia ketu eshte se kjo lloj situate shfaqet here pas here, perkohesisht, ne vende normale dhe me nje ekonomi teper liberale. Dhe ne s'jemi as vend normal dhe s'kemi as ekonomi liberale edhe me keq akoma na mungojne mekanizmat per ta luftuar!

    Ndaj cilido qofte qe do faktorizohet ne politike, heret apo vone do e zere ky lloj orteku. Eshte e pashmangshme...

    Prandaj te irritojne figura si puna e ketij Gjergjit, qe infiltrohen ne media si shpetimtaret e sistemit, nderkohe qe vete ai eshte produkt me dashje i ketij sistemi! Kam bindjen time se keta tipa "te maskuar", jane edhe me te demshem se aktualet.
    T'i rikthehesh politikes, kur ti vete e ke perdorur ate per t'u pasuruar, fillimisht do duhej nje mea-culpa apo ndjese publike. Dhe nese ky Gjergji do ta kishte seriozisht angazhimin e tij ne politike, do e fillonte nga kjo duke lene te kuptohej si e keqja me e vogel.
    Por jo, Bojxhiu zgjedh të shfaqet ne ekran me te njejten kemishe te bardhe prej shenjtori dhe me nje imazh gati gati hyjnor!
    Dhe babezia e shfrenuar per t'u pasuruar akoma, e shtyn te riangazhohet ne politike per ta ndryshuar ate, nderkohe qe kurdiset nga poshte! Ne Shqiperi nuk mund te jesh sheik i naftes dhe njekohesisht te dalesh kundra te gjitheve...

    Te vjen keq kur mendon se Gjergji i mori leke Tiranasve te thjeshte e te varfer, si fonde per fushaten e tij elektorale! Ta dinin keta ditzinj, se Everestin e ka Gjergji (nderkohe qe thote se jam menaxhues dhe jo aksioner kryesor i saj), Supergan nusja e Gjergjit, Petroliferen italiani me cilin negocioj dhe perzgjodhi Gjergji ne cilesine e zv/ministrit, ato pak kursimet e tyre do t'i kishin mbajtur per vete! Po te kuptonin pastaj se Vjehrra aksionere i shet kapitalet me vlere sa nje anije floriri per nje anije bananesh, se Gjergji qarkullon shifra marramendese cash sa nga njera banke tek tjetra dhe nderkohe deklaron pasuri minimale prej vetem 50 mije eurosh, do ta qellonin me veze dhe fekale!!! Do e kishte hak...
    Aty eshte problemi sepse eshte nje sistem i mbyllur,politika qe kalon ndermjet bisnesit dhe bisnesi nepermjet politikes. Nuk mund te behet politike pa bisnes dhe gjithashtu nuk mundet te behet bisnes pa politike. Gje qe e ben çdo krim financiar o ekonomik te ligjshem dhe ne fakt te gjitha krimet ekonomike jane bere me ligj o brenda ligjit. Dhe per kete kemi 25 vjet qe skemi as shtet dhe as ekonomi o politik ekonomike,natyrisht pa patur keto nuk ke as shoqeri civile. Eshte ky reth qe bllokon gjithçka. Jemi akoma mbas 25 vjetesh ne tranzicion,mbas çerek shekulli dhe duket tranzicion i pafund.
    Kemi krijuar nje sistem shoqeror,politik,ekonomik qe e mban ne kembe vetem urrejtja,ku urrejtjet i kemi te ndryshme dhe dashurine e njejte. Secili,me kemishe te bardhe o me kostum ka urrejtjen e tije por dashuria per te vjedhur eshte e njejte per te gjithe. Dhe ajo qe eshte me e tmerrshmja eshte se ta kerkon,te detyron sistemi te vjedhes se perndryshe nuk egziston.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Kur eshte dhe tan lepri pjese e ekonomise se tregut perse habiteni???
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  8. #38
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"

    Prokuroria sekuestron llogarinë me 600 mijë euro të djalit 9-vjeçar të Taçit

    Postuar në 10 Maj, 2016 03:05

    Prokuroria sekuestroi 600 mijë euro cash, në llogarinë bankare të djalit 9-vjeçar të Rezart Taçit, ky i fundit i arrestuar në Zvicër për mashtrim dhe falsifikim.

    ABC NEWS ka mësuar se sekuestrimi i kësaj shume parash, ka ardhur pas regjistrimit të procedimit penal ndaj kompanisë “Everest Oil” të Gjergj Bojaxhiut, pasi dyshohet se kjo kompani bashkëpunonte ngushtësisht me kompaninë “ARMO” ish-pronë e Rezart Taçit.

    Burimet thanë, se në emër të djalit, ish-manjati i naftës në vitin 2013 ka depozituar një shumë prej 1 milionë euro dhe që nga ajo kohë, kjo llogari nuk është prekur. Por, vetëm pak ditë pas publikimit të lajmit për kallëzimin ndaj Gjergj Bojaxhiut dhe kompanive të tij në Shqipëri, bashkëshortja e Rezart Taçit ka filluar boshatisjen e kësaj llogarie.

    Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë Policisë së Shtetit, duke parë ndërhyrjen e familjarëve të Taçit në këtë llogari bankare, ka njoftuar Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit, pasi ka konstatuar se brenda disa ditëve, llogaria bankare nga 1 milion euro ka përfunduar në 600 mijë euro, ka vendosur sekuestrimin e saj. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin preventivë të kësaj llogarie, duke urdhëruar bankat e nivelit të dytë të mos lejojnë transferimin apo tërheqje cash nga kjo llogari.

    Ndërkohë, për kompaninë e Gjergj Bojaxhiut, për të cilën kanë nisur hetimet nga Prokuroria ende nuk ka ndonjë vendim sekuestrimi apo bllokimi të llogarive bankare, edhe pse dyshohet se për akuzën e “mashtrimeve me kredi”, “fshehjes së të ardhurave” dhe akuzën e “pastrimit të parave” në bashkëpunim. Në kallëzimin që policia ka dorëzuar në Prokurori, krahas kompanisë së Bojaxhiut janë denoncuar edhe disa kompani të mëdha të hidrokarbureve, mes tyre edhe ARMO ish-kompania në administrim nga Rezart Taçi.

    Në këtë kallëzim, një pjesë të konsiderueshme të materialeve relatuese në Prokurori zë vend edhe kompania “Everest Oil” e Gjergj Bojaxhiut. Pasi dyshohet se brenda një periudhe të shkurtër, kompania në fjalë ka kryer transaksione të mëdha bankare, duke përfituar shuma të mëdha në euro, në formën edhe të kreditimit që shkon në shifrën e rreth 172 milionëve dollarë amerikan.

    Krahas hetimit ndaj Bojaxhiut, Prokuroria po verifikon edhe të afërmit e tij, vjehrrin dhe bashkëshorten si dhe ortakët të kompanisë “Everest Oil”. Shoqëria Everst Oil ku administrator ëshët Bojaxhiu është themeluar nga shoqëria “Superba SRL’ me seli në Napoli të Italisë. Nga ana tjetër vetë kompania “Superba SRL” është krijuar në korrik të 2012 dhe pikërisht gjatë kësaj kohe, korrik-nëntor 2012 kompania “Everst Oil” ka qarkulluar rreth 30 milionë dollarë, por që shumica e parave kanë ardhur apo janë transferuar nga banka të ndryshme të vendeve të njohur si parasja fiskale.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •